Vrau pesë ushtarë pse i thanë se dukej si Sfungjeri Bob

16 Korrik 2014, 12:15Lifestyle TEMA

Një ushtar nga Koreja e Jugut tronditi opinionin publik disa javë më parë kur qëlloi për vdekje pesë kolegë të njësisë së tij.

Incidenti ndodhi pranë kufirit me Korenë e Veriut.

Ai u arratis në një pyll pas krimit, por u kap më vonë në përpjekje për të kryer vetëvrasje.

Por tani zyrtarët e lartë të ushtrisë thonë se ai e kreu krimin pasi ishte subjekt i talljes.

Shokët e quanin Sfungjeri Bob, sipas personazhit të famshëm “SpongeBob SquarePants”.

Madje ditën që kreu masakrën, ai kishte gjetur disa piktura që kishin bërë kolegët, ku ai portretizohej si Sfungjeri Bob.

Ai u tha hetuesve se një gjë e tillë i kishte shkaktuar shumë stres.

Për shkak se krimi ndodhi në një postë kufitare me Korenë e Veriut, pati shumë spekulime se mos krimi lidhej me konfliktin mes dy vendeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje