Në deklarimin e parë që pas marrjes së postit të deputetit të PD, Astrit Veliaj ka deklaruar se ka 36 prona të paluajtshme, që i ka blerë nga viti 2003 deri në vitin 2013.
Veliaj ka deklaruar blerjen e shtatë trojeve në Tiranë me sipërfaqe 1332 metër katrorë dhe me një vlerë prej 1.8 milionë euro.
Por ai thotë se përveç kësaj i kanë dhuruar edhe tre troje me sipërfaqe 747 metër katrorë dhe një truall së bashku me një ndërtesë prej 1264 metra katrorë.
Deputeti i PD thotë se në një periudhë prej 10 vitesh ka blerë plot 26 apartamente me një vlerë prej 3.9 milionë eurosh.
Ai po ashtu thotë se ka një bodrum 90 metër katrorë në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Tiranë, që e ka blerë në vitin 2007 për 580 mijë euro.
Ai ka deklaruar në pronësi edhe tre makina, një Mercedes prej 72 mijë USD, një Chrysler Vogue, 23 mijë euro dhe një Kia Sorento me vlerë 15 mijë euro.
Po ashtu ai u ka dhënë hua 6 personave në vitin 2011 një borxh prej 1.2 milionë eurosh, të cilin duhet ta shlyejnë për dhjetë vite.
Në vitin 2012 i ka dhënë borxh një tjetër personi shumën prej 3.2 milionë lekësh.
Veliaj thotë se është i apasionuar pas pikturave, pasi ka blerë tre të tilla për 221 mijë euro.
Hajde Titi mashallah fluturo me krah, luj Titi luj diten ta paguj
Ky eshte lojtar i dobet ne PD imagjinoni te tjeret!!!!!!!!!!!
rrasne n’burg legenin,kur ky ka ket pasuri,paramendoni shefat e medhenj!
Nje shtet qe te funksionoje sic duhet duhet te kete prekuror te pergjithshem i cili duhet te beje punen e tij kushtetuese, ndryshoni ligjet qe ai te jete i plotefuqishem ne punen e tij duke u zgjedhur nga populli per te qene realisht ne sherbim te tij e jo te politikes.duke kerkuar orgjinen e kesaj shume sigurisht mund te te shpjere ne gjetjen e grupeve kriminale, ose menyra interesante se si mund te shtohet kapitalet me kete shpejtesi.
ky tipi ka gjithe ate pasuri te vjedhme dhe ju rrini kepusni gishtan ne tastier. ah mor popull legen qe paskeni qene
Per pak ja kalonte dhe Berlusconit.
(mjer Shqiperia dhe shqiptaret kujt ja japin voten)
T’ëmën e s’ëmës ore…; mua dhe bashkëfshatarëve të mij që jemi fukarenj nuk na ka falur njeri asnjë qindarkë, këtij këlyshit të Saliut të Viçidolit, që ka 26 shtëpi me vlerë 3,9 milionë euro, venë e i “falin” tre troje me 747 metër katrore dhe një truall tjetër, sëbashku me një ndërtesë, prej 1264 metra katrore.
Kush ia ka falur xhanëm dhe me çfar motivi e ka bërë këtë “sevap”?
Pse qe nga 2003 cka ndodhur ate vit,?
Leket e shqiptareve te shkrete i kane keta hajdutet
Ja vilat dhe makinat e ASTRIT VELIAJ-t http://goo.gl/dzt6uN
Qenke nje rrote ti, na cave tr… me keto linqe qe vendos ne komente.
Mire i the vella.
Je nje ndyresire me keto linke. Tema, ju lutem beji ban ketij personi!
Dhe kini parasysh, ai eshte nje idiot. Mjer shqiperia ne dore te kujt ka rene leku. Vall e ka te tijin??????
hahahahaha po kur i ka nje deputet i thjesht keto e imagjinoni pakju lutem se sa ka Sala me te bijen dhe te birin , Basha apo jozi .
RRI URTE POPULLL KAQ E KENI PAK !!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ore lexoni mir. Eshte hera e pare qe eshte bere deputet do te thote qe nuk i ka bere me te vjedhur nga profesioni politikan por i ka bere me te vjedhur nga profesioni dhenje diplomash per te tere
E drejte, ku zoteria ka daklaruar pasurine e tij dhe nuk ka asgje te keqe…ne 10 vjet behet pasuria…ata qe nuk jane dakord te hyjne ne partine komuniste..NUk ka bere asgje me politike dhe per kete pasuri i ka paguar shtetit taksat ..
Ky eshte nje shembull klasik ku prokuroria duhet ta hetoj dhe ti perllogaris te ardhurat. Ky hajdut budalla perpiqet te legalizoje vjedhjet qe ka bere. Kam frike se do e kete jeten e shkurter si gjitha kontrabandistet e botes se krimit.
e pa besueshme
Te duket sikur genjen nje gjahtar.
kur pyet;Ku e lash ???
shoket i pergjigjen: tek kembet.
Dhe ai genjen.hidhet nga gjahu tek seksi!!!!!
Ja u bente mire ketyre hajduteve me cizme Enver Hoxha qe i kthente ne xhins. Tani i jap plotesisht te drejte qe ju vuri tatime dhe beri konfiskime pasi i kishin vene pasurite duke i thyer kurizin popullit ,duke bashkpunuar me pushtuesit e duke vrare e vjedhur si te babezitur. Shteti ka organet e specializuara qe duhet te hetojne menyren e venies se pasurive te tyre. Nuk e kam se jam ziliqar per pasurimin e te tjereve por kam shume dyshime se nje pjese e mire e ketyre pasurive jane vene duke rrjepur dhe vjedhur taksapaguesit shqiptare.
ky nuk eshte gje ç’fare jane shefat politikane dhe bashkpunetoret e ngushte te tyre,secili i kalon mbi 100 milion euro,ndesra shefat tani duhet ta kene kapur miliardin e eurove,mos tu vije çudi,nga 700 milion leke dora,shumezoni per min 10 vite ku te gjithe shefat i kane nga aq vite akses direkt tek tenderat dhe parate,dhe del se te gjithe shefat kane kaluar miliardin e eurove secili,jo bashke.Dhe thone pastaj qe shqiperia eshte e varfer,ku eshte e varfer ku secili hajdut-shef partie ka vjedhur dhe ç’vatur mbi 1 miliard euro
po , po veq ne shqiperi vihen prona pa u djersi fare , qysh jena ba shtet rrumpalle me keq se ne kohen e enverit . kush do ta baj kte vend ne kemi qene historikisht keshtu prandaj na ka pushtu kush ka dashte.
Nje hajdut I veshur me imunitet , si I Ka bere keto pasurite ky fytyra?
ajde shqiperi ajde, prandaj ngeli shqiperia ne vend numero, nje deputet i thjeshte qe hera e pare qe ja degjoj emrin per 10 vjet ka grabitur miliona euro, imagjino keta kokat e mbedha te pd-se.
Tërmet në familjen klienteliste-biologjike të Sali Berishës. Pronat shtetërore dhe të ish-pronarëve, në zonat bregdetare dhe urbane, të grabitura nga familjarët, dhëndurrët, sekserët, ish-ministrat, ish-drejtorët, klientët dhe trafikantët serbë të Sali Berishës, gjatë tetë viteve të sundimit të familjes, do të konfiskohen gradualisht, për t’ju kthyer më pas shtetit dhe pronarëve të vërtetë. Një verifikim i imtësishëm dhe hetim kapilar ka nisur tashmë, për një nga historitë më të zeza të korrupsionit në 24 vitet e pluralizmit shqiptar, që lidhet me tjetërsimin e pronave shtetërore nga kupola e pushtetit që u rrëzua në 23 Qershor, me anë të falsifikimit të dokumenteve, presioneve, dhunës policore, diktatit të pushtetit, parave të zeza, skemave korruptive, keqpërdorimit të AKKP, ALUIZNI-t, hipotekave dhe gjykatave. Bëhet fjalë për përvetësim të pronave në Porto Romano nga dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, nga miku i madh i familjes Berisha, sekseri serb i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik dhe mashtrim, Damir Fazlliç, nga Rrahman Selmanllari etj. Sipas burimeve, në sitën e organeve ligjzbatuese, do të jetë harta e pronave të tjetërsuara dhe të mbivendosura nga Kakomeja, Jalë, Uji i Ftohtë, Porto Romano, Gjiri i Lalzit, Orikumi, Borsh e deri në qendrat e mëdha urbane. Por, kjo është zona ku janë implikuar ministrat, djemtë, vajzat, dhëndurët, drejtorët, noterët dhe sekserët e familjes që drejtoi vendit deri në 23 Qershor. Sipas burimeve, në këtë operacion janë angazhuar Njësia Antikorrupsion pranë Kryeministrisë, Zyra së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale etj. Në sitë pritet të kalojë dokumentacioni, mekanizimi i përvetësimit të pronave, dinamika e ndërtimeve, projektet klienteliste, roli i hipotekave, i njësive vendore etj. Hetimet pritet të hedhin dritë edhe mbi ngjarje të rënda, deri tek ekzekutimi i gjyqtarëve dhe biznesmenëve, për çështjen e pronave në bregdet. Damir Fazlliç Sekseri i Damir Fazlliç, miku i madh i Sali Berishës, ka blerë një sipërfaqe të madhe toke në Porto Romano, ku sipas socialistëve, ndërmjetësuese ka qenë vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Malltezi. Ka shumë dyshime mbi mënyrën se si Fazlliçi e ka blerë këtë tokë, mbi të cilën kishte planifikuar të ndërtonte një terminal gjigant për nënproduktet e naftës. Madje, kohë më parë, deputeti Erjon Braçe zbardhi edhe projektin e Fazlliçit. “Ky është projekti i “Crown Aquisitions”, kompanisë së Damir Fazlliç. “Terminali i nënprodukteve të naftës në Porto Romano” quhet. Do të shtrihet në 80 mijë metra katror që ju kam treguar dhe do të shërbejë për çdo gjë: naftë, benzinë, gaz, karburant për avionë”, tha ai. Pikërisht, tek mënyra se si Fazlliçi e ka blerë tokën qëndron problemi. Dihet se Argita ka qenë ndërmjetëse, por nuk dihet se e kujt ka qenë toka. Kjo enigmë pritet të zbardhet pas hetimeve. Skandali i Jalës Një projekt i Bankës Botërore (BB) i parashikuar për të mbrojtur zonën bregdetare shqiptare u përdor për prishjen selektive të pjesëve të një fshati në jug të Shqipërisë duke lënë shumë familje pa strehë. Koordinator i këtij projekti ishte dhëndri i Sali Berishës. Në mars 2007, rreth dy javë para urdhrit për prishjen, koordinatori i projektit, Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës, i dërgoi një letër kreut të policisë ndërtimore, ku i kërkonte prishjen e shtëpive pa leje në Jalë. Bashkangjitur me letrën ishin edhe CD me fotografi satelitore të financuara nga projekti, që tregonin shtëpitë që duhet të shkatërroheshin. Një sërë artikujsh të publikuar në mediet vendase e lidhën procesin me koordinatorin e projektit dhe treguan se kjo bëhej për t’i hapur rrugë një fshati turistik. I gjithë zinxhiri i veprimeve me këtë projekt lidhet me emrin e Jamarbër Malltezit, por Banka Botërore ka bërë të ditur se ajo nuk heton për qeverinë shqiptare. Megjithatë, Paneli i Inspektimit ka paraqitur fakte të rënda për dhëndrin e Berishës. Pronat në qendrat urbane Objekt hetimi do të jetë edhe përvetësimi i ish-klubit Partizani nga dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Ky është konsideruar si një nga skandalet më të rënda të Arben Imamit dhe Sali Berishës, të cilët kaluan një pronë më vlerë miliona euro në duart e dhëndrit të familjes. Deputeti socialist, Taulant Balla ka denoncuar i pari shitjen e ish-klubit të sportit Partizani, një sipërfaqe prej 33 mijë metrash katrorë, për një shumë pothuajse qesharake prej 100 milionë lekësh. Pronari i ri u bë pikërisht dhëndri i kryeministrit Berisha Jamarbër Malltezi. Pra Arben Imamit i ka dhënë dhëndrit të Berishës 33 mijë metra katrorë tokë në qendër të Tiranës. Pronarët e rinj të tokës ku ndodhen objektet e Ushtrisë, janë shpronësuar një herë nga Italia fashiste, e cila kishte planifikuar të ndërtonte një aeroport. Madje toka është blerë nga Sheqet Vërlaci dhe Jako Mane. Toka, nga Rr. E Kavajës deri tek Rr. Durrësit është blerë nga italianët dhe më pas ka kaluar në duart e shtetit. Kërkesa e amerikanëve Ekspertë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë propozuar konfiskimin e pasurive të paligjshme të pushtetarëve, sidomos pronat dhe objektet. Kryetarja e Institutit të Adriatikut, Natasha Srdoc, ka deklaruar se një mënyrë konkrete për të zbatuar shtetin ligjor në të tashmen është konfiskimi i pasurive të paligjshme. Urdhri i Ramës: Kontroll pronave të Lalzit Kryeministri Edi Rama, nisur së fundi edhe nga problematikat e shfaqura mbi titujt e pronësisë në zonat bregdetare, ka urdhëruar ngritjen e një grupi inspektimi të Njësisë Antikorrupsion pranë Këshillit të Ministrave për të kontrolluar pronat në zonën bregdetare të Gjirit të Lalzit Durrës. Në zbatim të këtij urdhri, Njësia Antikorrupsion ka filluar veprimet e para hetimore, duke kërkuar dokumentacionin e titujve të pronësisë në Zyrat Qendrore të Pasurive të Paluajtshme Tiranë. Ky kontroll po kryhet paralelisht me një sërë skandalesh të dala në dritë së fundi, lidhur me abuzimet që janë konstatuar me përfitimin e kredive të buta nga funksionarë të lartë publik, për të blerë pasuri në këtë zonë. Tjetërsimi i 670 pronave të Ushtrisë E justifikuar nën strategjinë e Planit të Përhapjes së Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami nxori në ankand plot 670 prona të saj, të cilat konsistojnë kryesisht në reparte ushtarake, ndërmarrje, shtëpi pushimi, apo objekte të tjera ushtarake, por që pas pak vitesh, do të mund ti shohim të shndërruara në ndërtesa luksoze si; vila, pallate, hotele, apo resorte turistike etj. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes thuhej se në shkurt 2010, janë identifikuar dhe i janë dërguar Ministrisë së Ekonomisë rreth 430 prona të lira për privatizim. Pronat në fjalë janë privatizuar dhe blerë me çmime qesharake nga njerëzit pranë Partisë Demokratike: nga gazeta sot.
Ne SHBA ky tipi do te vdiste ne karrige elektrike ose do t’i injektonin ilacin e vdekjes se embel.
Meqenese eshte ne Shqiperi, ti gezoje ai dhe femijet e tij.
O hasi, po qenke kokrra gomarit mer burr, kujt i thua ti rrumpall si ne kohen e ENVERIT idjot, a ke jetuar ne kte tok ti apo jo, PPSHja per nje miljon lek te vjetra qe mund ti vidhje prones perbashket te kalonte ne plumb debil, po si nuk te vjen turp qe krahason ate shtet me kte mut qe kan katranosur hajdutet e veriut ne pushtet,laj gojen kur flet per korrektes te parave te popullit per kohen e ENVERIT se ata qe e kan jetuar e din mir dhe te mbajn per debil, fol me mend ne kok se keshtu i perzieni miellin me krunden ju, prandaj mir ja u bejn se eshte mbushur vendi me analfabet dhe jan kthyer fshataret nga lopa tek parlamenti.
O hun CKA PATE SE SPATA GJE ME TY , PO NE KOHEN E ENVERIT DJERSA POPULLIT U BE BUNKJER , NJELLOJ SOT PO VIDHET ATEHERE POPULLI CKA FITOI, PSE TE DJEG APO JE NAJ DREJTOR ME SHKOLLE NATE .
eh leke korrupsioni aman…http://goo.gl/0W4sRw
Ndonje lidhje me Erionin e Rames ka ky, se te dy nga Berati .
Ky injoranti është pronari i Universitetit të Beratit që u inagurua me bujë nga Sala? E paska alibinë. Por kjo tregon sa fitimprurëse janë universitetet që lulëzuan si këpurdhat në Shqipëri. Nuk thonin kot se këto palo universitete i ngjanin firmave piramidale. Aty me siguri janë hedhur mijërat e Eurove për të marrë diplomat dhe titujt edhe pa mësuar fare. Ai universitet ka një godinë madhështore dhe se di me parat e kujt është ndërtuar.
Sorros: Per 1 milionin e pare mos me pyesni. Pastaj te tjerat vine. Ka shume realizem ne thenien e tij. Nuk ka asnje te keqe pasurimi i kujtdo qe ka sidomos nuhatje ne bisnes, si spekullimet ne burs e ne rastin e Sorrosit, etj. Por me Shqiperine ka disa probleme. A duhet te jete publik (transparent) milionshi i pare nga kushdo, sepse ka nje ligj edhe ketu tek ne, qe duhet treguar burimi i parave dhe po s’e beri individi shteti ka detyrimin dhe mekanizmat per ta bere. Se ja veliaj deklaron se i kane falur x e y prona. Askush nuk privohet te dhuroje e te marre dhurata, por siç dihet keto behen me akt noterial, dhe njerezit duhet te kene dijeni rreth tyre, sidomos kur kemi te bejme me persona publike. Degjojme dhe lexojme shpesh per deklarimet e pasurive nga ILDKP qysh kur ajo eshte krijuar. Llalla deklaroi sa ishte ne krye te ketij institucioni se kishte çuar me dhjetra dosje ne Prokurorine e Pergjitheshme, qe drejtohej nga Ina Rama, dhe me te drejte ankohej se ato i kishte zene pluhuri. Po tash qe ka dy vjet kryeprokuror, pse nuk i çoideri ne fund te pakten dosjet e tij, me probleme. ketu besoj se behet fjale per cironka nga ata qe kane detyrimin e deklarimit se per peshqit e medhenj nuk e besoj. Tani kete gje po e ben Ganaj. Mire fare, por rezultatet. A jane keto pasuri te ligjshme, transparente dhe te bazuara edhe ne logjike ekonomike?! Por lodhemi kot ne populli i shkrete. Kjo nuk do te ndodhe kurre! Çdo gje qe thuhet e shkruhet eshte sa per te lare gojen. Transparence doni, ja ku e keni. Mos na çani koken me!!!
Rrini ju numburoni pronat e ketyre pisave,sa me te trash te jene shqiptaret AQ me shume trashen keta legenda
Njerzit do vene prona,se ky sistem eshte,sistemi i prones private.Problemi eshte se si vihen pronat,ne rruge ligjore apo kunderligjore,dhe ne se pronaret kane paguar taksa per pronen dhe tatim fitimin per bisnesin?Ky eshte problemi.Kam pershtypjen se kur ve te tilla prona te stermedha ne harkun e dhjete vjetve qevria duhet te kontrolloje pagimin e takses se prones,tatim fitimin e bisnesit,ashtu sic paguan nje rrogtar taksen kur paga e tij eshte mbi 30 mije leke.Ndersa institucionet e ngritura nga shteti te kontrollojne ligjeshmerine e venies se prones.
Ky mafiozi eshte jo vetem pronar i Universitetit te Beratit , por edhe i UFO-s dhe i sa e sa pronave te tjera. Askush nuk e pyet se si ka hyre ne lojen e bossave me kaq shume para , pa pritur e pa kujtuar. Po ti besh nje “skaner” te mire biografise se parave te tij , do te habiteni fare se sa “mall” ka qarkulluar Tit Velija.Parate e tij i futi ne qarkullim “familja” e Berishes, vetem e vetem per te pastruar parate e pista.Universitet privat me tarifa shteterore….hahaha a keni degjuar ndonjehere?Duke i investuar ne arsim paret e pista , pak kush do te “revoltohej” per origjinen e tyre se…..helbete po bente “bamiresi” tjetri,ate qe nuk e bente dot shteti….hahaha.A e shikoni se ku jane katandisur DIPLOMAT e shkolles se larte tani?Ky ishte qellimi i Berishes, edhe paret i pastrojme edhe e bejme rrumpalle sistemin arsimor , qe te mos merret vesh se kush eshte i zoti e kush jo duke fabrikuar diploma kot me kot. Prandaj lulezuan edhe universitetet me “dy dhoma e nje kuzhine” ne atdheun tone te dashur e arsim-dashes…me shume universitete ne Tirane , se sa shkolla te mesme…cfare rrumpalle e organizuar….
Ata qe ja kane falur jane gjalle apo jane qeruar Rrofte demokracia shqiptare e pashembullt ne bote Rrofshi e mos i gezofshi o kurvat e Sali Berishes
Ky eshte nje shembull tjeter se si katundari i felliqur ia ka shalu qytetarit te ndershem.
tek universiteti i tin ka marre diplomemasteri dhe ministrja e arsimit Nikolli…..
Ky eshte shteti demokratik i SALI BERISHES. Te behesh i pasur per 10 vjet e jo me pune te disa viteve te disa brezave. Ata qe shajne Enver Hoxhen,jane keta hajdute ,jane keta qe jane pasuruar mtokebi kurrizin e ketij populli. Jane leket e vjedhura nga fondet e rrugeve,nga fondet e ushtrise ,policise e arsimit shendetesise. Ndaj,o qytetare ,o fshatar qe per t’u bere qefin keta maskarenj hajdute e kriminel ,u quajne Fermer ,kur nuk kini as toke ,pasi ua grabiti familja e nje njeriu qe nuk kishte brek ne bythe,qe shtetii Enver Hoxhes e mori e beri mjek,madje e pranoi edhe ne bllok. Ky eshte diktatori,ky eshte satrapi i popullit, e jo Enveri qe ju perkushtua ndertimit te vendit.Edhe shkollat qe ngriti “Ndrec Ndye Gjoka” ne ato kasolle ,nuk pikonte shiu mbi kokat e femijeve. Ku jane paisjet laboratorike qe kishin shkollat?Ku jane qendrat shendetesore,ku jane mjeket ne qytetet e vogla.? A e dini se ne nje spital ,te nje rrethi te vogel,ishin 3 kirurg, 2 ginokollog, 2 kardiolog,1 okulist 3 pediater 1 demartolog 2 fizioterapist…. te gjithe te specializuar? A e dini se te gjitha shkollat,po sidomos shkollat e mesme po ne kete reth kishin laboratore kimie ,fizike ,ku demostrohej ne praktike programi mesimor? A e dini se prodhoheshin cdo vit nje sasi mbi 200 tavolina,300 banga sipas cikleve,plus orendi per kopshtet,sasi qe prodhoheshin c’do vit. Keto qe them i kam shperndar me duarte e mia. A e dini se ne ate sistemin e Enver Hoxhes klasat sportive si ne shkolla e shtepite e pionierit paiseshin me uniforma e topa sipas moshes…,se klasat muzikore ishin te paisura me veglat muzikore? Si gurisht keto krahasime i bej me gjendjen e sotme ,me shtetin e hajduterise me kryeminister SALI BERISHEN. NUk them se eka fajen sistemi demokratik,pasi ne vendet demokratike ,shkollat jane ku jane… ku te pasurit nuk jane ngrysur pa breke e jane gdhire miloner.JO . Nje fenomen i tille ndodh vetem ne ate sistem qeverises ,ku edhe fjalet nuk jane demokratike . Saliu ndertoi shtetin e hajduteve. Konkretisht si u pasurua ky deputet? Si u pasuruan sa e sa gjyqtare qe dikur nuk e dinin as fjalen i pasur? Cili kryeminister ne boten demokratike do guxonte te thoshte se Lazaratin nuk e kontrollova per efekt politik,e te denonte ata me 2 rrenje kanabis,e falte ata me hektare? Ne cilin vend demokratik do falej ministri qe vodhi 232 milion euro? Cili gjygjtar do rrinte ende ne detyre pasi te zbulohej se kishte rrjepur per se gjalli qytetaret? Cili mjek do guxonte ne AMERIKE,GJERMANI PSH. TE MOS E KAPTE PACIENTIN ME DORE SE NUK I JEP PARA? Ndaj per SHQIPERINE ENVER HOXHA nuk ishte diktator,po dashamires i popullit. KUsh ishte kunder popullit e pesonte. Mos harrojme se ne cilen gjendje ishte SHQIPERIA PAS LUFTES.cILI ISHTE NIVELI ARSIMOR i popullit? Cila ishte gjendja e shendetesise? A e dini se ne nje qytet jo te vogel deri ne vitet 195o spital kishte nje shtepi me 2 3 dhoma, e me gjithe ate punohej me vetmohim per te permiresuar shendetin e popullit.PO KY QYTET NE VITET 1959-1960 U BE ME NJE SPITAL MODERN PER KOHEN …… Ai qe thot se keshtu nuk ishte as ne kohen e xhaxhit i them: “po nuk ishte,se po te vidhje si keta ,te shkonte koka ne hava E SOT JEMI TE BINDUR SE MIRE UA BENTE! Po,po ,mire ua bente se e kemi merituar.” Ata qe flasin per ate kohe dhe e nxierin me te keqe se sot,flasim per SHQIPERINE, NUK KANE HABER SE SI KA QEN. Ja keta tipa si puna e ketij deputeti e shokeve te tjere denonte Enveri. Si ua mer mendja ,po te kishte pasuri Enveri do tja u linte Saliu? Ai e nxori naten si uqrit nga varri e jo t’i linte pasurine. PO SALIU,KY DEMOKRAT I FLAKET,KETIJ QE I QAN ZEMRA PER POPULLIN ,SA PASURI KA?
Piramidat moderne:UNIVERSITET PRIVAT-miliona euro depozita me deshire-per te mare nje diplome pa vlere per 99% tedepozituesve(studentet)-dhe llogari bankare plpt e perplot te Argites(profesoreve virtuale)….Kurthi I rradhes prejpolitikes.
Individi popull pagoi 10000 Euro ,iu dha nje cope leter e quajtur Diplome po pa vlere,dhe llogarite bankare te “Argitave” administruesve dhe profesoreve fictive qe po shperthejne.Ku eswhte ndryshimi me piramidat e 97′
Mblidhen para masivisht….kthehet pak apo aspak….dhe nje grusht njerezish qe 100 fishojne pasurine per nje kohe teper te shkurter…jo piramide po piramide.PIRAMIDE PA FAJTORE ahahasha…
Te gjitha keto ia ka dhuruar kopeja e saliereve, e cila rri pa puke e uje (me e shumta do haje bar) vetem e vetem qe kreret e kopese te dhjamosen.
Te ta lene me breza pasurine hajt ta gezoj, po kur keta shushunja i pine gjakun ketij populli, mos i gezofshin me breza te tere, kur ne mezi kalojme muajin,mos ti rendisim te gjitha se i dime se si e vune kete pasuri.Dhe rrime lexojme, shohim, diskutojme dhe ata pasurohu. Ja kjo ishte demokracia qe kerkonte ky popull.
Nje nga gjerat me te shpifura qe mund te jetoje njeriu ne realitetin tone eshte kur astrit velia ben si intelektual e si vizionar. o zot ki meshure e mos na torturo me. qenka edhe kaq makabre kjo pjesa e revanshit te borgjezit fisnik kur merr trajten e astrit smt-s.
Eshte nje rast unikal ne bote,qe nje injorant, Brenda nje periudhe te shkutre kaje fitim prej miliona euro qe dhe bisnesmenet me te famshem ne bote do ja kishin zili.Mbase e futin ne rekordin Gines per shpejtesine me te cilen ka fituar paret.
o Edo do besh punen ti apo jo,je votu per te kthyer drejtesine ne vend,ne qoftese ky deputet apo te tjere qe nuk justifikojne keto pasuri marramendese ti shpronesohen dhe ti kalojne neper spitale e shkolla e ku di une, e leni budallalleqet takse ketu e takse atje,ke plot gjera me bo,ne mos leja vendin ndonje tjetri qe eshte me i perkushtuar per kete pune.
Edhe ky loqja ka hapur universiteteeeeee dmth shume private.
E shikon o popull ju i beni vet te pasur keta. Nqs femijt sjane per shkolle te larte, mos harxhoni leket kot, se femijte nuk fitojne asgje dhe parat e juaja shkojne tek Astrit Velija e kompani si Sudja- kompetenti, Xhaferi-ustao etj
hahhahahahha cfare karash qe jeni…shume injorant dhe idioit.ky eshte pronari i UNIVERSITET UFO dhe ska pas post ne administrate,dhe hera e pare qe zgjidhet deputet.
prandaj informohuni mire para se te flisni o debila o kafshe
O Daku meqe ti e njeh , po na thuaj sa shkolle ka ky Astriti jo kafsha dhe na i thuaj neve kafsheve dhe pastaj ta marrim vesh kush eshte kafsha. Mos je gje ndonje spiun i Astritit nga ata te sigurimit te shtetit, se ka eksperinc Astriti, ka punuar taksixhi tek hotel Dajti i famshem.
hahahaahaha sa kom qesh….aq me mire qe paska qene taksixhi,ti e njihke me mire se une.. gjithsesi se ka qene taksixhi sipas teje zduhet te ket sukses????apo tipike shqipetare duhet ta urrejme pa fund dhe pa arsye dike qe ka sukses,qe ka bere lek,qe i ka punu truri te hapi universitet,prandaj duhet ta urrejme??
po prandaj nuk bejme hajer si popull se jemi shpirtkazem dhe te keqinj,jo kafshe po super kafshe…lexoji komentet vetem vrer dhe smir,a thua ti se ky u ka bere keq ketyre ose u ka grabit nai gje.po gjith ky mllef thjesht se ka bere pasuri dhe eshte bere deputet,duhet me e paragjyku patjter.tipike shqipetare tipike kafeshore
o daku, ti do jesh vete ky deputeti, po nejse, ne asnje vend normal nuk mund te behesh miliarder per 10 vjet, pastaj askush nuk ka xhelozi per pasurine e tij, nqs e ka vene me pune te ndershme ta gezoje, organet kopetente ta hetojne eshte shume e thjeshte per ta verifikuar pasurine e nje personi.
Ka dicka te pasakte ne kete shkrim e komente.Astriti ka rreth 20 vjet qe merret me biznes,(94-95).E filloi me nje bsns. mese te zakonshem,me oferten modeste te dy miqve shqiptaro-turq,te cilen nuk e pranoi dikush tjeter para tij.Natyrisht ai e pranoi,nuk kishte c’te humbiste,se edhe taxistin e bente pa license ne ate kohe. Megjithate,duhet thene se ai ka nje sens praktik te admirueshem,i afte te orientohet ne kohe e hapesire,ne qarkullimin e parase,e tjetersimin ne prona e pasuri .A eshte ndihmuar nga politika apo politikane te vecante?! Ate nuk e di,por di qe ka sakrifikuar,rrezikuar e riskuar ne ate vend. Megjithse jemi me bindje e preferenca te ndryshme politike,pasi hapi universitetet e para,kur e takova,i thashe “bravo”.Tani pas kaq vitesh do t’ia thosha prape.S’eshte e thene te kesh mbaruar shkolla,universitete,apo te jesh deputet,te besh ato que ka bere e ben Astriti. Toronto,3 55 PM.
Nexho..Te ka falur ndonjeri ndonje truall ndonjehere, apo me sakte: “Ke degjuar qe nje person x i ka dhuruar truallin tjetrit”..Por me ironikja eshte se ketij i paska ndodhur nja 2-3 here..Hajde mendje hajde..
DAKU, ti me astritin keni te perbashket grupin e gjakut… e keni te llojit “vulg”.
T’a mbush mendjen une qe astriti eshe injorant dhe shtaze. e kam thene dhe here tjeter dhe mjaft te kujtohemi per emrat qe i ka vendosur atij koteci qe e quan universitet dhe qe ka mbledhur analfabete nga gjthe trojet shqiptare e i ka bere me diplome. UFO (Unidentified flying object) ishte nje turp i madh qe spo e korrigjonin dot sepse gjithmone ka qene edhe logo me nje alien si disk fluturies te klinika dentare dhe fillimisht ne universtiet (te me falni qe e quaj universitet) dikush i sugjeroi nje tallje bythe te re astrit intelektualit elitar. deshte paturpesish te na bente te mendonim se ufo dmth Universita faberefacta optimes. por hajvan velia nuk mund ta dinte prej SMT-s nga vinte se ne kohe te latineve ska patur iniversitet dhe seshte pertorur kurre kjo shpikje qe e “intelektualeve” alla astrit velia. kur ja thane atritit se e kish dhjere edhe kete rradhe, i vuri emrin Albanian Uneversity, sepse ky i binte te ishte universitet ne ndonje territor jashte kufijve te shqiperise. Universiteti shqiptar me emre ne anglisht ne mes te kryeqytetit. aq vokacion ka patur astriti per arsimin saqe ska ditur ti vere as emrin. eshte e frikshme sa vete kane marre diplome te ufo. njerez qe sdijne te shkruajne shqip, lloj lloj kriminelesh ordinere e njerez me koeficent ineteligjece te ulet! a e dini se sa individe qe skane bere as 8 vjecaren kane diplome te ufo (dhe jo vetem te ufo)? po nga ata qe skan ebere kurre te mesme?? po nga ata qe mezi shkruajne emrin e tyre??? po nga ata qe nu dijne tabelen e shumezimit??? po nga ata qe as ne enderr nuk do e shihnin arsimin e larte duke fituar ne nje konkurs dhe me mesatare te mire note. keto jane te vertat o bjerez dhe jo thashetheme. kriminale eshte se sot ne administrate e sektorin publik po hiqen nga puna njerez me nivel e asim te mire nga individe te nivelit intelektual te astritit qe kane diplome te ufo dhe kristali. nese ndonjehere prokuroria do hetoje te zbardhe te vertetat e frikshme te parave te astritit atehere do e shihni te gjithe. por druaj se ajo kohe sdo vije kurre. investimet e atritit ne infrastrukturene e ngrehinave te reja kapin shifren e milionave. duke patur parasush ligjet e kerkese ofertes duhej te shpallte me kohe falimentin…
Amen.
Ky ja kaloka dhe Karnagive ne Amerike, por me ndryshimin se ska ndertu asnje milimeter^2 ne Shqiperi. Pupupu cfare tmerri. Sarkozija ne burg ky vazhdon e blen apartamente.
e mo varja cmerreni me te
O BO BO OOOOooooo A ka institucione per cfar paguhen ????? E thjesht pyetja KU I GJETE ?
KONFISKIM dhe pasuri kombtare dhe jo batakxhinjve .
Me kete birbo dhe me shume te tjere si ky duhet te pretendojme per te hyre ne Europe, sepse keta jane simbol i ndershmerise, i moralit, i pergjegjshmerise, i kultures, edukates, ekuilibrit etj. etj.
Sikur kete rendiment ta arrinte ky deputet{..dhe te tjeret} ne detyren per te cilen eshte zgjedhur,nuk do ishte kthyer ky shtet ne rumpalle..