Presidenti francez ka rënë në hall me syzet e reja

10 Korrik 2014, 21:46Lifestyle TEMA

Nuk është axhenda e tij politike që ka ndezur një debat në vendin e tij, por syzet e reja.

Presidenti francez, François Hollande ka blerë syze me skelet të zi.

Revista Closer thotë se ai kërkon që të duket më i ri.

Një gazetë shkruan se ai ngjan me serialin e famshëm amerikan “Mad Men”.

Kurse një portal thotë se me këto syze ai kërkon të duket si reformator.

Por nuk është ky thelbi i debatit.

Problemi është se Hollande ka blerë syze daneze.

Kjo ka tërbuar prodhuesit francezë të syzeve.

Sipërmarrësit francezë ankohen pse ai ka zgjedhur një model të huaj, kur duke mbajtur syze franceze, do i bënte shumë reklamë markës “Made in France”.

Madje disa prodhues i kanë dërguar atij koleksione falas, për të zgjedhur nga syzet e tyre.

3 komente në “Presidenti francez ka rënë në hall me syzet e reja”

  1. Xha Temja says:

    Lufta ndaj korrupsionit nuk e lejon presidentin te marri syze falas.

    Me mire i blen ne Danimarke(vend qe dihet se korrupsioni eshte pothuaj 0)sesa ti hapi telashe bythes.

  2. vidanja says:

    shume trendy ke dale mos e vrit menjen ? http://bit.do/presidenti-francez-trendy

  3. er veliaj says:

    Eri: ‘Ky miku im Franci me ka kopjuar
    poor 99ç si une nuk behet dot,
    Ç’u pa puna qe jam stafi Soros?

    Sa per PSE keto syze, s’e gjeni dot kete sekret….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje