Përplasjet brenda Partisë Demokratike, kreu demokrat Lulzim Basha i ka cilësuar si shprehje të demokracisë së brendshme, ndërsa apeloi për një bashkim si të vetmen rrugë për arritjen e fitores.
Deklaratat Basha i bëri nga qyteti i Shkodrës, ku ishte i pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie. Dega e PD-së në Shkodër është përfshirë nga debate të ashpra, duke shkuar deri në akuza për mënyrën e drejtimit dhe funksionimit të Partisë Demokratike, cka ka detyruar Bashën të paralajmërojë se tolerance dhe mirëkuptimi ndaj kujdo që tenton të përcajë forcën më të madhe opozitare është zero.
“Shqiptarët presin prej jush një mesazh për ringritje. Epërsia jonë ndaj kundërshtarit duhet të startojë nga Shkodra. Në mandatin tonë të dytë disa zyrtarë krijuan distancë me qytetarët, por ky nuk është parim i demokratëve. Debatet brenda partisë janë tregues i demokracisë, por bashkimi është e vetmja rrugë për fitoren”, iu drejtua Basha të pranishmëve.
Ashtu si edhe në takimet e tjera të zhvilluara me bazën e PD-së, Basha është përqëndruar në akuzat ndaj mazhorancës dhe Qeverisë, ndërsa theksoi se “nuk mund të ketë shtet ligjor nga oligarkia Rama-Meta”.
“Deklarata e Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerri është deklaratë që tregon se demokracia është në rrezik. Si është demokracia sot ashtu do jetë nesër në pushtet! Sa më të hapur sot aq me shumë premtime të mbajtura nesër!”, u shpreh Basha.
“Perplasjet brenda PD jane shprehje te demokracise,kurse perplasjet brenda PS jane percarje ne ate parti”
LULZIM BASHA.
vazhdojne perplasjet ne Shkoder watch: http://bit.do/Perplasjet-ne-shkoder
Sistemi nje partiak eshte me i miri ne bote.(e vertetuar)
Ky Basha flet me gjuhen e nje qelbaniku qe nuk ka asgje te perbashket me fjalorin dhe me berjen e opozitarit ne asnje vend te botes demokratike. po si ka mundesi ky halabak , HAJDUT Me Cizma , ky vrastar i poshtet , ben Engjellin se bashku me monstren tjeter Sali , bejne shqiperi e shqiptar dashesin keta qena , kur akoma nuk eshte thare boja e fleteve te votimit te 1.000.000 shqiptare , ky lapaqen nuk pushon se quravituri per hallin e ketij populli te cilet ja bene gropen e zeze dhe shkaterimtar ketij vendi . Zoti i pafte dhe i nenshkofte keta llapaqener .