Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave nis shqyrtimin e p/ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, pa praninë e opozitës e cila vendosi bojkotimin e Kuvendit ditën e djeshme pas një incidenti qe u shënua gjatë seancës plenare mes deputeteve.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani, i cili prezantoi p/ligjin, theksoi se objektivi i përgjithshëm i hartimit të këtij ligji të ri është që të sigurojë përputhshmërinë e rregullave të aplikimit të TVSH-së në Shqipëri me ato të vendeve anëtare të BE-së, për të mos lejuar shtrembërimin e kushteve të konkurrencës dhe për të mos u bërë pengesë për qarkullimin e lirë të mallrave dhe të shërbimeve, duke eliminuar, sa është e mundur, faktorët që mund t’i shtrembërojnë këto kushte, jo vetëm në rrafshin kombëtar, por për t’i paraprirë edhe atij komunitar.
“Ky projektligj, nëpërmjet rregullave të parashikuara qartë, që i përshtaten zhvillimit ekonomik dhe kërkesave të tregut, brenda dhe jashtë vendit, synon të sigurojë një sistem taksimi të unifikuar me shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, duke e bërë biznesin shqiptar konkurrues, midis vendeve të zhvilluara dhe Shqipërinë, një vend që siguron qëndrueshmëri ligjore, fiskale dhe siguri për investitorët e huaj”, tha Cani.
Sipas tij, ligji i ri synon të sigurojë qëndrueshmëri ligjore dhe fiskale, me rregulla të mirëpërcaktuara, të cilat sigurojnë njëtrajtshmëri në aplikimin e TVSH-së, duke e unifikuar kështu sistemin e taksimit shqiptar me atë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë ligj, përmes parimit të taksimit sipas destinacionit, për shërbimet, sigurohet një sistem taksimi që eleminon taksimin e dyfishtë të TVSH-së për transaksionet midis bizneseve në Shqipëri dhe atyre të vendosura në çdonjërin vend anëtar të BE-së.
Gjithashtu, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve dhe cilësisë që ofron ky ligj, do të sigurohet mirëadministrimi i tyre. Bazuar në nenin 70, të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, brenda fazës së parë, të përcaktuar në nenin 6, të kësaj marrëveshjeje, Shqipëria ka detyrimin e përafrimit të legjislacionit në fushën e taksave indirekte, konkretisht Tatimit mbi Vlerën e Shtuar me acquis në këtë fushë.
Në nenin 98, “Tatimet e MSA-së” është qartësisht i përcaktuar detyrimi se “bashkëpunimi do të marrë parasysh, në mënyrën e duhur, fushat prioritare që lidhen me acquis e Komunitetit në fushën e tatimeve dhe të luftës kundër konkurrencës së dëmshme të tatimeve”.
Në rekomandimet e Progres Raporteve të vitit 2010, 2011, 2012 dhe 2013, në seksionin e Tregut të Brendshëm, strukturat e Komisionit Evropian kanë evidentuar detyrimin e Shqipërisë për përafrim të legjislacionit në fushën e taksave me acquis. Ky projektligj do të shfuqizojë ligjin ekzistues për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.
Pervec Bullgarise, Qipros, Luksemburgut dhe Gjermanise te gjitha vendet e BE e kane taksen e vleres se shtuar ose te barabarte me 20%, ose me te larte se Shqiperia.
Mos kjo perputhje me vendet e BE mos do te thote nje rritje e saj ne tregun shqiptar?
Duket nje lam i “vobeket” por me shume hile brenda. Te shohim, populli do ta ndjeje ne fund te fundit.
O CANI O PLEHRE MUTI, TVSH E DASHKE NE NIVELET E EVROPES NDERSA RROGAT TONA JANE NE NIVELIN E XHIBUTIT PTU FARE E KEQE ….
Nje pyetje e thjeshte. Sa eshte dhe sa do te behet tvsh? Se na e hoqet vidhen me keto artikuj skandaloze.
e c’rendesi ka per lexuesin se sa do te behet TVSH-ja, rendesi ka qe do te perputhet me ate te vendeve te BE-se.
pastaj, ky eshte thjesht nje artikull ekonomie pse duhet te merret gazetari me shifra pa vlere? shume pretendime paske
Ligji eshte si ne Europe nuk ka dyshim.
Rendesi ka kush drejton kontrollin e tatimeve, pra zbatuesit.
Duhet ecur ne te gjitha fushat si BE-ja.,jo vetem me taksat.