Eksportet bujqësore shqiptare janë rritur 30 %/ Rama: Ndryshim epokal në sistemin bujqësor (VIDEO)

11 Korrik 2014, 12:27Sociale TEMA

Qeveria shqiptare ka përgatitur kuadrin ligjor për të përthithur fondet e Bashkimit Europian që në rritje për bujqësinë. Kjo u bë e ditur nga Kryeministri Edi Rama, gjatë përurimit të zyrave të Agjensisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, ku gjithashtu theksoi se eksportet e produkteve bujqësore shqiptare janë rritur me 30 %.

Rama fajësoi politikat qeveritare të ndjekura për vite me rradhë në lidhje me pengesat e krijuara për të orientuar zhvillimin e bujqësisë në drejtimin e duhur. Në këtë kuadër, Rama shtoi se është iniciativa e lirë që duhet të mbizotërojë edhe në fshat dhe jo thërrmimi i buxhetit në një far feje që nuk sjell asgjë.

Sipas tij, politikat që do të ndjekë qeveria janë skema që do të sjellin ndryshim epokal, kalimin nga bujqësia e mbijetesës në bujqësinë e krijimit të mirëqenies.

 “Sot jemi në kushtet kur kemi plotësuar një nevojë të domosdoshme pasi në progress-raportin e tetorit 2013 kjo agjensi ishte vënë në shënjestër si një institucion që nuk plotësonte standardet për të administruar fondet. 100 punonjës ishin kyçur në 11 zyra të ngarkuara me njerëz dhe mjete në pamundësi të plotë për të ushtruar detyrën e tyre ashtu si duhet. Përfundimi në dhjetor i këtij, transformimi strukturor dhe ndërtimi hap pas hapi nga kjo agjensi të rrugës së përcaktuar në qasjen tonë të re, ka bërë që sot të jemi shumë optimistë për mundësinë që kemi krijuar për të përthithur më shumë fonde dhe për ti akorduar në mënyrë të efektshme. Jemi krenar sepse në kohë rekord kemi përgatitur kuadrin ligjor që bën të mundur akreditimin e agjensisë nga BE si kusht për të përthithur fondet të programit të zhvillimit të përbashkët bujqësor. i kryer në më pak se 300 ditë qeverisje pas vitesh të tëra rrënimi”, u shpreh Rama.

Në vijim, Kreu i Qeverisë vuri theksin në rritjen me 70% të buxhetit për bujqësinë dhe përmbysja në këtë sektor ka filluar.

“Është shumë e rëndësishme hapja e sportelit unik për të lehtësuar procesin e informimit të fermerëve. 70% u rrit buxheti për bujqësinë në vitin më të vështirë të mandatit tonë, që ishte viti i pare. Dhe kjo rritje u bë kur na duhej të administronim malin e borxheve të fshehura që gjetëm. Sot jemi në kushtet kur nuk pretendojmë se kemi përmbysur situatën por kemi arsye të mendojmë se përmbysja ka filluar. Procesi i ndryshimit të qasjes dhe marrëdhënieve me fermerin na ka dhënë si fillim një rezultat pozitiv sa i takon aplikimeve që ka marrë agjensia. 30% rritje e eksporteve të bujqësisë në 5 muaj e parë me siguri do të thotë diçka. Kemi lehtësuar në mënyrë të ndjeshme fermerin nga presioni i jashtëzakonshëm i korrupsionit dhe një administrate që i rrinte në qafë për ti marrë frymën në mënyrë që ti nxirrte pjesën e vet. Në vizitat që kemi bërë kemi konstatuar lehtësimin e fermerit nga kjo barrë e rëndë e së shkuarës. Jo pak fermerë e kanë thënë që mjafton ky lehtësim për të marrë rrugën me një ritëm të ri”, tha Rama 

Sipas tij, sfida më e madhe në bujqësi mbetet formalizimi dhe rajonalizimi.

“Jemi të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë për tu adaptuar me sfidën e madhe të krijimit të mundësive që na jep statusi kandidat. Sfida e radhës që është në proces është formalizimi dhe rajonalizimi i bujqësisë për të rritur punësimin dhe eksportet. Nuk do financojmë projekte jashtë një sensi të zhvillimit rajonal dhe kombëtar bujqësor. Nuk do shpërndajmë fonde që nuk përputhen me planin kombëtar të zhvillimit të bujqësisë. Përmes kryerjes të kësaj detyre do orientojmë zhvillimin në rrugën e duhur. Një sfidë që duhet ta fitojmë dhe do e fitojmë me mjetet e reja të kohës”, theksoi Rama

Duke u ndalur në zhvillimin e bujqësisë, Rama vuri theksin që politika e përbashkët evropiane e bujqësisë zhvillohet në mbështetje të traditës rajonale dhe lokale.

“Në vite kaosi dhe korrupsioni e kanë çoroditur fermerin. duke ndjekur trendet e ndjekura nga politika qeveritare e zhvillimit. Kemi qëllim të japim mesazhe të qarta përmes politikës sonë të zhvillimit bujqësorë. Kemi një problem të madh titujt e pronësisë dhe ende nuk kemi kushtet për tregun e tokës bujqësore jemi duke punuar që këtij problemi t’i qasemi në një mënyrë të re nëpërmjet mbështetjes financiare me skemat tona për rritjen e sipërfaqes. Së fundi këtu jemi për të ndihmuar por jemi të vetëdijshëm se ndihma jonë konsiston tek promovimi i nismës së fermerit dhe jo te marrja e një roli që nuk i takon shtetit”, theksoi Rama.

24 komente në “Eksportet bujqësore shqiptare janë rritur 30 %/ Rama: Ndryshim epokal në sistemin bujqësor (VIDEO)”

  1. zambi says:

    Te pakten e PD e paske bere nje reforme te mire me finacimet per bujqesine (mbjelljen e ullinjve, arroreve,molleve, rrushit etj.)
    Te vazhdohet financimi i bujqesise ashtu sic eshte deklaruar edhe nga ana juaj.

    Nuk besoj se pretendoni qe u mbollen pemet pas 23 qershorit dhe filluan te japin prodhim brenda vitit.

    1. Sali B. says:

      Qekur humba qeverine kam filluar te punoj token per te rritur prodhimin bujqesuar. Vetem nje problem kam, Si mbahet Beli?

  2. lulash says:

    Kujdes pjeshket e sales

    1. Pirlo Lala says:

      Bravo Edi!
      Ti e njeh mire ekonomine, dhe e di ku duhet punuar per te rritur ekonomine.
      Bujqesia edhe ne Amerike eshte nje faktor shume i rendesishem i ekonomise.

      1. _______________________ says:

        Pse tallesh o Pirlo-….

        Nuk ka vend ku te rrije, kjo qe po deklarohet. Ne nje vend te varfer ku bujqesia eshte sektori baze nga i cili pritet te rritet GDP, financohet nga buxheti.

        Amerika dhe europa e financojne bujqesine per qejf, sepse mbrojne sovranitetin e ushqimit, por keta te paafte dhe dembele, qe nuk e duan kete vend, mund te gjejne plot burime financimi per ta ngritur kete sektor.

        E keni pare ministrin???-shihni bujqesine!!!

  3. Epiri enchallon says:

    Ju lumte me n fund ni lajm shum i mir. Vetem perpara ne ket menyr. Shqiperia ka potencial te furnizoj 4 Stine te vitit sepse ka det i ka t gjitha t mirat. Ni Klime qe Fqinjet pervec Greqis ja kan lakmin me gjuhen perjashta u dhkon leng goja per Bregdet si pershembull Serbis. Hahaha

  4. Kadri Spahiu Pelaqiu Arabistan says:

    Qeveria Shqiptare duhet te derozoje tokat e vjedhura pronareve te ligjshem dhe ti japi fund pushtimit shteteror te tokave private.

    MJAFT me pallavrat Enveriste!

  5. SOKOL says:

    Drogaxhiut Rama nuk i intereson bujqsia,droga dhe sexi ja mbushin bytht
    EDI RAMES

    1. Prelilo Luaras says:

      Qelbesire Kosovare!
      Nuk te takon te komentosh ketu. Debila qe ju dredh Serbi dhe ju perdor te vrisni e spiunoni njeri-tjetrin, larg nga Shqiperia.
      Ne e dime mire ke zgjedhim, kujdes ju se me duket ju eshte futur Serbi dhe ju percane.

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    30% me shume te ardhura per ruralet,bukur !
    Nga kjo shume,sa kane shkuar per sigurimet shoqerore?!
    Z.Veliaj duhet te mbledhe kontributet e te gjithe fermerve.popullsia me madhe dhe qe s’paguan taksa,jane fermeret.
    Kjo shume ne eksportet qe ka renduar konsumatorin e qyteteve , nepermjet cmimeve,duhet te reflektoje dhe mos demtoj buxhetin.
    Fermerit duhet thene NDAL !
    Paguaj detyrimet ndaj shtetit.
    Une si qytetar qe blej frutat dhe perimet me cmime astronomike,ne krahasim me te ardhurat,jam i shqetsuar per sotmen dhe te ardhmen e shoqerise.
    Per te folur thjesht,fermerve ju mblidhni detyrimet e sektorit privat,ndryshe fatura e borxheve do ritet me shpejtesi marramendese.

    1. Gent14 says:

      Ti ke shume te drejte te ankohesh per cmimin e kripur qe e blen produktin. Por nuk e di nese e di qe ky produkt shitet nga fshatari per 2 lek dhe pasi kalon 5 duar matrapazesh te vjen per 150 lek. Marrim nje shembull shume te thjeshte: kumbullat italiane, ato te zezat kokerrmedha, aktualisht fshatari po e shet me 170 lek te vjetra. Tek dyqani i lagjes eshte me 1800 leke te vjetra. Une nuk e di ne sa duar kalon ky produkt derisa perfundon tek une bleresi, por di te te them qe u habita shume se sa shtrenjte na e bejne jeten pushtetaret tane. Kjo skeme fillimisht eshte merite e ish-kryebashkiakut Rama dhe qe vazhdon te lulezoje me sukses. Jam dakord qe edhe fshataresia duhet te paguaje, por duhen stimuluar fillimisht qe te mos i mbulojne shpenzimet mundimet e tyre nje-vjecare.

      1. _______________________ says:

        Une e di se importi eshte me standarde te larta dhe me mi lire. Hapni dyet importit, ne nuk duam te investojme me qindarkat tona bujqesine.

        Edmon Panariti te mos na merret me dhelprat eshte nivel nen medioker ky njeri!!!

    2. _______________________ says:

      Eksporte? Dmth bujqesi me dy shpejtesi? Ku ne cilin program eshte kjo?

      Eksporte ne cilat prodhime, ne ato qe mungojne ne treg? ne cen teori ekonomik dhe ku ne bot endodh te eksportosh n menyre sporadike dhe ta quash sukses?

      Edmond Panariti eshte nje Show Man, por ne kryeministri me sa duket nuk ka keshilltar.

      Shko Panariti ne Bruksel! Shko atje perballu me detyrat dhe mos na vono delirant!

      Shko filloje nga mjediset e punes. Te vije Bruksesi e ti vleresoje si punojne specialistet si minatore. Kushte 80% te keqia ose shume te keqia.

      Mos hy nga dera kryesore me 10m badigguarde tu fufu se ngjan sikur ke dale nga spitai…

      Nese nuk e ben dot hap krahun. Aty ke 55% te popullsise, apo ja keni mare doren blerjes se votes. punoni per ata njerez e mos i quani KAFSHE!!!

  7. xhemal katunari says:

    Uaaaa po si eshte e mundur???!!!!!!!

  8. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

    pallosh
    po qe se ti thua se është sukses i këtyre 300 ditëve,del se përparimi është arritur me kultura bujqësore më pak se një vjeçare!!
    ti me të vërtetë fitove zgjedhjet në 23 qershor,por në pushtet erdhe vetëm në mes të shtatorit!dmth 9 muaj më parë!!kohë për të ngjizur e lindur një fëmijë normal,gjithashtu për të mbjellë grur,domate,speca e shalqinj!
    prandaj or lali kur flet për 300 ditët fut në llogari dhe tranzicionin,e kam fjalën për ato zbukurimet e kryeministrisë,që të është dashur jo pakë kohë që ti vije në fije!!
    pallosho,fol për rrezultatet që ke arrit,kujdes mos i fry shumë si të papunët,dhe mos zërë në gojë punën e keqe të salës!!njerzit kanë aq tru sa ta kuptojnë!!duke përmëndur salën nuk bën gjë tjetër veç se përdhos veten!!salën nuk mund ta përdhosësh më shumë se është!!muti nuk mund të fëlliqet,or pallosh!!

  9. ari says:

    edi fshatari nje leshte po nxjer me zor po ha buk, tregtaret po fshatari sa ta bejne prodhimin e shet me 100 lek e tregtari e ben direket me 200, dhe ai te dyqani e shet 300 lek. fshatarit qe i bije djersa macukun fiton

  10. Hasani says:

    po pra po me bujqesine do ecim perpara ne…http://bit.do/rritje-ne-ekonomine-shqiptare

    1. Prelilo Luaras says:

      Po, se edhe Amerika e ka sektor te rendesishem Bujqesine.

  11. Bujqesia & Blektoria shqipkare ne rritje !
    Ja okay ,nji duartrokitje s’do ta kursenim per kte fakt sepse ,
    si shqiptare jemi te interesuar qe vendi yne te perparoj e zhvillohet ne cdo drejtim ,prandaj te dhame edhe besimin z.Rama.

    Po tokat tona ,dua te them Pronareve qe i keni burgosur ne odisen e gjasme dosjeve e ligjeve tuaja te padrejta ,kur keni ndermend t’na i jepni ?
    Apo kjo ceshtje ,nuk perben shqetesim per ty dhe qeverrine tende ,ose nuk eshte ne kompetencat e tua ,pra qeverrise qe drejton ?!
    Ne kerkojme nji pergjigje konkrete dhe te qarte mbo pronat tona .Cdo largim shikimi nga kerkesa jone si Pronare ,eshte nji injorim i qellimshem qe poltika ,sot ju socialistet i beni ,ksaj te drejte te pakundershtushme e njohur ne gjithe Boten . Vetem ne , shqiptaret perballemi me nji problem te tille .Mir dje ishte berisha -nano-meta-berisha ,kta maskarenj/mafioze e kriminele .Po sot ?
    Perse na i mbani peng pronat tona zoti Raaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaamaaaaaaaa ? Duam pergjigje …

    1. Prelilo Luaras says:

      Te te bej nje pietje ty? Do e punosh token ti po ta dhane? Apo do besh karburant/
      Nuk e degjova pergigjen

      1. I nderuar katundar !
        Si fillim po ju falenderoj qe me drejtoheni ,por mjerisht me duhet t’ju ve ne dukje nji dicka ;
        Pyetja juaj eshte formuluar gabimisht dhe nuk perben nji teme ,
        per nji Pronar si une etj .
        Cfar un do beja me pronen time ,nuk eshte problemi askujt ne kte bote ,ashtusi nuk eshte problemi im cfar ben ti brenda shtepise/prones tende . Mesoni njiher te vetme ne kte Bote te njihni kufijt e lejuar ,te njihni integritetin privatesine .
        Un jam nji qytetar me prejardhje po qytetare qe kam prona te prinderve me te gjitha dokumentat ligjore ,si ne qytet ashtu edhe jasht qyteteti .Sa per dijeni (si me shume prona ka ndodhur ne kohen e sistemit famekeq komunist) tokat jane zene sot nga ndertime ,pallate apo instiucionet komuniste dikur edhe nqs ka toke te lire ajo eshte vetem problemi im se cfar do bej me to . Prandaj shif me mir punen tende e jo te tjetrit shoku .

  12. Gjergji says:

    Po na ngateron zorret ne bark ky tipi. Po nuk eshte puna tate mer lal eshte e tjeter kujt. O cun Tirone bujqesia nuk behet per 6 muaj.

  13. 30% says:

    Synimi esht qe te mos vdes kush nga uria

  14. malo says:

    PD ka vjedhur te gjitha fondet e dhena per buqesin. PD ka shperndar sasi te vogela fondesh vetem te antaret e paisur me tester te PD, prandaj do ishte e udhes te ndermerrej nje studim per te nxjerre te verteten. Sa per hartimet e z. Rama qe e kujton popullin dele e flet si ne fushat, do presim te flasim me vone. Por nje gje duhet ta dije mire z. Rama: nuk duam te degjojme me se çfar beri PD e çfar nuk beri Saliu. Boll me qaravitje. Ju buqesine ja keni lene LSI dhe keni vene minister nje prift afrikan qe e shikon rritjen e buqesise nepermjet listes se gatimeve ne restorante. Jemi te bindur se edhe fjalet tuaja do perfundojne me keq se te Salit, se te pakten ai financoje ca militant te tij, kurse ju do i lini te gjithe me gisht ne goje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje