Beograna/ FRESSH bën bashkë të rinjtë e Kosovës me ata të Serbisë

7 Korrik 2014, 20:44Sociale TEMA

Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë (FRESSH) në bashkëpunim me Rininë Demokratike të Serbisë (forumi rinor i partisë më të madhe social-demokrate të Serbisë) dhe të rinjtë e Institutit Alpbach Kosovë organizuan në Tiranë aktivitetin multikulturor Beograna.

Ky aktivitet, i mbështetur dhe financuar prej Friedrich Ebert Stiftung, kishte për qëllim evidentimin, analizimin dhe zhvillimin e mendimit kritik rinor përsa i përket problematikave të përbashkëta të të rinjve të vendeve pjesëmarrëse.

Aktiviteti u konceptua në dy pjesë: një konferencë e përbashkët me tre panele, e shtrirë në harkun kohor të dy ditëve në ambientet e Akademisë së Arteve, me tematikë kryesore “Sfidat e arsimit në Shqipëri dhe Serbi, parë nga këndvështrimi i të rinjve”, si dhe një ekspozitë fotografike me përfaqësues të Alpbach Kosovë, me titull “Ku është Europa në Kosovë dhe Serbi?”.

Sipas kryetares së FRESSH, Joleza Koka: “Beograna është një bashkëpunim mes të rinjve. Diskutuam për edukimin, sfidat e përbashkëta të sistemit arsimor, por pa harruar asnjëherë qëllimin kyç: rritjen e bashkëpunimit mes shteteve tona, i cili domosdoshmërisht nis prej gjeneratës së re të politikanëve, artistëve dhe akademikëve. Ne synojmë që eksperiencat, sugjerimet dhe iniciativat kreative të sugjeruara përgjatë Konferencës në lidhje me arsimin, t’i përmbledhim në një botim i cili do t’u propozohet qeverive përkatëse të shteteve tona”.

Përfaqësuesi i Rinisë Demokratike të Serbisë, Marko Dodiç, theksoi se sfidat e arsimit janë guri i themelit për një bashkëpunim të gjatë mes shteteve.

“Përgjatë kësaj fundjave, përfaqësues prej shteteve tona u takuan dhe vendosën të fokusojnë gjithë energjitë e tyre në zgjidhjen e problemeve të arsimit, sipas një eksperience të përbashkët. Duhet të bashkëpunojmë për të patur një rezultat sa më të mirë”.

Përfaqësuesi i IG Alpbach Kosovë, Shkumbin Asllani, theksoi se brezi i ri duhet të largohet prej stereotipizimeve të vjetra të shteteve ballkanike, jo vetëm duke pranuar artin dhe kulturën e shteteve fqinje, por edhe duke i shkëmbyer ato.

Pjesëmarrës nderi përgjatë Aktivitetit Multikulturor Beograna ishte edhe Drejtori i Friedrich Ebert Stiftung dega Shqipëri, Frank Hantke.

Ai ndau me të rinjtë pjesëmarrës eksperiencën e tij praktike në lidhje me zgjidhjen e problemeve të arsimit, si dhe ndihmoi në orientimin me materiale dhe tekste akademike për të zhvilluar më tej idetë e propozuara përgjatë konferencës.

21 komente në “Beograna/ FRESSH bën bashkë të rinjtë e Kosovës me ata të Serbisë”

  1. tourkofagos says:

    Edi e ke dhjere fare kohet e fundit me arapet gjyzele,,ok

    1. BASHA DHE BERISHA LARGOHU,KURSE TI THUASH KURVE QYTETARES NUK ESHTE MBROJTJE E DEMOKRACISE says:

      Keni nevoje per baskpunim,nderkombetaret nuk kane kohe qe te merren me pordhat e shqiptareve.
      Prandaj e shoh te domosdoshem bashkpunimin e FRESSHIT me Bedranen

    2. tourkofagos says:

      hahahahaha,nejse sa me shume [tourkofag’s]aq me mire,Zike marmides i iken truri……pune korrakesh!

    3. lini says:

      Bravo fresshit, rinia duhet te jete me mendje hapur, nuk kane pse i vuajne keto komplekse nese duan te hecin para, jane vetem disa grupe njerezish ato qe nxisin keto nacionalizma te tepruara. Nga rinia pritet ndryshimi.

      1. herta says:

        Po sa mire qe po del nje brez te rinjsh qe shohin perpara e qe nuk ngelen ne mendesit e vjetra te urrejtjes mes njeri tjetrit, duhet te marrin te gjithe shembull nga kjo. Ballkani nuk ben para pa njeri tjetrin kshuqe duhet bashkepunim.

    4. Epiriiiiiii says:

      me Lufte pothuajse Fituam mbi Serbine, ka ardh koha qe te Fitojme edhe me Paqe dhe Ekonomi, si po ben Gjermania ne Europe, ku pas 2lufterave doli Humbse che tani po e Fiton Luften me Paqe me Ekonomi te Shendoshe

    5. prishtina says:

      O ja u dhjevsha une bashkepunimin qe ma paskan bere, shkjau mbetet shkja pergjithmone si i ri po ashtu i vjeter, kesaj i thone motherfuckers.

  2. rrnoft Pi Di,ja says:

    Bravo rinia,shikoni perpara dhe vetem perpara.

  3. ''evgjitngrenesi'' says:

    vdiqet per faren e keqe serbe! pse nuk organizohen ne beograd aktivitete te tilla?

    1. ankth says:

      C’te bejm sipas teje te merremi vetem me islamiket dhe xhihad gjith jeten.
      Duhet paqe due bashkpunim per te miren e te gjithve

  4. Faton Schweiz says:

    Me shkijet as miremengjes nuk duhet than. Ata jan prekazet ma te medhenj qe ka njohur Ballkani ne 1000 vitet e funit.

    1. ankth says:

      Ne xhami e ke studiur historin ti. Prandaj Je kaq i zgjuar.

      Po mjaft o idjoter se mbetem populli me i prapambetur ne europee me kto IDE,

  5. DRENICA E KUQE says:

    Gjithçka shqiptareve po u shitet serbisht! Beograna ne perkthim dmth. Beodega (dega e Beogradit). E çudi se si te rinjte e asaj dege qenkan edhe te rinjte nga Tirana e Prishtina. Relisht, kete gjendje skandal te shqiptareve e tregon edhe shkrimi ne fjale?!… Medet per shqiptaret dhe Shqiperine, kush e ka qeverisur tash e njezet vjet dhe kush po e qeveris sot!…

    DRENICA E KUQE

    1. eh says:

      Beograna = Beog(rad) + (Ti)rana. Perndryshe do kish dal Tiragrad…

    2. Mira says:

      BEDRAMA=[Be]ograd + [Ed]i [Rama]….!!

  6. agostin says:

    Brravo! Nga serbet ke çfare meson . Jane si nata me diten, ne krahasim me islamistat kosovare e maqedonas.

  7. arben says:

    nga artikulli dhe komentet qe pasojne duket qarte nje inferioritet i theksuar qe po na ben qesharake ne shqiptareve!Rama po lutet. ne gjunje qe kur erdhi ne pushtet te vizitoje beogradin..gazetat perdite lajme mbi serbine..sot kjo fare organizate po ((vllazeroka) xhelatin me viktimen!??sot kur zbulohen varre masive shqiptaresh dhe kur serbia deklaron se do ta rimarre kosoven cfare hipokrizie ky lajm..cfare tragjikomedie mbi ata viktima qe dora serbe i shkurtoi jeten

  8. I emancipuari ne perendim says:

    Mbi 40 vjet serbet bene biseda moralizuese ne ish-Jugosllavi me jo serbet,te cilet sinqerisht iu besonin ndersa,serbet i vendosnin njerezit e vete ne vendet kyqe te shtetit per ta bere Jugosllavine,Serbi.Kur i kuptuan jo serbet djallzite e Beogradit,filloi lufta,fundi i se ciles,perfundoi me mbi 300 mije te vrare dhe te zhdukur.Pra serbeve nuk duhet besuar edhe kur te thone te kam vella.Historia shqiptare-serbe eshte deshmi e ketij konstatimi.

  9. Liridon says:

    Po pregatitet terreni qe tash e tutje shqiptarve ti thuhet se rruga per ne Bruksel kalon nga Beogradi,si dikur kur i thonin se rruga per ne Moske kalon nga Beogradi.Per te humbur vigjilencen shqiptare kane gjetur edhe disa emra shoqatash qe tingellojne gjermanisht.Shikon porosine e ketij takimi :Mos e ktheni koken mbrapa.

  10. eh says:

    Shqiptaret e Kosoves i shohin me paragjykim keto lloj aktivitetesh. Por duhet te kuptojne se BE ne te cilen te gjithe vendet aderojne do te thote shkrirje kufijsh dhe jo ngritje muresh. Nese duam Ballkan me paqe atehere eshte normale qe te rinjte te takohen, te shkembejne eksperienca dhe per rrjedhoje do jene dhe me pak agresiv ndaj njeri tjetrit.
    Ata folen per problemet tyre per arsimin, gje shume e llogjikshme, nuk u moren me politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje