Shoqatat e invalidëve protestuan para Bashkisë së Tiranës për transportin falas, i cili sipas marrëveshjes së caktuar disa ditë më parë mes transportit publik dhe ministrit të Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj do t`i mundësonin udhëtimin falas invalidëve.
Edhe pas këtyre negociatave është bërë e ditur nga invalidët që ata janë dhunuar dhe janë zbritur nga autobusi.
Transporti publik vazhdon t`i presë bileta invalidëve edhe pse ata janë të pajisur me librezat e tyre të invaliditetit. Shoqata e invalidëve ka dalë në protestë me qëllim për zgjidhjen nga ana e bashkisë të këtij konflikti mes tyre dhe transportit publik.
Pak ditë më parë Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Mirëqenies Sociale Erion Veliaj për transportin urban të invalidëve. Në reagimin e bashkisë së Tiranës theksohet se ky është një akt i turpshëm i qeverisë dhe se ministri Veliaj duhet të marrë masa dhe të zbatojë ligjin që vetë miratoi në Kuvend.
Nga ana tjetër ministri i Mirëqënies Sociale Veliaj në një takim me shoqatën e transporteve ranë dakort që të respektojnë ligjin për udhëtimin falas të invalidëve duke filluar nga dita e nesërme, datë 5 korrik 2014.
Një gjë e tillë nuk ndodhi pasi invalidët janë dhunuar dhe janë zbritur nga autobusi. Gjatë takimit u ra dakord gjithashtu, se Ministria në bashkëpunim me shoqatën e invalidëve do të ndërmarrin një plan masash për të disiplinuar skemën e pajisjes me librezat e invaliditetit, për t’u siguruar që vetëm invalidët të cilëve u takon kjo e drejtë me ligj të përfitojnë udhëtimin falas.
Si eshte e mundur kjo, eshte e turpshme se u be dhe marrveshja mes ministris dhe shoqatave te transportit po kjo bashkia me axchenden e vet per te prishur cdo gje te mire sdo heci shume.
Bashkia e Tiranes eshte kthyer ne fantazem nuk eshte e gatshme per asnje sherbim ndaj qytetarit. Te pakten po i pergjigjet Ministria Sociale.
Bravo Veliaj qe po perpiqet te ndihmoje kete shterese te popullsise.
I lumte ministrit Veliaj po ben maksimumin per te ndihmuar kete pjese te popullsise.
Ministri Veliaj po ben maksimumin per te ndihmuar kete pjese te popullsise.
Ku ka njeri neper bashki. Jane te gjithe ke PD duke u marre me zgjedhjet e Kelysheve te Bashes.
Bashkia duhet te jete me e gatshme me pergjegjesite e saja ndaj qytetareve. Te mblidhet dhe te merret me punet bashkise dhe jo me punet e qeverise.
Bashki fantazem eshte kthyer ne seli te partise demokratike se funksionin si bashki nuk po e luan e as ka ndermen ta beje ndonjehere.
Bashkia eshte kthyer ne seli te partise demokratike se funksionin si bashki nuk po e luan e as ka ndermen ta beje ndonjehere. Bashki si kjo e jona nuk gjen ne asnje vend eshte e vecante.
Normale qe do te kete protesta per sa kohe qe Bashkia e Tiranes nuk iu pergjigjet nevojave te qytetareve.
Kur ka ndermend Luli te merret me shqetesimet e Bashkise apo i ka lene per fushate.