Vrasja e bankierit Artan Santo ka shkaktuar debate të forta në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Ky i fundit ka mbrojtur para deputetëve dy projektligjet në lidhje me armët dhe përdoruesit e tyre, duke i cilësuar ato në funksion të rritjes së sigurisë në vend.
Por deklarimet e bëra nga Tahiri kanë sjellë reagimin e deputetëve të opozitës, e cila duke iu referuar vrasjes së bankierit Santo, e ka cilësuar situatën e rendit dhe sigurisë në vend si në nivelin më të ulët.
Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha se siguria publike sot është përtokë, kurse kriminelët vrasin në mes të ditës, madje kriminelë me motor vrasin biznesmenë afër Kuvendit.
“Armët i kanë ata që ke ti mbi kokë, nga ti nuk kanë frikë kriminelët”, iu drejtua Halimi ministrit të Brendshëm.
Duke reaguar ndaj akuzave të opozitës, Tahiri tha se hetimet për vrasjen e Artan Santos janë të vështira, ndërsa shtoi se ai që e ka vrarë, ka dashur të bëjë edhe zhurmë.
Debatet kanë vijuar, pasi Halimi theksoi se vetëm në 6 muaj janë vrarë 13 biznesmenë, ndërsa nuk ka një autor për to.
Por ministri i Brendshëm në përgjigjen e tij u shpreh se duhet të përcaktohet standardi i asaj që konsiderohet biznesmen, pasi një njeri që ndërton për të pastruar paratë nuk mund të quhet biznesmen.
“Opozita duhet të bëhet bashkë me Policinë e Shtetit, të mos politizojë luftën ndaj krimit dhe të mos shqetësohet vetëm kur i kërcet tek këmbët”, theksoi Tahiri.
Ndërsa referuar drafteve ligjore të paraqitura, ministri i Brendshëm ka deklaruar se me ligjin e ri për armët, policia ka të drejtë të qëllojë për t’u mbrojtur, por asaj i ndalohet përdorimi i armëve mbi protestuesit e kjo është rrjedhojë e ngjarjeve të 21 Janarit.
“Policia e Shtetit duhet të ketë armë të pakrahasueshme me të tjerët; duhet të rishikohet ligji për mbajtjen e armëve në shtëpi, të dënohet dhe mbajtja e armëve me vete. Me ligjin e ri askush nuk do të lejohet të mbajë armë për përdorim luftarak, si kallashnikov, dhe kur i cenohet jeta, polici do qëllojë me armë. Por, mund të ndodhë që jetën e tyre e kërcënon një grua apo një i mitur, megjithatë ajo duhet mbrojtur, ndaj kemi hequr kriteret e moshës dhe gjinisë”.
Këtë ai e argumentoi me faktin se “mjaftojnë armët e Lazaratit për të kuptuar sa e rëndësishme është çarmatosja e popullsisë.”
P/ligji, i organizuar në 15 nene, synon standardizimin dhe përcaktimin e mënyrës së përdorimit të armëve të zjarrit nga punonjësit e policisë dhe subjekte të tjera të përcaktuara me ligj, në përmbushje të detyrave të tyre.
Në nenin 2 të ligjit është përcaktuar mënyra e përdorimit të armëve të zjarrit, si dhe subjektet që do t’i përdorin ato. Risi është neni 4, i cili përcakton kushtet e përdorimit të armës vetëm atëherë kur është absolutisht e domosdoshme dhe vetëm si mjet i fundit për të parandaluar veprimet e dhunshme të rrezikshme të personit me rrezikshmëri të lartë për jetën dhe shëndetin e personave të tretë, kur mjetet e tjera nuk kanë dhënë rezultat.
Ligji i i ri përcakton dhe detyrimin për evidentimin e armëve në regjistrat e njësive në të cilat subjektet që përdorin armë, ushtrojnë detyrat funksionale.
Neni 7 përcakton rastet se kur subjektet mund të përdorin armë zjarri, të cilat duhet të jenë vetëm për të mbrojtur jetën dhe shëndetin tij apo të personave të tjerë nga sulme të pashmangshme apo për të parandaluar vazhdimësinë e aktit kriminal, që shkakton rrezik të lartë për jetën, si dhe një numër rastesh të tjera.
Një ndër risitë e pr/ligjit është parashikimi i një dispozite në përdorimin e armëve të zjarrit ndaj kafshëve, një model i marrë nga ligji kroat. Sipas tij, armët e zjarrit mund të përdoren kundër kafshëve në rast se ato përbëjnë rrezik të menjëhershëm sulmi ndaj jetës ose rrezik për sëmundje infektive.
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i vlerësoi projektligjet e sjella në komision si cilësore, por nuk kanë qenë të këtij mendimi, deputetët e opozitës.
Replikat në Komisionin e Ligjeve
Eduard Halimi: Siguria është përtokë sot për sot, përbëhet nga grabitjet, vrasjet me armë zjarri, nga kriminelë që lëvizin me motorë pa targa rreth kësaj godine, dhe vrasin 50 metra larg biznesmenët e vendit. Mos qeshni z. ministër…
Fatmir Xhafaj: Zoti Halimi…
Halimi: Tani pyetjet që kam unë kanë të bëjnë, sa nga këto qindra grabitje apo 50 vrasje të ndodhura në këto 6 muaj, nga këto, sepse 13 biznesmenë janë vrarë këta 6 muaj, janë vrarë me armë zjarri me leje dhe sa garanton qeveria, Policia e Shtetit me këto projektligje që nuk do vriten biznesmenë të tjerë. Që nuk do vriten qytertarë anembanë vendit? Sa e siguron sigurinë e venit kjo paketë?
Sajmir Tahiri: Kur flasim për biznesmenë, të përcaktojmë kriteret. Kush ndërton për pastrim parash, s’është biznesmen.
Halimi: Dëgjo..
Xhafaj: z Halimi, a e bëre pyetjen po dëgjojë tani përgjigjen…
Halimi-Tahirit: Shih të gjithë ata që merr në telefon..
Xhafaj: Pse frikësohesh nga përgjigja more lere të flasi
Halimi: Unë nuk frikësohem nga ai
Xhafaj: Është turp dhe dëgjojeni se ligjin që po sjell ai, është tërësisht ndryshe nga ai që kishit ju që donit ti mbanit armët sheshit. Ndaj dëgjojeni se nuk ju nderon. E bëtë pyetjen jashtë rendit të ditës dhe lereni z ministër të përgjigjet.
Tahiri: Të dy projektligjet rregullojnë cilësisht më mirë cështjen e armëve me leje dhe përdorimin e armëve në rastin kur kërcënohet jeta e një punonjësi polici dhe një tjetri. Unë i qëndroj se këto pr/ligje janë një hap shumë më i mirë për të vendosur standarde më të larta për luftë kundër krimit në publik. Lufta kundër krimit është e ashpër dhe kërkon që policia të mbështetet dhe jo të nxiten kriminelët. Drejtësia të bëjnë punën dhe të mos i mbetet policisë punë e njëanshme se ju bëni sekretare gjyqtaret tuaja dhe pastaj duhet të luftojmë me pështymat e kriminalitetit që prodhon drejtësia me gjyqtarët
Fatmir Xhafa- Halimit: Këto ligje janë ndryshe nga ata tuajat, që i latë armët sheshit.
Tahiri: Këto ligje janë një hap cilësisht më i mirë për të vendosur standarde. Lufta kundër krimit do vullnet dhe policia duhet mbeshtetur. Drejtësia duhet të mbështesë policinë, ne do të luftojmë krimin dhe betejën do e fitojmë me qytetarët.
Arben Ristani- Tahirit: Flet ti që ha drekë me kriminelët.
Tahiri: Vrasja e Artan Santos është ngjarje e rëndë. Ne po hetojmë, hetimet kanë vështirësi. Ai që vrau Artan Santon, donte të bënte edhe zhurmë. Prokuroria po bën hetime dhe ka nevojë për nxitje të fortë. Bëhuni me policinë të luftojmë krimin e organizuar se nuk bëhet lufta me jaka e kollare dhe mos u shqetësoni kur ju kërcet nën këmbë dhe mos bëni politikë me ngjarje kriminale, por bëhuni bashkë me Policinë e Shtetit.
flasin pisat e PD-se qe me serbet kane bere vrasje me radhe
Epo kur flet ky Ristani njehere ke c degjon.. hahahaha ore eshte tjetri komplet kriminel e del e flet per ligj aty
Si kane goje e flasin keta te PD-se?
Keta qe bejne vrasje sepse duan qe te zhbehet suksesi i policise?
Keta qe tere jeten kane vrare e kane nxire faqen e vendit
Une kam bindjen e thelle se me te trembur se demokratet ska nejri ne kete toke..
e kur je i trembur VRET, sepse ke frike per horrlleqet qe mund te dalin
Une jam ne gjendje te kap cdo pd-ist per bythesh ti rras ne burg sepse ne fakt kete tha Populli me vote me 23 qershor.
ata horra e injorante duhet te shkojne ku kane vendin kokrra idiotesh e analfabetesh
Une them te kapim halimin ta fusim bukepjekes ne burg dhe ristanin te laje pjata e me pas tualetet..
Sapunin te gjithe PD-se
Uroj qe reforma ne drejtesi te coje para ligjit keta qener qe dalin e derdellisin, qe kane vrare e prere pafund e qe meritojne te kalben ne BURG
Ec perpara Saimir Tahiri, se ti mendon per kete popull.
Ju qe drejtoni sot Qeverine, jeni djem e vajza Shqiptare!
Sepse eshte kruajtur Santoja, eshte puna e tij, por duket qarte qe eshte ceshtje parash, dhe keto pune te pista ndahen me arme.
Santoja eshte nje mashtrues, qe ka perdorur Banken e tij per Fazllicin, Argita Berishen, Shkelzenin, shitjen e Albpetrol.
Shoku Pilo ti ai nga Lushnja qe je nuk e di qe Santo ishte nje cun i mire Tirone, nga ata te vertetet.
Ciniku,
Hapja e letrave po nxjerr shume pislliqe te kesaj Banke per te pastruar parate.
Une nuk vura ne dyshim nese Santo eshte cun i mire apo jo, por ai i ka shkelur ne kallo dikujt.
Ketu do jemi, dhe do degjosh cfare pastrime parash jane bere prej tij.
Keto komente nuk kane ane politike, apo elektorale.
Prokuroria peng i patise demokratike, shume turp qe nuk ndihmojne ne zbardhjen e ngjarjes.
Kjo vrasje, eshte thjesht prishje pazari!
Santoja eshte pastrues parash i Qeverise Berisha.
Policia po ben punen e saj ne menyre profesionale.
Prokuroria peng i patise demokratike, shume turp qe prokuroria nuk ndihmojn ne zbardhjen e ngjarjes.
Prokuroria te fshehtat i mban per Berishen e Lulin, kete lloj prokurorie kemi ne.
Bravo Tahiri presion meritojne keta plera i kane shendrruar institucionet ligjore ne zhgarravina ashtu sic ishin vete.
Ec aty Tahiri keshtu e meritojne keta, gjithe keto vite sistemi i drejtesise eshte degjeneruar pa mase.
E drejte qendrimi i Tahirit prokuroria ka nevoje per nje shkundje qe te vije ne vete se ne te tilla institucione ka mbetur ende hija e Saliut me shoke.
O minister,ta kapshe nje here vrasesin e pastaj te na tregoje keto budallalleqe.
O minister ruaju se mos te kapin ty per vehte e pastaj do te shofim si qan ministri
Keta palaçot qe kane shkruar me larte te bejne te mendosh se ka njerez qe rrine duke lepire dite e nate kepucet e padroneve. Sa per pushtetaret nje fjale e urte popullore thote: qaje hallin kaloresit se si i varen kembet. Prandaj duhet qe keta te mjere te vrasin veten se ndyshe do ngelen rrugeve te vdekur nga deshperimi. Po pati ndonjeri bythe te dale e ti thiote mendimet e veta ne TV. jo si zagar pas ferrave.
Mbeshtetja per policine nuk duhet shperdoruar gjithashtu. Cfare polici eshte ai qe fshihet pas pemes ndersa krimi vret nje takapagues (ti harrojme te tjerat) qe e mban me rroge? Pse paguajme taksa qe te degjojme historira e barcaleta? Z.Tahiri duhej te kishte pritur vetem nje ore te degjonte doreheqjet, pastaj duhej te kishte shkarkuar se paku titullaret qe kane pergjgjegjesi per ikjen pa ferre ne kembe te dy vrasesve gjakftohte. Shkarkime dhe ndjekje penale duhet te kishin ndjekur ngjarjen e rende per dy arsye, njera prej te cilave qendron me siguri
1. Braktisje e detyres/paftesi ne kryrejne e saj/ me pasoje te renda
2. Dyshime per implikim (edhe pse duket e rende, se paku provon vertetseine e hipotezes 1.
Shteti thote 100,000 euro per kedo qe jeop informacion. Pse ti paguajme ne keto shuma kolosale, nje gjykate duhte tua ngrakoje policeve qe nuk kreyn detyren, eshte teper e thjeshte, mjafton qe z.Tahiri te beje nje padi civile paralele.
Ne te kundert vete krymeministri duhet te beje te njejten gje me vartesin direkt prej tij.
Mirjam,
Santoja nuk eshte engjellor, por i perlyer ne pastrim parash droge, shitje objektesh shteterore.
Kur nje bankier nuk ndihet i sigurte, le te harxhoje ca para per te mbajtur bodyguarde.
Shikoni si mbrohet privatisht Miljoneret, bile edhe artistet ne Bote.
Policia ka detyre te zbuloje faktet e krimit, por se zihesh ti me vellane apo kusheririn, dhe ai nxjerr armen, policia nuk ka detyre te te ruaj.
RUAJ VETEN, TE TE RUAJE POLICIA!
Policia baraz Perendia????
Ajt,,,, te na rroj partia.
Jo keto para nuk jane te taksapaguesve se Sajmo me dudushin do i paguajne nga xhepi i tyre, nuk ishte nevoja t’i shkohej kaq large kesaj çeshtje,
po te kishin qene policet ne lartesin e duhur e jo te fshehin bythen e tyre pas peme sdo ishin dashur keto para, por per kete mos u shqetesoni se nuk do paguhen kurre, personi qe ka kryer krimin ka qene i paguar nga vete keta dhe ska si zbulohet.
Dhe ne rastin me te keq do e qujme ne qofte se do paguhen keto para vetem per informacion te rreme munde te paguhen ne te kundert nuk ka asnje shans.
Mustaqe miu krenohej me çunat e tij qe fshehin koken pas peme edhe pse bythen e kan zbuluar si puna e strucit ,kur s’ja u futen edhe atyre bytheve, por jo se keta edhe munde te kene qene bashkepunetor ne kete ngjarje se ndryshe ska kuptim.
Ose jane bashkepunetore ose frikacak,por kurrsesi çuna trima te tahos jo.
Arben Ristani! Portofolin e depudetit e more si shperblim per vjedhjen e votave, mos mendo se nuk mer vesh ky popull dhe mund te flasesh si te duash, populli kupton z. Ristani por eshte akoma ne gjume dhe shkon me shprese se po fitoi zgjedhjet partia qe simpatizon e arriti lumturine! Shqiperia do te behet vetem kur te vije dita qe te gjithe njerezve te kallepit tend tu hapen letrat dhe te pergjigjen per bemat e tyre.
Nje gje duhet ta kuptoni, populli gradualisht po ndergjegjesohet se pasi ka dhene voten, edhe ne rastin kur ja vjedhin, s’ka bere gje tjeter vecse ka zgjedhur shtypesit e rinj, te cilet pergjerohen neper foltore se ju digjet barku per popullin por si pa dashje shtojne vetem pasurite e tyre pa per popullin le te vene me shprese se koken do krruajne prape. Dashte zoti dhe Shqiptaret ndergjegjsohen sa me shpejt qe ta mbaje ne zap klasen politike.
Ore plehra Merocake!
Po dikush e vrau more HORRA!
O e vrau Saliu, ose Ed droga!
Po e ka vrare Saliu, eshte kollaj t’ja provojne dhe ta fusin ne burg !
Po e ka vrare EDI, si i behet ?!
Fol o Mero se ti je i holle per keto pislleqe !
O Mero Haleja
te rente rrufeja
Sala t’ veshi breke te reja
Po ty prape s’tu mbyll haleja
Vrap te Edi – gjethe fiku
Te pelqen t’jesh si llastiku….
Pelivan per gjemezeza
Ne shpirt je fole me greza
………
Miri,
Hajde llogjike hajde!
Os e ka vrare filani, ose filani. Kjo vrasje ka brenda PASTRIM PARASH!
Eshte nje vrasje e Mafias. Keni pare ndonje film Italian ju?
Shteti mund te neglizhoje hetimet, por nuk eshte pjese e ketyre Krimeve mes Klaneve.
Po ti mor Halim shkerdhata,sa krime ke zbuluar kur se i perket mafies se krimeve te oranizuara;
e veshtire se PS -ose partia socioopate vret njerzit si tek enveri.15 biznismen ne tet muaj ky ja kalon enverit.rama e tahiri si enveri e ramizi.vrasje,tritol,droge.
Sa trap qe je. Ti dhe ai Mir Prifti me siper. Jeni bere partiake te keqinj njesoj si ne kohen e Enverit kur vetem partia e punes ekzistonte. Edhe ju nuk duroni qe nje parti tjeter te marri pushtetin. Duhet rrotacion pushteti o tyryfyl. A thonim ne se duhet te vijne disa te rinj ne pushtet se kjo klase politike po e le mbrapa Shqiperine? Ja pra, Edi Rama ka formuar nje qeveri me njerez te rinj qe nuk kane qene komuniste si Sali Berisha apo hafije sigurimi. Tani ti cfare dreqin ke se na cave trapin? Pse merresh kot me politike kur nuk merr vesh? Permend kot Enverin, tritolin, vrasjet dhe do qe t’ja veshesh ato qeverise kur i tere populli e di se kush i ben vrasjet. Policia po punon, por po nuk punoi prokuroria dhe gjykata nuk shkon njeri ne burg o kaqol. Dhe ti e di shume mire kush i kontrollon presidencen, prokurorine, gjykaten dhe keshillin e larte te drejtesise. Ty nuk duhet te te beje pershtypje se kush e ka pushtetin o kungull. Ti ke vetem ne dore qe nje here ne kater vjet te hedhesh voten per ate parti qe perfaqson interesat e tua ekonomike. Po t’a vodhen dhe ate vote, nuk ke me gje ne dore dhe nuk te pyet njeri fare. Prandaj interesohu se cila qeveri ta garanton te drejten e votes se lire, cila ka ligjet me te mira per klasen te ciles i perket ti (se mos e di ti kujt klase i perket), dhe hidhe voten ku deshiron ti. Po qe se ka shume njerez qe mendojne njesoj si ti atehere fiton partia qe votove ti. Po qe se je pakica, trus bythen e rri urte derisa te vije prape radha per te votuar. Shko shiko tenis tani,ti me gjithe priftin, dhe lereni politiken per Mero Bazen qe eshte gazetar. Gazeten ja lexoni Mero Bazes por mendimet nuk ja pelqeni. Ju ben per te vjelle 55-sa dhe kaloni kohen tek Dita apo Tema.
Ne maje te piramides te krimit ,trafikut dhe vjedhjeve te miliona euro jane grupi fashist i sali berishes,bashes,topallit,Halimit,Nishanit,Nokes,Palokes,KLD(keshilli i larte i fashizmit ne shqiperi),dhe plehrat e saliut ne drejtesi.Tahiri,Didi jane heronjte e kombit per brezat qe do vine.Parlamenti duhet te marre vendimin te digjen te gjalle plehrat fashiste.Nuk duhet pritur nga drejtesia,ajo nuk eshte zgjedhur nga populli.Ne emer te popullit keta plehra fashiste hajdutesh te digjen te gjalle.Nuk ka asnje shkelje te ligjit.
Do benit mire Z Ristani te ruani qetesine. Pamvarsisht se ligjet e drejtesise me tere ashpersine e tyre do te drejtohet nga ju,dhe do ti
vere ne rresht te gjith politikanet,te cfar do lloj ngjyre partiake qofshin..Simbas parrashikimeve te mija juve Z Ristani,ligji I drejtesise ju ka future ne rrethin e tij te ngushte…Sepse,jeni me I preferuari,per te perfunduar pas hekurave..
Dhe sa per zhurme zhurmen e beni vet per te mos dale kurre e verteta,zhurma vetem ty te intereson,normalisht per nje ngjarje te tille kur policia nuk eshte ne lartesin e duhur Ministri se paku duhet te jepte dorheqjen e jo te beje dokrra kot,leshoj rrugen te aftit te beje detyren, nuk ka ngel PS tek ty e Edvini, ka plot e plot kontigjente te afte qe munde dhe e bejne detyren siç duhet leshoni rruge kur s’ia dilni zotrrote.
them se ka gisht maloku SALI. perse pikerishte para ardhjes se BAROZOS ne tirane u be vrasja ,donte qe te trembte BAROZON qe te dhe te anullonte viziten ,se maloku ngeli i dhjere kur ja dhjeu barozo
Sa turp dhe sa mjerane e te patru jane deputet tane qe nuk njohin regullat elementare te nje tubimi.Ne cdo tubim apo bashkebisedim gjeja e pare eshte mbyllja e telefonave.Kjo eshte edhe kur futesh ne nje instuticion.Vetem ne parlamentin shqiptar,ne institucionet e dikasteret,emisionet televizive etj. nuk i njohin keto.Le te bejne nje kurs per edukaten elementare qytetare
PO QY RISTANI A KA QENE NDONJEHERE NE BURG