Ana e errët e një feste futbolli

14 Korrik 2014, 19:48Politika TEMA

Festa ka mbaruar, shfaqja po ashtu, njerëzit kanë zhveshur bluzat e Brazilit, që i mbanin me krenari deri në atë gjysmëfinale katastrofike. Vendi, ku gjithçka rrotullohej rreth futbollit për katër javë, i është rikthyer halleve dhe shqetësimeve të tij. Brazili ka një problem më shumë pas këtij turneu, pas atij dështimi të turpshëm të Selecao-s. Shpresa se një triumf në Kupën e Botës do i lehtësonte hallet e përditshme, mbeti e papërmbushur.

Në vend të kësaj, është shtuar edhe një traumë futbolli.

Në tetor do të votohet dhe shumë brazilianë në heshtje janë gëzuar që skuadra e tyre nuk fitoi titullin kampion. Shanset për një rizgjedhje të të padëshiruarës Dilma Rousseff janë ulur ndjeshëm.

Por çfarë do u mbetet brazilianëve nga këto katër javë? Stadiumet, këto katedrale të futbollit, janë simbole të shpenzimit të tepruar. FIFA dhe qeveria e kanë bërë këtë turneun më të shtrenjtë në histori. Buxheti zyrtar vlerësohet se ka qenë 8.75 miliardë euro. Disa përllogaritje të tjera theksojnë se vlera ka shkuar mbi dhjetë miliardë euro.

Në Fortaleza dhe në Recife, stadiumet ngjajnë si anije kozmike në mes të një deti me baraka (favela). Se çfarë do bëhet me to, ende mbetet e paqartë. Në Natal, Manaus, Brasilia dhe Cuiaba nuk ka asnjë klub në kategorinë e parë, që mund të marrë përsipër stadiumet.

Por që ky turne ishte i leverdisshëm për FIFA-n, kjo nuk është një çudi. Federata, nën drejtimin e Joseph Blatter, është fitimtari financiar i turneut nga shitja e të drejtave televizive dhe paratë e marra nga sponsorët. Në fund, pritet që FIFA të ketë një fitim prej qindra miliona euro.

Protestat kundër Botërorit, kundër korrupsionit dhe zhvendosjes së detyrueshme, që ishin temat kryesore të medias përpara nisjes së turneut, janë zbutur me nisjen e tij. Edhe nëse ato ekzistonin, perceptoheshin pak nga publiku.

Kjo pritej pasi futbolli ka dominuar gjithçka.

Mbi këtë spekulon FIFA, e cila ka gjithmonë të drejtë. Joseph Blatter qëndron edhe njëherë si fituesi i kësaj Kupe Bote.

Pas katër vitesh, familja e futbollit do jetë në Rusi. Presidenti Vladimir Putin, që udhëtoi qëllimisht për finalen të dielën drejt Brazilit, do jetë garanti që qetëson FIFA-n se do ketë një Botëror pa probleme. Ai provoi gjatë Lojërave Olimpike në Sochi se mund t’ia dalë.

Aparati i sigurisë në vitin 2018 do jetë më i madh se në Brazil, ku përpara ndeshjeve formoheshin kordona me ushtarë dhe policë me automatikë. Turneu do jetë përsëri më i shtrenjtë, siç i theu Sochi kostot e një turneu të Lojërave Olimpike. Spiralja vazhdon të rrotullohet. Blatter dhe Putin do kujdesen për këtë. Dhe të dy do jenë sërish në detyrë deri atëherë./Spiegel

2 komente në “Ana e errët e një feste futbolli”

  1. deni says:

    Ana e erret eshte edhe kur Shqiptaret e Shkodres jane bere qesharak sa sbehet duke u bere inferior ……….dhe duke dal ne rruget e qytetit te tyre per nje trofe te huaj…….???????!

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Problemet ekonomike nuk kane lindur nga futbolli !
    Ai gjithmon e me shume,po luhet ne stadiume ku teknollogjia e fundit,po e perdor per prezantimin e saj.
    Futbolli sot eshte industri e rende !
    Tek ne vazhdohet te lexohen ne fund te rradhes gazetat sportive.
    Politikane te pa turpshem,qe nuk kane lidhje ne futbollin,flasin si “eksperte”,ne studio televizive !
    Futbolli eshte perpara politikes,kur te kuptohet kjo,tek ne do kete futboll !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje