Kryeministri Edi Rama, duke folur në Kuvend, është ndaluar edhe tek akuzat e opozitës për vrasjet e biznesmenëve, më e fundit ajo e Artan Santos.
Sipas Ramës, opozita kërkon që të gjenden në sekondë vrasësit e Santos, ndërkohë që për vite, mazhoranca e shkuar nuk zbardhi vrasjen e deputetit socialist, Fatmir Xhindi.
“Zihen e bëjnë sherr për ata quhen kriminelë apo biznesmenë ata që u vranë’. Pa as më të voglin dyshim ky ligj shënon një moment të rëndësishëm për të filluar një operacion tjetër më të madh se Lazarati, atë kundër armëmbajtjes pa leje. Na duhet ky ligj. Donin që të hynim në Lazarat të nesërmen që filluam punën dhe maturinë, përgatitjen, analizën e një operacioni sukses botërisht i duartrokitur, donin ta bënim në një ditë, ndërkohë që u deshën disa muaj. Si kurrë më parë policia e shtetit nuk është e varur nga fijet që lidhin krimin me zyrat e ministrit, zyrtarëve të lartë apo kryeministrit. Kërkojnë të zbulohet menjëherë dora që vrau barbarisht Artan Santon harrojnë që edhe sot e kësaj dite dora që vrau Fatmir Xhindin nuk është zbuluar. Për bankierin e vrarë duan që vrasja të zbulohet në sekondë. Një skizofreni totale. Tjetër botë shohin për veten e tyre tjetër për realitetin dhe punën tonë. Ka edhe një pyetje për të ngritur”, tha Rama.
Ai tha se ka shumë vrasje të pazbuluara dhe shumë autorë kanë shfrytëzuar gjykatësit e korruptuar për të gjetur sërisht lirinë.
“Kisha dëshirë të them edhe unë diçka në lidhje me 13 biznesmenët e vrarë. Nuk ka asnjë arsye të shohësh gishtin kur tregon hënën. Është dritshkurtësi. Ajo që tha ministri nuk ishte përpjekje për të përcaktuar statusin e të vdekurve por për të ftuar opozitën në një reagim serioz lidhur me vrasjet e paralajmëruara si rezultat i një sistemi drejtësie të kalbur. Bëhet fjalë për njerëz që nuk është ministri i Brendshëm që i quan kriminelë por që i ka përkufizuar si të tillë gjykata. I ka dënuar dhe kanë rigjetur rrugën e lirisë përmes gjyqtarësh të korruptuar. Janë mbi 100 raste që ministri i Brendshëm i ka bërë me dije Presidentit të Republikës. Askush ndër ta nuk ngre zërin dhe nuk bashkon zërin me ne për tu dhënë fund këtyre kronikave të vrasjeve të paralajmëruara”, u shpreh kryeministri.
Pse ku e vrane Xhindin ,ne mes te qendres se Tiranes apo ne nje fshat te humbur.
nuk eshte njelloj nje krim atje ku spepetin gje me nje krim qe ndodh brenda kuadratit ku ndodhen institucionet me te rendesishme te vendit si kryesia kuvendit,kryeministria.
po ai ne nje fshat te hubur eshte njesoj njeri si ai ne qytet. DHE ISHTE DEPUTET, i zgjedhur nga votat e atij fshati jo nje biznesmen i dyshimte
njerezit qe jane vrare ne kohen e berishes jane te panumert dhe cuditerisht lidheshin gjithnje me nje qendrim kunder berishes..
O,more Sokrat! E pac harrem ket’ emer te madh… Deputetin e popullit e vrane ne dere te shtepise! Po c’rendesi ka,se ku e vrane ate,apo Santon! Te gjithe e kemi nga nje luge me tru koke,kurse ti paske nje luge me M… me demek mjalt….
Migjeni:”Sokrat i kenaqun apo Derr i felliqun?”
========================================
Z.Rama,
Urgjent s’prasto:
Prokurorin,
KLD-ne,
Gjykatat,
SHISHI-n … dhe Presdentin “Kukull-Sakat”.
=========================================
Sa per qartesi…
Krimet I zgjidh/zbardh politika apo prokuroria?
Prokuroria eshte organ I pavarur apo I varur nga qeveria?
Se me keto qe thote Rama, apo opozita, I bie qe prokuroria te jete e varur prej politikes.
Pra, zbardhjen e krimeve e kane ne dore politikanet.
Atehere me qe nuk i ka kryeministria ne dore c’kerkon “OPOZITA”???
Po vrasjen ne Tiran e pan te gjith se si brodhen kriminelet 40 minuta dhe polici tha se skisha karburant apo radjo kejo eshte pun e policis dhe shtetit qe te jet e gaçme te kapin kriminelet po per te zbardhur vrasiet e ka prekurorija po ky kryeminister qe thot pse ju nuk keni zbardhur kete apo ate ngjaje dhe ne do bej si ju atehre i bije qe ky te ket nen komand dhe prekurorin po per ça humbi Berisha per keto qe nuk beri mir po dhe ky si ai do bej pastaj ku jemi sa gjekundi te rrosh vet ore kryjeminister se mendja te la
Kur u hetua ceshtja xhindi, PS dhe pd u habiten me pronat e shumta te tij. Kjo ceshtje, si shume te tjera, Jo per 300 dite Po as 300 vjet nuk do zbardhen.
Pasi e bene martir nuk Kane se si ta njollosin. Te gjitheve ju leverdis harresa.
O HASHIM IK MER SHOKU ANEJ PREJ NGA JE E NA LE REHAT NE HALLET TONA EDHE JUVE JU KEMI MANGUT NE MESO NJE HERE SHQIP PASTAJ KALO PRAPE KNEJ
Hekuri rrihet sa eshte i nxehte