Basha: Premtimet e Rilindjes u shfrynë, asnjë vend të ri pune në 300 ditë (VIDEO)

8 Korrik 2014, 19:13Sociale TEMA

Premtimet e Rilindjes janë shpuar si një tufë tullumbacesh dhe sot realiteti tregon një perspektivë të zymtë për çdo shqiptar. Kështu iu drejtua Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha delegatëve të kësaj partie në Malësinë e Madhe gjatë Kuvendit Zgjedhor të degës. Gjatë fjalës së tij Basha u ndal në situatën ekonomike dhe atë të sigurisë në vend, të cilën e cilësoi si të rëndë.

Legalizime falas, e nënshkroi në mes të Kamzës ndërkohë në buxhet ka parashikuar 1.3 miliardë lekë të ardhura nga legalizimet. Shëndetësi falas e dëgjuan shqiptarët. Shëndetësia është në ditën e saj më të zezë. Rend dhe siguri brenda 300 ditëve, a thua se morën të qeverisin Libanin e viteve 80 dhe jo një vend që ishte bërë anëtar i NATO-s dhe kishte hequr vizat. Çfarë u thua kriminelëve kur thua do të rivendos rendin brenda 300 ditëve?! Ti u thua se s’do të ketë rend për 300 ditë dhe nuk ka patur rend për 300 ditë. Çfare ligji kanë sjellë një vit në Parlament që të hapin një vend të ri pune. Asnjë ligj,  por kanë sjellë ligje që mbyllin vendet e punës. Kanë shpresën se me propaganda me boritë e propagandës do ta arrijnë prap t’ia shesin sapunin për djathë shqiptarëve”, tha Basha.

Kryetari i PD-së ka kërkuar nga demokratët ta përdorin me përgjegjësi votën e tyre në procesin e zgjedhjes së drejtuesve të Partisë dhe vlerësimit të karrierës. Ndërsa maxhoranca po promovon çdo ditë në postet më të larta drejtuese në administratë antivlerat, demokratët do t’i japin alternativën që meritojnë shqiptarët.

Realiteti i hidhur me të cilin po përballet një popull i tërë i cili nuk votoi më 23 Qershor të shikonte ngritjen e vesit në piramidën e shtetit, që të shikonte kthimin dhe rikthimin e krimit dhe narkotrafikut në poste drejtuese, por votoi për një shpresë njerëzore, për mirëqënie dhe një të ardhme të sigurt. E pra, këtij projekti ogurzi ne duhet t’i përgjigjemi, po i përgjigjemi duke promovuar vlerat, njerëzit tanë më të përkushtuar, më të zotë, më të vendosur, njerëzit që kanë reputacionin dhe besimin e duhur brenda radhëve të partisë dhe jashtë radhëve të partisë për të rritur mbështetjen popullore ndaj PD-së dhe për ta drejtuar këtë forcë politike drejt fitores”, tha Basha.

13 komente në “Basha: Premtimet e Rilindjes u shfrynë, asnjë vend të ri pune në 300 ditë (VIDEO)”

  1. gjykata kristal says:

    Sapo u hap nje vend i ri pune: pune muti

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Basha pranon papunesine e fshehur ne kohen e qeverise Berisha !

  3. Opinga says:

    Na cave bythen Lulush. A nuk e kupton se Meros i sjell freski ne gazete?

  4. baffo says:

    LULZIMJA per vete i mbajti te gjitha premtimet dhe tani kerkon nga ps qe te mbajne prentimet a e kuptoni se cfar mashtrusi eshte ky felliqesire ky legen hajdut vrases dhe me ne fund pederast

  5. Leo says:

    Ja fut kot po nje vend pune e hapi per ty qe te besh gam gam tere diten dhe te genjesh njelloj si Rama, por kujdes nga plaku Mere aty pas vrimes se celsit e ke

  6. petrit zela says:

    -Megjithate, entusiazmin e shqiptareve,nuk mundet dot ta pershkruaj
    nepotizmi politik….

  7. endri says:

    Hej Lulo! Rama nuk ka per te mbajtur asnje premtim por kur te behen zgjedhjet do fitoje edhe me shume… nga 85 ne 90 ka per te vajte kjo mazhorance! Po vazhdove kete lloj opozite mos edhe me shume. Shkurt ju si parti vazhdoni te lini nam!

  8. Ladi says:

    Ky Lul Basha eshte me sharlatan se sa profesori i tij Sali. Ky sharlatan eshte me dinak se idhulli i tij, ky maskara eshte me i poshter se benijamini i tij Sali. Ptu fare e keqe qe po e shkaterron perfundimisht te djathten ne ket vend te mjeranesh.

  9. Popullesha e Beratit says:

    Nuk duam as buke,as uje,as drita e as pune.Vetem PS(PPSH)(PKSH) te jete ne qeverisje.

  10. Agimi-NY says:

    This news paper is a shame to read,why they did not name this paper EDI TEMA>>>>

  11. enea says:

    Kush flet, po ti ku i ke premtimet e tua, per karten e studentit, per pensionistet qe do te udhetonin falas etj, etj, etj, mbylle gojen,nga qeverisja juaj do te duhen dhe shume vjet qe te duket nje cike drite, jeni te ndergjegjshem po nuk e pranoni se ne cfare hendeku e cuat kete vend, rrini urte e mos flisni. tung pra.

  12. VETERANI says:

    TE GENJESH DITEN PER DIELL. o LULUSH, PO VETEM KETU NE COROVODE U HAPEN 300 VENDE PUNE,TI PSE THUA ASNJE! PO ata servilet tuaj ku po punojne,apo i paguan saliu? Me politike injorante ,sigurisht nga nje injorant ne politike ,vetem TI PO BEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje