Ky është bastexhi! Kishte gjetur rezultatin e saktë të Brazil-Gjermani dhe që shënonte Khedira

9 Korrik 2014, 15:17Sport TEMA

Që Gjermania mund të fitonte kundër Brazilit, kjo është diçka që mund të parashikohej pa shumë guxim, por që të gjesh rezultatin e saktë dhe për më tepër fitoren 7-1 të pancerave, për këtë duhet të jesh magjistar.

Disfata e djemve të Skolarit, më e rënda për brazilianët në një Kupë Bote, u shndërrua në triumf për njeriun ndoshta më me fat në planet, të paktën për datën 8 korrik. Një bastevënës kurajoz arriti bingon e madhe të jetës duke vendosur 20 dollarë për suksesin 7-1 të Gjermanisë, plus gol të Sami Khediras, raporton sport News.

Me koefiçentin 2319, shuma totale e parave që futi në xhep në fund të takimit ky tifoz me fat është vërtet e konsiderueshme, diçka më tepër se 46 mijë dollarë. Që të vendosësh një bast është çështje llogarie, guximi, por fati mbi të gjitha. Nëse ky tifoz bastin e tij e vendosi me mendjen e kthjellët dhe me sytë hapur, nga Brazili vjen një tjetër çudi e madhe.

Pak ditë më parë, Ana Guerra, një artiste pyeti bashkëshortin teksa flinte se cila skuadër do të fitonte dhe përgjigja e tij me sytë mbyllur ishte Gjermania. 44-vjeçarja vazhdoi lojën me shaka dhe e pyeti sërish për rezultatin. 7-1 i tha burri ndërkohë që vazhdonte gjumin dhe si tifoze e Brazilit, gruaja vendosi bastin, por jo ndonjë shumë të madhe, sepse as që mund ta perceptonte një rezultat të tillë. Si përfundim, e paimagjinueshmja ndodhi dhe falë parashikimit nga bashkëshorti i përgjumur, Ana Guerra fitoi shumën simbolike, gati 100 dollarë.

Edhe në Angli janë regjistruar raste tifozësh që nga të çmendur, janë parë më pas si gjeni me bastet e tyre të guximshme. Të paktën 4 persona kanë gjetur rezultatin e saktë dhe njëri prej tyre nga 5 paund për 7-1 e gjermanëve, sot është 2500 paund më i pasur.

6 komente në “Ky është bastexhi! Kishte gjetur rezultatin e saktë të Brazil-Gjermani dhe që shënonte Khedira”

  1. rezart says:

    Per njeriun e pare,qe paska vene bast me 20 dollare,duket qe eshte mashtrim,se nuk eshte dhene as vendi e as emri i tij,kur per te tjeret eshte dhene!!!

    1. laburatori says:

      ka ndodhur ne new zeland

  2. rreze art says:

    Po fotografine ne artikull a e pe? Se aty tregohet data/orari dhe koeficenti qe ishte luajtur per 20 dollare. Ndaj uli pak pikecuditeset se na cudite ?

    1. mynyr says:

      Ore rreze art,në kohën e dixhitalizimit siç jemi sot nuk është e vështirë të fallsifikosh ose modifikosh një mail.
      photoshopi bën mrekullira!

  3. mynyr says:

    O tema,po ça janë këto gënjeshtra…? Pjerdh njëri nga goja dhe të tjerët i marrin erë!!!
    Boll me këto pallavra!
    Tani do dali ndonjë që ka parashikuar dhe pjesën e parë 5-0.
    !?!

  4. hashimi says:

    Po edhe mundet te dal ndonjeri qe te tho se kam parashkuar pjesen e par 5-0 se dhe mund te ndodh po qe te thuash se ndeshja del 7-1 kejo te duket e pa besushme po kur e beri vetev Brazili qe te tallen te tjeret nuk ke ça thua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje