Mesi nuk i tremb holandezët

8 Korrik 2014, 15:13Sport TEMA

Dëshira e madhe e Leo Mesit është një përballje klasike me Brazilin në finalen e “Marakanas”, por argjentinasi duhet të ketë parasysh se për të mbërritur deri aty është një mur i madh portokalli që duhet kaluar. Te Holanda nuk ia kanë aspak frikën, madje e injorojnë yllin argjentinas. E thotë këtë Arjen Roben, i cili në kor mbështetet edhe nga të tjerët:

“Kanë një lojtar të jashtëzakonshëm, sigurisht, por kjo nuk do të thotë se gjithçka vërtitet rreth Mesit”.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Stefan de Vrij e bëri të qartë se në asnjë moment nuk do të ndihet në panik nga prania e asit argjentinas në fushë, autor i katër golave në këtë Botëror. Holandezi theksoi se jo vetëm nga Mesi, por nga askush tjetër nuk trembet, raporton Sport News.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe Bruno Martins Indi. Për mbrojtësin 22-vjeçar, Argjentina është e fortë si një skuadër e tërë, prandaj nuk mund të veçohet një lojtar i vetëm, qoftë ky edhe i tmerrshmi Lionel Mesi.

Në historinë e tyre në Kupat e Botës, holandezët kanë humbur tre finale, më shumë se kushdo tjetër, ndërkohë që kombëtarja Albiceleste, dy herë kampione e Botës, kërkon titullin e tretë dhe ku ka më mirë se një kurorëzim në “Marakana”, në oborrin e rivalëve të përjetshëm.

2 komente në “Mesi nuk i tremb holandezët”

  1. gysi says:

    Me kto hollandezet do maroj pune cuni qe ne pjese te pare shpejt e shpejt,,ekip i marum deshtakesh. Lojtaret e medhenje duken ne ndeshje te medha, do plasiiii,,,

  2. genti says:

    Holanda eshte ekipi qe ka shkelqyer ne kete boteror krahasuar me ekipet e tjera sot vertet do te perseritet perballja e 1974 dhe sigurisht qe shenojne me te miret Roben & Shnajder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje