“Shqipëria mund të përfitojë nga “know-how” dhe ekspertiza izraelite në drejtim të energjisë së rinovueshme, gazifikimit të rajonit dhe menaxhimit efikas të ujërave dhe burimeve të tjera, bashkëpunim që merr një rëndësi të veçantë edhe në kuadër të projektit TAP”.
Kjo u theksua gjatë takimit që Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe delegacioni parlamentar shqiptar zhvilluan me ministrin Izraelit të Energjisë dhe të Ujërave Sylvan Shalom.
Meta shprehu vlerësimin për praninë gjithnjë në rritje të kompanive izraelite në Shqipëri, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e energjisë dhe menaxhimit të ujerave duhet forcuar në mënyrë konkrete dhe se Shqipëria është e hapur për investimet që vijnë nga Izraeli në këtë drejtim.
Ministri i Energjisë dhe Ujërave Shalom pasi shprehu kënaqësinë për intensifikimin e vizitave të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Izraelit, vuri në dukje se Izraeli është i interesuar të intensifikojë bashkëpunimin me Shqipërinë, si një vend me burime natyrore dhe me peshë dhe rëndësi të veçantë strategjike në rajonin e Ballkanit.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Tel Aviv Kryetari i Kuvendit u takua edhe me përfaqësues të komunitetit të biznesit izraelit, zhvilloi një vizitë në Parkun e Kompanive “High Tech” si dhe zhvilloi një shëtitje me biçikletë të organizuar nga Bashkia e Tel Avivit në mbështetje të projekteve ekologjike të qytetit.
Shabbat shalom to Israel – ! שבת-שלום
Delegacion lepirje kockash ne Izrael. Cim Selami me brilantine, Ed Paloqja thuthuqi, Val Leskaj 66 vjec me plastike shoqja e Nexhmijes dhe djali i Metes me duar ne xhepa per qef te vet.
Izraeli eshte shume perpara ne trajtimin e ujrave. Izraeli e ka pothuaj gjysmen e territorit shkretetire, ujin e marrin ne nje lume ne kufi me Jordanine, ne mos gaboj, e perpunojne dhe e shprendajne ne te gjithe vendin. Plus, trajtojne edhe ujrat e zeza dhe e kthejne ne uje te pijshem. Cdo lulishte ne Izrael ka sperkatese uji 24 ore. Kurse ne Abanistan kemi 70% te territorit malor, kemi lumenj pa fund, klime te mrekullueshme mesdhetare me reshje te shumta vjetore, pra “lundrojme” mbi uje me pak fjale, dhe uje neper shtepia nuk kemi..!!! Vend taleban me pak fjale..!!
Jo vetem kaq po eshte eshe novator ne energjine solare.
Le qe cfare them une, se mos vetem ne kete fushe.Izraeli eshte ZHVILLIM MIREQENIE, DREJTESI, KULTURE, EMANCIPIM DHE I VETMI SHTET NE LINDJEN E MESME KU RESPEKTOHEN TE DREJTAT E NJERIUT.
Ky bashkepunim mund te sjelli per Shqiperine shpresen se Zoti nuk na ka harruar e na ka me “sy te mire”
SHALOM.
Perse nuk e njohin Kosoven atehere kur jane kaq miq, dhe kane kaq shume interesa ne shqiperi?.
Apo e dredhin edhe keta si kurvat e bejne politiken e beogradit.
Me vjen keq qe shqiptaret shkojne atje dhe i behen ketyre ure, se kane nevoja financiare. Keto jane kusuret e mbi 400 vjet sundimi nga turqit dhe politika e dulles.