VIDEO/ “Mos qaj vogëlush, një ditë do qeshësh për këtë”

10 Korrik 2014, 20:48Sport TEMA

Pamjet e vogëlushit brazilian, duke u mbytur në lotë ditën e ndeshjes mes Brazilit dhe Gjermanisë, kur këta të fundit shënuan golin e katërt, u kthyen shumë shpejt në hit në internet.

Miliona njerëz në mbarë botën ndjenë keqardhje për vogëlushin e fiksuar nga kamera në atë moment të zymtë për Brazilin.

I habitur nga reagimi në mbarë botën, babai i djalit ka postuar një foto të Tomaz Sardinha duke buzëqeshur, përpara ndeshjes.

“Po e përsëris atë që i thashë Tomaz, pasi ai po qante: është thjesht një lojë. Po na shkatërron, por është thjesht një lojë”.

Sipas tij, djali ka aftësi të mira si futbollist dhe një ditë mund të bëhet lojtar dhe të shënojë shtatë gola kundër Gjermanisë.

Raphael Sardinha thotë se edhe media e teproi me mbulimin që i rezervoi të birit.

Sipas tij, ajo e qarë i përket vetëm të birit.

Por ky i fundit, pavarësisht shqetësimeve të babait, ka dalë në disa intervista televizive.

“Kur shkova në stadium, isha i bindur se Brazili do fitonte 1 me 0. M’u desh pak që ta besoja se Brazili po humbiste 4 me 0. Mendoja se ishte një makth,” tha ai.

6 komente në “VIDEO/ “Mos qaj vogëlush, një ditë do qeshësh për këtë””

  1. Sokrati says:

    Mbaje premtimin e do vi ne ate ndeshje

  2. vidanja says:

    eh mor trim mos qaj se te gjithe u merzitem per Brazilin ju paste lene jete tjereve… http://bit.do/trishtimi-i-brazilineve

  3. alby says:

    humbja qe e tmerrshme, nuk kam fjale por jam i sigurt qe Brazilin kjo gje do ta ndihmohe te kthehet ne identitetin e vete dhe me siguri pas 4 vjetesh do marshojme ne Sheshin e Kuq ne Moske si Caret e Nene Rusise !!! ?

  4. Kasemi says:

    Himni Kombetar Gjerman thote : D.land uber alles ! (Gjermania mbi te gjitha !!!!!) Brazilianet I ka bere zoti per te tundur b… per karnavale, por deri aty, jo me shume. Te tjerat jane pune per burra

    1. mono says:

      …po mo po, prandaj kane 5 kupa bote si asnje vend tjeter.

  5. mos qaj says:

    Beri gol me Gjermanin sekonden e fundit.(per tu habitur)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje