Kuvendi diskutoi projektligjin “Për Shërbimin për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, ndërsa kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho e cilësoi funksionimin e SHKB si jo efiçent. Në këtë kuadër Braho tha se Ministria e Brendshme paraqiti paketën e re ligjore. Braho tha se SHKB ka funksionuar në bazë të ligjit të 2008-ës, por në 4 vjet, me gjithë investimet e bëra në këtë Shërbim, SHKB nuk ka qenë eficent në zbatimin praktik.
“Janë vërejtur mungesa të caktuara në parandalimin e luftës kundër korrupsionit. Në disa raste keqpërdorimi i ligjit është përdorur për t’i shërbyer interesave të caktuara politike”, tha Braho.
Ai sqaroi nga foltorja e Kuvendit shtyllat ku mbështetet veprimtaria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm me ligjin e ri, duke renditur këtu parandalimin, zbulimin paraprak të veprave penale të kryera nga punonjës të policisë së shtetit apo verifikimin e punës të të gjithë strukturave të policisë së shtetit”
Duke folur në emër të Grupit Parlamentar të LSI-së, deputeti Luan Rama shprehu rezerva në lidhje me atë çka parashikohet në draftin ligjor për lënien vullnetarisht të gradës. Rama tha se kjo çështje kërkon diskutime, ndërsa shtoi se parimi i lënies vullentare të gradës nga punonjës të kësaj strukture, nuk ekziston në asnjë ligj tjetër të strukturave të ngjashme, të NATO-s apo vendeve të Bashkimit Europian. Mbi këto arguemente, në emër të grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama propozoi që edhe në stukturën e Policisë së Shtetit të respektohet i njëjti standard si në Forcat e Armatosura.
“Ligji në përgjithësi ka përmirësime të ndjeshme nga ligji i mëparshëm pasi jep një dimension tjetër dhe aktualizon më mirë duke detajuar në mënyrë të qartë të gjithë autoritetin e institucionit. Me këtë ligj Shërbimit i jepet një fuqi më e madhe nga sa ka pasur SHKB-ja e dikurshme. Ne shprehemi dakord, vetëm dua të ndalem në një cështje që krijoi diskutim edhe në Komisionin e Sigurisë. Neni 73, ku parashikohet e drejta e çdo punonjësi të kësaj strukture për të lënë vullnetarisht gradën në funksion të gjetjes së një hapësire për një vend pune tjetër. Parimi i lënies vullentare të gradës nuk ekziston në asnjë ligj tjetër të strukturave të ngjashme, të NATO-s apo BE. Grada është atribut personal i fituar në sajë të karrirës së cdo individi. Ne propozojmë që edhe në strukturën e Policisë së Shtetit, të respektohet i njëjti standard që respektohet në Forcat eAarmatosura. Është një shpikje shqiptare në rrethana spcifike dhe aplikimi demotivon karrierën, deformon stukturën”, tha Luan Rama.
Por për deputetin socialist Pjerin Ndreu në lidhje me këtë p/ligj nuk ka më vend për diskutime.
“Qeveria shqiptare po tregon vendosmëri në luftën kundër krimit, por dhe për reformën në Ministrinë e Brendshme. Paketa ligjore tregon qartë seriozitetin për të përmirësuar një sërë aspektesh. Në relacionin e këtij projektligji përmirësohet akoma dhe më shumë cilësia e SHKB-së. Me këtë projektligj SHKB do vihet në shinat e trenit. Është e rëndë të thuhet por kjo strukturë është konsideruar si një kobure e ministrit të Brendshëm për të goditur apo plagosur policë të caktuar, duke bërë presion mbi policinë. SHKB është përdorur edhe për të vëzhguar edhe deputetë gjatë kohës së fushatës. Ajo ditë ishte dita kur përdorimi i turpshëm i këtij Shëbrimi nxiu faqen e vendit tonë. “Thika me helm e çadra me pistoletë, apo stilolapës pistoletë dhe turpi më i madh ishte kur këta persona që punonin tek SHKB shkuan të shihni çadrat e shiut se ku i kishin plumbat, duke e kthyer SHKB-në në një zyrë që hidhte në atë kohë vallen e lajthitjes së lidedrëve të tyre, ministrit dhe kryeministrit në fjalë. Ky është rasti tipik i keqpërdorimit të saj dhe me këto ndryshime që paraqesim sot kwto mwnjanohen. Përzgjedhja bëhëj me arsye politike, por dhe njerëz të paaftë, të korruptuar e pijanec. Historia kur arrestohej një polic dhe lejoheshin disa të pasuroheshin me drogën e Lazaratit duhet të marrë fund. Projektligji i sotëm është me një statndart të ri që do japë garanci dhe gjykime të drejta”, tha Ndreu.
Ky Pjerini ne fakt e di me mire nga te gjithe se kush pasurohej e kush arrestohej nga policet e Lazaratit.
Shume po e zgjasin me Presidentin keta.
Nishani ne kete moment eshte e keqja me e madhe se Berisha.
Venja ne dijeni e rendit te dites do bej qe çdo deputet te informoj banoret e zones me rrugen qe ndiqet