Topi: Politika të bëjë më pak propagandë, të garantohen instrumentat e shtetit (VIDEO)

3 Korrik 2014, 13:33Sociale TEMA

Kryetari i Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi i drejtoi një apel politikës që të bëjë më pak propagandë, duke theksuar se asnjë pushtet nuk do të ketë mbështetje nëse nuk garantohen instrumentat e shtetit
 
Nga qyteti i Korcës duke komentuar vrasjen e bankierit Artan Santo, Topi tha se fakti i vrasjes së tij në vendin e punës, tregon që krimi ka kohë të mendohet dhe të japë sinjale për ata që janë në pushtet. Sipas Topit, kjo nuk është thjesht një çështje e qeverisjes por që ka të bëjë sipas tij me garancinë e instrumentave ligjore.
 
“Politikanët të bëjnë më pak propagandë dhe asnjë pushtet të mos mendojë se do ketë mbështetje nëse nuk garanton instrumentat e shtetit. Çdo vrasje është e rëndë. Këtu është çështje e garancisë se instrumentave ligjore. Të shkojë me paramendim për ta vrarë aty ku ishte vendi i punës tregon që krimi ka kohë të mendohet dhe të japë sinjale për ato që janë në pushtet. Askush nuk mund të japë nota pozitive për një situatë që ofron ngjarje nga më të tmershmet. Çështja nuk është thjesht tek qeverisja”, tha Topi.

1 komente në “Topi: Politika të bëjë më pak propagandë, të garantohen instrumentat e shtetit (VIDEO)”

  1. Mamurrsi trim says:

    I di mire keto pune ky.
    I zgjidhi ky ato punet me kushurinjte andej nga 5 Maji?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje