Partia Demokratike ripërsëriti qëndrimin ndaj Kryeministrit Edi Rama duke e paralajmëruar se do të mbajë personalisht përgjegjësi për çdo akt dhune dhe kërcënimi ndaj përfaqësuesve të kësaj partie. Në një deklaratë për mediat, deputetja Majlinda Bregu, tha se çdo ditë që kalon konfirmon faktin se Edi Rama ka ngritur një mekanizëm dhune e kërcënimi ndaj opozitës, ndaj fjalës së lirë.
“E gjithë shoqëria, mbarë qytetarët flasin dhe janë të revoltuar nga goditjet fizike, nga dhuna ndaj deputetëve të opozitës, nga kërcënimi me jetë i përfaqësuesve të Partisë Demokratike, prej deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të porositur, frymëzuar dhe urdhëruar nga Edi Rama. Qytetarët janë të tronditur nga kërcënimi banditesk që deputeti Ndoka i ka bërë, zëdhënëses së Partisë Demokratike, Laura Vorpsi. Çdo ditë, po konfirmohet se Edi Rama ka ngritur një mekanizëm dhune e kërcënimi ndaj opozitës, ndaj fjalës së lire”, theksoi Bregu.
Sipas saj, “Edi Rama, shefi i përfaqësuesve të botës së krimit që godasin e kërcënojnë opozitën, hesht, bën shurdhin dhe të paditurin. Partia Demokratike i bën edhe një herë të qartë Edi Ramës, se e bën atë personalisht përgjegjës, politikisht, ligjërisht e në mënyrë të gjithanshme, për çdo akt dhune e kërcënimi ndaj përfaqësuesve të opozitës”.
“Partia Demokratike, është më e vendosur se kurrë që çdo ditë të bëjë transparencën e lidhjeve kriminale të Edi Ramës, dhe përfshirjen e krimit në nivelet më të larta të mazhorancës. Partia Demokratike bashkë me të gjithë shqiptarët e lirë nuk do të lejojë që Shqipëria të kthehet në një oligarki të mafias kriminale të Edi Ramës. Partia Demokratike do të jetë çdo ditë në krye të misionit të saj për të mos lejuar që Edi Rama dhe banditët e tij, të varrosin ëndrrën europiane të shqiptarëve”, theksoi ligjvënësja demokrate.
Heuuu…
Epo kjo ska bythe ku te rrije.. Ju qe keni bere kerdine beni viktimen tani e??
Ju jeni per burg te gjithe more te zinj
mos flisni ju me. ju pisa..
Juve jeni per burg moj majlinde.. te gjithe ju qe 8 vjet rropet kete vend e vrate kete popull
Ju jeni turpi ketij kombi .. ju duhet te kalbeni pas hekurave
znj. Bregu nqs ka njerez me ordinerë me te paafte, me shpellaret e shpellarve jeni ju.
Kisha deshire te shikoja nje ndeshje mes Berishes dhe Rames,
injoranca e politikes shqiptare…..
tutje dreq….
Hauuu….
Rri o Majlinda mos e merr vemendjen mbi vete se mos na i hapin prape letrat keta me ato punet qe kemi bere me Lelels dhe me ate kunatin.
Hahahaaa doli kodra pas bregut. Perralla vazhdon…
po kjo ç’pati, e zuri vapa
Ne qytetaret,ta maresh vesh ti zonje,do te ishim me shume te kenaqur po te rrihnin me nje rrip te lehte plakun e dhjere te çetes se shpartalluar te Tropojes.
Po kte shprehjen kjo qe thote shqiptaret jane te shqetesuar,e thote se ja do politika,se nuk besoi se 90% e shqiptareve jane pro kesaj,por jane qe atij strazimirit ti kishin keputur nje dru qe te veri mend.
ne themi ,qe mire ja kane bere.heren tjeter me ndonje brire te thyer ishallah.