Shkarkimi i Dekanit të Mjekësisë/ Hysa: Vendim i nxituar, fshihet një skemë korruptive

12 Korrik 2014, 12:23Sociale TEMA

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, e konsideron të nxituar dhe të paligjshëm vendimin e rektorit Ali Refatllari për shkarkimin e tij nga detyra. Një ditë pas shkresës së rektorit Refatllari, dekani i Mjekësisë ka reaguar publikisht duke paralajmëruar se do të ndjekë ligjërisht çështjen.

“Vendimi i rektorit është i padrejtë. Unë s’kam kryer asnjë shkelje. Pas pezullimit fshihet një skemë korruptive me drejtuesit e rinj”, thekson Hysa.

Vendimi i rektorit Ali Refatllari erdhi pasi një audit i brendshëm i fakultetit arriti në përfundimin për abuzime në vlerën 55 milionë lekëve.

Por dekani Hysa mohon të ketë abuzuar me financat, duke u shprehur se dëmi ekonomik i pretenduar ka shkuar për pagat e pedagogëve.

“Prej më shumë se 1 viti ngremë zërin për problemet e universitetit, kemi kërkuar ndërhyrjen e ministrisë. Rektori nuk ka tagër për pezullim. Mund ta bënte për shkelje ligjore dhe raste flagrante, por asnjë nga këto nuk ka ndodhur. Grupi i auditit i ardhur me një mandat denigrues me prirje për të gjetur shkelje. Rektori doli me një vendim të nxitur dhe antiligjor”, deklaroi Hysa.

“I jam drejtuar prokurorisë dhe ministres së Arsimit. Jam i gatshëm të vihem para drejtësisë për shkeljet e rektoratit. Pas pezullimit, me mua janë solidarizuar stafi akademik dhe studentët”, tha Hysa.

Një ditë më parë, dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa u pezullua nga detyra.

Në urdhrin e lëshuar nga rektori i këtij fakulteti Ali Refatllari thuhet se masa disiplinore e pezullimit është ndërmarrë pas auditit të zhvilluar, ku i janë konstatuar shkelje dhe parregullsi në procedurat e rekrutimit të personelit akademik, atij administrativ, në menaxhimin e aktivave, si edhe procedurat e dhënies me qira të pasurive shtetërore, të cilat kanë shkaktuar një dëm financiar në vlerën e 55 milionë lekëve.

“Bazuar në nenin 64, pika 4 e në vijim të ligjit nr.9741 datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë e në vijim të statutit të Universitetit të Mjekësisë, dispozitave të Kodit të Procedurës Administrative, raportit final të auditimit të kryer në Fakultetin e Mjekësisë. Duke marrë parasysh dëmin ekonomik, shkaktuar buxhetit të Fakultetit të Mjekësisë në vlerën monetare prej rreth 55.365.479 urdhëroj pezullimin nga detyra për dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, prof. Bajram Hysa”, thuhet në urdhrin e firmosur nga rektori Ali Refatllari.

6 komente në “Shkarkimi i Dekanit të Mjekësisë/ Hysa: Vendim i nxituar, fshihet një skemë korruptive”

  1. Hasan says:

    shume mire kane bere qe e kane hequr sepse shume i korruptuar, te gjithe ata qe shkojne per specializim nga dora e ketij kalojne: http://bit.do/Korrupsioni-qe-ka-perfshire-Drejtuesit-e-universitet

  2. Mjek says:

    Nje nga turpet e mjekesise shqiptare por s’duhet pezulluar ky por ata qe votuan nje ushtarak te manaxhonte Fakultetin e Mjekesise.
    Kapterrat kudo dhe dihet si kane shkuar punet. Kapterra ne ndertim, kapterra ne firma piramidale, kapterra ne media dhe s’kish si te mungonte nje kapterr per mjekesine.

  3. gentleman says:

    ky eshte nje fshatar 24 karatesh dhe habitem sesi ky ekonomist medioker arriti te behet dekan i fakultetit te mjekesise.eshte hera e pare qe nje ekonomist provincial behet dekan i mjekesise.gjithnje kane qene dekane mjeke profesore te nderuar.keshtu qe u be shume mire qe ky njeri i korruptuar dhe intrigant u pezullua nga ky pozicion i nderuar.

  4. Blendi says:

    Bajram Hysa=Korrupcion…vendim i duhur me nje cike vonese

  5. Qeflleshka says:

    lere mos i bini ne qafe.Jane te rralle hajdutet me titull doktor profesor si Bajrami.Kurvar dhe spiun i sigurimit te ushtrise ne rini sa shkonte edhe me grate e njerzeve te tij te aferm per te cilin e la edhe gruaja e pare.Vetem me rrogen ka blere kater shtepi ne Tirane e Sarande mbas 1995.Cili eshte roli i tij ne levizjen studentore te 1992 dhe sa here eshte rekrutuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje