Një një dalje për mediat, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë deklaroi rritjen e pensioneve në masën 2 % për 606 mijë qytetarë shqiptarë. ai tha se do të rritet numri i personave që do tësigurohen. Veliaj tha se nga kjo rritje parashikon jo vetëm pensionet e plota, por dhe ato të pjesshme, të reduktuara, pensionet e parakohshme të pleqërisë, ato të invaliditetit, por gjithashtu edhe kategori të tjera si, policia e shtetit, punonjësit e gardës, pilotët, policia e burgjeve, minatorët dhe të tjerë.
“Sapo kaluam vendimin e këshillit të ministrave për rritjen e pensioneve. Ndonëse rritja e indeksit të konsumit siç është deklaruar këto ditë nga INSTAT ka qenë në masën 1.6 %, qeveria vendosi që të pranojë miratimin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë që pensinet të rriten në masën 2%, pra më shumë se inflacioni. Në këtë mënyrë nuk do të kemi vetëm indeksim, pra rritje nominale të pensioneve por dhe një rritje reale të pensioneve që në vitin tonë të parë. Ky vendim parashikon që të rriten në 2 % pensionet e plota, të pjesshme, të reduktuara, pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet i invaliditetit dhe familjare, pensionet për vjetërsi shërbimi si në qytet dhe në fshat. Ne vendosëm që të rriten në të njejtën masë edhe pensionet sublementare për ushtarakët, policinë e shtetit, punonjësit e gardës, të shërbimit informativ të shtetit, policisë së burgjeve, zjarrëfikseve dhe shërbimit të kontrollit të brendshëm, të punonjësve me tituj shkencor si dhe trajtimet e veçanta financiare të pilotëve, të ish detarëve, të ish punonjësve të industrisë ushtarake, t ëish minatorëve. Nga rritja e pensioneve dhe përfitime të tjera përfitojnë rreth 606 mijë qytetarë shqiptarë, nga të cilët 427 mijë janë pensionistë të qytetit , 150 mijë janë pensionistë të fshatit dhe 29 mijë janë përfitime të tjera për kategoritë që përmenda më sipër. Ne jemi gati të kalojmë reformën e re të pensioneve dhe kjo rritje e pensioneve është në kohezion me këtë reform dhe do të ketë vazhdimisht indeksim dhe rritje të pensioneve ekzistuese ashtu siç po bëjmë sot”, tha ai.
ajo cfare ndodh eshte qe do hiqet dore nga skema e gropes qe ishte futur ky vend por do te ndermerret nje reforme serioze.
Ministri me njish dhe me i zoti qe ka qeveria Rama.
Ministri me i zoti qe ka qeveria Rama.
Te pakten tani pensionistet jane ne vemendjen e qeverise. Bravo Veliajt per vendim ne fjale.
Bravo keshtu duhet se e meritojne.
RRITJE GALOPANTE.
Kushedi sa here do ja permendin pensionisteve te shkrete kete rritje.
Boll mire qe i bie ndermend per invalidet.
Ne vitin e pare qeverises rritje 2%,ne vitin e dyte 4%, ne vitin e trete 6% ne fund te mandatit pare 8%.Ka lezet.!
Ky Veliaj eshte i tmerrshem per show mediatik. Nuk di mo cfare te shpike vetem e vetem per te dale ne media…Nuk po e duroj me…dhe kur mendoj qe do jete aty edhe 3 vjet te tjera…heeeeeeeeeeeeeeeeeeeeelp
Ata meritojne me shume 2%?, kerko akoma Erion, je ne rruge te nbare,Respekt.
Nje nisme e mbare sadoqe eshte nje rritje jashtezakonisht simbolike. Mendoj se ne vitet ne vazhdim kjo rritje te jete progresivisht me e madhe, atehere do ndihet deri diku rritja. Ju pergezoj per qeverisjen dinjitoze, qe eshte katerciperisht shume me e mire se ajo e PD!
Ti helion me siguri je nje punonjes ne ministrin e G99 ose ke mamin ose babin ne pune aty qe i thur ditirambe Ronit,e di ti sa i bie rritja nenes sime me 2%e Erionit? 200 leke ose me shqipe dy buke ne muaj,mbathja tani dhe futi ndonje servilizem tjeter shefit,pizeveng!
bravo Erion,200 leke s’jan pake,tashti pensionistinje here ne jave do kete mundesi ta pi nje kafe dhe ne pasdreke…
Nje nga shkaqet e renies se konsumit eshte inflacioni ,pensionet e ulta dhe te tjera.kjo rritje a eshte e sakte???