300 ditët e Qeverisë "Rama"/ Berisha: Nuk u mbajtën premtimet, shqiptarët më të varfër

15 Korrik 2014, 14:26Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat komentoi analizën e 300 ditëve të para të qeverisë ‘Rama’, të cilat i quajti 300 ditët e mashtrimit. Sipas Berishës, në këto 300 ditë Qeveria nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale, duke shtuar se  pas 300 ditësh shqiptarët janë më të varfër.

“Shqiptarët pas 300 ditësh janë më të varfër. Ata u bënë më të pasigurt, më të papunë se para 300 ditëve. Në 300 ditë u ngjit mafia dhe kleptokracia. Kurrë në histori institucionet nuk janë pushtuar nga delinkuentë, vrasës, përdhunues, pengmarrës. 
Premtoi shëndetësi falas, sot nuk u bë por u korruptua më shumë sistemi, për një pjesë u rritën ndjeshëm shërbimet shëndetësore. Premtoi legalizime falas. Sot për të legalizuar banesën shqiptarët paguajnë dy herë më shumë për çmimin e tokës dhe të tjera. Kush ka ndërtuar një lokal për bukën e fëmijëve të tyre do paguajë 4 herë deri në 5 më shumë për legalizimin e tij. Kreu i mazhorancës së krimit u zotua se do hiqte TVSH për bukën, miellin, sheqerin, vezën dhe vajin. Jo vetëm që nuk u hoq por këto 300 ditë mallrat e shportës kanë patur një rritje 3,2% të çmimeve”, tha Berisha. 

“Rama premtoi se do hiqte TVSH për energjinë elektrike, por jo vetëm nuk e hoqi, por u vendos fatura afrofe me të cilën 120 mijë familje paguajnë së paku tre herë më shumë se çifti kryeministror i vendit pavarësisht se konsumojnë 1\3 e kësaj sasie. Heqja e taksës së qarkullimit dhe akcizës për naftën e fermerëve, jo vetëm nuk u hoq por taksa e qarkullimit u rrit me 120 lekë për litër. U premtua ulja e qerasë për ambientet e tregtisë, heqja e taksës së biznesit të vogël . Në prag të 300 ditëve mashtrim vendosi 2 deri 3 herë më të lartë taksën e biznesit të vogël. U premtua ulje takse për 97 % të shqiptarëve, por  e vërteta është se ajo u rrit për 95% të shqiptarëve dhe u ul vetëm për 5% të tyre”, vijoi Berisha. 

Më tej ish-kryeminstri tha se rritja ekonomike për të cilën flet qeveria aktuale është fiktive, ndërsa shtoi se edhe rritja e pensioneve është një gënjeshtër. 

“Nga arena në arenë nga takimi në takim premtonte rrogën e 13-të, pensionin e 13-të. Jo vetëm që nuk u vendosëm por u hoq dhe gjeli i detit, që iu jepej pensionistëve, u hoq shpërblimi që i jepej punonjësve në fundvit. Vetëm nga rritja natyrale e çmimit çdo shqiptar merr 2% më pak, pra as inflacioni nuk iu kompensua. Rritja e pensioneve që premtojnë është mashtrim real. Asnjë rritje, thjesht kompensohet inflacioni. Pensionistëve iu hoqën subvencionin e transportit, të përndjekurve politikë që iu premtua se do marrin 27 euro për ditën e vuajtjes, se brenda 2 viteve të gjithë të gjallët do marrin dëmshpërblim të plotë, deri tani u është dhënë vetëm për 237 të përndjekur. Nuk është hapur asnjë vend i ri pune. Ekonomia është në recension”, tha Berisha.

“Afërsisht 34 mijë qytetarë kanë humbur vendet e punës, mirëpo, Kryeministrit shqiptar, më falni për shprehjen, i pjell mushka. Ka ndodhur gjatë diktaturës, na thonë nga Llakatundi, se drejtori çon një dispaç në Ministri të Bujqësisë të njoftojë se këtu kanë filluar të na pjellin mushkat. Kryeministri njoftoi dje se në bordero janë 47 mijë rrogëtarë më shumë,  e ndau përgjysëm një forcë pune, një mashtrim i paskrupullt. Pastaj duhet të pranojmë se rritja e papunësisë në statistika, që bazohen në anketën e forcave të punës, duhet të besojmë se rritja e papunësisë shtohet me rritjen e punësimit, pra, një mashtrim, se njeriu që nuk ka asnjë koncept, mund t’ia lejojë vetes këto. Me keqardhje duhet të them se Shqipëria u zhyt në recension. Ju kërkoj të merrni statistikën e Gjergjit të Edvinit. Gjergji i Edvinit ka bërë një skandal të paimagjinueshëm. Rritjen nominale tregues për tregues, tremujor për tremujor, janë negative, ç’ka do të thotë se rritja nominale është negative. Por Gjergji i Edvinit me porosi të tij duhet të nxirrte rritjen patjetër pozitive duke bërë një skandal të paimagjinueshëm në rritjen nominale të gjithë treguesit janë negativë. Rritja nominale mbart çmimin siç është pa inflacionin, Megjithatë edhe kjo i del negative atij dhe kjo është shumë e rëndë. Rritja nominale tremujor për tremujor u del negative nuk kanë mundur të mashtrojnë. Tani duan rritje pozitive, kanë nxjerrë rritjen reale 1.7, që mund të ndodhë vetëm në rast se këtu do të ishte bërë deti naftë, por kjo s’ka ndodhur. Nafta është bërë Koço, por tjetër gjë nuk kemi. Ky është një megamashtrim. Po në historikun e INSTAT keni se rritja reale në një tremujor zbriti në 0.2%, rritja nominale 2.2%, por kjo ska vlerë sepse ka brenda çmimin e rritur nga inflacioni. Është e dhimbshme, fshehin një nga zhvillimet më dramatike për kurrizin e shqiptarëve. Këta thonë se kanë përmirësuar të adhurat. Kam çdoganimet e mallrave të forta, në 6 mujorin e parë kanë çdoganuar 400 ton kafe më pak, karburante të importuara 7500 ton më shumë, prodhim vendi 16 000 ton më pak se në 2013”, tha Berisha.

 

20 komente në “300 ditët e Qeverisë “Rama”/ Berisha: Nuk u mbajtën premtimet, shqiptarët më të varfër”

  1. Blendi says:

    Dil ne pension ore te qr…se na qave kolektorin me keto brockullat tua….ik ore legen se turperove gjithe veriun me keto qe ben….turp turp

    1. klodi says:

      Po cte dali ne pension ky se la nam, eshte turp i madh per ne qe rrim dhe e degjojme se per gje tjeter jo, jane te gjitha ato qe i ka bere vete e del e akuzon ramen tani, a thua se smarrin vesh shqipetaret, prandaj ja plasen me 1 milion vota.

      1. koci says:

        Nqs sot do te ishte saliu ne vend te rames leqe aty do te fliste vetem ai, dhe asnje nga ministrat te gjitha arritjet do ti paraqiste ai dhe per me teper arritjet qe do te shpaloseshin jane rrug rrug rrug qe po shemben dita dites, dhe mbjellja e 300 rrenjeve ullinje, kjo do te merrte 8 ore nga e gjith paraqitja e arritjeve.

        1. .deda says:

          O Sali ishi,nese ka njeri qe duhet ta mbylli
          ate Gojen,je Ti,qe nuk po te pushone kurre
          duke na derdellisur perralla pa bereqet.
          Ore plak matuf;mblidh or mendjen dhe besoje se populli
          shyqyr qe te hoqem qafe,kurse ti na je ngjitur si
          ai menderi pas Kepuces.Ik ore grremisu dhe thyej
          Qafen gjakundi,se na je bere si breket e Sheros varur ne
          telin me gjemba.Po nuk e kuptone fare xhanem qe je bere bolori?
          je bere si ai Miu pa bisht qe i fut Hundet ne cdo vrime.
          Ja ashtu si Gomar me avull!qe vetem Shfryne bloze nga
          djegia e Briketit.Ore qe te ka ardhur fundi;te gjithe po e shikojme, ashtu sikunder po shohim se ke mbetur si Peshku pa uje
          por qe notone vetem mbi Dollare dhe Euro te vjedhura.Po notone mbi gjakun e atyre bije Nenash qe i vrave duke i prere ne bese.
          Po notone ne Detin e Zi te Maskarallikut qe u formua gjate
          epokes suaj nga ty.Po notone pra mbi ligesite qe jane edhe adrenaline
          per ty.Ndaj po cuditemi,kur merr persiper te nxish punen 300 Ditore te qeverise se re,te cilen jo vetem ne,por edhe nderkombetaret nuk po i kursejne levdatat per kete realitet.
          Dhe ne fakt jane keto arritje qe po te tjetersojne dhe po te
          mbushin plote me Vrrer!Fundja Pellcit,askush nuk e ka ndermend
          te perfilli tabjatin tend.Ate ne mezi e hoqem Qafe.
          U harrofshe nga dita ne dite e me shume o merhumi ishi Sali…

  2. herta says:

    Po sali berisha vazhdon me analizat e me shifrat e tij tre personalizuara nuk paska hequr dore kurr, vetem ka nje ndryshim atehere i shumfishonte me shume fare tani i pjeston me shume fare. DMTH I NJETI PLAK I KEQ.

    1. pjeshka says:

      Sa mire e ben punen e baltosjes ky, gjysmat e atyre qe i thot i ka bere vete po me shpresen dhe parimin e shpifjes se do ti ngel dicka vayhdon pafund.

      1. beni says:

        Sali jane te gjitha deshtimet e tua keto, ndryshe nuk do fitonte 86 mandate ne parlament kjo e majt, do kishte shume me pak kshuqe kuptoje vet kujt duhet tja hedhesh fajin se te gjithe shqipetaret e kane kuptuar.

  3. fshatari says:

    Varferine na e solle ti mor qen per 23 vjet qe ke ne pushtet, na shkaterrove si komb e si njerez e tani qan se te vjen keq ti duhesh mbyllur e lidhur e te harrohesh se je turpi i shqiperise. Ti more shpellar e felliqur, me gjith banden tende qe nuk le gje pa bere, Vrare, e Prere, Vjedhur e plackitur, NE SE KOMUNIZMI NA LA 50 VJET MBRAPA TI I SHOVE EDHE 23- TE TJERA. MORE FELLIQSIRE.

  4. sazan says:

    Me cfar te drejte del ky zagar te flase apo per te “mirat “qe i ka sjelle vendit.
    te vetmet te mira jane kaos, krim ,prostitucion grabitje dhe vjedhje, armatosje te gjithe krimineleve duke futur edhe vehten se mos e vrasin por nje gje dihet se rrufeja nuk bie ne hal.
    Ne c’funksion flet ky se valle mos i digjet per ne . Frika i kahyre dhe vetem vjell per ta varrosur shqiperine

    1. andromaqi says:

      Pse duhet të flasë e të bëjë analiza të stërzgjatura ky, një deputet i thjeshtë? Ç’punë ka ky delenxhi që duhet bojkotuar në çdo rast. Pse e ndjekin pas kamerat dhe gazetarët e TV këtë shpellar që ende s’ka bërë një analizë të vetme të dështimeve në qeverisjen e tij. Larg kamerat nga ky lugat që na e ka shpifur. Edhe sikur Rama të mos i ketë mbajtur premtimet edhe sikur ai të mos ketë realizime, ne do të jemi gjithnjë të kënaqur me faktin që nuk do kemi në krye një monstër imorale, një kryebrigand, e kriminel që ka tallë bythën me ne për tetë vite rradhazi.

  5. Kris says:

    te drejte ke per Edviniin por dhe ti doktor me shiringat e tua I fute SIden gjithe shqiperise dhe ska doktor qe e sheron.
    Te kishe zgjedhur Edvin piktorin ne vend te Lulit do ti kishe bere nje under te madh te djathtes shqiptare dhe do te ndihmoje ne rimekembjen e te majtes.
    me Ty ne krye fituan brekegrisurit duke u bere pronare te medhenj,politikane e profesore,me Piktorin eshte I njejti muhabet.Ai fluturon mbi presh si puna jote dhe kujton se votat I mori nga e djathta.Sa per njerezit e varfer sot ti u cure rrypin Piktori jau shterngon.Jo per gje po njerezit e varfer duhet te jene elegante.
    Mos qaj per popullin,largohu nga skena politike dhe shiko sa mire do jete populli I cili eshte ne gjendje ti veje kufijte tek thana piktorit dhe aleatit te tij Metes

  6. Longari says:

    Dhjeramani po ben analiza te dhiera. Pirdhni ne te se nuk heq dore ai, vec ne ardhte ajo dite e bekuar qe ti vihen byzylyket, sic e meriton.

  7. janullatos says:

    ke te drejte ,shqiptaret jane me te varfer se parate vajten te familja jote dhe lul bythes

  8. . says:

    =====================================================

    23 vjet shkaterrove, vrave, dogje, plackite Shqiperine !

    “Verioret e keqja me e madhe e Shqiperise”.

    A te duhen sharlatane
    Qe lepijne cdo sahane
    (Qener), qe i vene zjarrin Vatane
    Ke,sa te duash TROPOJANE.

    FAN NOLI.

    =======================================================

  9. er says:

    Po ,nuk u mbajten premtimet,ti je akoma i lire….

  10. petrit zela says:

    U bene 70-vjet,qe shqiptaret kane bashkejetuar me fukarallekun,por ama e kemi perballur me dinjitet;Por keto 23-vjetet e kesaj demokracije te shtirur, ju personalisht keni bere krimin me te madh,ndaj popullit martir te shqiperise,se e keni detyruar ate,te ringjallin ne shpirtrat
    e tyre te paster, instiktet e Kanibalizmit…

  11. Drejtesi says:

    Te drejte ke se Rama nuk e mbajti fjalen qe te gjente dhe te fuste ne burg autoret e gerdecit,21 janarit,tradhetaret e ujrave me greket ata qe krijuan 97 vrasjen e ajdarit e shume te tjera poshtersira qe i bere ti vendit o tradhetar.Prandaj duhet qe Rama po nuk beri dot punen te japi doreheqjen se e vuri populli per te mbrojtur interesat e Shqiperise jo qe te digjojme me njeres si ti.

  12. Mentari says:

    300 dite e sundimit Rama vazhdon kultura Enveriste e +Hengjes me sluge Floriri. Kjo qeveri e sotme akoma ka kulturen Enveriste te genjeshtres dhe mashtrimit primitive.Nje kushuri I imi (Fatkeqesisht eshte nje socialist qe nuk ndryshon)menjehere sa socialistet erdhen ne pushtet as tre muaj ne pushtet me suprizoj duke me thene se “Shqiperia po ndryshon dhe shkoj edhe me larg duke me thene se ajo ne tre muaj ka ndryshuar plotesisht.A duhet te besohet ai kushuriri im per ate nostalgjine e tij ndaj PS, edhe keto 300 ditet e Edvinit dhe te cakenjve te tij sidomos atij ministrit te Financave qe po nalavderohet per dit se financat shqiptare kane arritur “Suksese gjigande etc) kur dihet se ky Ministwer 6 muaj me pare mori borxh nga FMN 600 milione dollar.Ke te besojne shqiptaret? a ka ndanjo politikan ne shqiperi qe shqiptaret ti besojne? as nuk ka pas ekzistuar dhe as nuk ka deri me sot,jane qete gjith qelbesirat dhe Funderinat e Kombit shqiptar dhe fatkeqesisht keto Funderina kaner kapurt dhe kapin gjithmone pushtetin e shqiptarve te varfer nga te gjitha drejtimet.zoti e ruajte kombin shqiptar nga karakteret e erreta mesjetare qe natyrisht dhe fatkeqesisht eshte bajprodhim shqiptar

  13. daenko says:

    Ky njeri nuk e njeh turpin.

  14. Toni says:

    O Mentar, funderrinat e Shqiperise i hodhi populli te koshi i plehrave. Mos u merakos shume se dite te bardha po vijne per te gjithe ara qe ja duan te miren ketij vendi. Ato si puna jote te koshi e ka vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje