Formacioni që zhgënjeu në Botëror

15 Korrik 2014, 14:37Sport TEMA

Botërori i Brazilit tashmë ka përfunduar. Gjermania kampione e botës vazhdon të jetë e dehur nga suksesi përballë Argjentinës në finale, por ndërkohë ka disa bilance që nuk mund të lihen pa bërë. Pa dyshim që për Kupën e Botës flitet kryesisht për kampionët, lojtarët më të mirë apo golashënuesit, megjithatë nuk mund të lihen pa u përmendur disa të tjerë, që në njëfarë mënyre ndikuan në zhgënjimin e skuadrave të tyre, raporton Sport News.

Po ju paraqesim kështu formacionin ideal të humbësave dhe e nisim me Iker Kasijas. Portieri spanjoll prej kohësh qëndron mes më të mirëve të botës, por në Brazil ishte një zhgënjim total, i cili me performacën e tij, ndoshta më të dobët në karrierë, ndikoi jo pak në humbjen katastrofike të “La Rojas” kundër Holandës.

Në eliminimin tragjik e të parakohshëm të Spanjës dha një dorë edhe mbrojtësi Serxhio Ramos, që me siguri duhet të ndihet ende i trullosur nga shpartallimi i ofensivës holandeze. Pastaj në krahë qëndrojnë brazilianët Dani Alvesh dhe Marselo, të dy shumë pak bashkëpunues me ekipin dhe të pafuqishëm për të parandaluar depërtimin e gjermanëve në atë humbje shokuese 7-1, që vazhdon të djegë. Ka vend në këtë formacion yjesh të venitur edhe për Pepen. I njohur për arrogancën e tepruar në fushë, mbrojtësi portugez u shfaq i dhunshëm dhe u ndëshkua me të kuq që në takimin e parë në grup kundër Gjermanisë.

Nga Anglia çdokush do të ishte i denjë për t’u rreshtuar në këtë 11-she, por më shumë se të gjithë vendin e meriton Stiven Xherard, i cili i mbetet shumë në borxh kombëtares së “Tre Luanëve”. Muntari plotëson mesfushën për penalizimin te Gana nga mungesa e disiplinës, ndërsa në krah ndodhet Antonio Valencia për kartonin e kuq ndaj Francës, në një takim kur Ekuadori kishte ende shanse për kualifikimin.

Shumë premtime dhe pak punë. Kun Aguero është zhgënjimi më i madh te Argjentina, sidomos në finale, ku prania e tij ishte thuajse inekzistente. Jo më pak kanë zhgënjyer Diego Kosta te Spanja dhe Fred te Brazili, sidomos sulmuesi i natyralizuar spanjoll, nga i cili pritej një shpërthim në gola në Botëror, ashtu siç bëri sezonin e fundit në La Liga.

Janë lënë jashtë liste shumë lojtarë të tjerë si Aleks Song, Kagava, Ksabi Alonso, Dzeko apo Baloteli.

Gjithsesi ka vend për të gjithë në formacionin e rezervave.

23 komente në “Formacioni që zhgënjeu në Botëror”

  1. elinor says:

    Keni harruar edhe David Luiz tek Brazili per fajin e te cilit u shenuan te pakten dy gola ne ndeshjen me Gjermanine, perfshi edhe golin e pare.
    Natyrisht qe ashtu sic i perkasin fitoret e shumta e te lavdishme, Brazilit i perket edhe humbja e rende me Gjermanine por askush nuk duhet te kete dyshimin me te vogel qe ai ekip do te ngrihet ne kembe me shpejt se c’mund te mendohet.
    Problemi ne kete Boteror ishte se Brazili ishte futur me mendimin se duhej ta fitonte ate vetem pse eshte Brazil, pse eshte ne vend te tij, dhe pa luajtur aspak. Te gjithe fajin per kete e ka trajneri i cili nuk kishte asnje strategji loje apo plan taktik dhe asnje plan B ne rast gjendjeje te jashtezakonshme sic ndodhi ne ndeshjen me Gjermanine. Natyrisht qe Gjermania luajti mire por nuk ishte merite e Gjermanise ajo fitore sa c’ishte deshtim total i Brazilit. Po te ishte Gjermania aq e forte atehere duhej te fitonte bindshem edhe ndaj Argjentines, te pakten me dy gola dhe me nje loje dominuese e me shume raste ne mungese te golave. Sic e pate edhe vete Argjentina i vuri frenat Gjermanise dhe mund te thuhet qe luajti dicka me mire dhe me rrezikshem. Edhe ne ndeshje me Francen, per fat qe u be ai gol heret se e mbyti Franca.
    Vetem per nje gol qe u be ne ndeshjen Brazil-Gjermani morali i skuadres ra pertoke dhe u shkaterruan psikologjikisht!!!
    E pata thene qe ne fillim qe Brazili dukej teper emocional dhe se lojtaret kishin nevoje per nje ekip psikologesh per t’u cliruar nga presioni i madh ne te cilin ndodheshin.
    Gjithsesi, Brazili ngelet Brazil dhe nje humbje nuk do te thote asgje per te. Jo me kot eshte ekipi me popullor ne bote dhe gjithashtu me i suksesshmi i te gjitha koherave ne cdo nivel zyrtar. Pa Brazilin e mire, te keq, te bukur a te shemtuar Boterori nuk ka kuptim — eshte si me qene duke pa nje film pa kolonen zanore.
    Oh, edhe dicka per tifozet e lavdishem ‘gjermone’. Me lejoni t’ju kujtoj, kronologjikisht, turperimin e Gjermanise ne Shtator 2001 ne Kupen e Konfederatave kunder Aglise ne Nurnberg me rezultatin 1-5 (Gjermania kaloi e para ne avantazh); eleminimin e turpshem nga Kroacia me rezultatin 0-3 ne cerekfinale te 1998, si dhe specin djeges qe i futi Italia brenda ne Gjermani ne 2006 ku shenuan 2 gola ne 5 minutat e fundit te kohes se dyte shtese, si dhe faktin qe Gjermania kishte qysh ne 1990 qe nuk shihte Kupe me sy.
    Urime Gjermanise!! ?
    Ju lutem te mos qani heren tjeter kur te rrihet nga Tahiti 0-5.

    1. elinor says:

      Se harrova te them qe nje gabim tjeter i trajnerit ishte se bazohej fort ne nje lojtar te vetem, Neymar. Nuk dua ta besoj qe nga gjithe ai Brazil kishte ngelur vetem per Neymar.

    2. Jurgen says:

      @elinor Po ca strategjie prisje nga nje trajner plehre qe pervec Oscar grumbullon mesfushor qe ne klubet qe luajne ose jane rezerve ose jane ekipe te dores dyte dhe le jashte,emra te tille qe jo duke vrapuar por vetem duke ecur do luanin shume here me mire duke filluar nga Ronaldinho,Kaka,Lucas Moura,P.H.Ganso,Robinho,Coutinho,sulmues si Luis Fabiano megjithese veteran,Pato,Leandro Damiao,mbrojtes si Marqusinho i Psg,Felipe Luis qe shkelqeu me A.Madrid.

      1. elinor says:

        Ajo gje me ka bere pershtypje shume edhe mua. Se ku i gjeti keta lojetare qe nuk i kishim degjuar me pare askush nuk e di?! C’ndodhi me kombetaren e 2010s?? Kaka i lene te ndjeke ndeshjet ne stadium me bilete si fansat e tjere?!!! Nuk arrij ta kuptoj!

        1. Leandro says:

          O elinor po ne botrorin e 2010 perse u mund 4-0 argjentina nga gjermania ne ate kohe luante dhe messi dhe keta lojtare qe ishin sot ishin dhe athere?Apo athere e kishte fajin maradona tani e ka faji arbitri dhe fifa qe mbajten gjermanine me hater vetem justifikime e supozime.

    3. Andi says:

      Elinor mos harro dhe humbjen 3-0 qe franca e varrosi te gjalle Brazilin me 1998 mos harro dhe tre me zero tani nga Hollanda dhe 2-1 parape nga hollanda me 2010 megjithse Brazili kaloi i pari ne avantazh. u be Brazili si me qene Bilishti ? shkoni kur te rriheni dhe nga Luksemburgu ose Andorra.Ah dhe 7-1 tani ne vendin tuaj ahahaha degjenerim komplet.Me nje super portjer si Nojer nuk keni shance ju ju vjen keq qe ju perdhunuan Gjermanet keshtu do perdhunoheni ne cdo botror.

      1. elinor says:

        Ishte Franca ajo qe e mundi Brazilin, jo Kroacia, dhe ishte ne finale, jo ne cerekfinale! Pastaj Franca e pagoi me kallepe floriri ate Kupe.
        2-1 nga Hollanda ne 2010? Kushdo mundet te te munde me ate rezultat, nuk eshte aspak turp. Leqe, mbas golit te Brazilit, Hollanda filloi nje loje te ndyre ne pjese te dyte me qellim tensionimin e kundershtarit. Hollanda e ka hobi nje loje te tille (kujto peshtyerjet e Van Basten me Voeller), te provokoje kundershtarin deri ne humbjen e durimit. Fajin e kishte arbitri qe nuk ia nxehu me kartona Hollandes.
        3-0 ne ndeshjen e te shtunes? E c’vlere kishte ajo ndeshje? Brazili ishte akoma ne zhgenjim nga humbja me Gjermanine. Po ta kishe ndjekur me vemendje ndeshjen te dy golat e pare te Hollandes ishin te diskutueshem. Shume arbitra do ta kishin dhene faull jashte zone (jo po flisni se e mbajne me hater Brazilin) si dhe golin e dyte vetem qorri nuk e pranon se ishte pozicion jashte loje — shko e shikoje tek Fifa se aty e ke.
        Tani, cfare na thote Wikipedia per Brazilin? Ja ta shikojme pak.
        Brazili eshte:
        5 here kampion bote,
        4 here fitues i Kupes se Konfederates, me shume se kushdo tjeter,
        i vetmi ekip qe ka fituar Kupen e Botes ne cdo kontinent,
        i vetmi ekip qe ka marre pjese ne cdo Kupe Bote pa pasur nevojen e ndeshjeve eleminuese,
        skuadra me popullore dhe me e suksesshme ne bote.
        Gjermania, i dashur, me ate futbollin e saj mekanik plot me marshe, leva e ingranazhe, me te merzitshem se edhe Bilishti :D, vetem sa enderron te krahasohet me Brazilin dhe lojen e tyre te stilit samba. Brazili vallezon ne fushe nderkohe qe Gjermania i ben levizjet si repart SS!

        1. Wendy-B says:

          Shume e dyshimte zgjedhja e formacionit brazilian nga trainieri, qe kuptohet u pushua ne fund.
          Manipulim ndoshta??!! Who knows..
          Gjermania per mua nuk ishte dobet per vete, por me e mira nga te dobetat.
          Shpresoj boterorin tjeter te jete kampione.

    4. serpens says:

      I ke pare ndeshjet me tifozllek te teperuar antigjerman, sikur po i sheh nga Parizi.
      Duam apo s’duam, e pare si tradite futbolli, Gjermania qe ka fituar kater kupa te botes, ka pasur keto 60 vjet futbollin me te mire ne Europe, para te cilit futbolli anglez, francez e spanjoll (me vetem nga nje kupe)zbehen. Ai barazohet me kupat boterore vetem me futbollin italian, por del pa dyshim mbi ate, e mbase edhe mbi ate brazilianin, po te shohesh qendrueshmerine e jashtezakoneshme te rezultateve, pa kriza futbolli dhe rezultate katastrofike qe ka shenuar here pas here futbolli brazilian dhe italian (me te fundit jane ne kete kampionat).

  2. tifoz i gjermaneve says:

    elinori nje humbje vertete nuk do te thote gje , po ama 7-1 do te thote shuuuuuuuuuuuuume

  3. ardi says:

    jurgen….komplet dakort…..

  4. BERTO says:

    EDHE UNE JAM I MENDIMT QE NDESHJA ME GJERMANINE U KESHTEZUA QE NGA GOLI I PARE.QE ATY NISI DHE MASAKRA PSIKOLOGJIKE PER LOJTARET E BRAZILIT. PASTAJ EDHE SKOLARI GABOI SHUME QE NE VENDOSJEN NE FUSHE.TE LUASH ME 4 SULMUES (PER TE THENE)SE AS SULMUES NUK ISHIN,DHE 2 MESFUSHORE SHKATERRUES KUNDRJET NJE GJERMONI QE LUANTE ME 5 MESFUSHORE,KY ISHTE NJE GAMARLLIK I MADH I SKOLARIT!MOS HARRONI;SE FEDERATA GJERMONE QE NGA 2004 KA SHPENZUAR PER SEKTORET E TE RINJEVE 1 MILIARD E 800 MILION EURO!DHE TJETRA :KETA FUTBOLLISTE KANE GATI 1 DEKADE QE LUAJNE BASHKE.
    BRAZILI I 2014 ISHTE SKUADER E NDERTUAR NE 2 VITET E FUNDIT,E GJOJA ME KETE SKUADER DO TE FTONIN BOTERORIN.

  5. BERTO says:

    ANDI:
    MESOVE DHE TI SI PUNA E (DHISE ME DELEN)!JA PA DHIA DELES ATE (PLACKEN) ,DHE GERTHITI TA PAAAAAAASH!MIREPO DELJA E HABITUR IU PERGJIGJ:RRI URTE MOJ DHI E ZGJEBOSUR,UNE TA SHOH PER DITE DHE NUK THEM GJE I THA!
    EDHE JU TIFOZAT E GJERMONIT E HARRUAT FINALEN E 2002,EDHE GJYS FINALEN E KUPES SE KONFEDERATAVE NE 2005 NE GJERMANI.

  6. rodrigo says:

    Perse duhet quajtur deshtak Antonio Valencia kur si mesfushor shenoi 3 gola dhe per me teper ishte pjese e nje kombetareje modeste…

    1. altini says:

      SHoku golat u bene nga ENNER VALENCIA qe ishte sulmues , jo nga ky KULUFI I MANCHESTERIT

    2. voronov says:

      SA TE PAINFORMUAR JENI!
      LE TE FLASIN STATISTIKAT JO TIFOZLLEKU I SEMURE!
      Ja rezultatet e Gjermanise ne kampionatet boterore keto 75 vjetet e fundit:
      – 4 here kampione e botes.
      – 4 here nenkampione e botes.
      – 13 here gjysem-fianliste
      – Skuadra e pare qe arriti te bente 100 ndeshje ne kampionatet boterore (pa marre pjese ne dy edicione te kupes se botes).
      – Skuadra qe ka shenuar me shume gola ne kampionatet boterore.
      – 3 here kampione dhe 3 here nenkampione e Europes.
      Skuadra me rezultatet me konstante ne kampionate boterore pa asnje deshtim si ato qe ka pesuar Brazili dhe Italia.
      Kush mendon qe Brazili ose Italia ka statistika me te mira le t’i nxjerre.
      Elinor mos hezito, nxirri statistikat e Brazilit!

      1. elinor says:

        Edhe njehere le t’i drejtohemi Wikipedias ne lidhje me takimet Gjermani-Itali ne vite.
        Ato jane takuar 32 here nga te cilat Italia ka fituar 15, 10 kane qene barazime dhe vetem 7 humbje per Italine. Nqs kjo nuk te duket nje inferioritet kushedi se cfare per Gjermanine meso edhe kete tjetren qe te gjitha fitoret e Gjermanise kane qene ne ndeshje miqesore, atehere kur nuk kishte rendesi. Sa here qe ekipet jane takuar ne ndeshje konkurruese ne Kupat e Botes apo Kampionatin Evropian fituesja ka qene gjithnje Italia.
        Per me teper informacion ne lidhje me ndeshjet, datat dhe rezultatet drejtohu tek Wikipedia dhe kerko per ‘Germany Italy rivalry’.
        Italia gjithnje specin Gjermanise.

        1. bamiri says:

          Tu kerkuan statistika nga kampionatet boterore dhe kupat e Europes per te krahasuar futbollin gjerman me ate brazilian e italian.
          Si eshte e mundur qe nuk i gjen dot?
          Wikipedia ta ka fajin. Ah Wikipedi, ah!

          1. elinor says:

            @bamiri; ca thu mor njeri?? A je qorr a thjeshte nuk di te lexosh?! Po numrat a i njeh te pakten?
            Lexo mor elob se te gjitha aty me siper i kam shkruar. Shko tek faqja zyrtare e Fifa po te duash se i ke te gjitha aty te dokumentuara nder vite.
            Brazili dhe Italia gjithnje e kane rrahur Gjermanine me shpulla dhe nuk e kane lejuar as te qaje.
            Brazilianet e treguan madheshtine e tyre se e perballojne humbjen me dinjitet — ndonese u munden keqas nga Gjermania ata perseri bene tifo per Gjermanine, nuk ndenjen asnjanes.
            Nga ana tjeter racistet derra gjermane filluan te tallen me amerikano-jugoret me kulmin e arritur nga ai fytyrebytha Mullari qe i tha Fifes ta fuse ne b… kepucen e arte se atij vete nuk gjoja “i plaste” per ate!

      2. elinor says:

        Gjermania ka dale 13 here ne finale dhe e ka fituar Kupen vetem 4 here dhe ti ma quan sukses kete gje??
        Po ta kthejme ne perqindje i bie rreth 30% shkalla e suksesit.
        Italia ka dale vetem 6 here ne finale dhe ka fituar 4 nga ato, pra 67% sukses.
        Brazili ka dale 7 here ne finale dhe ka fituar 5 nga ato pra 71% sukses.
        Brazili ka luajtur 104 ndeshje dhe ka fituar 70 nga ato nderkohe qe ka humbur vetem 17. Golaverazhi +119. 227 pike.
        Keto shifra e nxjerrin Brazilin si skuadra me performancen me te mire te te gjitha koherave.
        Fifa ka edhe dicka tjeter qe quhet ‘elo rating’ dhe eshte me pike (si ne shah). Brazili ka mesataren me te larte ne bote me 2013.3 pike kurse Gjermania kesaj here mberriti nje rekord boteror vetem per kete turnament me 2196 pike (Brazili vjen ne vend te trete per nga rekordi i nje turnamenti te vetem) por mesataren Gjermania a ka dicka me 196 pike, e dyta mbas….kuptohet….Brazilit.
        Kjo nenkupton qe Brazili ka nje performance me konsistente se Gjermania dhe se kjo e fundit vetem sa i merr ere nga mbrapa Brazilit.

  7. Best says:

    Zgjedhja e Agueros si deshtak me e goditura
    sepse skuadra doli ne finale dhe ai ne 7 ndeshje nuk qe asnjehere percaktues ne nje takim
    te pakten en finale duhet te bente dicka te olinte shenjen e tij
    sic beri messi ne fazen e pare
    di maria ne 16, higuain ne 8, portieri ne gjysmefinale bashke me maskeranon
    dita e finales duhet te ishte e Lavezit dhe Agueros

    ELINOR
    jam dakort me shume gjera qe shkruan
    por turpi me i madh i Brazilit ishte se beri tifozllik per Gjermanine ne finale qe e zhdepi 7-1 dhe per me keq akoma qe kupa te dilte nga Latinja e te shkonte ne Europe\
    vetem te mos e merrte Argjentina
    Ky per mua ishte turp shoqeror moral, sepse nuk besoj se do ndikonte ne takim
    Te gjithe e pame se finalen e meritoi Argjentina, por nuk kuptuam se cfare pati qe ne 4 raste te pastra nuk shenoi asnje???
    mbase ndonje dite mund te zbulohet e verteta le te presim
    sa per eventin e Boterorit
    jam dakort qe Gjermania e meritoi si kompeticion
    por finale ishte degjenerim i vertete, mbase e kushtezuar edhe nga demtimet dhe lodhja

    1. bamiri says:

      Gjithe bota e pa dhe e komentoi ndryshe Gjermanine (englezet, amerikanet, francezet, italianet, etj.). Besti dhe Elinori jetojne ne nje univers tjeter! Pak njerez e kane ate fat.
      Lum si ata!

  8. Best says:

    Bamir ke gje per finalen????
    pse su ndje Gjermania
    edhe golin kur e shenoi spo u besonte syve dhe mezi e festuan
    A e merituat rezultatin e ndeshjes finale???
    apo ua dhuroi fati??
    per kompeticionin e thashe
    gjermania ishte pak me larte nuk e diskutoj
    megjithese pati oshilacione me algjerine ganen dhe SHBA
    kurse argjentina ishte konstante nga e para tek e fundit
    madje erdhi ne rritje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje