Halimi: Vendimi i Qeverisë për regjistrimin e numrin IMEI të celularit, anti-kushtetues

17 Korrik 2014, 11:33Politika TEMA

Deputeti demokrat Eduard Halimi kundërshton vendimin e Qeverisë, sipas të cilit posejduesit e aparateve celulare janë të detyruar që brenda dy javësh duhet t’I japin kompanive celulare të dhënat e aparatit të tyre cellular, përfshi edhe numrin IMEI.

“Shtetëzon celularët dhe vendos kontroll në komunikimet elektronike, përfshi rrjetet sociale. Vendim anti-demokratik, anti-kushtetues dhe anti-europian”. Është ky reagimi përmes rrjetit social Facebook i deputetit Halimi. Në komentin e tij, ligjvënësi demokrat thekson se “Kryeministri i territ informativ dhe kodit të heshtjes ka firmosur vendimin nr. 354, datë 4.6.2014 të Këshillit të Ministrave, ku ka kërkuar që cdo qytetar brenda 15 ditëve është i detyruar t’i japë kompanisë celulare të dhënat e aparatit personal celular, përfshi dhe numrin IMEI të tij (The International Mobile Station Equipment Identity, që është numër numri unik 15-shifror, që shërben për të identifikuar aparatet celulare). Pas kësaj Rama urdhëron që të gjitha të dhënat e celularëve të shqiptarëve, kompanitë detyrohen t’ia dorëzojnë ministrit të tij të Financave, i cili do të ngrejë një server (njëlloj si serverin e tatimeve)!!! Pas kësaj Rama urdhëron që gjithë serveri t’i vihet në dispozicion atij, Policisë së Shtetit, ministrit të Brendshëm e kështu me rradhë. (Shihni pikat, 2, 6 dhe 7 të Kreut I, si dhe Kreun II të VKM 354/2014 me firmën e Edi Ramës).  Ky është fundi i lirisë së komunikimit dhe të të drejtave personale në vend, fundi i Privacy për cdo qytetar në këtë vend. Pa ligj, pa asnjë të drejtë, në shkelje të plotë të neneve 17, 35 dhe 36 të Kushtetutës së vendit, dhe nenit 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Rama kërkon të ketë në posedim të dhënat private të cdo qytetari të vendit, duke përfshirë vendndodhjen, bisedat telefonike, sms, mms, viber, bbm, ëhatsapp, facebook, tëiter, pra gjithcka”, komenton Halimi në rrjetin social.

Sipas tij, vendimi nëse zbatohet shkatërron përfundimisht të drejtën për privacy dhe mbrojtjen e të dhënave personale për cdo qytetar, sepse ai vetë, cdo zyrtar i tij, ashtu sic vodhën të dhënat nga serveri i tatimeve, mund te vjedhin gjithcka tonën, gjithcka tuajën, gjithcka private, duke i shtetëzuar ato dhe duke i përdorur për qëllime të kundërligjshme.

Në këtë kuadër, Halimi shprehet se kështu, Republika e Shqipërisë kthehet ne oligarki dhe oligarku ka ne dore cdo gje.

“Rama po shmang gjykatat dhe prokurorinë, duke kërkuar që te ketë nën zotërim gjithcka tonën private nëpërmjet një pushtetit të pakufishëm. Nuk di nëse kompanitë celulare në Shqipëri do ti binden një cmendurie te tille dhe skzofrenie politike për pushtet të Kryeministri Rama, duke cënuar haptazi detyrimin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale të klientëve të tyre, por dua të kujtoj se kompanite mëme të tyre, në Londër apo Berlin, e kanë të ndaluar ta bëjnë një gjë të tillë”, shkruan Halimi.

17 komente në “Halimi: Vendimi i Qeverisë për regjistrimin e numrin IMEI të celularit, anti-kushtetues”

  1. aa says:

    me mir sundim i shtetit nga rema sesa nga ju plerat e komunizmit

    1. vostok says:

      Ky i Rames eshte nje vendim qe ne Evrope do hidhej poshte brenda pak ditesh. Ne rast se Rama paska probleme me Prokurorine e Gjyktat bujrum, nderro Krye-prokuror dhe reforme ne KLD. Legen.

  2. ne kete rast halim haleja ka te drejte.

    1. ticky wikie says:

      Nuk mund te vjedhesh te dhenat personale me ane te IMEI. Thjeshte mund te lokalizosh dike. Persa i perket vjedhjes se te dhenave personale, ato vidhen sistematikisht qe ne momentin qe ne instalojme nje application dhe pranojme ” I agree and accept…” asnje nuk e lexon asnjeher se cfare thuhet ne te.

  3. Gonxhi says:

    Na pelqen, nuk na pelqen, pavaresisht nga bindjet politike dhe opinioni jone personal mbi personin qe e ka ngritur kete ceshtje, qe ne fakt nuk eshte i pari por media nuk e ka bere publike si ceshtje, fakti qe qeveria po ndermer nje hap te tille eshte shqetesuese me se pakti. Jane vetem dy vende ne bote qe kane ndermare nje politke te tille, Turqia dhe India. Me tej kjo politike eshte ne kundershtim direkt me KEDNJ dhe praktikat e mira te vendeve te BE duke filluar qe nga tarifimi i padrejte prej 500 lekesh per cdo regjistrim, kjo per shkak se per sa kohe nuk ofrohet nje sherbim tarifimi eshte thjesht nje takse e jashtligjshme dhe deri tek fakti qe IMEI mund te perdoret qe nga gjurmimi i thjeshte i pozicionimit gjeografik te personit qe mban celularin e deri tek pergjimi i avancuar i te gjithe te dhenave personale qe ndodhen ne aparat apo aparatet me te cilat sinkronizohet ky i fundit. Eshte nje gje shqetesuese kur qeveria e pabazuar ne asnje ligj, legjitimon heqjen e cdo privatesie te personit fizik.

  4. ermir says:

    Ne te gjithe Boten celularet Jane te regjistruar vetem PD kurva e don vendin ne anarki te plote dhe injorante qe i shkojne nga mbrapa,,

  5. Albi says:

    Idiot total! Numri IMEI identifikon vetem tipin e celularit. S’ka asnje lidhje me te dhenat e telefonit. Te dhenat ruhen neper servera ne internet (nga ku i spiunon NSA), si dhe trafiku ruhet ne serverat e kompanive. Keshtu ka qene gjithmone.
    Sa per standarde, ky s’e ka haberin fare, se IMEI per ate pune eshte, ne menyre qe te ndalohen vjedhjet e telefonave duke i vendosur ne black list. Standard i GSM qe prej vitit 1993. Te cilin e zbaton e gjithe europa. Sa per shembull, nese shkon ne Turqi si turist duhet te deklarosh IMEI ose nuk mund ta perdoresh dot telefonin pas 2 javesh. O Halim, o injorant. Pu, cfare debilash kemi ne parlament..

  6. Rule of law! says:

    shume mire ta beje ty dhe shokeve te tu qe doni te fshihni pislleqet e te mborni kriminelet! Ik o halim se ti dim ato pislleqe qe ke bo si avokat…psh sma merr mendja qe bexhjet pacolli do te ta harroje ate qe i ke bo me ALSAT!!!

  7. ريال ريال ريال ريال says:

    Ky ligj eshte ne kjndershtim te plote me lirine e qytetareve.
    Populli duhet te ngrihet ne kembe dhe jo te tolerohet kjo psikopati.
    Nqs di te Toleroni 1 ,shume shpejt do te vijne te tjerat.
    STOP CENSURES !!!!!!!!!!

  8. ariffi says:

    ….ha gjize Agush , gjiza te ben esell.

  9. Blerta says:

    Edhe une them qe halimi i vogel (haleja), ne kete rast, ka plotesisht te drejte. Si mundet te kerkosh regjistrimin e telefonave celulare. Me kujton kohen e diktatures kur si ne shqiperi, gjermani lindore, etj. kerkohej regjistrimi i makinave te shkrimit qe te dihej se kush e shkruante letren. eshte ne metro ky i gjati apo jo?

  10. Ermali says:

    Pse keni frik nga transparenca kur nuk keni gje per te fshehur?

  11. vetem arber says:

    Te dhenat e celularit kompanite celulare i kane automatikisht te regjistruara ne detaje.

  12. elitex says:

    O kokra e injorantit Halim Bej, nr IMEI eshte si puna e nr te shasise se makines dhe nuk ka asnje lidhje me privacy. Te dish imei e dikush nuk te jep access tek telefoni i tij. Te gjithe operatoret neper bote e dine imei e cdo telefoni qe perdoret, nuk ka dicka te re ketu. Vendimi thote qe qe nga momenti qe ke regjistruar IMEI tek nje kompani dhe celulari jot kapet ne ndonje mine me sim fantazme, atehere do gjendet se kujt i perket cel. Me pak llafe ti nuk mund te perdoresh nje cel fantazme pa ne nje nga operatoret shqiptar pa e regjistruar me pare IMEI. Halim Bej o Vucidol Co. nga teknologjia jeni kaq injorant sa qe vendoset Pollon minister informacioni, ik pyeteni se jua shpjegon. E vetmja privacy qe shkelet ne rastin konkret eshte se tashme qeveria do dije se ca marke celulari ka cdo person!!! Hajvaner..

  13. Leo, Toronto says:

    Ketu nuk ka aspak vendim anti-demokratik. Edhe ketu ne Kanada, kompanite celulare nuk te japin sherbim nqs nuk kane informacione identiteti te aparatit celular.

  14. Trimi i Xha Jahos says:

    Po ik ore [email protected] i shpellarit të Viçidolit. Po hajvan mbeti ky! Sa për numrin IMEI, është e thjeshtë të manipulohet, sidomos te celularët e vjetër. kështu që ai që do të bëjë zullume me celularin, i bën pa pikën e problemit dhe nuk ka pse të ndihet i vëzhguar se i dijnë numrin IMEI. Në fund të fundit, këtu është edhe ‘trade-off’ që duhet të bëjnë njerëzit. Për sigurinë e tyre duhet të heqin dorë nga disa të drejta të vogla. Po qe për përgjim, ai bëhet gjithë ditën e gjithë natën, para buke e pas buke, para kafes dhe pas kafes. Pyeteni një herë Halimin si e morën vesh që Trebicka po ikte për gjah në Korçë? Edhe flasim pastaj.

  15. Arber1468 says:

    Pse nuk na vendosin edhe nga nje qark GPS ne kycin e kembes per te na lokalizuar sic u bejne pedofileve ne Europen perendimore?
    Ky qark GPS sherben per te lokalizuar vendndodhjen e cdo personi shqiptar ose pedofilo-europian me te cilat qeveria na barazon. C’te keqe ka qe qeveria te dije ku ndodhemi ne cdo moment?
    Ne i madh dhe i vogel jemi kriminele. Perjashtim bejne politikanet tane te nderuar pozite opozite bashke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje