Kuvendi debatoi gjatë seancës parlamentare mbi p/ligjin “Për përdorimin e armëve”, ndërsa opozita akuzoi ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri se po liberalizon pajisjen me armë të qytetarëve duke rritur në këtë mënyrë pasigurinë në vend. Por ministri i Brendshëm ka sqaruar se ky ligj jo vetëm nuk liberalizon të drejtën për të mbajtur armë, por kufizon në mënyrë radikale të drejtën për të mbajtur armën e zjarrit, duke iu përgjigjur kështu akuzave të deputetëve të Partisë Demokratike, se ligji liberalizon të drejtën e mbajtjes së armëve.
Tahiri
Ministri i Brendshëm SajmirTahiri ka hedhur poshtë pretendimet e deputetëve së Partisë Demokratikese projektligji legalizon mbajtjen e armëve. Sipas tij ligji e ri e kufizon në mënyrë radikale mbajtjen e armëve. Tahiri sqaroi se ligji i ri parashikon edhe kontroll të armëve që hyjnë në Shqipëri, ndërsa theksoi se drafti është konsultuar edhe me eskpertë të Bashkimit Europian.
“Edhe ligji për armët dhe ligji për përdorimin e armëve nuk liberalizon, por kufizon në mënyrë radikale mbajtjen e armës. Dje deputeti, gjykatësi mbante armë, sot kjo nuk do ndodh më. Nuk ka nevojë deputeti e gjyqtari apo komunari për armë, është shteti që ia garanton jetën atij. Ne besojmë se jeta e qytetarëve është e shtrenjtë”, tha Tahiri.
Ne, shtoi ai, nuk e hartuam vetë këtë p/ligj, por e shkruajtëm së bashku me ekspertë të BE-së dhe PAMECA-s, të cilët janë bashkëautorë të këtij ligji.
“Ne liberalizojmë të drejtën e pronësisë, që do të thotë që nuk është shteti që kërkon të ketë pronësinë e të gjitha armëve, por këtë ja shpërndan të gjithë atyre personave që e blejnë armën. Jo nuk liberalizojmë, ne kemi sanksionuar vetëm një gjë, që gjithëkush ka të drejtë të mbajë armë duhet të plotësojë kushte dhe kritere shumë herë më të forta se çfarë kërkonit ju. Ne kërkojmë analiza të hollësishme të gjendjes mendore të personave që duan të mbajnë armë dhe jo si ju që ja dhatë kujtdo, edhe personave me probleme mendore, nga të cilët vetëm zoti na ruajti nga një tragjedi”, theksoi Tahiri.
“Ne, duam të kontrollojmë tregun e armëve, të kontrollojmë nga vijnë, të kujt janë dhe pse vijnë. Armët do të kenë vulën e shtetit shqiptar të vendosur nga policia shqiptare dhe personi që do të bëhet pronar do të ketë të gjitha shenjat e tij unike, provën balistike, të gëzhojës si dhe do monitorohet për aftësinë e tij mendore dhe të përdorimit të armës duke ofruar kështu siguri maksimale për qytetarin”, tha ministri i Brendshëm.
Ai gjithashtu akuzoi edhe opozitën si shpërndarëse kryesore të armëve në vend.
“Kryeministri juaj shpërndau armët në të gjithë vendin në 1997. Kryeministri juaj vrau 4 shtetas të pafajshëm në 21 Janar të 2011. Ishit ju që i vendosët qytetarët përball njëri tjetrit për të bërë drejtësi vetë, pasi gjyqtarët me revole në xhep nuk zgjidhnin asnjë gjë, përkundrazi e çuat drejtësinë në atë derexhe që askush më nuk ka shpresë të zgjidhi gjë nga ajo dhe KLD është bërë qesharake”, tha Tahiri.
Referuar deklarimeve të deputetëve të opozitës, Tahiri theksoi se “më vjen mirë që ka nga ju që vijnë këtu dhe përmendin ngjarjet kriminale por do më vinte mirë nëse këtë nuk do e bënit për politikë”.
“Mos e bëni për konsum politik por për sensibilitet shoqëror. Mos e bëni me fodullëk por me përulje sepse nuk është mbushur viti nga koha që ishit në pushtet. Nuk zgjidhni gjë nëse drejtoni gishtin ndaj Policisë së Shtetit nëse ju realisht donit rezultate konkrete hajde merremi e gjithçka kemi dyshuar në këto 23 vjet. Duke filluar me armët që janë në duart e popullsisë dhe janë arsyeja numër një pse zgjidhja më e shpejtë është të shkojnë të marrin armët në shtëpi. Armët nuk mund të përdoren për të parandaluar apo shpërndarë protestuesit. Vratë katër njerëz në bulevard të pa armatosur ndërkohë ne me këtë ligj përcaktojmë që asnjë protestues nuk mund të vritet dhe armët e institucioneve nuk mund të përdoren për të shpërndarë apo paralajmëruar protestuesit. Ju mendonit që jeta nuk vlen aq sa vlen të ruash kryeministrin brenda kryeministrisë. Armët nuk mund të përdoren as ndaj kafshëve nuk mund të jenë qytetet tona batërdi luftrash që vrasin kafshë në rrugë. Është paketa më e plotë e reformës ligjore në këto 23 vjet”, theksoi Tahiri.
Referuar sërisht deklarimeve të deputetëve të PD-së për vrasjen e 13 biznesmenëve, Tahiri u shpreh se jo çdo person i vrarë që ka një biznes mund të quhet biznesmen. Sipas tij personat që kanë vrarë dhe janë marrë me veprimtari kriminale nuk mund ta mbajnë një emër të tillë.
“Nuk janë 13 biznesmen të vrarë. Përcaktoni mirë çfarë është biznesmen. Një kriminel që ka vrarë dhe ka dalë nga burgu dhe vinte vidhte krom ju e quani biznesmen. Biznesmenët në këtë vend janë njerëzit e ndershëm që respektojnë ligjet që respektojnë shtetin dhe mundohen të krijojnë më shumë siguri. Kriminelët që me aktivitet kriminal kanë krijuar ndonjë biznes për të pastruar paratë nuk janë biznesmen. Çdo vrasje është e rëndë për të gjithë për më tepër vrasja e të ndjerit Santo që e kam dëgjuar ta përdorni shumë. Do doja në të tillë mënyrë të përmendnit të gjithë ata që humbin jetën për të na nxitur edhe ne për standarde më të larta për rendin. Nuk ka më ministër në Ministrinë e Brendshme që gajaset dreka- darkave. Nuk ka drejtues të policisë së shtetit që rrinin dreka darkave me persona të inkriminuar dhe të kallezojnë vartësit. Mos u sensibilizoni me krimin vetëm kur krimi u kërcet këmbëve në mes të bllokut. Është shumë e rëndësishme të kuptoni që qytetarët nga ky parlament duhet të marrin një mesazh, që edhe opozita do e luftojë krimin dhe e mbështet Policinë e Shtetit për të luftuar krimin. Krimi mos fshihet pas ndonjë deklarate medemek tërthorazi”, u shpreh Tahiri.
Sipas tij, të gjithë në sallën e parlamentit duhet të bëhen bashkë të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin sepse nëse veprohet e kundrëta, historia do i gjykojë.
“Të luftojmë bashkë krimin e organizuar dhe korrupsionin ndaj është në nderin tuaj historik të luftojmë krimin të gjithë bashkë, përndryshe të jeni të vetëdishëm se historia do ju gjykojë dhe më shpejt akoma brezat e rinj që po vijnë”.
Halimi
Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi duke kontestuar draftin e paraqitur në Kuvend u shpreh se vrasjet me armë zjarri janë dyfishuar kurse qeveria nuk mban asnjë përgjegjësi, por akuzon viktimat për kapje nga krimi.
“Në 300 ditë, 96 vrasje me armë zjarri. Më dhimbset dhe Artan Santo, nuk e njoh se nuk jam as tiranas, po e takoja cdo mëngjes në atë cep ku u vra, kur unë shkoja në Kuvend ai në punën e tij. Më dhimbsen fëmijët e tij që u vra babai në atë mënyrë. Kjo sepse kemi në krye një kryeministër të paaftë që është rrezik për vendin e demokracinë. Cdokush në këtë sallë e kupton se nuk është privilegj të jesh në qeveri, por është detyrë, është shërbim ndaj qytetarëve, kur nisin fëmijët në shkolla të jenë të sigurt, të sigurt kur flenë natën dhe nuk tronditen nga vrasjet e grabitjet. Unë marr përgjegjësi duhet të thotë kryeministri. Të merrte këtë detyre të vështirë dhe mos tu thoshte 13 familjarëve të atyre biznesmenëve të vrarë që janë vrarë se janë kapur nga krimi”, tha Halimi.
Pas fjalës së deputetit Halimi, ka reaguar ligjvënësja socialiste Ermonela Felaj, një nga relatoret e pr/ligjit për armët.
“ Të krahasosh shifrat në kohën tonë dhe në kohën tuaj ju e keni dyfishuar kooeficinetin e krimit, këtë dhuratë na e latë ju dhe fillimi i viti. Ne e kemi ulur kriminalitetin në cdo vend”, theksoi Felaj.
Debati Doda-Tahiri
Doda: Deputetja e PD-Mesila Doda u shpreh se projektligji i ri po ua shpërndan armët qytetarëve të thjeshtë. Duke folur në foltoren e Kuvendit ajo theksoi se qeveria po pranon falimentimin e shtetit. “Askush prej jush nuk i zë në gojë ndryshimet që kemi bërë së bashku në Kodin Penal. Sot vrasjet do ndodhin duke mbajtur armë me leje dhe do justifikohen se ishin momente rreziku. Keni liberalizuar tregun e atyre që shesin armë, dhe atyre që përdorin armë. Aksidentet brenda familjes mund të rriten në mënyrë të jashtëzakonshme. Ju duhet ta dini që në këto raste fajtor do jeni ju që keni sjellë një projektligj të tillë. Ju keni pranuar falimentimin e shtetit dhe qytetarët të mbajnë armë për vetëmbrojtje. Ju ja hiqni deputetëve dhe gjyqtarëve dhe ja jepni pjesës tjetër të popullsisë. Unë jam vetë deputete nuk kam prekur asnjëherë armë me bindjen që arma nuk të mbron. Në grindje e sipër ata që janë në 18 vjeç për një gërvishtje makine do përdorin armët. Po legjitimoni kasaphanën dhe po e jepni këtë me ligj”, u shpreh Doda.
Tahiri: Zonja merr guximin për një gjë që nuk është ligj. Duhet kurajo e madhe të thuash të kundërtën e asaj që bëhet me ligj. Do ishte e shëndoshë nëse do kishte një projektligj për legalizimin e armëve. Ne kemi sjellë një paketë ligjore të re për ti siguruar qytetarëve siguri. Ligji nuk liberalizon të drejtën për të mbajtur armë por kufizon në mënyrë radikale të drejtën për të mbajtur armë. Ligji është hartuar bashkë me ekspertin e BE-së për të liberalizuar të drejtën e pronësisë jo të drejtën për të marrë një armë. E drejta e pronësisë dot të thotë që nuk është shteti që kishte pronësinë e të gjitha armëve dhe ja shpërndante të gjithëve për shkak të funksionit. Ai që ka të drejtën të kërkojë të mbajë armë atë armë do e ketë në pronësinë e vet por me kushte të forta që as mos afrohesh dot të kërkosh armë po nuk përmbushe kushtet mendore, shëndetësore për të marrë një armë. E kishit lënë shtegun që çdo lloj i sëmurë mendor të merrte një armë dhe të bënte hatanë”.
Mesila Doda replikon: Si nuk të vjen zor të gjykosh ata që kanë vdekur se kanë qenë të përfshirë në krime. Ku e gjen guximin, si nuk të vjen zor që je gënjeshtar. Le armët në duar me këtë igj që ke bërë. Mos qesh kur flas unë, se është mungëesë respekti mbi të gjitha
Ç’farë sjellë pr/ligji për armët
Pr/Ligji rregullon pronësinë e armëve, pasi deri sot ato ishin ekskluzivisht shtetërore, ndërsa me miratimin e nismës së re, pronar të jetë subjekti që e blen armën. Hartuesit e draftit, thonë se kjo gjithësesi nuk do të thotë liberalizim i së drejtës për të mbajtur armë, por liberalizim i së drejtës së pronësisë mbi armën.
Kështu nuk do të mund të kenë të drejta të veçanta për t’u pajisur me armë deputetët, gjyqtarët, kryetarët e Komunave apo Bashkive. Nëse ata duan të kenë një armë, duhet të plotësojnë kriteret njëlloj si të gjithë qytetarët e tjerë.
Nga ana tjetër, në projektligj janë saktësuar kriteret e pajisjes me armë që janë:
• mosha 22 vjeç
• çertifikimi mjeksor gjëndjes fizike dhe mendore
• test i përdorimit të lëndëve narkotike
• të mos ketë qënë i dënuar me vendim penal të formës së prerë
• të mos ketë qënë i evidentuar si person që ka ushtruar rezistencë të dhunshme
• të mos ketë qënë i evidentuar si person me gjakmarrje, hasmëri
• të mos jetë debitor ndaj shtetit
• të ketë dëshminë e aftësisë teorike dhe praktik për njohjen dhe përdorimin e armës (aktualisht nuk ka asnjë kriter të aftësisë, por gjithkush mund të merrte armë)
Për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjeve kriminale, armët që do të blihen nga qytetarët, do të kryejnë një qitje paraprake dhe gëzhojat do të ruhen për krahasim në një databazë të Policisë.
Në ligjin e ri është parashikuar prevalenca e fuqisë së armëve të Policisë së shtetit. Asnjë subjekt nuk mund të ketë armë me forcë të njëjtë ose më të mëdhe se Policia e Shtetit.
Për herë të parë, është futur në ligj koncepti i autorizimit të armës së ftohtë duke i dhënë fund shitjes në treg të armëve të ftohta si thika, doreza, bajoneta.
Armet te groposen e jo me te liberalirohen. Shqipetaret jane “gjakenxehte” dhe arma u duhet.
Nje pike e ligjit thote se polici mund ta perdore armen edhe ndaj femijeve e femrave ne se konstaton se keta i rrezikojne jeten.
A nuk meshte nje pike shume diskutuese dhe ja se pse.Kush do e vleresoj qe konsatatimi ishte ne shkallen me profesionale,do e konsatoj i pari polici qe gjithmone do thote se mu rrezikua jeta.
Nje piuke tjeter thote se policia do i perdore armet ne se sulmohet nje institucion publik,atehere lind pyetja ne se neser une me protestuesit do imitojme kokpalaret e 21 janarit a do jete godina e Kryeministrise nje objekt publik?
Bravo Saimir.. Iku koha vrasese e saliut
Vrasesit e popullit duhet te denohen pas asaj qe ka bere saliu&co
vetem huj e molotove ndaj policeve lejohet sipas tahirit.qelbesire dhe vrases fare ky.250 Kilo Kokain qe ishin per ramen e tahirin i mohoi.enveri pak ju ka bere qfare do u bejne qelbesirat e ps.
o Mushkonje o pjelle e Sali Kriminelit………….tani ju kemi lene vetm te lehni si qen te zgjebosur…………se vetem ate dini te beni ju . Pse pra nuk i beri ai dobici Sali por i dha arme te gjithe krimineleve.
Ju te Saliut e Gjyzepines qe eshte bere si vampire asgje nuk ju ka mbatur. Germoni germoni , llapnio llapni se saliun e ngordhur do te gjeni . U shofte fara juaj kriminele. Populli i mencur ju a dhe GRUSHTIN TANI HANI MU………………………………………..T
O Mushkonja si thua ti ne qofte se demostruesit gjuajne me hunj kunder policeve duhen vrare? Ku ne cvend demokratik e ke pare kete.Me gjith se demostruesit nuk kishin hunj apo cadra pistolet thika me helm por u vrane duke qene me duar ne xhepa, sepse ashtu donte Saliu per te akuzuar opoziten e atehereshme se i vrau nga afer dhe keto nuk jane shpifje sic beni ju ushtaret e Saliut por jane fakte qe kane ndodhur dhe qe i ka pare e i di i madh e i vogel.Sa per Ramen nuk mund ta krahasosh me krye kriminelin Sali Berisha qe lista e krimeve dhe vjedhjeve te tij eshte shume e gjate dhe keto jane fakte qe dihen nga te gjith se nuk numurohen nenat e veshura me te zeza dhe pasurit e Saliut dhe familjes se tij por dhe te bashkpuntoreve te tij qe nje nga ata mund te jesh dhe ti.Per Z Edi Rama Ka vetem shpifje pa asnje fakt konkret dhe ato qe jane fakte jane perpjekjet e tij me te gjitha mundesit e tij per ta nxjer kete vend nga bataku ku e kishte zhytur krye krimineli Sali me perkrahjen e injoranteve qe i shkojne nga pas si puna jote Nje gabim ka Edi Rama qe nuk ka mundur ti coj keta kriminel aty ku e kane vendin, por le te shpresojme se do ta beje se shpejti.
Arma perdoret vetem ateher kur rrezikon jeten.