Basha: Rama-Meta, janë mbështetur tek krimi i veshur edhe me mandate deputeti (VIDEO)

13 Korrik 2014, 10:02Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Gramsh.

“Askush nuk do ta ndalë PD-së si nga denoncimi i kapjes së shtetit nga krimi dhe përpjekjet për të kthyer normalitetin në këtë vend. Rama-Meta, janë mbështetur tek krimi të cilin e kanë veshur dhe me mandate deputeti për të grumbulluar pushtetin në duart e tyre”, tha Basha.

Kemi denoncuar dje sot do të denoncojmë nesër dhe përdite lidhjet kriminale të Edi Ramës dhe Ilir Metës. Vendosjen dhe rrezikun e vendosjes së një oligarkie mafioze për të zëvëndësuar demokracinë e qytetarëve me demokracinë e mafias, kapjen e policisë, spastrimet në administratë, kapjen e institucioneve të pavarura, presionet ndaj gjyqsorit, kapjen e sektorëve të rëndësishëm ekonomik, likuidimet e elitës sipërmarrëse. Do ta bëjmë këtë jo për interesat tona por sepse është jetike për vlerat e demokracisë që krimi të jetë atje ku duhet të jetë dhe parlamenti të jetë në lartësinë e përfaqësimit të qytetarëve”, theksoi krue i PD.

Partia Demokratike, tha Basha, do t’i përgjigjet këtij realiteti të rëndë dhe ogurzi me njerëzit më të mirë të zgjedhur për të drejtuar PD-në dhe me besimin që kjo forcë politike po zgjon tek çdo qytetar anembanë vendit.

Duke besuar në pushtetin e votës, arritjes në konkluzione të përbashkëta përmes debatit dhe jo permes heshtjes, përmes evidentimit me mendje të hapur dhe me zemër të hapur duke u parë sy me sy dhe jo prapa shpine, të gjithçka që nuk kemi bërë mirë, ne arrijmë një bashkim të vërtetë dhe frymëzues edhe për të tjerë që duan të vijnë dhe të bashkojnë zërin e tyre dhe aspiratat e tyre me ne. Jemi pjesëtarë të një familje që lindi si parti e lirisë që do të mbetet parti e lirisë dhe me lirinë do ta konsolidojmë e ta bëjmë partinë tonë më të bashkuar, më të fortë, më të dashur dhe më të besueshme për qytetarët”, u shpreh Basha.

7 komente në “Basha: Rama-Meta, janë mbështetur tek krimi i veshur edhe me mandate deputeti (VIDEO)”

  1. E verteta says:

    More Gramshjot:
    Ne radhe te pare me vjen shuem keq qe merreni me nje spiun Serb,qe juve nuk e kini per fis kete veti.
    Si ka mundesi te pranoni pallavrat e nje debili dhe injoranti pa pik sensi njerzor si Lulezimeja duke ju thene se Mata dhe Rama kane kapur shtetin.Pse nuk i beni nje pyetje dhe ti thoni more debil çfar ishte Lazarati per ju Salianet?
    Kam shume per ju njerzit e urte te Gramshit por duke menduare se jeni te genjyere nga X dhe Y nuk po ju ve shume faj.
    Sado te perpiqet demagogjia e tradhetareve nuk do arrije kurre te ktheje mbrapesht zemren patriote te Gramshiotit.
    Nga nje shqiptar qe ju njeh mire dhe ndaj i vjen dhe keq.

  2. ligji says:

    mè kriminel se je ti o lulushe vrave ne mes tè dites 4 protestus le 8 jetim do ti vinte mir vajzave te tua te ishin jetime

  3. iliria shqiptare says:

    Kriminelat dhe mafiozat kur jane me pd qenkan te mire, kur qenkan me ps qenkan te keqinj.(sipas pd dhe lulzim bashes).Ndihmoni Ramen se sot eshte e vetmja shprese.Kur ke like meten brenda mund te hyjne dhe tedegjenerum se ortak i saliut ishte.Gramshi nuk genjehet nga rrenat e te paftyrit lulzim basha se eshte popull patriot.Ja dhe mitingjet i ben ne salla te mbyllura me 50 veta me ftesa.

  4. Treviso says:

    Dhe me zgjedhjet e reja neper rrethe ky kriminel ka hedhur faren e keqe.
    Ne krye te partive jane zgjedhur njerez qe perkrahin vijen e kriminelit Basha, dhe jo njerzit qe te luftojne per demokratizimin e partise. Kjo tregon se Partia Demokratike eshte ne shperberje totale. Demokratet e vertete duhet ti bashkohen frymes se re Demokratike.

  5. h says:

    ju patriotat e mi turp tju vije qe pranoni salistanet kriminela dhe hajduta ne gramsh , e perdhoset sot gramshin ,kiaha ndermend te vija kete vere ne gramsh po e anullova mendimin se nuk mund ta durroj eren e qelbur te lulsalave, me vjen keq qe e infektuat ate qytet te bukur

  6. tosi says:

    Perse si kape mor qen, 8 vite ne pushtet te gjitha nen kontroll i kishit, poici, prokurori gjykat. Ju doni plumbin ballint more antishtiptare, po ska me burra…

  7. lazarati i sales says:

    edhe portofolin ja more olldashit o luli i babes ku ka shku puna jote si nuk ke pak moral o vrases

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje