Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar në parim ligjin “antiduhan”, ndërsa deputetët socialistë Pandeli Majko, Blendi Klosi dheUlsi Manja kanë abstenuar.
Debatet për këtë ligj kanë qënë të shumta, ndërsa deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka thënë se thelbi i ligjit nuk është vjelja apo jo e gjobave.
“Problemi kryesor ka qene a do të bëj Shqipëria ambjente të veçanta për duhan pirjen? Kjo pyetje s’ka përgjigje. Ku do orientohet veprimi dhe ku do veproje? Mund të jenë gjobat të ulta, por vjelja e tyre mund të jetë efektive . Gjobat e larta s’japin zgjidhje për mua. Ambientet e diferencuara janë mjaft të rëndësishme dhe kjo kërkon përgjigje. Le të shpresojmë se decentralizimi i inspektoriatëve do të shërbej, por duket eksperiment i dështuar”, ka thënë Vasili.
Deputeti i PS-së Pandeli Majko tha se ky ligj nuk funksionon dhe është i dështuar. Sipas Majkos ky ligj ka prodhuar korrupsion duke i vënë gjoba lokaleve të caktuara.
“Propozimi im është shtimi i masave në Lokalet e natës”, u shpreh Silva Caka.
Edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa ka thënë se ky ligj ka nevojë të përmirësohet, por këto i bën komisioni përgjegjës.
nuk eshte problemi per ligjet problemi eshte zbatimi: http://goo.gl/MISa20
Kjo Silva Caka vetem lokale “nate” paska pare, lokalet e dites si llogariska fare.
Gjeja me e mire qe mund te behej per shendetin e femijeve tane, eshte respektimi i atyre qe nuk pine duhan duke u garantuar nje ambjent 100% pa duhan. C’faj kane femijet se te rriturit duan te pine duhan?
Pergezojme nismen dhe urojme te jete e suksesshme, fakti qe do kete bashkepunim nderinstitucional na ben optimiste per nje te ardhme te shendetshme.
Shumica e njerezve ne Shqiperi jane jo duhanpires dhe kane te drejte te mos ekspozohen ne vende ku pihen duhan, mos ekspozimi rrit edhe mundesine qe keta njerez te mos e pine ne te ardhmen dhe gjithashtu te ule shfaqjen e semundjeve nga duhanpirja pasive (te ndenjurit ne ambjente ku pihet duhan)
Mjediset antiduhan jane te domosdoshme, duke pare rritjen e frikshme te semundjeve te gjakut dhe te mushkerive, rritjen e aborteve spontane qe shkaktohen jo vetem nga duhanpirja por edhe nga duhanpirja pasive, pra te qendruarit ne ambjente ku pihet duhan.
Duhet nje dore e forte dhe bashkepunimi i 6 inspektoriateve siguron dhe garanton zbatimin e ligjit.
Jemi shume pro mjediseve antiduhan, pasi ndihmojne edhe vete duhanpiresit te kene me shume vullnet per te mos e pire duhan.
Duhet ndaluar ne shume mjedise qe tu japim mundesine femijeve per nje jete te shendetshme dhe nje te ardhme me te shendetshme. Shume pro ketij ligji.
O zoterinj, ju kur doni shembni “komplekse” Jon e mbikalime, nuk beni dot 1 ligj antiduhan.
NUK DONI!
Ambjentin antiduhan e investon lokali qe deshiron ti kete duhanpiresit ne ambjentin e tij.
Ligji nuk lejon pirjen e duhanit ne ambjentet e perbashketa.
Kush nuk e pranon gjobe heren e pare, gjobe me te larte heren e dyte, gjobe me te larte heren e trete, dhe mbyllje lokali disditore heren e katert nqs nuk bejne pune 3 zgjidhjet e para.
Zgjidhje ka sa te doni, puna eshte te vullneti dhe deshira per ti kryer ato.
Tung!
pse mor derra jeni skeptik, nese keni vullnet, gjobona nja tre veta por gjoboini ama, the i ze frika te tjeret.
Keto jane ligje qe supertallin te varferit.Do ishte mire qe parlamenti te mbyllej,mbasi nuk eshte i nevojshem.Eshte vetem nje grope thithese parash,rreth gjysme e buxhetit te shtetit,nje bilardo,ku tallin carrin merhumet e rinj koqefishkur.