Tregtarët protestojnë tek ish- Uzina Dinamo: Duan të na çojnë te tregu i njeriut të PD

16 Korrik 2014, 09:05Politika TEMA

Tregtarët kanë bllokuar hyrjen e tregut të ish- Uzina Dinamo, në shenjë proteste ndaj vendimit të Task- Forcës së Bashkisë së Tiranës dhe Prefekturës për t’u zhvendosur në një ambient tjetër jashtë kryeqytetit.

Ata kanë vendosur rreth orës 08:00 të mëngjesit kazanë plehrash në aksin rrugor dhe është dashur ndërhyrja e Policisë për të liruar njërin krah të lëvizjes për mjetet.

Një prej tregëtareve tha se “me këtë vendim po u hiqej buka e gojës mijëra familjeve”.

Task- Forca e argumentoi vendimin për zhvendosjen e këtij tregu, me mungesën e kushteve.

Por vetë tregëtarët janë të bindur se pas këtij vendimi qëndron një aferë klienteliste e njerëzve pranë kryetarit të Bashkisë, që investuan për hapjen e një tregu të ri në një vend të papërshtatshëm dhe kërkojnë ta bëjnë funksional.

“Protestojmë se kushtet i kemi shumë të mira, urdhri erdhi i papritur. Ne jemi në rregull, nuk shesim djathë e gjëra të tilla, ne shesim fruta e perime, nuk kemi probleme me kushtet. Të ndalojnë ata që nuk i plotësojnë kushtet. Një i afërt i PD ka bërë një treg atje poshtë dhe duan që ne të shkojmë atje. Lul Basha ka ardhur për zgjedhje ka thënë do ju japim kushte më të mira. Tani asnjë nuk del as nga PD as nga PS nuk flasin. Do vazhdojmë protestat. Tregu tjetër ku na thonë të shkojmë është shumë larg, atje njerëzit vijnë vetëm me makina, këtu vihet në këmbë, madje edhe me karroca”, shprehet një tregtar.

Një tjetër tregtar tha: “Ky treg mban tërë popullin, që vjen këtu dhe blen me çmim të lirë, se janë njerëz pa punë. Ne duam që të ngrihet një komision dhe të verifikojë se ku është problemi me pastërtinë dhe të bëjë krahasimin me tregjet e tjera”.

Po ashtu një protestues shtoi: “Qeveria ka premtuar të hapë 300 mijë vende pune, por kaq njerëz sa punojnë këtu nuk ka për t’i punësuar për 10 vjet”.

20 komente në “Tregtarët protestojnë tek ish- Uzina Dinamo: Duan të na çojnë te tregu i njeriut të PD”

  1. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

    shkëlqyeshëm!!
    përpara se të shkruani“me këtë vendim po u hiqej buka e gojës mijëra familjeve” duhet të shkruani:
    NUK ËSHTË E DREJTË!!
    sepse kjo dhe kjo nuk janë të vërteta!se kjo dhe kjo mund të riparohen!se kushtet mund dhe duhen bërë aty dhe jo të ndërtosh shtëpi të re sepse të është thyer xhami i banjos!!
    pastaj vjen buka e fëmijve dhe familjeve!!
    këtu nuk është vetëm klientelizmi i pazarit të ri që kanë hapur njerzit e lul buzkuqit,por dhe klientelizmi i atyre që do të ndërtojnë aty pasi tiu largojnë juve!!këta mund të jenë klientët e qeverisë!!
    këtu është alishverishi i heshtjes “kryeministrore”,ndërmjetësi patjetër duhet të jetë ngjithësi “kryeparlamentar”!!kuptohet me bllok në dorë!!

    1. Enio says:

      Ore aguridhe , tregun po e mbyll qeveria jo bashkia dhe ben shume mire sepse nuk ka asnje kusht te pershtatshem higjenik.

      1. anticensurë says:

        o i pjekt
        a me të vërtet e ke a??
        për kushte higjenike apo për pallate të mëdhaja??se me ato fitohet paraja??
        a të martë shalët të martë!!me të vërtet e ke se bashkia qeka e mirë dhe qeveria e keqe??po të dyja një mut janë kur është fjalë paraja nën dorë,pa taksa!!
        eh mor morikone që sdi ti bish as fyllit,na kënaqe me këtë muzikë!!

  2. veterani says:

    Te perkrahen fuqishem nga qytetaret e tiranes per te mbrojtur njeri tjetrin nga keta batakcije qeveritare.Fatkeqsia e tyre do te jete fatkeqsia e cdo njerit nga ne neser prandaj nuk duhet te ulim koken me ndaj kujdo qofshin qeveritare vendore apo qendrore mosbindje masive.

  3. pirdh-pirdh says:

    E Edo, ku i ke fjalet e bukura?
    Apo Si çun Tirone qe e mban vehten, te duken si “katnara” kete te Uzines Dinamo ?!
    Kjo pune bie erë nje orë larg.
    Apo beson se tani tu forcuan rrenjet?
    Pikerisht tani fillon rreziku te te kthejne me “bythe permpjetë”, or ti shok.

  4. Teli says:

    Jam nje qytetare qe shkoj dhe bej pazarin te uzina dinamo tregu qe po e mbyll bashkia.Eshte nje treg shume i mire me shumllojshmeri malli i ka te gjitha dhe mund te besh pazar shume rehat.Normal si te gjithe tregjet dhe ai le per te deshiruar me mire,por mendoj me nje investim te vogel siç u be nga Edi Rama per tregull qe eshte pak me larg ai behet nje treg shume model dhe mjaft i kenaqshem per shtresat e popullit nen mesataren e jeteses.Por si gjithmone ata qe na udheheqin ( dhe kjo nuk eshte per tu çuditur pasi eshte bere rruge) mendoj per ınteresat e tyre e jo te popullit, kushedi kush ja ka vene syrin gjithe atij teritorı per te ngritur pallate si gjithmone dhe gjoja spo i ze gjumi se jane kushtet e tregetimit higjeno sanitare jashte standartit.Po pse more njerez ka gje brenda standarit ketu ne vendin tone.Kur neper supermarkata luksoze shitet mall i skaduar dhe kush vjen ti kontrolloje.Po ketu dhe ju o bashkiake e qeveritare vet jeni jashte standartit e ska kush tju rregulloje e i keni zene deren ketij populli te shkrete duke ja nxirre jeten çdo dite me te keqijat qe po i beni.Turp.Me vjen keq sa ska per veten time qe duhet tju durojme çdo dite.

  5. Thote ky i shkreti: Tregu tjetër ku na thonë të shkojmë është shumë larg

    1—-Asnjë nuk del
    as nga PD as nga PS

    2— Do vazhdojmë protestat.

    A merrni vesh o te shkrete!
    Kjo eshte per greve urie, aty !

    Gjithnje nese e meritoni jeten dhe kotheren. Vetem atehere tere Tirana do ju vije aty ne mbeshtetje.

    Ej,
    As Nuk ka nevoje psh qe nanjoni te djege vehten….

  6. AntiQafderri says:

    Kjo qe ndodh eshte aktivitet mafjoz.
    Ai territor eshte vene ne shenjester te mafies se ndertimit. U perpoq ministri i LSI ta bente kete gje por per mos te rene shume ne sy, tani po e ben me Prefektin socialist korrupsionist.
    Nese nuk ka kushte, Shteti nderhyn per ti rregulluar ato, jo te mbylle aktivitetin. Me kete llogjike duheshin mbyllur mijera aktivietet ne Shqiperi, duke filluar nga disa pavione spitalore ne kushte kafsherore.
    Duro o popull se paske qene i forte…

  7. Tirane says:

    Kjo gazete e felliqur perpiqet te beje diversion kerkon tja hedhe fajin Bashkise per mbylljen e ketij tregu….Esht nje mashtrim i turpshem sepse Aksioni per mbylljen e uzines Dinamo esht drejtuar nga Prefekti dhe Kryeministri….Te ishte per ta mbyllur Basha e kishte mbyllur perpara se te vinte kjo qeveri….Mero Baze je bere nje vegel e peshtire e Edi Rames kerkon ta mbrosh kur shumica po i dalin kundra …..Te te vije turp

  8. -..po pse ka levizur pllaka e tokes aty dhe s’mund te rindertohen kushtet?
    .. eshte njelloj si tu thuash njerezve qe kane ardhur mbas 90-tes ne Tirane;..ikni nga keni ardhur se s’ka kushte jetese per ju..
    ..nuk mund te destabilizosh me deshire ekonomine e vogel te familjes,sepse ajo eshte pasuria e vetme e shqiptarit dhe cenimi i saj pa rimbursim nga shteti leviz edhe kupolat.
    Tek ne {ALBANI}nuk kane filluar investimet nga te huajt per te krijuar vende te lira pune,prandaj dhe s’ka kushte per persosmeri.

  9. er says:

    Jeni ne terezi? Cfare flisni? Ku eshte pare te kete treg ne mes te qytetit? Ai treg eshte nje qelbesire e vertete! Ku keni pare karroca qe ecin ne mes te qytetit me presh e sallate dhe bejne lemsh trafikun e rrezikojne levizjen. Cfare I keni keto budallalliqe, pse mo keshtu do behet shtet?. Te hiqet urgjent ai dhe autobuzet qe ecin per 7 pale qejfe mes tiranes. Ta hape Lulka nje stacion te ri autobusesh e furgonash, mos dale te beje si djale I bukur balukelepire, se ka tre vjet ne krye te Tiranes dhe vetem rrugen e TV Klan po ben, asgje tjeter!

  10. daku B says:

    Prefekti Vorpsi te mbaje pergjegjesi dhe te jape doreheqjen!

    Eshte bere njesh me mafjen e ndertimit, mire qe nuk ben kokerr pune, po

    na dalka edhe ekspert per politika te kujdesit shendetesor. Pse nuk

    mbyllet edhe tregu te Pazari i Ri? Apo se aty nuk ndertohet dot?

    Ptu, mafioze te pangopur, lundrojne ne leke dhe popullit nuk i lene as

    kafshaten e gojes. Sikur u trash pak si teper………………

  11. fllad says:

    Kur Panariti ishte nenkryetar Bashkie tentoi ta mbyllte tregun me shkakun e kalimin te nje sasie cianur???!!!.
    Kjo eshte nje bombe tymi per shqiptaret qe as e dine dhe as kane pse ta dine se cfare eshte cianuri dhe eshte apo s’eshte i rrezikshem kalimi (edhe nqs ka kaluar) i kesaj lende ne afersi te uzines.
    Keto jane ekstra pislleqe te marreveshjes qe bejne aleatet e cubave te PD dhe LSI, mareveshjes se hershme te Bashes dhe Panaritit, e thene me sakte e pronareve te tyre, per shfrytezim te territorit per shesh ndertimi.
    Rama nuk duhet ta lejoje se me kete gje sepse ata me kete veprim bejne nje rruge e dy pune:
    Mbushin BLLOKUN, i futin dhe THIKEN MBAS SHPINE Rames, sepse tek e fundit eshte pergjegjesi e qeverise, e cila perkthehet ne vota. Sa i zgjuar eshte salserbi dhe like floriri.
    Ne nje te ardhme kur te jene kushtet ai treg mund edhe te levize por jo sot kur populli eshte i varfer(Likja dhe Lulja jane si Mari Antuaneta qe thote se populli kur nuk ka buke, le te haje biskota).

    ps. sa kenaqet serbi per keto qe ndodhin ne Shqiperi

  12. turgofagos says:

    duan ta zaptojne kete ambjent keta legenar e politikes

  13. era says:

    Me pelqeu percaktimi i komentuesit teli, Politikanet jane jashte standartit dhe nuk po i heq njeri. Ne fakt ashtu si jane bere punet ne Shqiperi as populli nuk ka alternative per ti hequr. Cubat kane zene pozicion dhe i thone popullit : ke cub doni ?

  14. revoltimi says:

    i majte jam por prefekti eshte turpi i ps! mbyllja e tregut dinamo e demton sh njesine 8 sidomos meqe eshte zona e prefektit ! turpppppppppppppppppppppppppp turpppppppppppppppp turppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppppp

  15. populli says:

    Bir Selman i nenes!
    Ky eshte krim ndaj sipermarresve te ndershem te Tiranes.
    Ka kohe qe Basha me Flor doracin kane dashur ta shperngulin ate treg.
    E ben sot Prefekti i Tiranes dhe Drejtoret e Ushqimit ne Ministrine e Bujqesise…. Por nuk eshte kaq e thjeshte.
    Prefekti dhe Ministria e Bujqesise, nuk jane aq trima sa te veprojne pa urdher te Edvinit, RILINDESIT TE MADH.
    Kjo levizje e Edvinit, mund te jete nje hap drejte afrimit me Lulin, me gjasme per te bere politike te madhe, me leshime reciproke, se keshtu e ka “demokracia arti i negocimit dhe dialogut”.
    Kush perfiton nga kjo ? Kriminelet e Sales e te Lulit !
    Kush humbet nga kjo ? Populli dhe tregetaret, ata te 1 milione votave.
    Harram te qofshin votat e popullit, o Edvin Mashtruesi.
    Ne keto 300 dite cdo dite ke bere vetem demagogji me popullin votues.
    Edhe Saliu te te kish pjelle s’do ishe kaq i lig e mashtrues.
    Plehra, qe nuk ju lidh asgje me socialistet vec karrigia dhe xhepat.
    Mjer ne ne cfar dore kemi rene.

  16. Borian says:

    Mendoj se nuk eshte me vend ti japim nje ngjyrim politik nje problemi kaq banal. Tregtaret sic punojne tek uzina ashtu do te punojne edhe tek tregu i ri i cili per te thene te verteten nuk eshte i standarteve europiane por eshte shume here me mire se tregu egzistues.
    Nqs taksat qe paguajne jane me te medha ne tregun e ri athere kjo duhet diskutuar sepse kjo do te ndikoje ne xhepat tone.
    Qytetare tregu tek uzina nuk eshte i rregulluar me vende parkimi dhe kjo ben qe fluksi i automjeteve te jete i madh dhe te behet problem per trafikun ne unaze, besoj e keni pare sa dhe cfare mjetesh dalin dhe hyjne ne treg.
    Mendoj qe tregu duhet levizur dhe unaza te kete frymarrje lirisht boll eshte nje treg aty te ze frika te kalosh se do ngelesh dy ore ne trafik.

    1. Kumblla says:

      Ti po qe ta mbushke mendjen, duhet te jesh nga ata mashtruesit me diplloma fallco te G99.

      O kafshe, po njerezit e thjeshte te Tiranes qe shkojne e blejn aty si te

      shkojne ne autostrade me makinen e tyt eti?

  17. . says:

    ========================================================

    “Ligji eshte Ligj” … pse nuk kundershtonit ligjin ne kohen e Enverit ?

    ========================================================

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje