1 mln $ shpërblim për policët e operacionit në Lazarat (Berisha shpërbleu 2 mln $ ata që vranë në 21 janar, 4 vetë) - VIDEO

9 Korrik 2014, 09:30Sociale TEMA
1 mln $ shpërblim për policët e operacionit në Lazarat

Çdo punonjës policie, i përfshirë në operacionin për çlirimin e Lazaratit nga kultivuesit e drogës dhe trafikantë e kriminelë që strehoheshin aty prej vitesh, do të marrë 2 paga shpërblim.

Masa e shpërblimit për rreth 800 forca policore, që morën pjesë në operacion, llogaritet të jetë rreth 1 milion dollarë.

Shuma do të përballohet nga buxheti i shtetit e për këtë arsye, vendimi u miratua në mesditë në mbledhjen e qeverisë.

Kjo është hera e parë që ekzekutivi shpërblen njëkohësisht një numër të lartë punonjësish policie, për një operacion të një  shkalle të tillë vështirësie, dhe ku nuk pati asnjë humbje jete.

Megjithatë shuma e dhënë për forcat që u angazhuan në Lazarat, sërish mbetet sa gjysma e asaj që qeveria “Berisha” shpërbleu forcat e rendit për “21 janarin”, ku u vranë 4 protestues të opozitës.

Ndërhyrja në Lazarat nisi në 15 qershor në mbrëmje dhe brenda 5 ditësh rrethimi, policia arriti të merrte kontrollin në gjithë territorin e fshatit “rebel”.

Aktualisht janë asgjësuar rreth 70 ton drogë dhe rreth 135 mijë bimë narkotike.

Ndërsa 45 persona janë arrestuar apo ndaluar, si të dyshuar për sulmin me armë ndaj policisë dhe trafikim e kultivim të lëndëve narkotike.

16 komente në “1 mln $ shpërblim për policët e operacionit në Lazarat (Berisha shpërbleu 2 mln $ ata që vranë në 21 janar, 4 vetë) – VIDEO”

  1. Marga says:

    Berisha i shperbleu per tu mbyllur gojen,vrasesit me pagese e kane shperblimin me te madh,kjo dihet…
    Ndersa forcat e policise qe u perfshine ne kete aksion te shtetit,u shperblyen per sakrificat,per punen me perkushtim nate e dite larg familjes.Do ishte me mire te ishin shperblyer edhe me shume,por mbase tani per tani keto mundesi ka shteti.

    1. tafili says:

      hallall si qumshtin e enes ta ken keta djem trima dhe drejtuesit zemer luan.hapen rruget eqyteterimit,dhe myllen ato mesjetare.perpara cuna per ju ka nevoi shqiperia.

    2. Sokrati says:

      Se mendoja kurre qe edhe ministri do behej kaq palaco e te na sillte foto te bera mbi tank.

  2. tourkofagos says:

    ky eshte ndryshimi i partise islamike Boka Harams[PD],paguan vrasesit e popullit…………

  3. tourkofagos says:

    mqns kemi 45 te arrestuar,[per kuriozitet]sa prej tyre jane xristiane e sa muslimane te ”ndershem’……!!??
    mare shkas kjo,nga nje shkrim i deteve me pare,ku muslimanet e Lazaratit,nuk ishin te perzier me hasisin,pasi ishin burra te mire,normalisht me bekimin e kryemuslimanit D.Aliko dhe koqeve te Mohamedit……………..!

    1. PO CTE DUHET TY RE GAMIOLA ? YYT MALAKA

    2. Argita_B says:

      Greket qe jane hajdute, kriminele, pedofila, trafikante..e keshtu me rradhe dhe ndodhen ne burgjet e Greqise jane te gjithe musliman kujton apo te pa fe apo jane dhe ortodokse!! Sa katnar i trashe qe je qe çdo gje e perzien me fene!!
      Jam per vete e fese ortodokse po me vjen turp kur katnar si puna jote i lejojne vetes e krijojne pershtypjen ketu sikur flet ne emer te fese ortodokse!!
      Boll fole per fene ketu se feja ortodokse e dale nga goja jote vjen era hale dhe na hape barkun.
      Nuk eshte ne karakterin e shqiptarit te shaje fete e komshiut pasi kemi shekuj qe jetojme ne harmoni fetare. Jeni ju injorantet fshatare, çunat e kapterrave te enver Hoxhes qe vini e ndillni urretje ndermjet krahinave.

  4. Mato Gruda says:

    Bravo cuna.Rilindje hallall leket.

  5. Argita_B says:

    Me kete titull qe publikohet ky lajm kam pershtypjen fatkeqesisht sikur lexoj gazeten Zeri i Popullit e cila ne faqen e pare te saj shkruan me te medha “Organ i Partise Socialiste”!!
    Gazeta Tema ka te drejte te shkruaj artikujt me titujt qe deshiron apo ka zgjedhur redaksia e saj, po te orientohen artikujt ne menyre krahasuese ndermjet PS-se dhe PD-se per çdo gje sikur Shqiperia eshte ne konflik te mirefillte me duket sikur Tema shnderohet ne propogandues te PµS-se dhe humbet objektivitetin e saj, e thene ndryshe humbet komplet kredibilitetin per lajmet qe na sjell!!

  6. LORA says:

    Nese shperblimi i brekedhjerit te historise per vrasesit e 21 janarit nuk duhet harruar kurre per te vetmen arsye se urdherdhenesit dhe urdherzbatuesit e vrasjeve jane ende te padenuar,,,,,,,,,,,,,shperblimi i forcave te Policise se Shtetit qe vendosen ligjin ne domenin kriminal te dr.mortjes,eshte thjesht nje pagese per nje pune te vecante dhe me shume sakrifica e perkushtim.
    Kjo duhet te jete praktike per te gjithe ata qe bejne pune te spikatura ne sherbim te rendit,ligjit,drejtesise,,,,dhe cdo mbaresie tjeter per Shqiperine tone.

  7. Balenti says:

    Per ta kam dhnn voten edi rama po me kete gjeste qe po ban prishe vedin tend si 1 miljon dollar ke lujtur mendesh

  8. Rezi says:

    Duhet ushqyer mentaliteti qe kush punon dhe punon mire, shperblehet….

  9. Anduelinda says:

    me ne fund e morra nje lajm te mire. Kisha dite qe e prisja. Kjo per arsye qe ti tregojme berishes se socialistet dine te punojne e te vleresojne. Se une vet punoj ne privat dhe nuk fitoj gje.

    Bravo Rama qe i shperbleve keta police.

  10. Hosteni says:

    Krahasimi midis pagesës së policëve në aksionin e Lazaratit dhe pagesës së “trimave” të Gardës së Saliut, nuk mund të bëhet, sepse, ndërsa e para është një shpërblim për një punë të kryer me sukses, e dyta është pagesë sipas “tarifave” të vrasësve profesionistë… (prandaj në rastin e dytë, shuma është më e madhe…)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje