Sarkozy nën hetim/ Ish- presidenti është me një këmbë në burg (VIDEO)

2 Korrik 2014, 12:22Sociale TEMA

Ish- presidenti francez, Nicolas Sarkozy është nën hetim zyrtar pasi dyshohet se ka tentuar që të ndikojë tek drejtësia.

Sipas Bild, Sarkozy duket se është me një këmbë në burg.

Ai doli përpara një gjyqtari në Paris të martën pasdite, pas 15 orësh qëndrimi në polici, ku u mor në pyetje.

Mendohet se kjo është hera e parë që një ish- kryetar shteti mbahet në paraburgim policor.

Sipas BBC, nën hetim janë edhe avokati i Sarkozy, Thierry Herzog dhe një magjistrat i lartë, Gilbert Azibert.

Një tjetër prokuror është thirrur për t’u marrë në pyetje, por ai nuk ka dalë përpara gjykatës.

Në rast se gjendet fajtor, Sarkozy rrezikon mbi dhjetë vjet burg dhe një gjobë prej 150 mijë eurosh.

Aleatët e Sarkozy thonë se sistemi gjyqësor po vepron me standarde politike, por kryeministri Manuel Valls tha se hetimi po kryhet në mënyrë të pavarur nga qeveria.

Valls shtoi se ndalimi i Sarkozy tregon se ligji është i barabartë për të gjithë.

Sarkozy u lirua nga policia rreth mesnatës.

Avokati i tij tha se çështja është bazuar kryesisht në përgjime telefonike, baza ligjore e të cilave do kundërshtohet ashpër.

Hetuesit thonë se Sarkozy, 59 vjeç, i premtoi zotit Azibert një post të rëndësishëm në Monako, në shkëmbim të informacioneve në lidhje me hetimet ndaj tij për një çështje financimi në fushatë.

Sarkozy po hetohet për mundësinë që fushata e tij e vitit 2007 të jetë financuar në mënyrë ilegale nga lideri libian, Muammar Gaddafi.

Sarkozy shpreson që të garojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

Vitin e shkuar, gjykata rrëzoi akuzat për një hetim kriminal në lidhje me financimin e fushatës së Sarkozy në vitin 2007 nga gruaja më e pasur në Francë, Liliane Bettencourt.

20 komente në “Sarkozy nën hetim/ Ish- presidenti është me një këmbë në burg (VIDEO)”

  1. Paf says:

    Eshte presidenti i zi i Frances,armik i deklamuar i shqipetareve sidomos ne France

    1. elio says:

      me prejardhje hungareze…si geraldina, ha ha ha ha..

    2. Avni Rustemi says:

      Pas tij e ka rradhen Sal Funderrinaaaaa… ?

    3. Devolliu says:

      Po Sali Krimineli kur do të gjykohet?

  2. top bardo says:

    kur do behet ndonjehere drejtesi edhe ne shqiperi e te vihen perpara drejtesise te gjithe politikanet e korruptuar mafioz e vrases?

  3. Shqiptari says:

    Ky hiqej si me i pastri

  4. ufot says:

    Po ka çeçua biçak atje nuk eshte albanistan…………nuk rru bolet kush atje kush eshte sarkozi e kompani…..mjere ne me albanistanin tone qe s’do te behemi ndonjehere shtet…..

  5. Po says:

    Drejtesia ne Shqiperi eshte endrra aq e larget

  6. arben. says:

    Ore ju komentusa. Ky po merret ne gjygj se ka influencuar dike, po me sa di une e gjithe politika me influenc merret. A nuk ju lutem ne merkelit qe te infuleconte tek shtet e tjera per statusin tone. A nuk i kerkojme obames qe te nderhyj ne punet e shteteve te tjera me influencen e tij. A nuk behet tere kohes lift influencash ne te gjithe boten??

    1. tobi says:

      fiks e njejta gje me ndikimin ne drejtesi.
      ka lezet, arsyetim i shendoshe bazuar mbi argumenta bindes ?

      1. arben. says:

        O tobo po te lexosh vesh keto dy rreshta te temes ke te drejti. Por po te lexosh dhe gazetat franceze do e shohesh qe ska lidhje fare me influencen ne drejtesi.

        1. Argita_B says:

          Quhet trafik influence, financim ilegal fushate, korrupsion aktiv dhe pasiv.

  7. vero says:

    Ndoshta del perseri i paster.

  8. heretiku says:

    Do ta lere edhe Carla Bruni tani, se i prish biografine.

  9. Epiri enchallon says:

    KESAJ i thone Gjykate e pavarur. Jo esht Sali Berisha ne pushtet edhe vepron si ti doj Pa…. A. Shit detin Gerekut , vidh autostradat vidh rruget , ne forma te llahtarshme. Rrugdn jan ber me Material gjysme kualitet gjysmen e ka shtier ne Xhep te vetin!!!! Stradat as 2 vjet duken si Dyzet vjet!!Kto jan palaqot ton qe duet rrasur ne Burg nga 50 vjet per vjedhje te paskrupullt!!!

    1. sh q i p says:

      po ky as vrau njerez neper protesta, as vodhi parate e francezeve, as hodhi ne ere ndonje gerdec francez, as shkeli ndonje embargo duke i shitur municione e nafte makinerise se sllobodanit, as ka fyer presidente apo k.prokurore , etj,etj. po keta francezet po te kishin provat qe kemi ne per saliun me siguri do ta kalonin ne giotine. ky sarkua ketu te ne do ishte me i pastri. ja pra miq, shteti qe ka lene luigji i 14te. ja dhe shteti yne si gjelltore stambolli ku turinjte laparosen me long groshesh. shteti i mziut dhe i alikos. del tjetri nga burgu dhe e presin me orkester shpellaret e bathores e kamzes. po mos flasim me se eshte turp e faqja zeze. e denuan 10te dite saliun , mos hyje ne parlament. e kuptoni sa fatkeq jemi o shqiptare. se i plasi doktorit te tritolit se nuk do hyje ne parlament. pune e madhe, kur te kthehet do ti beje çorap te gjithe, do ti shaje me liber shtepie dhe do iki si gjithmone, duke qeshur me pafytyresine e tij.

  10. Shemsia says:

    Ky eshte hungarez me origjine cifute;gjhyshen e ka greke

    1. stefani says:

      Edhe nena “greke” eshte cifute.

  11. çeço Selimi says:

    A do te vije nje dite qe edhe tek ne te behet drejtesi ndaj gjithe abuzuesve me pushtetin !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje