Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti priti në zyrën e tij liderët e bllokut që janë dakortësuar për krijimin e qeverisë së re të Kosovës Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.
4 kryetarët e partive, Vetëvendosje, LDK, AAK dhe Nisma thanë se ranë dakord që të kenë edhe më shumë takime në ditët në vijim.
Kjo pasi ata synojnë të arrijnë një marrëveshje para 17 korrikut, si data të cilën Presidentja Jahjaga e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit.
“Po vazhdojmë me përafrimin e qëndrimeve tona dhe u dakorduam që takimet të jenë edhe më të shumta, edhe më të shpeshta, duke përfshirë ekspertë e profesonistë nga subjektet tona, drejt marrëveshjeve të ardhshme që duhet të ndodhin para se të fillojë mandati i ri i Kuvendit me 17 korrik”, tha kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti.
Ndërsa gjatë ditës kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka patur një takim me Kryesinë e kësaj partie si dhe me kryetarët e degëve.
Nga këto takime kreu i LDK-së njohtohet se Isa Musatafa ka marrë përkrahje për koalicionin me AAK-në dhe NISMA-n.
Këtë nuk e kam pshurrë,
edhe këtë nuk e kam pshurrë,
kjo është lag veç pak,
ndërsa këtë këtu e ka lagur shiu,
këtë e kam pshurrë krejt pak …
Hajt se po i ha të gjitha se nuk bëhet nami.
Tani VV është tek rreshti i pestë, pra: „ këtë e kam pshurrë krejt pak“.
Kur tu prijë vetë A.K. bisedimeve me Serbi dhe te vulosi ato që ka firmosur Thaçi, do të kemi edhe aktin final të kësaj maskarade, pra: „hajt se po i ha të gjitha se nuk bëhet nami“.
Me shëndet shqiptarëve edhe për nja 30 apo 40 vjet të tjera. Kaq na duhet ne për të dalë një PRIJËS.
Deri atëherë sigurisht që nuk do të kemi të bëjmë veç me kosovarë, pasi shqiptarët në Kosovë do të dalin fare.