Reforma Territoriale/ Basha: Fillimisht decentralizimi, zgjedhjet mund të shtyhen (VIDEO)

2 Korrik 2014, 13:19Sociale TEMA

Një lojë të turpshme kungulleshkash e ka konsideruar Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, njëkohësisht kryebashkiak i Tiranës, debatin mbi numrin e njësive vendore pas ndarjes së re territoriale që pritet të miratohet nga Kuvendi deri më 31 Korrik. Të zgjedhurit vendorë të opozitës, janë mbledhur në një takim për reformën territoriale, ndërsa Basha ka mohuar se Partia Demokratike ka ndonjë variantin apo hartë të sajën për reformën territoriale. Basha ka vënë theksin në decentralizimin dhe transparencën, ndërsa në emër të 3 shoqatave të pushtetit vendor dhe opozitës i ka bërë thirrje mazhorancës të reflektojë, sikundër ka ofruar bashkëpunimin me mazhorancën dhe Qeverinë me kushtein që në fillim të zgjidhet thelbi i problemit, dhe më pas forma.

“Jemi mbledhur për të diskutuar sesi mund t’i shërbejmë më mirë qytetarëve, sesi ti ofrojmë shërbime më të shpejta dhe më pak të kushtueshme.  Por disa janë ulur jo duke pasur parasysh interesat e qytetaërve, por duke bërë llogari paraelektorale. Çështja e reformës territoriale nuk kishte lidhje me fushatën,  por është një çështje që ka interesa si për pozitën dhe opozitën. Ajo që mazhoranca duhet të bëjë është të japë konsensusin politik si minimumin e mundshëm  për të nisur diskutimet e gjera. Kjo është pikënisja. Shurdhëria nuk na çon askund, por i paraprin katastrfofës, i paraprin hartës elektorale”, theksoi Basha.

Sipas kreut të opozitës nëse ka vullnet, ka kohë të mjaftueshme për të zgjidhur thelbin e çështjes që ka të bëjë me decentralizimin dhe fuqizimin e pushtetit vendor dhe jo me numrin e njësive vendore.

“Nuk kemi pasur asnjë interes të ngushtë politik në hartën e re, por kemi interesin e një shërbimi më të mirë për qytetarët. Procesi ka pasur shtrembërime, e kemi nisur me këmbën e majtë, e kemi nisur duke shpikur armikun, që sipas tyre qenka pushteti vendor, decentralizimi. E kemi nisur duke thënë se frangmentimi në kaq shumë është i dëmshëm. Por me ndarjen që propozohet numri për frymë i banorëve për njësi vendore është më i lartë se në vendet e Bashkimit Europian. Na është thënë se do të kursehen 70 milionë dollarë në vit, por s’kemi parë asnjë llogari konkrete sesi do të bëhet kjo dhe çfarë do të kursehet.  Por ajo që dimë është se ka një faturë tjetër, dhe kjo është fatura e mbi 700 drejtorive qeveritare dhe kostoja është shumë e lartë sesa 70 apo 80 milionë dollarë të imagjinuara. Na akuzojnë se pushteti vendor nuk është inefiçent, por pushteti vendor po rri me dorën e shtrirë nga pushteti qëndror. Taksat paguhen nga qytetarët shqiptarë dhe po ju them një fakt se qytetatërt e Bashkisë së Tiranës paguajnë 42 % të taksave në buxhet dhe marrin mbrapsht 0.2 %. 378 njësi vendore administrojnë vetëm 2.1 % të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa Qeveria administron 17 apo 18 herë më shumë. Atëherë çfarë bën me këto para qeveria. Pushteti vendos shpenzon 47 % të shumës që administron për investime, ndërsa pushteti qendror vetëm 30 %”, theksoi Basha.

Koncepti i opozitës për ta nisur reformën me decentralizimin e për të shkuar në fund tek harta territoriale kërkon më shumë kohë se 31 korriku, fundi i sesionit parlamentar, që është dhe mundësia e fundit që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me ndarje të re territoriale. 

Por për Lulzim Bashën, koha është më e parëndësishmja dhe jo pa ironi i kujtoi Edi Ramës sesi 7 vjet më parë vendi shtyu zgjedhjet lokale të dekretuara nga presidenti. 

“Kemi treguar se kur ka vullnet është gjetur kohë edhe për probleme nga më meskinet, si çertifikatat e 2007-s. Nga ana jonë ka vullnet, nuk ka teka dhe nuk kërkojmë asgjë më shumë se standardi evropian. Por nuk mund të pranojmë asgjë më pak”, shtoi Basha.

REZOLUTA PËR REFORMËN DECENTRALIZUESE, ADMINISTRATIVE DHE TERRITORIALE

Ne, të zgjedhurit vendorë me mandatin përfaqësues të komuniteteve vendore dhe qytetarëve shqiptarë, kryetarë të bashkive dhe komunave, anëtarë të këshillave bashkiake, komunalë e të qarqeve të Shqipërisë, pa dallime partiake e politike; nëpunës civilë dhe punonjës të administratës vendore dhe njësive të ndryshme që kryejnë shërbimet vendore; përfaqësues të organizatave civile e komunitare anembanë Shqipërisë; përfaqësues të organizatave të sipërmarrësve të mëdhenj, të mesëm e të vegjël në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe nga të gjitha rajonet e vendit; deputetë të Kuvendit të Shqipërisë; qytetarë të lirë, burra e gra, të rinj e të reja, me apo pa angazhime politike, të mbledhur sot më 2 korrik 2014 në Tiranë;

Të shtyrë nga interesi legjitim i qytetarëve dhe komuniteteve vendore, për shërbime cilësore dhe llogaridhënie demokratike sa më pranë qytetarëve;

Bazuar në parimet universalisht të pranuara të demokracisë dhe qeverisjes vendore;

Duke pohuar gjithçka të arritur në këto vite të demokracisë dhe bazuar mbi përvojën historike vetëqeverisëse shqiptare;

Duke vlerësuar se zgjerimi dhe forcimi i autonomisë vendore, si formë e lirisë dhe e drejtë natyrore e komuniteteve për t’u vetëqeverisur ka mundësuar:

•          Lindjen dhe konsolidimin e demokracisë vendore;

•          Zgjerimin e gamës së shërbimeve vendore;

•          Rritjen e shkallës së investimeve zhvilluese në nivel vendor;

•          Forcimin e transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve;

Të bindur se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet teknike, profesionale, politike, civile e qytetare, për të ecur shpejt dhe të sigurtë drejt hartimit dhe miratimit të reformës decentralizuese, administrative e territoriale;

Duke vlerësuar me mirënjohje, mbështetjen e madhe që partnerët ndërkombëtare i kanë dhënë e po i japin Shqipërisë në rrugën e saj të demokracisë dhe shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik e social dhe integrimit euro-atlantik dhe në veçanti decentralizimit dhe vetëqeverisjes vendore;

Duke shprehur shqetësimin tonë të thellë dhe kundërshtimin bazuar mbi fakte dhe të dhëna zyrtare ndaj argumenteve të padrejtë, të pasaktë ose të ekzagjeruar nga ana e qeverisë se:

Duke vlerësuar se procesi i ndjekur nga qeveria dhe mazhoranca:

nuk është kryer e nuk po kryhet me metodën e duhur,

Duke vlerësuar se reforma e decentralizimit e nisur që në vitin 1992 dhe që njohu zhvillime të mëdha konsensuale, veçanërisht në vitet 2000-2009, ka krijuar një sistem të qeverisjes vendore në tërësi funksional.

Duke vlerësuar me realizëm problemet, mosarritjet dhe dështimet dhe për këtë qëllim pas një analize të thellë dhe objektive, duke u dakordësuar se më së pari, shkaqet qëndrojnë në:

Shpallim sot njëzëri platformën për reformën e vetëqeverisjes vendore, që përbëhet nga këto parime:

Shprehimgatishmërinë tonë për të punuar së bashku me shumicën parlamentare dhe të gjithë faktorët e tjerë, bazuar mbi parimet e reformës decentralizuese, administrative dhe territoriale që shpallëm sot unanimisht e njëzëri në emër të qytetarëve që përfaqësojmë, me qëllimin për t’i dhënë përmbajtje, formë dhe jetësim kësaj reforme të rëndësishme për Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj pa dallim.

17 komente në “Reforma Territoriale/ Basha: Fillimisht decentralizimi, zgjedhjet mund të shtyhen (VIDEO)”

  1. Billy says:

    Nuk na the gje! Ne kujtuan se ne interes te sherbimit ndaj qytetarit, jo per interesa politike, ti do te kishe ulur ekspertet e tu dhe do te kishe pergatitur variantin tend te ndarjes teritoriale.
    Dmth, opozita ben vetem derrr derrr dhe nuk ulet te punoje per variantin e saj, Ateherer per cfare do diskutosh????????????????????????

    1. bora says:

      Foli ky i dituri qe e ka lene bashkine dhe qytetin e Tiranes ne meshiren e fatit.Tani na del e na jep mend dhe per reformen territoriale.

      1. Pilo Lala says:

        Ky majmun po pret ti dergoje Harten Athina dhe Beogradi, por ata nuk e kane mbaruar akoma…..
        Kur do zhduken keto fytyra Antishqiptare?

    2. laura says:

      Propozime leshi me siguri i ka hartuar Berisha e ky i reciton sic di Basha.

    3. HIMARIOTI says:

      zoti Billy,me reforme territorjale nuk kuptojme vetem ndarjen territorjale,kjo vjen e fundit pas gjerave te tjerave me te rendesishme.

    4. fleura says:

      Se po te kishit harte ju do benit namin ne fakt, e gjitha loje e juaja ne fakt per te nxjerre sa me keq qeverine.

    5. flavia says:

      Ju si opozite e ktheni cdo gje ne loje kungulleshash dhe nxirrni ne cdo moment qeverine si te pavullnetshme per te negociuar.

    6. Coni says:

      1-Po beje nje plan dhe ti dhe na jep ne qytetareve mundesune te gjykojme cfare eshte esakte dhe cfare jo.Se vetem te kundershtosh nuk zgjidh gje.
      2-Po te citoj:Na akuzojne se pushteti vendor nuk eshte efficient por pushteti vendor po rri me doren e shtrire nga pushteti qendror.

      Pra eshte e vertete qe eshte ineficient sepse rri pret nga qendrori.
      Duhet shkurtim I administrates vendore se ka shpenzime kot.Pushteti vendor duhet te vetqendroje ne kembe financiarisht.

      Njerezit duhet ta vrasin mendjen dhe krijojne vet punen.Jo te presin tua krijoje dhe tua jape te gatshem shteti.Shteti krijon ligjet qe ti ta vesh ne veprim iniciativen private.Hiqni dore nga mentaliteti komunist ku shteti te jepte qumesht(disa here te prishur) me biberon!

    7. sh q i p says:

      po ketij pse i intereson reforma territorjale? ky s’do jete me kryetar bashkie. te mbldhen gjthe shpellaret e te vijne ne tirane, ky prap e ka te humbur garen. kete radhe s’ka kush i pervesh menget e te thote yll ne ngjitje. mos e harroni frazen ” u kalua vija e kuqe”.

  2. matteo says:

    Po pse e nxori asin nga menga tani ky leader, kur ftesa per bashkepunim i eshte derguar qe para gjashte muajsh?! Apop tani iu dha leja nga mentori?

  3. satofakorashtuzi says:

    Ka per qellim shtyrjen e reformes dhe mos implementimin per zgjedhjet e ardhshme(e dini lojen besoj)

    Kjo eshte arsyeja pse ka futur kaq hallka.

  4. xeni says:

    sa inat e kam kete pusht

  5. shpetimi says:

    ky eshte nje burrec, frikacak.

    A keni degjuar kur flet, se si bertet kot?
    Kerkon ti nxjerre friken vehtes me kete te folur me ze te trashur.
    Mirpo kordat e zerit i ka shume te holla(si femrat), dhe ben skifo.

  6. To be or not to be says:

    http://spiderinformazione.blogspot.it/2014/07/lulzim-basha-mashtrues-i-lindun-si.html?m=1
    Jozefina topalli dhe dhendrri i saj punoi filloi punen si diplomat qe 25 vjec pa asnje eksperience,lulzim basha dhe maredheniet e tij me jugosllavine,cfare lidhjesh ka ai me firmen vefa?
    Damir fazllic si u njoh me lulzim bashen dhe me argiten?
    Kush eshte biografia e lulzim bashes?
    Ku shkruan leket e vefes dhe lidhja e gruas se bashes me vefen,
    Sali berisha dhe biografia e fshehur!
    A ka qen ai spiun i UDB?
    Pse liri berisha ka linfur ne jugosllavi?
    Cfare lidhjesh kishin familjaret e liri berishes me UDB?

    1. I.iri says:

      Basha….( p d ) si kofini pas te vjeli.

  7. Plaku i mocem says:

    Decentralizimi ka deshtuar,qe kur deshtoi strategjia per turizmin e sidomos per turizmin elitar.Shikoni c’i beri decetralizmi bregdetit te Shqiperise nga Velipoja ne Ksamil,apo hapsirave te nevojshme urbane ne qytete.Decentralizimi kerkon kulture,pergjegjshmeri,kontroll te rrepte ligjor,por edhe ndeshkim.Asnjera nga keto nuk ka ndodhur.Kur te ngrihet niveli i qytetarise atehere mund te kalohet ne decentralizem.Jemi akoma heret ne shqipot per decetralizem.Shume eshte folur per decetralizem nga te dy krahet e politikes,te dy palet e bejne kete per qellime klienteliste,dhe ky decetralizem nuk i sherben perparimit te vendit dhe mbrothtesise per te gjithe qytetaret.Megjithate pushteti vendor do te kete disa kopetenca por ne drejtim te administrimit te teritorit i permbahem atyre qe thsah me lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje