300 ditët e para të qeverisjes Rama/ Basha: Ekonomi e dobët, e ardhme e pasigurtë (VIDEO)

7 Korrik 2014, 10:45Sociale TEMA

Ekonomi e dobët, e ardhme e pasigurtë. Kështu e ka përkufizuar kreu demokrat Lulzim Basha 300 ditëshin e parë të qeverisjes Rama, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD-së në Berat.

Basha ka theksuar se taksat e larta,  goditja abusive ndaj biznesit dhe pasiguria juridike është bashkëshoqëruesja e sipërmarrjes vendase dhe të huaj gjate këtyre 300 ditëve në Shqipëri.

Politikat e mbrapshta të qeverisë, sipas tij, kanë sjellë mbyllje të vëndeve të punës anembanë vendit.

 “Javën tjetër mbushen 300 ditë. Ku janë me bilancin e tyre ?! Ekonomi e dobët, e ardhme e pasigurt. Ky është rezultati i drejtpërdrejt i politikave të gabuara e pa kokë të taksave të larta, të goditjes abusive ndaj biznesit, të pasigurisë juridike. Premtuan 300 mijë vende të reja pune. Sa vende pune kanë hapur këtu ne Berat?  ( kanë mbyllyr)  i kanë mbyllur në të gjithë Shqipërinë.  Dhe këtë tani e thotë dhe Instituti i tyre i Statistikave që e ka çuar papunësinë nga 13.9 në 18.3%”, tha Basha.

Referuar organizimit të Partisë Demokratike, Basha u shpreh se kjo parti ka vendosur një standard të ri në Shqipëri përsa i përket regjistrimit dhe riregjistrimit të anëtarësisë reale të saj e cila sot ka 101 mijë anëtarë. Sipas tij, dixhitalizimi i regjistrit të anëtarsisë së PD është themeli mbi të cilin përmes votës po zgjidhen drejtuesit e rinj të kësaj partie.

 “Vlerësimi i punës dhe i kontributit të gjithsecilit në bazë të rezultateve dhe në bazë të votës së lirë të PD është dhe mbetet mantra jonë për të ecur përpara. Prandaj jemi në këtë proces, prandaj kemi nisur këtë fushatë të madhe,  këtë fushatë të jashtëzakonshme, të paprecedent që e shohin me sy ziliqare e lakmitare dhe mundohen ta përbaltin të pavirtytshmit e të majtës historike shqiptare. Sot mund të themi jo pa krenari,  se jemi e para parti politike në Shqipëri dhe ndër të paktat në Europën Juglindore që ka të dixhitalizuar plotësisht në mënyre korrrekte, objektive pa fiktivitet anëtarësinë e saj prej 101 mijë anëtarësh të PD anembanë Shqipërisë”, tha Basha.

10 komente në “300 ditët e para të qeverisjes Rama/ Basha: Ekonomi e dobët, e ardhme e pasigurtë (VIDEO)”

  1. www says:

    Roli i opozites eshte qe mos te lejoje qeverine te mashtroje.
    Kjo qeveri e cila nuk ka bere deri me sot asnje rritje molekulare,
    Vetem dogji hashashin qe ja vuri si kusht BE ,mbas hashashit,laven
    duart me Santon ,po pastrojne plazhet,megjithese ato cdo fillim viti
    jane pastruar nga mbeturinat e dimrit.Tani po merren me zmadhime shifrash,
    me qellim qe te hajne cdo vit ne kete qeveri me rrena dhe keshtu do te
    Vazhdoje cdo vit ,derisa ky popull te zgjohet nga koma qe e ka kaplosur
    prej shume vitesh.

    1. .antiberishe says:

      Fantazia dhe Ligesia,tani jane bere njesh
      tek Luli.Ai eshte shnderuar totalisht ne nje
      vegel berishjane.Dallohet si Vrrases!Mashtrues por
      edhe si hajdut.Keto jane prioritetet e tij.
      Per besnikeri ne Ortakerine me Saliun,ky i fundit me
      Vota te vjedhura e emeroi ne krye te Bashkise dhe me pas;
      me Vota te Manipuluara e vendosi ne krye te PD.
      per te qene keshtu i pari ne llojin e vet,nje Loder
      ne duart e padronit Sali!
      Pas ketyre ngjarjeve,Urrejtja me thellesine e saj ka zevendesuar
      aresyen!c,ka jo vetem kane prishur balancat me mazhorancen
      tolerante,por kane rritur edhe Steken apo rritmet e Trillimeve!
      Te dyja kane karakter Cinik dhe hakmarres!I tille pra eshte
      ambjenti ku Sali-Basha,jetojne dhe manovrojne duke u bere keshtu
      te dy ndryshe nga c,mund te ishin! Ata tani po i thurrin ndjeshem
      mashtrimet e tyre,duke plotesuar njeri tjetrin deri sa sot
      konsiderohen Identik!Te dy jane tjetersuar! Ndofta ngaqe cdo Dite
      po humbasin Terren1
      Shqiptaret kane frrike tju afrohen! Ndaj edhe i Urrejne
      si te jene Grabitqare te papare!Dhe vertete te tille jane…

    2. Sokrati says:

      Nuk e gjeta ketu lajmin e vdekjes aksidentale te nje “elektricisti” ne avarine qe kish ndodhur ke KLSH.
      Viktima nuk ishte elektricist por ishte tepelenas i ardhur para disa muajsh ne Tirane dhe kaq mjaftonte qe te gjente pune duke zene vendin e elektricistit te vertete qe kishte 30 vite qe punonte aty dhe Rilindja i ka hapur vendet e punes duke larguar profesinistet e vertete e zevendesuar me halabake tepelene e skrapari.
      Reformat e deshtuara te Rilindjes do jene me kosto edhe per shume kokpalare qe kjo mazhorance i solli ne Tirane e Durres kete 300 ditesh.

    3. Pilo Lala says:

      Sa i sakte eshte ky Basha ne IDJOTIZMAT qe thote.
      Nuk gjen klloun me te mire PD per nja 2-3 vjet, deri sa te vije vajza e Berishes prape.

  2. XHEMAL KATNARI says:

    e drejte….

  3. marinari says:

    Ka te drejte sepse nga vendi pas gjermanise kemi shkuar tek ai pas Lulise.

  4. marinari says:

    Si nuk u vjen turp qe skane lene institucion pa vjedhur e prape kane fytyre te genjejne shqiptaret, cfare kujtojne keta se populli eshte budall, sa shume gabohen?.

  5. -..Eh duhet te kesh dy pale menere,nje ta mbash e nje ta…
    dhe kjo eshte e keqja me e vogel kur sheh te tilla aktrime.
    Saldot e pashkruara t’uajat jane ajsberge qe nuk kane dale akoma ne siperfaqe more zotni,prandaj limitou ne kushtet e zgjedhjeve,sepse kur kalon vaun,bajatisesh.

  6. ismeti says:

    ky ska pik fetyre,sa borqin e kan len keta idiota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje