Jo më kallashnikovë, ushtria brenda vitit me karabina M4 të NATO-s

16 Korrik 2014, 14:21Politika TEMA

Ministria e Mbrojtjes paraqiti punën e bërë në 300 ditët e para të qeverisjes. Në fjalën e saj, ministrja Mimi Kodheli është ndalur në sfidat me të cilat është përballur ministria e Mbrojtjes në këto 300 ditë qeverisje, si dhe tek arritjet e deritanishme. Kodheli tha se do të hiqet kallashnikovi nga ushtria shqiptare, dhe se këtyre forcave do t’i jepet vendi i merituar ndryshe nga sa ndodhi me qeverisjen e kaluar.

Sipas ministres Kodheli, ushtria shqiptare do të pajiset me armë të standardit të NATO-s, karabina M4 të cilat përdorin municion të kalibrit 5.56. Kështu, forcat tona ushtarake nuk do të përdorim më armë kallashnikov, por do të jenë më të mirëpajisura.

Duke u ndalur tek përgjimet e opozitës së kaluar nga Qeveria “Berisha”, Kodheli tha se me ligjin e ri për Inteligjencën e Mbrojtjes nuk do të ketë më përgjim të opozitës.

Në vijim ajo u ndal tek situata në të cilën e ka gjetur këtë institucion kur erdhi në krye të Ministrisë, duke theksuar se sfida kryesore ishte transformimi i realitetit problematik.
 
“Transformimi i realitetit problematik në Ministrinë e Mbrojtjes ka qenë sfida jonë e parë kur sapo erdhën në krye të këtij institucioni. Gjetëm një situatë financiare të goditur rëndë nga borxhet e akumuluara. Por përgjigjet e dilemave të mia i gjeta mes jush, kur u takove me ushtarakë që vijonin të luftonin për dinjitetin e tyre. Programi i qeverisë për 300 ditët e para në fushën e mbrojtjes parashikon reforma që duhet të vijojnë për të vendosur FA në vendin që meritojnë. Një nga dokumentet e parë që u hartuan në 300 ditëshin e parë ishte edhe struktura e FA. Por nuk e kishim menduar për rezistencën që hasëm, por tani kemi nisur punën për implementimin e saj. Ne nisëm punën edhe për përmirësimin e kuadrit ekzistues ligjor. Anëtarësimi në NATO sillte si domosdoshmëri sjelljen e praktikave me të mira evropiane. Në këtë frymë është edhe ligji për karrierën ushtarake në FA. Jemi të vendosur për të çuar deri në fund atë që kemi nisur”, tha ministrja Kodheli.

Zv.Kryeministri Niko Peleshi i pranishëm gjatë prezantimit të punës së Ministrisë së Mbrojtjes në 300 ditë qeverisje, vlerësoi këtë institucion për rezultatet e arritura. Peleshi tha u ndal tek ndryshimet e bëra në këtë dikaster krahasuar me qeverisjen e kaluar. Sipas Peleshit, gjatë qeverisjes së PD kishte afera me pronat me spotet televizive, me trafikun dhe demontimin e armëve, me përgjimet, etj.
 
“Ju përgëzoj për punën e bërë dhe për rezultatet. Përmasat e arritjeve të këtyre 300 ditëve nuk marrin vlerësim nëse nuk vendosen edhe në kontekstin e krahasimit, se cila ishte situata në këtë dikaster para kësaj qeverie. Situata ishte e ndjekur me shqetësim edhe nga ndërkombëtaret. Kishte afera me pronat me spotet televizive, me trafikun dhe demontimin e armëve, me përgjimet, etj. FA nga një prej institucioneve më të respektuara, ishte shndërruar në perceptimin e publikut si një institucion që kishte hequr dore nga përgjegjësitë e veta ligjore. Për të mos folur për politizimin e tejskajshëm, që arriti deri në përgjimi e asaj kohe. Sot Shqipëria ka sërish vendin që i takon në tryezën e NATO-s dhe gëzon respektin që meriton. Jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë për të bërë, edhe sa i takon arsimimit të ushtarakëve, plotësimit të bazës materiale, dhe të operacioneve stërvitore. Nëse ka një arsye dhe një arritje që ia vlen të përgëzohet në këto 300 ditë është instalimi i një fryme të re të drejtimit të institucionit të mbrojtjes jashtë politizimit”, tha zëvendëskryeministri Peleshi. 

43 komente në “Jo më kallashnikovë, ushtria brenda vitit me karabina M4 të NATO-s”

  1. dine says:

    Ajde bli edhe karabinat tani…Kush i shet,se helikopteret i shet Franca…minat Hollanda…kapterat Greqia…

    1. fieraku4u says:

      @DINE

      ATO HELIKOPTERAT E I BLEU SALI RRUMPALLA. SALI RRUMPALLA BLEU DHE HELIKOPTER VIP QE BYTHE TIJ TE FLUTURONTE REHAT.

      KURSE RAMA ERDHI NE PUSHTET, EDHE KTHEU NE HILOKOPTERA PER EMERGJENCA.

      ATO HELIKOPTARA DUHEN NE RAST EMERGJENCASH.

      1. Prec Ulaj says:

        Zonje e vertete, dhe e hekurt!
        Po i jep nderin dhe respektin Ushtrise sone.
        Imami dukej si matrapaz patatesh.
        Ministria e Mbrojtjes eshte Dikaster shume i rendesishem, qe na duhet per Paqe, por edhe per lufte, mos harroni se historia perseritet. Do te kete patjeter lufte ne rajon per 10-15 vjet.

    2. sit ..back.. and_ relaks says:

      Kaliber me i vogel se AK47, me e lehte, kosto me e madhe, e pershtatshme per lufte urbane, eshte e pajisur me optik, duhet pastruar shpesh, ngec shpesh krahasuar me te tjera modele te ngjashme. Kallashi eshte me i thjeshte, kaliber me i madh, me i rende, eshte me vdekjeprures ne distanca te largeta, me i lire ne cmim, etj etj. Kosto e nje M4 shkon diku tek 6-700 dollare amerikane e nje kallashi shkon rreth 200 dollare amerikane me cmim zyrtar.
      Nuk duket shume ekonomike si ide por fakti qe je pjese e natos e ben te detyrueshme kete. Ashtu sic u ndryshuan uniformat e ushtrise nga kineze ne te natos edhe armatimi do ndryshoje. Megjithate e mira do ishte te merrej mendimi i ushtarakeve qe kane qene ne front ne afganistan e irak per te vendosur se cila arme eshte me e besueshme dhe me efikase per ushtarin tone pasi ne fund te fundit eshte ushtari ne front ai qe do e perdori dhe jo ministri.

    3. ardian says:

      Nato do te perdore karabinen ruse “vepr”(derri i eger),ne do marrim M16 sigurisht te vjetra

  2. tani says:

    spe spaskemi arme ne shqiperi apo na duhert nje tender per te vjedhur

    1. B.O.S says:

      Ik mor palaco,kemi ushtrine me te keq armatosur te europes,dhe kur vjen puna qe del nje lajm i mire,del nje pordhac si ti ku gjithmone sheh te keqen.

    2. ardian says:

      pse mos te veje ne pune policanin,dhe ti prodhojme armet ne Shqiperi,fusin edhe njerezit ne pune ,apo duan te bejne ndonje tender,per te blere armet e prishura qe do ti nderoje NATO

  3. zambi says:

    Gjithe reformat qe jane bere deri tani jane bere ne perputhje me kerkesat e NATO. Cfare reforme konkrete keni bere qe paska ndryshuar kaq shume dinjiteti i FA. Te heqesh disa njerez qenka reforme e madhe, apo te fusesh trupat speciale te pastrosh plazhet.

    Tani ky takimi ishte per arritjet e 300 diteve dhe jo per te ardhmen. Nuk keni me cfare te shisni mend dhe permendni qe do blini arme te reja.

    Na lodhet me propagande idiote jo sipas NATO, jo sipas BE kur ne jemi vite drite larg.

  4. milo koka says:

    Por keni 24 vjet mor plera politikane qe po i ripni lekuren ketij populli , nuk keni bere nje spital te ri shteteror qe te vizitohen njerezit falas apo diçka qe te rehatoni hallet e ketij populli por shkoni e bleni ato arme qe çdo paisje te tyre do ta blejme nga jashte, nuk na futen kot ne NATO , do ti zbrazi dikush depot e ktyre qe na i mbajne ne pushtet keta qe jane dhe ata qe ishin

  5. ban says:

    E çtë keqe ka kallashi ?

    1. plaku dhe deti says:

      kallashnikovi ka te keqe se te vret,kurse m4 te gudulis,prandaj e perdor Nato,qe mishi te digjet e helli te mos piqet.

    2. ardian says:

      prodhohet edhe ne vend po te duash,me kallashet e policanit luftoi UCK,pyesni kosovaret ç’fare do tju thone per kallashet e poliçanit

  6. army needs dignity and dignity = higher salary says:

    u rrisni pagen ushtarakeve se marin 280 mije leke te vjetra su dalin per brisqe rroje u rrisni pagen se marin me pak se ushtaret e kosoves u rrisni pagen qe te jen dinjitoz me koleget e tyre ne NATO se kur i takojne nuk u japin dot nje kafe jo me ti respektojne sic i respektojne ata ne vendin e tyre mos genjeni veten e njerzit duke trumbetuar pseudo reforma ushtaraket ne cdo vend jane krenaria kurse ne shqiperi levizin me siklet neper qytet pasi uniformat ne dimer te mbajne ftohte e ne vere pellcet vape u jepni te hane se duhet te sterviten e stervitja do kalori ata nisen ne mengjes ne 6 e kthehen ne 6 te darkes te pa ngrene me se do rrojne me frymen e shenjte. Mire sala u hoqi ushqimet po ju pse sua kthyet vetem ne shqiperi ndodh qe te stervitet ushtria me buke me vete as ne afrike nuk mund te kete nje situate te tille.

  7. Alma says:

    Urime ne 300 ditet e para. Prezantim mjaft dinjitoz. Keni bere shume por ju mbetet akoma shume per te bere z. Kodheli. PAstrojeni ushtrine nga plehrat e korrupsionit dhe jepi nje imazh te ri ashtu sic e meritojne dhe te rreshtohen krenare perkrahe aleateve te tyre ne NATO.

    1. tironesi says:

      Bravo Alma,do te marrim ne ushtri.gje nuk di po thua gjithmon gjera te mira.Ashtu te lumte.

  8. maximus says:

    po gjith ata kallashnikove ku do shkojne???, skrap apo ne ndonje shtet te afrikes. kesaj i thone prish kanaçe e bej bucela, edhe karabinat e nato-s na duhen tani te paguajme.

  9. elinor says:

    Sipas nje ushtari amerikan veteran qe ka luftuar ne Irak M4 eshte me e sakte dhe ka rreze me te gjate goditjeje se AK47 por kjo e fundit ka me force dhe nje plumb me te madh. Duke qene se plumbi i M4 eshte me i vogel kjo gje e ben ate arme me efikase per te shpuar mburojat metalike te trupit sidomos kur plumbi ka nje thelb celiku brenda. Kohet e fundit eshte zbuluar se kur plumbi me celik brenda perdoret kunder objektivave te buta demi qe shkaktohet dhe hemoragjia jane me te medha. Gjithashtu M4 eshte me e shpejte se AK47. M4 eshte dezanjuar per lufte ne fushe te hapur, shtrire barkas kurse AK47 eshte me i pershtatshem ne lufte urbane deri ne 200m distance. Jashte kesaj distance precizioni i kallashnikovit bie ndjeshem.

    1. plaku dhe deti says:

      M4 eshte permiresim i M16 peshon rreth 2.5 kg dhe distance te dobishme qitjeje 200-300m.Ak mod-56 peshon rreth 3.5 kg me qyte druri dhe nen 3kg pa qyte druri,ketu eshte sekreti i peshes e ke distance te dobishme qitjeje 400 m,por realisht edhe 600-800.Se qysh eshte Ak mod-56 arme per luftime ne qytet dhe M4 me e sakte kete zgjidhe vete,por M4 ka potence zjarri me te madh(mbi 800m/sekonde),kurse ak-56 e ka 710m/s.Plumbi quhet keshtu se i ka mbetur emri,por ne fakt eshte tunxh ose materiale te tjera te buta,qe te marrin formen e vjaskave,se ndryshe s’do quhej karabine por çifte gjahtaresh.Per te tjerat pyet Wendy B,se ajo di nga sporti i qitjes.Une nje plak peshkatar jam.Po buke amerikane do i sjellin ushtrise tone?!

      1. elinor says:

        Jo, do na sjellin buke lepurushi.
        Ti kot hiqesh si plaq peshkatar se ti je sigurims qe kohen e lire e kalon duke u marre me kontrabande armesh. Ndryshe nuk ka sesi te dish me shume se nje ushtar amerikan me 12 vjet pervoje ne Irak dhe Afganistan….te pakten keshtu te duket!

  10. anticensurë says:

    skandal
    të heqësh kallashin për të vënë një armë më të dobët!!
    unifikim por në fund të fundit në leverdi të prodhuesve amerikanë të armëve!!

    1. Ilir says:

      M4 eshte arme moderne

  11. kallashi says:

    Shterngoni fort kallashin dhe ato pare perdorni per shendetdi dhe arsim
    Jo pushke te bleni ju, po dhe aviona te fjales fundit Shqipria do mbetet gjithmone nje vend leshi dhe arma me e forte jona ezhte alranca me me te fortin per tju vene sllavit dhe grekut, me te cilet kemi kongikte shekullore

  12. Frank says:

    Nje arme CARBINE M4 kushtone nga 800$ ne 1200$
    ka disa lloje disa per prodhim civil dhe shumica ate ushtarak,po te shesin kallashet qe vajten nga 60vjecare mire do bejne,nuk ka ushtri profesioniste ne evrope me kallashnikov kinez,as nuk drejtojne ne shenje dhe jane shume cilesi e e keqe,vete rusia ka modelin e 4 te kallashit.
    ushtria mire ben se arma m4 eshte nje arme simbol i amerikes dhe po te shesen kallashet diku tjeter ne afrike apo azi nuk dalin me humbje.nje akt i mire per ushtrine e shqiperise.
    dikush duhet te ndryshoje uniformat turke te policise dhe policet barke derra qe shemtojne kudo qe i ndesh…dhe me shume femra police nuk do bente keq.gjithashtu me shume femra ne ushtri.

    1. net says:

      Ti Frenk co tet eme ne polici dhe ushtri ose femrat e fisit tend,bashke me shtrigat Lola,Alma dhe Wendi_B.Allahu u shkaterroft te gjithe ju kristian orthodhoks,katolik dhe ateist.

  13. epaminonda Koleka says:

    Oj Mrike pse nuk vazhdove te blesh Bereta ARX 160 si Oketa? Pse nuk i ble keto ARX 160 kaliber 7,62mm ( po deshe bleri dhe kaliber koti 5,56X45 mm me pak aftesi shpuese)me karikator C Mag jo Stanag 30 fishekesh,qe te perdoresh me nikoqirllek stoqet e municioneve qe ke. Oj Mrike per pune nikoqirlleku ne armatime merr shembullin e Finlandes.Oj Mrike AKM-te dhe ASH 82 shqiptar jane te vjeter por punen e bejne. Karabinat M4 amerikane e treguan veten ne Helmand te Afganistanit ( Lexo oj Mrike shkrimet e C.J.Chivers-it te New York Times-it) dhe ne Ramadi te Irakut si arme inferiore, me aftesi te vogel shpuese dhe me rrezete kufizuar, atehere pse nuk vazhdove me Berreta, pse nuk bleve cilesoret Hechler& Koch gjermane. Ose ose pse nuk ble karabina indiane MSMC me cmim 3-4 here me te lira se M 4 amerikane, me cilesi te perafert, me saktesi dhe rreze te perafert vetem me kaliber special 5,56X 30 mm( ngri linje ne polician dhe prodhoi fisheket me kosto 4-5 here me te lire se fisheket amerikane? Oj Mrike bli MANPAd, bli raketa antitank Konkurs Ukrainas ose bazuka RPG @9 Jordaneze apo Gustav suedez, bli TOW amerikane te flimit te viteve 2 000 me cmim relativisht te lire mos bli M 4 per pordhe, korrupsion dhe servilizem idiot ndaj amerikaneve. Me blerje M4 ti oj Mrike dhe keshilltaret e tu te leshit me uniforme leshi sintetik nuk e shlyejne dot gafen e cunit te dentistes em armet kimike oj MRIKE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. uncle sam says:

      hahahaha bravo i ke thene te gjitha

  14. Al says:

    Kallashnikovet jane kaliber 7.62 qe konsiderohet force vdekjeprurese e sikurse NATO i ka meshuar fort kunder humbjes se jeteve ne luftime jane munduar qe te gjitha vendet e NATO te perdorin kaliber 5.56 qe konsiderohet si force neutralizuese. Jo se 5.56 nuk te vret por kur gjuan ne pjese jo jetike te trupit, gjasat qe objektivi te mbijetoje jane me te larta se me 7.62. Ky ka qene nje nga kriteret e standartizimit te FARSH me NATO dhe me vone eshte vene si kusht ndaj FA. Te gjitha forcat e NATO jane te detyruara te perdorin kete kaliber, perfshire ketu edhe FA Shqiptare. Ne kur shkojme ne misione i marrim keto arme borxh nga vendet e tjera keshtu qe eshte koha te kemi tonat. Ka nje kontradikte ama, Armet personale (pistoletat) jo ato organike te NATO jane 9mm e jo 5.56 si tokarevi jone…Nejse.
    MM edhe shtabi i pergjithshem duhet qe menjehere te marrin masa per trajtimin me dinjitet te ushtarakeve e jo ti hedhin ne rruge ata qe lirohen pas nje jete ne sherbim. E atyre qe jane aktive duhet tu rrise rrogat menjehere para se tu kerkoje llogari. Ushtria ka kohe qe eshte degdisur ku therret qameti…Gjynah!

    1. plaku dhe deti says:

      Tokareva(TT,Tokareva Tulski)eshte 7.62mm(por municioni quhet mod-54),kurse Makarova ishte 9mm.Ne muze kemi edhe pisqolla turke,kam pare edhe Beretta te kopjuara me tyte alumini qe kaqolat e shqipos i blenin per te vrare hasmin.Une peshkatar jam,por japonezet thone se nese do ta ndihmosh dike te ushqehet mos i dhuro peshkun por mesoje si ta peshkoje

  15. BELULI says:

    Kete Almen cojeni ne ushtri,kjo me siguri do te ndihmoj ushtaret pas betejes

  16. Kris says:

    Takova nje grup ushtarakesh te liruar qe ja kishin marre knees:
    Hidhni valle kendoni cika,
    Lumturine na solli Mrika
    E ka rritur vet malsia,
    Ministre e ka partia ohejjj
    Kur jeep fjalen trimja Mrike,
    Armiqte ikin me frike
    Na premtoi dhe ca leke
    Por c’e do na la pa breke ohej
    I lash ushtaraket e liruar duke u thene qe eshte mire te qendroni pa brek se do filloni te mendoni si Edi

  17. Azem says:

    M4 eshte arme superiore

  18. Selfo Qorri says:

    Edhe per nja 100 vjet AK47 do jete mbret i armeve automatike,keni leke per te hedhur i hidhni,turp tu vije e bleni lodra 1000$!

  19. rilind says:

    te nderuar komentues,
    nato i ka te unifikuara paisjet e armatimit.
    zonja MINISTRE,
    ju ishit edhe ne paraden e forcave franceze, ne diten e MARSEJES.krahas forcave aktive parakaluan edhe forcat ne rezeve,dhe i pate si trajtohen ata.
    ne programin e qeverise se rilindjes thuhet edhe per zbatimin e ligjeve per i sh ushtaraket.
    ne keto 300 dite ju keni suksese ne punen tuaj,
    ne luften kundra korrupsionit te IMAMIT.
    ne pastrimin e plazheve.

    por a mund te kujtoheni pak per keta ish ushtarake se mbeten ne gjykata,per te jetuar se marrin 11000 leke, kur ju merni 110000 leke.
    zbatoni statusin e vitit e marsit 2005,

  20. qirjako says:

    Edhe me keto ka harxhime.Ne fund te fundit kot jane edhe keto.Me mire nje pushke druri per te konfiguruar ushtarin e armatosur.

  21. rilind says:

    ligjin 9210 date 23;03 2004

  22. Ben says:

    Arma me e mire ne bote eshte AK 47,ose Kallacnikovi. Karabina nuk krahasohet me AK 47

  23. Al says:

    O Selfo kallashnikovi eshte arma me e fuqishme sot per sot por nuk lejohen te perdoren me ne lufte konvencionale ky eshte problemi (mbase duan te demtojne rusin me kete pakt kushedi ? ) Puna eshte se ka shume arme qe e e konkurojne M4.. Ceku ka kallashnikov 5.56 mm me te lira se M4, G36 gjermane eshte nje tjeter qe e konkuron ne cilesi (nuk e di ne cmim) eshte puna te bejne pazare me aleatet mbase.. Belul ke te drejte TT eshte 7.62 vetem se plumbi eshte me i shkurter x25. E vetmja e mire e M4 eshte qe mund ti vendosesh shume aksesore duke filluar nga shenjestra optike, lazera, granathedhes e me rradhe dmth po hyri nuk do dale nga perdorimi per nje kohe te gjate…Treg i siguruar per aleatet ?

  24. demokrat says:

    Perse keto para te mos perdoren per te riaktivizuar industrine e armatimit, Shqiperia mire keq pa nje tradite te prodhimit te armeve personale. Nje patente turke apo finlandeze, dhe nje prodhim indogjen qe do te punesonte disa qindra punetore dhe zevendesimin me etapa te armes ekzistuese. e cila gjithsesi eshte jo pak e besueshme dhe e vleresuar.Kroacia ka ngritur nje industri te vogel por me nje prodhim cilesor, qe ka gjetur treg edhe pa patur nje trashegimi si ajo e Shqiperise. Ka nje sasi municionesh te kesaj arme, apo Delijorgji do te aktivizoje linjat e vjetra ne PS. Bullgaria, Rumania, Sllovakia akoma kane kallashnikovin si arme te ushtrise, persa kjo ngutje e Shqiperise, nje nje kohe qe per turp nuk ka asnje avion me krahe fikse, ne nje kohe qe para 40 vitesh kushte nje flote te konsiderueshme?

  25. Mani says:

    Zonja Kodheli,lerini dokrat e shakate e radhes e paisni vendin me ambulanca per sherbimin njerezor e ndihmen e shpejte.Pasi shiti te tere armatimin Saliu mos ndoshta ju kane ngarkuar te blini armatim te ri ju te pozites sot!Apo edhe Ju me pazaret e Saliut per te forcuar pushtetin qe kini sot!

  26. edi says:

    Cafer me thoni more qe M4 eshte me efektive se AK47. Lexoni linkun nga Fox news
    http://www.foxnews.com/tech/2010/05/25/army-outgunned-afghanistan/

  27. Nga nje qytetar says:

    Perfundimisht ju jeni te gjithe plehra, mjer ky popull qe ju e drejtoni. Si sju vjen turp qe e keni mendjen akoma per te bler arme kur dihet moj zonje qe sot lufta sbehet me me kallash e kar… Zonja ministre e çarmatimit jo e mbrojtjes, lexoni njeher per sistemin HAARP dhe do te kuptoni qe lufta sbehet me me topa dhe raketa. Ne vend te investoni ne mjete e teknollogji per te prodhuar diçka ne vend futeni akoma ne borxhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje