Të zgjedhurit vendorë të Partisë Demokratike i kanë nisur zyrtarisht Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta rezolutën e miratuar prej tyre në lidhje me hapat që ata propozojnë përsa i takon reformës zgjedhore. Përmes një letre, të firmosur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, njëkohësisht edhe kryetar i PD-së, Fatbardh Plaku, Kryetar i Shoqatës së Komunave dhe Tahsim Mema, Kryetar i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve, të zgjedhurit vendorë të opozitës kërkojnë marrjen parasyh të rezolutës në të cilën theksohet se decentralizimi dhe zgjerimi e konsolidimi i autonomisë vendore duhet të jetë drejtimi themelor dhe udhëheqës i reformës.
“Reforma duhet të bazohet dhe udhëhiqet nga parimet e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe përfaqësuese, të shërbimit sa më pranë qytetarit, të partneritetit dhe bashkëpunimit, të shpërndarjes së drejtë të burimeve dhe mbështetjes së njësive vendore me mundësi më të pakta, të transparencës dhe llogaridhënies sa më pranë qytetarëve dhe komunitetit. Riorganizimi territorial i njësive të qeverisjes vendore në çdo nivel duhet të pasqyrojë identitetin e komunitetit të banorëve të krijuar përgjatë historisë dhe ta harmonizojë atë me funksionalitetin e njësive të reja qeverisëse. Procesi i hartimit të reformës decentralizuese, administrative e territoriale dhe miratimi i saj të kryhet vetëm përmes konsensusit të plotë politik në Kuvendin e Shqipërisë. Çdo komunitet vendor të ketë mundësinë të shprehë qëndrimin pro apo kundër ndryshimit të kufijve vendorë, siç sanksionohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, theksohet në rezolutë.
Rezoluta
Shoqata e bashkive, shoqata e këshillave të qarqeve dhe shoqata e komunave i kanë nisur zyrtarisht kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, rezolutën për reformën decentralizuese, administrative dhe territoriale, të miratuar më 2 korrik 2014, në konferencën “Zgjerimi i autonomisë vendore, reformë e qëndrueshme territoriale”.
Në këtë konferencë morën pjesë të zgjedhurit vendorë, me mandatin përfaqësues të komuniteteve vendore dhe qytetarëve shqiptarë; kryetarë të bashkive dhe komunave; anëtarë të këshillave bashkiakë, komunalë e të qarqeve të Shqipërisë; nëpunës civilë dhe punonjës të administratës vendore dhe njësive të ndryshme që kryejnë shërbimet vendore; përfaqësues të organizatave civile e komunitare; përfaqësues të organizatave të sipërmarrësve të mëdhenj, të mesëm e të vegjël, në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe nga të gjitha rajonet e vendit si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Platforma për reformën e vetëqeverisjes vendore përbëhet nga këto parime:
Decentralizimi dhe zgjerimi e konsolidimi i autonomisë vendore duhet të jetë drejtimi themelor dhe udhëheqës i reformës.
Reforma duhet të bazohet dhe udhëhiqet nga parimet e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe përfaqësuese, të shërbimit sa më pranë qytetarit, të partneritetit dhe bashkëpunimit, të shpërndarjes së drejtë të burimeve dhe mbështetjes së njësive vendore me mundësi më të pakta, të transparencës dhe llogaridhënies sa më pranë qytetarëve dhe komunitetit.
Riorganizimi territorial i njësive të qeverisjes vendore në çdo nivel duhet të pasqyrojë identitetin e komunitetit të banorëve të krijuar përgjatë historisë dhe ta harmonizojë atë me funksionalitetin e njësive të reja qeverisëse.
Procesi i hartimit të reformës decentralizuese, administrative e territoriale dhe miratimi i saj të kryhet vetëm përmes konsensusit të plotë politik në Kuvendin e Shqipërisë.
Çdo komunitet vendor të ketë mundësinë të shprehë qëndrimin pro apo kundër ndryshimit të kufijve vendorë, siç sanksionohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Si la njehere budallalleqet ky ..
A po ky eshte i vonuar i shkreti.
Ky eshte varianti I shejtan budallait.
Idioti I Bahës se Bishë e ka ende mundesine te ulet me Ramën qe te bien dakort per gjithcka kerkohet në kete leter Paçavure të sajuar ne zyrën Malokut të qelbur nga Viçidoli (me ndihmën e vajzës dhe Xenit the Bishës).
Nese dy udheheqesit PS-PD bien dakort ne princip dhe me pas specialistet merren me detajet teknike gjithcka mund the behet ne pak dite.
Por qellimi I Bashës dhe Bishës se tij nuk ka qene dhe kurrë nuk mund the jete konsensusi dhe paqja…
Basha figure politike pa vlere.
Po kerkesat e qe qeveria i ben opozites dhe kjo nuk merr asgje parasysh e tani kerkon vemendjen e qeverise me keto propozimet e saja te propozuara nga Berisha.
Si shume shpejt u kujtua zoti Basha.
Me opozite koti se kjo e jona sbesoj te kete.
Gjithcka te behet sipas parimeve te Komunitetit Evropian dhe jo sipas parimeve te nje grupi maskarenjsh qe perpiqen te bejne politike. Derisa ishin ne pushtet keta nuk bene asgje per decentralizimin dhe tani kerkojne decentralizim dhe autonomi. Nuk behen punet me rezoluta por me pjesmarrje ne komitetet qe ju dhane veto dhe barazi. Uluni ne komision dhe jepni propozime te qarta dhe te percaktuara dhe jo me mbledhje alla komunistce.
po tani te ra ndermend…http://goo.gl/PaOHC0
Keta bejleruce te shpifur qe sot i shkruajne kryeministrit dhe kryetarit te kuvendit, kane vetem hallin e tyre. Ata e dine se pas nje viti, keta do te jene kurrkushi.
Komunat i kane ne zonat e thella malore, por ju be rresk dhe ti gezojne shtepite qe kane blere ne Tirane dhe bizneset qe kane ngritur atje. Mori fund epoka e tyre.
http://spiderinformazione.blogspot.it/2014/07/lulzim-basha-mashtrues-i-lindun-si.html?m=1
Po normale basha mbasi vodhi kosoven dhe denoi ushtaret kosovare,bashkpunoi me fazllic dhe serbine tani do te shkaterroje deri ne fund dhe shqiperine me gjithe sali efendin!!!
Se kuptova mire.,autonomi per cfare,per” minishtete”apo bajraqe?
Ku ishin deri dje kjo fare sokoli qe per 8 vjet as u shkoj ne mend per reformen teritorjale,pervec se per shkaterimin e saj,tani na dalin me teorira per te shtytur edhe nja 8 vjet te tjera,sipas eksperiences te tyre,qe vetem gropa financiare dhe shkaterrime totale lane mbrapa.
Me Xhelal Mziun do behen reformet apo me Dasho Alikon jeni mbledhur nje tuf te mjeresh dhe vini kushte.Kushtet i ka ven populli Shqiptareme 23 Qershor 2013 me votim masiv kunder PD.
do merren mos e ke problem ? http://goo.gl/V6Vjvu
O Lulezim Basha! Megjithese ke ne kurriz krime te njerezimi, per respekt te njerezve serioze qe militojne ne ate partine e Saliut, nuk behen reformat as me flete rrufe e as me konsensuse. reformen e ben ai qe ka zgjedhur populli per ta bere. Po te kishit ndinje mendim si dhe po te donit te perfaqesonit te zgjedhurit tuaj, tu dhane te drejta me shume seç te takojne: bashkeryetarin, shumicen dhe te drejten e vetos ne komision. Ndoshta nuk e patet mendjen ary se dhe ju nuk u le rehat Saliu, po u dogj ajo koha e tij dhe e mendjes tende. Ai popull nuk ka kohe te prese qe kur te kujtohi ju, atehere tu thone hajdeni se ketu jemi. Veshtroni te beni ndonje pune aty ku u takon me ligj, pa te tjerat ka kush i ben. Mbaroi koha, nuk pret se nuk ke ngé ne te presim ju kur u dergon ndonje gje Saliu. E kuptoni apo ju ku keni mbritur? Nuk u perfill njeri se jeni gjalle apo te vdekur. Zgjuhuni se ketu jane te gjithe te tjeret dhe atehere do shikoni. Jeni bere njesoj sikur Enveri te ngrihet e te shikoje Shqiperine sot, nga pamja e jashteme e jo nga menyra e jeteses. Po u ngrit ai, do ngrihi dhe ju.