Është e vështirë që të imagjinosh një vend tjetër që e kombinon sportin dhe spiritualitetin si Brazili.
Neymar mund të ketë mbyllur Kupën e Botës, por Brazili e ruan ende besimin.
Ndërkohë që trajneri Luiz Felipe Scolari nuk është në gjendje që të bazohet tek një individ për të dërguar Selecao-n në finale, kombi i ka sytë tek një fuqi më e madhe.
Brazili po përqafon një përzierje mes fesë, emicioneve dhe bestytnisë.
Përpara ndeshjes gjysmëfinale me Gjermaninë, lojtarët kanë përdorur shumë simbole fetare, nuska, muzikë dhe lutje.
Shpesh thuhet se në Brazil, futbolli është si fe, por panorama është më e komplikuar se kaq.
Futbolli në fakt është një platformë për fetë e vendit që të gjejnë një zë.
Skuadra e Brazilit ka qenë e bashkuar nga besimi i kombinuar përgjatë gjithë Kupës së Botës.
Scolari e ka përdorur këtë gjë për të motivuar lojtarët.
Përpara fitores në Kolumbi, ai vizitoi një kishëz në ambientet e hotelit në Fortaleza.
Në dhomën e zhveshjes, përpara ndeshjes, skuadra përsëriti Lutjen e Zotit.
Dhe pas fishkëllimës finale, mbrojtësi David Luiz u ul në gjunjë dhe u lut sërish.
“Besimi im tek Jezusi më dha forcë për të vrapuar në fushë dhe për të dhënë më të mirën,” tha ai.
“Por dua edhe të frymëzoj të tjerët- kjo është ajo që më frymëzon Zoti që të bëj. Për mua, jeta e vërtetë gjendet në marrëdhënien me Jezu Krishtin. Besoj se gjithçka në jetë i përket Zotit dhe ai ka një plan të qartë për ne, nëse e ndjekim”.
Në ekip ka dy besime të qarta, katolikët dhe evangjelikët.
Ndryshe nga Botërorët e shkuar, kur lojtarët faleshin në mënyrë të ndarë, në Brazil skuadra është lutur bashkë, ata kanë gjetur unitetin.
Luiz dhe Neymar janë mes evangjelikëve, njësoj si Fernandinho dhe Fred.
Neymar mund të jetë dëmtuar, por besimi i tij mbetet i palëkundur.
Festimi i tij tradicional është me gishtin nga qielli. Ai e ka takuar nënën e fëmijës së tij në kishë dhe dhuron 10 përqind të fitimeve të tij gjigande për një organizatë bamirësie të quajtur “Atletët e Krishtit”.
Kur ishte i vogël, mbante një shirit në kokë ku shkruhej “100 përqind Jezus” dhe shkonte në kishë në Sao Vincent.
Pasi doli nga turneu, e dashura e tij aktore, Bruna Marquezine shkroi një mesazh në Instagram ku citohej Bibla.
“Jezusi i tha atij: Nuk do e kuptosh tani atë që po të bëj, por më vonë”.
Scolari është një katolik i devotshëm. Besimi i tij u bë publik në vitin 2002, kur fitoi Kupën e Botës me Brazilin. Ai u ul në gjunjë dhe u lut me stafin pas fitores me Gjermaninë në Yokohama.
Shumë lojtarë bënë të njëjtën gjë. Edmilson, Lucio dhe Kaka u lutën me duart e kapura bashkë.
Kur u kthye në Brazil, ai eci për 12 milje në një vend peligrinazhi.
Futbolli reflekton thellësinë dhe variacionin e besimit në Brazil.
Fushat e futbollit shihen si tempuj dhe futbollistët si zota.
Klubi i famshëm brazilian Vasco de Gama ka edhe një kishë brenda në stadium.
Statuja e Krishtit në Rio është simboli kombëtar i Brazilit.
Imazhet fetare janë kudo që hedh sytë.
Në orët përpara ndeshjes me Gjermaninë, Scolari do të gjejë një kishëz në Belo Horizonte dhe do lutet.
Përpara se të dalin në fushë, lojtarët do ulen së bashku dhe do recitojnë lutje.
Në kisha dhe shtëpi kudo në Brazi, fotot e lojtarëve janë në krah të simboleve fetare.
Këto dy shtylla janë të ndërthurura në mënyrë të pashmangshme.
Futbollistët e Brazilit- dhe gjithë populli- besojnë se fati i tyre është që të fitojnë Kupën e Botës në Qytetin e Perëndisë më 13 korrik.
Tourkofagos Grekou le te lutet per brazilianet e tij qe i ka ne shtepi edhe ato te Brazilit bashk me Janullen
Ahaha,njerez xhungle,turp!
Do Zoti fitojnë me Gjermaninë, se kjo e fundit e ka marrë me shumë përpjetë. Forca Brazil, edhe pse nuk jam tifoz i Brazilit!
po ik o trimi i xha Jahos,mos fol dokrra. Me te perpjete e ka marre Brazili qe pa filluar boterori dhe e deklaronin si te fituar titullin,dhe Gjermanet kane qene shume korrekt. Le te fitoje me i miri!
Ku eshikon ti qe kjo Gjermani e ka marre me te perpjete.Brazili ne se do te marre Kupen e gjashte ka vetem nje gje per te bere te luaj ne fushe e jo jashte saj. Futbolli eshte bere per tu luajtur ne fushe. Gjermanet nuk kane bere asgje per te thene e kane marre perpjete. I vetmi ndryshim midis dy ekipeve eshte se gjermanet besojne ne forcat e tyre ndersa brazilianet nuk besojne tek forcat e tyre.
Fusha e lojes do ta tregoje nese arbitrimi nuk e prish ndeshjen si beri ne ndeshjen me kolumbine, kune coi kolumbine ne shtepi.
Nuk e di pse po me pelqen @ trimi i xha Jahos ;-).
Le te fitoje me i miri , pra BRAZILI.
Dhe pa yllin bukurosh Neymar, do fitojne.
Cili Brazil, ai me Kroacine qe ne fakt ishte FIFA vs Croatia? Gjermania ndoshta ska individe yje por ka forcen e ekipit dhe disiplinen me te forte. Ishalla shkon per lesh brazili juaj:P:P
DEUTSCHLAAAAAAAAAAAAAND!
Shqiptari, pse me “nerva” ti mo xhan?!
Apo nuk jemi dhe te “ndjeshem” ne tifozat e Brazilit. ?
BRAZIIIILLLLLLLLLL
Brazili s’ka nevoje te lutet sepse eshte me i frote se Gjermania dhe luan me bukur se Gjermania. Brazili din te dhuroj edhe loje te bukur dhe dine te marre dhe rezultatin per te shkuar ne finale dhe per te fituar titullin kampion per te gjashten here. Futbolli e ka emrin Brazil.
Te luten nate e dite, sonte fitojne gjermanet me shpirtin e tyre te jashtezakonshem dhe neser fitojne hollandezet. Finalaj Gjermani-Holande si me 1974 dhe titulli HOLANDA Kampione!
Nqs ky kampionat do te ishte bere ne nje kontinent tjeter, ky Brazil nuk do kishte kaluar as fazen e grupeve. Fati, ndihma e arbitrave dhe shume rrethana te tjera por jo talenti dhe loja e tyre i kane sjelle deri ketu brazialianet. Sa per Gjermanet jo vetem qe nuk e kane marre me perpjete, por jane skuadra me punetore dhe racionaliste. Ky Boteror i takon Gjermanise dhe sot do te tregojne ne fushe se cfare mund te bejne….Zoti u ka dhene koke e kembe, lojen le ta bejne vete…
Gjermania do fitoje sonte…adios brasil
Futbolli ka lindur ne Angli,por maternitetin e ri e ka ne Brazil !
Ne rrugen drejt finales se boterorit 2014,skuadren e Brazilit e ka privilegjuar me shume fati,se loja e saj spektakulare e dikurshme.
Sot luhet per fitore,trajneret dhe lojtaret te karikuar maksimalisht,nuk eshte çudi te ç’faqin dhe anet negative te tyre.
Ndeshje shume e veshtire per tu gjykuar,ku gjyqtari kerkohet te jete i sakte,pertej mundesive njerzore.
Sot loja e Brazilit do jete me kompakte,do luaj ne skuader,ku “rebeli” Neymar do e ndjek nga stoli.
Brazili nuk e ka problem zevendesimin e nje lojtari,lojtaret e stolit jane njelloj si ata te formacionit.
Kush do triunfoj,FATI apo Loja ?
Te presim edhe disa ore !
BRAZIL BRAZIL BRAZIL, POR FITOFTE ME I MIRI.
Brazilit i mungon Neymar edhe nji tjeter lojtar i mire.Veshtire se fiton kunder “Nemces” pa keta te dy. Megjithate, topi asht i rrumbullaket.Baben e kam pase tifoz me Brazilin, prandej uroj qi te fitojne vendalite. Me sa shof edhe Wendy B kenka me artistat e Amerikes latine!
Boa tardesh, u Brazill!
Babi yt ka pas gusto ?
Edhe une me babin si shoke te ngushte qe kena qene , te dy tifoza te Brazilit dhe Ferrarrit.
@Gert L
Po si mo Gert besimtari i vertete nuk falet? Nga e ke nxjerre kete teori.
A ke degjuar ndonjehere THE POWER OF A PRAYER.
Ah moj Wendi qe na del kaq eksperte edhe ne çeshtje fetare! Vetem midhja dhe peshku te ka ngelur moj vajze!
Besimtaria brazialiane dhe ketu do te pergjithesoja se e njoh mire Brazilin dhe brazilianet, duke qene se e kam vizituar plot kater here(gjithashtu parvjet u ndava nga e fejuara karioka), eshte e tipit ritual, idhulltar, venerim, simbolik, magjistar, Vudù, do te thoja. Ka shume pak hapesira shpirterore ne ate lloj te qenit besimtar; ne te kundert, ka shume interes, hipokrizi ne faljet e tyre, por ti na del me fuqite a magjite e faljes, pa e njohur aspak kete realitet.
Nuk po zgjatem me, po te them vetem kaq: aq shume kam studjuar ne fe, sociologji, psikologji, logjike e filozofi, sa kur shoh apo lexoj “specialiste” si ti, me vjen vjen per te qare e per te qeshur, vajze e nderuar. Te keshilloj ta ulesh pak hunden e te studjosh; shko edhe ne Brazil edhe shihe ne ç’nivel shpirteror eshte masa atje; nje vend ku mbreteron krimi(dalin nga mesha edhe vjedhin apo vrasin), polarizimi i tmerrshem social dhe per rrjedhoje varferia e skajshme, ku njerezit jane po sociale e te dashur, por pak te besueshem, shume pak te perpikte, mashtrues do te thoja e aspak profesionale. Dhe se fundi ku feja ngaterrohet me qellimin final, d.m.th. ZOTIN. Qe me dy fjale eshte si te shkosh ne restorant e ne vend te ushqimit te hash menune.
Respekt,
Gert Lena
Nuk eshte spiritualitet por hipokrizi, bejne shenjen e kryqit e falen vetem e vetem per te fituar, per asgje tjeter! Besimtari i vertete eshte ai qe s’falet, ai qe s’lutet, ai qe me miresi e mençuri jeton çastin pa e varur te ardhmen e tij tek askush, perendi apo njeri qofte!
Ndaj keta jevgjit(me respekt per kategorine)e kesaj skuadre hajdute, qe s’meritonte as te kualifikohej, sot do te marrin tre shkelma ne bythe duke dale te eliminuar! Bile edhe ne finalucen tjeter per vendin e trete kane per ta humbur, ky parashikimi per kete skuader grindavecesh te llastuar.
Gert Lena, Suedi
Gjermania Jo vetem fitoje por ju degjineroje ,, tifozat e brazilit te komentojne pas 4 viteve