15 fëmijët e saj iu hodhën krokodilëve, se lindën të mallkuar

16 Korrik 2014, 15:54Lifestyle TEMA

Kjo është drama e Buko Balguda, 45- vjeçares etiopiane, e cila nga 15 fëmijët e saj tashmë nuk ka më asnjë të gjallë. 7 djemtë e dhe 8 vajzat e saj u vranë të gjithë nga më të moshuarit e tribusë, pasi sipas tyre fëmijët e Bukos ishin të mallkuar.

Problemet për Balgudan nisën përpara se ajo të martohej, kur burri i saj nuk mori pjesë në ceremoninë tradicionale të tribusë së saj, një rit fillestar për burrat, të cilët duhet të jenë të kompletuar përpara se të martohen.

Pasi ai u martua me Buko Balguda, gjithsesi të vjetrit e fshatit deklaruan se çdo fëmijë do të konsiderohej i paligjshëm për çiftin dhe do të vritej sapo të lindte.

Por ilegaliteti nuk ishte i vetmi problem pse fëmijët u quajtën të mallkuar.

Disa prej tyre u vranë pasi prindërit nuk morën leje përpara shtatzënisë nga më të vjetrit e fisit, disa sepse lindën binjakë dhe më mizorja e të gjithave, për shkak se dhëmbët e tyre nuk dilnin të rregullt.

Fëmijë të tillë deklarohen si “mingi” që do të thotë vdekja e një fëmije. Pasi deklarohen si të tillë, pra si të mallkuar, fëmijët lihen vetëm nga tribuja derisa të vdesin nga uria, ose hidhen në lumë që është plot me krokodilë. Kryetarët e vjetër të tribusë e mbrojnë këtë veprim, duke thënë se nësë këta fëmijë nuk do të vriten ata do të sjellin fat të keq për gjithë tribunë.

Historinë për Daily Mail e ka treguar fotografi Eric Lafforgue, i cili ka kaluar mjaft kohë jo vetëm duke fotografuar këto tribu por edhe duke mësuar historitë e tyre.

6 komente në “15 fëmijët e saj iu hodhën krokodilëve, se lindën të mallkuar”

  1. Kushtrim-KS says:

    Nuk dine njeri edhe qka te thote nese thame allahu i shkatrroft ka edhe te pafajshem, po burri i saj eshte dashte ja me e ndale knaqesin ne fund ja me vdek per keta femije.

    1. me e ndale kenaqesine ne fund ???????
      hahhahahahahahhhhahahahaha

  2. sherifi says:

    Edhe kafsha per femijen,kur vjen momenti te ben cope,cope.
    10 meter e hodhi njehere nje antilop nje luan qe i’u afrua te voglit te saj.

  3. abc says:

    “tribu” e rrobve të tu, se në shqip i thonë: fis!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje