Vlerësime pozitive nga Komisioni i Venecias për ndryshimet në Kodin Civil dhe Penal

3 Korrik 2014, 20:17Sociale TEMA

Komisioni i Venecias ka vlerësuar pozitivisht draftin për Kodin Civil dhe Penal që pritet të bëhet nga Ministria e Drejtësisë, në kuadër të reformës në drejtësi.

Pas kërkesës së drejtuar nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, në muajin mars 2014, për dhënien e një opinioni mbi draftin e propozuar për Kodin Civil dhe Penal, Komisioni i Venecias është shprehur pozitivisht ndaj tij, duke miratuar këto ndryshime dhe duke i konsideruar brenda standardeve Europiane.

Ministria e Drejtësisë përmes një komunike zyrtare ka bërë të ditur përgjigjen nga ky Komision.

Përgjigja është e përpiluar në 6 faqe, në të cilat bëhet një analizë e gjatë e ndryshimeve që ofron ky draft, sipas tematikës që përmbajnë nenet e tij.

Në përgjithësi drafti i propozuar për Kodin Civil e Penal rezulton të jetë konform standardeve dhe pritet të përmirësojë efektivitetin e sistemit gjyqësor.

Në konkluzionet e tij, Komisioni shprehet se gjobat për avokatët që zvarrisin procedurat gjyqësore janë të pranueshme, gjithmonë nëse drafti parashikon masa që përjashtojnë arbitraritetin, shkruhet në hyrje të konkluzioneve, ku më tej Komisioni i Venecias theksonte rëndësinë e reformave të thella në sistemin e drejtësisë, një prioritet i cili mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare.

1 komente në “Vlerësime pozitive nga Komisioni i Venecias për ndryshimet në Kodin Civil dhe Penal”

  1. Treviso says:

    A e meritonte Shqiperia statusin si kandidate per ne Bashkimin Europian?
    Mendimi im eshte jo. Jo pa qellim u dha. U dha qe ti forcoje positat qeverise se re, dhe te marre guximin per te shkaterruar çerdhen mafjose ne institucionin e drejtesise. Mafjozet e drejtesise deri me tani kan qene te paprekshem siç ka qene i paprekshem krimineli i popullit, Berisha. Europa ja dha kopetencat qeverise per te nderhyre ne drejtesi.
    Per te rrezuar ate qe mban gjalle kete çerdhe mafjoze eshte populli me protesta, me kusht qe ta zgjedhi populliperfaqsuesin e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje