Rrëzohet dënimi me burg përjetë për Lul Berishën, Gjykata e Lartë e dënon me 25 vite

16 Korrik 2014, 18:49Politika TEMA

Lulzim Berisha, i dënuar si kreu i një prej bandave më të rrezikshme në vend, Bandës së Durrësit, nuk do vuajë më dënimin e përjetshëm.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar një vendim të tillë, duke dënuar Berishën me 25 vite burg.

Ky vendim vjen i argumentuar me faktin se, aktiviteti kriminal është kryer në vitet 1998-2000 dhe duhet dënuar me ligjin e kohës kur janë bërë krimet.

Në ato vite, vrasja me paramendim dënohej me maksimumi 25 vjet.

Po ashtu, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë me relator gjyqtarin Shkëlzen Selimi, në kohën kur Lulzim Berisha ka kryer krimet nuk ekzistonte në ligj koncepti “organizatë kriminale”.  
 
Gjykata e Lartë vendosi gjithashtu rigjykimin e Plarent Dervishit, një tjetër të pandehuri të bandës së Durrësit, i cili është dënuar në mungesë me burgim të përjtshëm. Vendimi për rigjykim, sipas Gjykatës së Lartë bëhet për shkaqe procedurale.
 
Ndërkaq, për  të pandehurit e tjerë vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë nuk ndryshon. 

Me burg përjetë janë dënuar gjithashtu Endrit Dokle dhe Indrit Taollaj. Edhe për të penduarin Adriatik Coli është dënuar me burgim të përjetshëm, por për faktin se ka bashkëpunuar me drejtësinë, gjykata vendosi ta dënoi përfundimisht me 10 vite burg.  

Të pandehurit e tjerë të bandës janë dënuar me masa që variojne nga 10 deri në 25 vite burg.
 
Të pandehurit e “Bandës së Durrësit” akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, vrasje dhe trafiqe ilegale. Banda e Durrësit e nisi aktivitetin e saj kriminal në vitin 1998 dhe vepronte kryesisht në Durrës.

Goditjen ajo e mori në vitin 2005, kur autoritet e rendit arrestuan anëtaret e dyshuar të saj.  

29 komente në “Rrëzohet dënimi me burg përjetë për Lul Berishën, Gjykata e Lartë e dënon me 25 vite”

  1. Gezimi says:

    Kete rradhe i ka trembur mbiemri, Hahahaha!

    1. velo partizani says:

      Bravo ju qofte! Tani t’ja rekomandojne Nishanit per falje se ka patur sjellje te mire ne burg…

      1. jar_kingu_president says:

        tani vje xhinxhoni dhe te rregullo per 450,000euro

        hajt me t’majra

        asht e xanun

  2. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    DHE KJO ESHTE ARRITJE E BUJAR NISHANIT. DHE FAMILJES ME TE DEGJENERUAR NE SHQIPERI TE KRYEKRIMINELIT QE E VURI NE ATE POST ,,KETO JANE ARRITJE O TE HUMBTE JO VETEM NISHANI POR EDHE VARRI ME KETO PROBLEMET KOLOSALE QE PO I SHKAKTONI KETIJ KOMBI

    1. epaminonda Koleka says:

      O Xhaxhi Behari kjo nuk eshte vepra e Nishanit por e kryeministrit ne hije te Shqiperse z. Leonard Koka. Halimi ka dhene garancui ( Lentit-Plarent Dervishajt) se PD-ja nuk do beje zhurme per kete nderrim vendimi gjykate. Tahiri minister po ashtu eshte keshilluar nga z. Shullazi te mos bejee llap-llap per kete nderrim vendimi per Lul Berishen. Kjo eshte prapaskena. Edhe njehere respekte per zotin Dvorani, qe per 101 vendime te nxehta eshte ne anen e ligjit kunder batakcinjve.
      O Lulo kujdes se po te nxorri Nari nga burgu vdes rruges per ne Rrogozhine si Tit Gjepali apo si Tani i Sanijes te Qafa e Sokolit ne vitin e larget 1997.

  3. fieraku4u says:

    MOS U MERZISNI SHUME, SA PAS 25 VITEHS, DENIMI BEHET 5 VJET BURG EDHE 4 VJET PARAQITJE.

    2 VITE I HIQEN PER SJELLJE TE MIRE.

  4. Shefi says:

    Ky me shume se gjysmen e atyre 25 viteve i ka shlyer me paraburgim deri me tani. Jasha cunat e drejtesise! Si ka mundesi qe gjykatesit vazhdojne japin keto verdikte edhe pse e gjithe vemendja dhe presioni i rames eshte drejtuar drejt tyre?! Apo ky rasti ka miratimin e rames?

  5. Baba i vertete i Dardanit says:

    Gabim. Duhet ta kishin falur.
    Relator ai Toma i zgjedhjeve.

  6. janullatos says:

    opa..nuk do bej as gjysmen e denimit plus kohen qe ka ndenjur brenda ,dhe se shpejti lul berisha do dali jashte ,narrofte drejtesia bashke me bujar mustaqe miun dhe babaii tij SALI RAM SHEQERE BERISHA

  7. Oblivion says:

    Bravo, Tom Ndreca ! Gjithe ata njerez qe u lodhen per 10 vite rresht i fshive me nje te rene te lapsit dhe me nje te mbushur te thesit. Sinqerisht, krimi krenohet me ju.

  8. maximus says:

    u bene te gjithe gjykates dhe avokate ; ndreca, ndue, gjin gjoni etj prandaj eshte parajse per kriminelet shqiperia.

  9. tironsi says:

    Nuk e ka gjykuar Toma. Relator eshte Shkelzen Selimi. Si heret e tjera me siguri ADvorani eshte perseri kumder. E thone avokatet e ceshtjes.

  10. Taku says:

    Normal se ky kryekriminel , duhet Ps per zgjedhjet e ardhshme .. Ky kriminel ka pasur gjithmon mbeshtetjen e Ps te gjith Durresi e di mir , ka qen shok I ngusht me djemt e Gramoz Rucit .. Ps eshte e mbushur me kriminel ja shikoni ne shkoder kush ben ligjin vellai i deputetit z Agron Çela i cili njihet per krime qe ka ber ne shkoder, per vrasje per gjobvenje.. Kush kerkon te punesohet ne shkoder duhet te paguaj miljona leke tek ky zoteri.. Pyesni pak kush eshte drejtor zjarrvikeseve ne shkoder, nje ish kriminel qe akuzohet per vrasje me emrin Lul Tahiri.. Mund ta verifikoni shum mir keto lajme.. LSI – Ps kan fituar ne shkoder ne gjith veriun vetem me te fortet duke kercenuar , parat e pista duke I ven ne pun per te bler vota

  11. honzik says:

    per te gjithe popullin analfabet injorant shqiptar me kujtese peshku eshte qe lul berisha bashke me endrit dokle nipin e namik dokles jane te lidhur historikisht me te majten dhe nard koken.berisha i futi mrena i dha dhe burgim te perjetshem tani berisha ra nga kali rilindja me ndoken ne krye avash avash po i nxjerr me kete nuk po mbroj berishen se dhe ai ka kriminelet e vete poshte sqetlles kjo e lul berishes eshte pjelle e drejtesise se rilindjes.

  12. Nga nje qytetar says:

    Ska gje se hane koken e njeri tjetrit, atje eshte si ne kohen e 1700 ne amerik, kush eshte me i shpejti qellon, ahh moj “demokraci” qe na ktheve me shekuj mbrapa!

  13. Gaziiiiiii says:

    hahahha bravo Lulo ke tall riken me sistemin tonee gjyqesor te lumte, dil e vrit akoma ma shume tashi:http://bit.do/tallej-me-gjyqtaret

  14. Shkodran says:

    vetem ne Shqiperi shteti lufton shtetin
    Vetem ne Shqiperi vellai vret vellane
    Vetem Shqiptaret duan njeri tjetrin keq e me keq
    Vetem shtet dhe civilizim nuk do kete ai vend!!

  15. joni fr says:

    hajde hajde , dhe pak dhe gjykata do ta nxjeri dhe qe e kane vrare ket kriminel,ky plera , nga vrases , ky kelysh bushtre do dali dhe viktima… ku jetojme mor ja qift kina ropt ketyre gjykatesve ….

  16. dritani says:

    25 vjet per vrasje me paramendim?!
    Pse s’thoni qe ka qene e legalizuar vrasja?
    Habiten njerezia pse s’ndalon gjakmarrja. Kjo nje nga arsyet.
    Sali Bisha favorizoi Kanunin ne vend te Kushtetutes(per te vjedhur me kollaj).
    Qeverisi me “Dispozita Kushtetuese” per te sqaruar gojoret e Salit.

  17. Taku says:

    Spartak Braho ka nderhyr qe ky kriminel te dal shpejt nga burgu.. Djali i e viziton shpesh ne burg

  18. estrada says:

    O shoku Mero… dil tani dhe na bej nje analize per keta Bossat qe do lirohen nga burgu gjate rilindjes… dhe mos u merr me editoriale me kastravece dhe domate… ky eshte lajm qe i ben shqiptaret akoma me pesimiste por ne te njejten kohe i kthjellon per te kuptuar se cdo gje eshte ESTRADE… dil dhe beju serioz Mero per te mos u bere vegel e qeverise

  19. honzik says:

    hajde pazare qe po ben rilindja me kld dhe gjin gjonin po del luli,do dali dokle,doli dhe ben qimja sot.dmth gjithe ky presion ndaj kld dhe gjin gjonit nuk eshte gje tjeter vetem show qe te dalin kriminelet e ps qe futi sala dhe tani te fusin kriminelet e sales brenda hahahaha

    tallje leshi me popullin

    RRofte Arben Ndoka dhe isha Lul Berisha ne parlament ne vitin 2017 dhe kryeminister Ben Qimja ne 2021 .

  20. inancieri n says:

    Jane aferet e Shkelzen Selimit(Boriga)se keshtu i thone ne Vlore per gjith te keqijat qe ka bere.Eshte bashkepunetor me krimineletduke mos i denuar ose denime minimale kundrejt shumave qe varjojne nga 50mije euro e larte.Ti verifikohet pasuria pa te shikoni se mund te jete me i pasur edhe se Gjin Gjoni.U ka vjedhur pronat pronareve ne favpor te bandave me te cilat eshte bashkepunetor madje edhe ne sektorin e ndertimit.Ja dhe fakti me Lul Berishen ,me nje kriminel te rrezikshem qe ishalla e pesofte Shkelzeni tek te tijet se kur u vjen tek b… e tyre e kuptojne padrejtesine qe u bejne viktimave.Po tekontrollohen ca vendime te tij do te dalin pislleqet e Shkelzenit.

  21. islam says:

    thone qe i denojne me 25 vjet burg por ata do bejne 25 vjet kamp ? futini ne pune tu shkerdhehet bytha.

  22. Luliiiiii says:

    Mire kane bere ? nje llogaritje lapsi me mire gjithe jeten ne burg duke bere pazare apo jashte burgut dhe plumbin ????Kane zgjedh te dyten dhe nuk e di mua me pelqen si zgjedhje ?

  23. arben says:

    Ne kete rast nuk kemi nje lajthitje te gjyqtareve por nje akt te paster korupsioni .Nxjerja nga burgu e krimineleve te tille te rezikshem qe ne boten demokratike I futin 100m nen toke ne shtete ku ligjin e bejne te koruptuarit gjejne menyra per interpretime te tilla skandaloze me qellim per ti shpetuar nga kryerja e denimit dhe per ti perdorur per qellime ogurzeza.Pastrimi I sistemit te drejtesise eshte sa urgjente po aq edhe e nevojshme pasi ne te kunderten kostoja qe do paguaje demokracia jone e brishte do jete e pa perballushme.

  24. dinjiteti says:

    O HALIM MIU DHE LULZIM MUTI DHE KRYE PUSHTUSI I KETIJ VENDI SALI RAM BERISHA CAR MUND TE NA THONI TASHTI SE FAIN E KA RAMA PO JO MOR TI SE NUK E HAM ME NJERI CAR THONI JU,A DO SHPETOJME NGA KJO MORTJE NDONJEHERE NE SI POPULL,UNE MENDOJ SE VETEM NJE ZGJIDHJE KEMI LIKUJDIMI I FAMILJES BERISHA..

  25. eri says:

    ky eshte nje precedent ne historine e gjyqesorit. te tilla artifica kane per te ndjekur edhe kriminile te tjere.
    pyetja qendron nese dikush ka kryer nje krim ne kohen qe denimi me vdekje ka ekzistuar… a do te ekzekutohet??? nderkohe qe dihet fare mire qe denimi me vdekje eshte hequr (pervec gjaksave).

  26. ardit durres says:

    normal te dali kunoti ktij me ministrin e drejtesise ne mes te durrsit per zgjedhje normal qe do ulen turpppppppppppp per kto shtet e gjygjtar po denohen njerz me gjera te vogla ne max e per te mdhaja dalin turpppppppppppppp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje