Komisioni, që ka hartuar draftin për reformimin e arsimit të lartë, ka kërkuar që të monitorojë nga afër implementimin e tij në universitetet shqiptare.
Profesor Arjan Gjonçaj tha se financimi i universiteteve publike do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara mirë nga një bord, i cili përzgjidhet nga Senati dhe miratohet nga Ministria e Arsimit.
“Autonomia financiare do funksionojë që këto institucione të kenë të drejtë ta përdorin si të duan, por në fund të vitit të bëhet matja e përdorimit të këtyre fondeve përmes treguesve të cilësisë së vendosur. Nëse ata janë përmbushur do vijojë financimi, nëse jo penalizimi”, deklaron Gjonçaj.
Ngritja e agjencisë që do t’i japë zhvillim kërkimit shkencor, por edhe agjencia që do të merret me pranimin e studentëve në universitete do t’i japë një tjetër frymëmarrje ciëesisë së universiteteve.
“Dy agjenci janë kryesoret, ajo e kërkimit shkencor, tek e cila duhen shpërndarë para dhe tjetra është ajo e pranimit në universitete, që bën kontrollin e hyrjeve. Standardi i shtetit heq abuzimet”, thekson Gjonçaj.
Profesor Myftar Barbullushi, i cili është pjesë e komisionit të reformës për arsimin e lartë, tha se do t’i jepet fund shumëpunësimit të pedagogëve.
“Ju e dini efektin e shumëpunësimit të pedagogëve, që kishin çuar në një impakt të fortë tek arsimi i lartë. Ne reaguam dhe rievokuam mundësinë e dypunësimit, jo të shumëpunësimit, në marrëveshje me institucionin”, thotë Barbullushi.
Mësimi ‘part time’ nuk do të mbyllet, por do të funksionojë në një formë tërësisht të re.
“21.6 për qind e sistemit të arsimit të lartë ishte part time, shtrirja në kohë të jetë deri në dyfishin e kohës së tashme. Numri i studentëve të jetë i reduktuar, programe të jenë masterat profesionalë dhe ekzekutivë dhe jo bachelor dhe master shkencor”, shton profesori.
Drafti i parë për arsimin e lartë pati kundërshtim nga një pjesë e pedagogëve në disa pika kyçe të tij./TCH
suksese .
sa do te pagoje nje student per nje vit shkollor ne universitetine tiranes?
Nje nga gjerat me te mira qe kemi pasur qe sistemi arsimor, kemi 20 vjet qe me reforma vetem po e prishin, e po behet nga politikan casti dhe amator per interesa casti. Kjo fjala “reforme” qe prish cdo gje keto 20 vjet !?
Drafti i pare dhe i fundit ka
kundershtime. Ky ketu
eshte thjeshte nje manekin,
reforma behet nga Cilat
dhe Civicat. Kredi
studentore ne nje vend me
70% papunesi tek te rinjte,
tarife shkollimi 3000 euro
edhe ne universitete
publike. Universitetet do te
kontrollohen nga ata qe
hedhin me shume leke.
Numri i kuotave ne shtet
do te jete i kufizuar ndersa
privati do te kete dore te
lire ne percaktimin e tyre.
Duket haptaz qe po behet
per te favorizuar privatin.
Pretendimi se edhe
studentet e privatit duhet
te financohen nga buxheti i
shtetit sepse edhe ata
paguajne taksa, eshte i
pabazuar e
mendjeshkurtesi. Arsimi ne
universitetet publike eshte
i bazuar ne sistemin e
meritokracise dhe me te
aftet futen aty. Po te
pranohet logjika juaj,
atehere te gjithe meritojne
te punesohen ne shtet
perderisa paguajne taksa?!!
Pse e mbeshtetni kaq
shume mafian e
universiteteve? Gjithesesi
po mirren te gjitha masat
qe kjo te ju kthehet kokes!
po por ne fund studentet do paguajne me shume, http://bit.do/klikoje-more-legen
Nuk e di kush ka besim te nje qeveri shqiptare qe ka te drejte te financoje Cilrat e kompani. Kjo eshte cmenduri.
Nese keto jane te verteta mjere ne dhe lum cilat.
I bie qe gjithe privatet qe paguajn taksa te kerkojne financime shteterore !? Pra dhe del privat merr riskun dhe kerkon qe shteti te te mbaj me para !? Ne vend te kishim privat te shendetshem qe i rezistonin vet tregut pa qene nevoja e qeverise, ca privat jane keta, keta jane deshtak, futen ti han buken te tjereve.
Allogjike argumenti i Henri Naim Qylit
Taksat jane per sistemin publik, dhe ai eshte ndertuar mbi baze te nevojave te vendit, ne nuk paguajm te mbajne Qoskat e Henri Haim Qylit.
I bie dhe per nje kurs anglishte te te paguaj shteti se paguan taksa prindi!?
piramide edhe ky sektor.
sa ta shkaterrojne edhe sistemin arsimor e pastaj ti bien fyellit.
Kurse Hajri Cili shton miliardat…