Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj tha se puna në të zezë nuk mund të vazhdojë më dhe brezi i ri duhet të informohet për reformën e ndërmarrë në pension. Nga qyteti i Bajram Currit ku informoi për reformën e pensioneve, Veliaj theksoi hapjen e vendeve të reja të punës në këtë zonë, që ky vend mos mbetet si “xhep i vecuar”.
“Puna në të zezë nuk duhet të vazhdojë më dhe secili duhet të deklarojë rrogën e plotë për të pasur një pension më të lartë. Kurse, ata që janë në prag pensioni, kjo reformë i prek shumë pak, madje pensioni i tyre do të pësojë rritje. Është e rëndësishme ta bëjmë biznesin të interesuar për Tropojën, për turizmin dhe për të hapur vende të reja pune. Duhet t’i kthejmë sytë nga kjo zonë që të sigurohemi që ky vend të mos mbetet një xhep i veçuar”, tha Veliaj.
Ai theksoi se me reformën e re të pensioneve të gjithë ata që dalin në pension nga janari 2015 do të marrin një pension më të lartë. Në vijim, ministri Veliaj apeloi për bashkëpunimin e brezit të ri pavarësisht bindjeve politike të secilit, ndërsa shtoi se politika duhet të reflektohet në shërbim të qytetarëve.
Nga ana tjetër, ai vuri theksin në rëndësinë e efiçencës së shërbimeve sociale në qytet dhe për qytetarët në nevojë, si dhe rritjen e investimeve në zonat veriore të Shqipërisë, mbështetjen që mund të japë qeveria e biznesi për projekte në fushën e bujqësisë, turizmit apo infrastrukturë.
Duke folur për arsimin dhe formimin profesional, Veliaj tha se të rinjtë e Bajram Currit apo të Qarkut të Kukësit kanë një mundësi të ndjekin një kurs profesional në Gjakovë ose Prizren, me të cilat MMSR-ja ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi në këtë fushë.
“Do doja që shtatorin e ardhshëm të kemi mundësinë t’i shfrytëzojmë këto marrëveshje, që sa më shumë të rinj të ndjekin kurset e formimit profesional, ku kanë mundësi të marrin një zanat e të bëjnë diçka me duart e tyre”, shtoi ai.
Ministri Veliaj theksoi faktin se institucionet e shtetit duhet të ofrojnë një shërbim model për qytetarët shqiptarë, në mënyrë që edhe shteti të ketë një fytyrë dinjitoze përpara tyre.
“Ne e shikojmë pushtetin si një mundësi për t’u shërbyer njerëzve. Prandaj, është e rëndësishme të kemi fytyrën e një shteti që u shërben të gjithëve pa përjashtim”, tha Veliaj.
Po ky pse ndehyn ne reformen qe ben per te miren e pensionisteve banka boterore?
Reforma nuk behet pa partneritein e shtetit Shqipetar qe minimumi ploteson kuadrin ligjor….
Personalisht mendoje ndryshe nga z.Veliaj, ne vendin tone nuk ka pensione si kudo ne bote,por asistence skllaverie,me 15-20 mije leke te reja nuk jane asgje,apsolutisht asgje, mnistri pretendon se u be reforme,por cfare reforme u be kur asgje nuk ndryshon ne jetesen e pensionisteve, apo qofte edhe te atyre qe jane ne pune e marrine nje rroge qe vertitet rreth kesaj vlere apo sa dyfishe i saj, Keto jane paga diskriminuese,keto paga e pensione nuk e rrisin konsumin ne treg,nje reforme radikale me nje administrate shteterore sa 40% te kesaj aktuales por me paga te dyfishuara per administraten dhe minimalisht dyfishim te pensionave. Vendi nuk mund te zhvillohet pa rritur konsumin,nuk mund te zhvillohet me keto rroga e pensione qesharake, kur do ti zgjidh vendi yne keto probleme dhe pse bota e i ka zgjidhur, kur vende te tjera edhe kur jetojne me asistence bejne nje jete normale,pa permendur vende si zvicra qe me referendum popullor refuzoje pagen minimale 3750 Euro dhe votoi per nje page me te vogel,ndersa z.Veliaj nuk duhet te krenohet se po “ngre”pensionet kur ai e ka te qarte se edhe ai vete nuk e beson,dhe ne se e beson eshte per te ardhur keq,sepse mendimi me shkon qe i shikon pensionistet si skllever, por te kerkoje zhvillimin e seminareve akademike,me akademiket e ekonomistet me te mire,pse vendi yne bdodhet ne keto nivele mjerimi,duhet te mesojme te flasim sinqerisht e jo te mashtrojme,sepse keshtu nuk zgjidhim asgje ,vecese zgjasim skllaverine, ne vend qe te gjejme format me te mira per te menaxhuar ekonomine,dhe ministri ne fjale e qeveria me shume duhet te preokupohet per keto se sa per ndarjen e certifikatave te pronesise per ndertimet e paligjshme.
Pa i hequr asnje fjale komentusit “ela” ,dua te plotesoj se Shqiperise nuk i duhen me shume se 51 deputete funksionale,jo si ata qe kane 23 vjet qe na rrjepin lekuren pa bere asnje gje te dobishme per vendin;madje shume me keq qe e kane cuar vendin deri ne gjema te tmerrshme.
E kam lexuar projekt-draftin e reformes se pensioneve,e kam ndjekur informimin e perditshem mediatik per te,,,,por ende nuk po e marr vesh se si do te jete rritja,per brezin e atyre qe jane sot mbi 40 vjec.Percaktimi i bazes se vleresueshme eshte teresisht evaziv,dmth nje fushe e hapur per abuzime.
Formula per ata qe jane nen 40 vjec eshte teresisht e drejte dhe e kuptushme.
Ela,zotit Velia nuk ja mban te kontaktoje ,per kete reforme fundamentale te nje shoqerie,me komunitete akademike,,,prandaj i bie nga Bajram Curri.
Sa here e nxjerrin foton e ketij Gebbelsit shqiptar (Lule Velo) me vjen per te vjelle…
ky veli spici nuk e dalloj jastekun e griseldes e lere te bej reforma ne Pension.ja qe njerzit po rilindkane vertet por jo si njerz pore qelbesira si velia,doshi,rama,prenga,ndoka etj.
Ela jep me teper
Ela, se nuk e perfundova idene me pare. Jam dakort per sa argumentoni, por nuk do te thoja se ministri eshte I papergjegjshem per ato qe deklaron.
Ai flet ne kushtet e Shqiperise dhe jo te Zvicres.
Mendoj eshte ber nje studim per reformen e pensioneve, I pjesshem apo I plot nuk jam ne gjendje te them.
A e dini ju qe vendi ka qen katrahure keto 20 vjet. A e dini ju qe insttitucionet e sig shoq ne shqiperi kan qene ne rremuje te plote dhe kete e them nga pervoja qe kam patur per te mar nje vertetim nga ky institucion dhe jam sorollatur per dy jave, por doja te thoja qe me perjashtim te nje zonje te nderuar qe punonte tek arkiva e sig shoq te tiranes te tjeret punonin si ato arketaret ku paguanim dritat dhe ujin dhe jo profesionalisht te orientuar.
Pra nje reforem me themel e ketij institucioni eshte domosdoshmeri.
Trajnimi ne radhe te pare I personelit
pastrimi nga te korruptuarit
paisja infrstrukturore e zyrave
krijimi I data base modern
cdo I interesuar duhet te ket akses ne marjen e informacionit per efekt pensioni ne web sitet e sig shoq.
Ky eshte nje problem mbarkombetar dhe duhet te ndergjegjesohen si e punedhenesit ashtu edhe pune marresit, por me teper punedhenesit.
Pse ne amerike psh mundesia per pune te zeze nuk ekziston?
A e dini ju qe ne shqiperi ka me teper pensionist se force active per pune, pasi shumica si puna jote dhe imja jane jashte shtetit, pastaj eshte e lehte te kritikosh.
Parimi kryesor qe duhet te udhehiqemi eshte analize konkrete te situates konkrete qe eshte unik edhe ne kapitalizem dhe jo vetem ne sistemin qe lam pas
Flm per mirekuptimin
Mendoj qe nje reforme kaq e rendesishme duhet te jete produkt i nje drafti te studjusve dhe eksperteve te afirmuar ne fushen e financave dhe ekonomise.
Drafti qe do te pergatitet nga grupi i specialisteve, duhet te jete objekt diskutimi me grupet e interesit i perbere nga grup moshash te ndryshme, qe perfaqsojne dy ose tre breza(nga 40 dedri ne 60 vjec).
Reforma te tilla duhet te projektohen qe te kene vlere te pakten per 30 vjet.