INVESTIGIMI/ Familja e Berishës dhe Damir Fazlliç fituan miliona euro nga pazaret me pronat

14 Korrik 2014, 16:59Politika TEMA

Si përfitoi rrethi i ngushtë i Berishës nga shit-blerjet e tokave multimiliona euroshe

Vendimi i ish kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha për të transformuar një tokë kënetore të pavlerë në një pronë të lakmueshme ndihmoi familjen e tij dhe mikun e debatuar Damir Fazlliç të fitonin miliona euro, bëhet e ditur nga dokumente sekrete të siguruara nga BIRN

Nga Lindita Çela dhe Lawrence Marzouk, BIRN

 

Porto Romano, një tokë e varfër në veri të Durrësit, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë, është vendi ku gjendet skeleti i ndryshkur i një fabrike kimikatesh të kohës së komunizmit, një fushë e madhe me plehra të shpërndara gjithkund dhe disa objekte industriale të hallakatura.

Ende pa e marrë veten nga ndotja e papenguar të kryer përgjatë dekadave, këneta që rrethon gjirin është vendi më i pagjasë për t’u kthyer në një zonë bumi për pronat e patundëshme tërheqëse për elitën e politikës dhe biznesit të vendit.

Megjithatë, në nëntor 2006, pikërisht kjo gjë ndodhi kur vajza e Berishës, avokatja Argita Malltezi dhe kolegia e saj Flutura Kola, filluan të blejnë tokë me 10 euro për metër katror – dy herë më shumë se sa vlera e tregut.

Rreth 14 hektarë në kufijtë e një ‘parku energjetik’ të vogël të lidhur me portin u siguruan për klientin e tyre, biznesmenin e dyshimtë bosnjak dhe këshilltar të Berishës gjatë zgjedhjeve, Damir Fazlliç, i cili pagoi avokatët e tij, direkt apo indirekt, më shumë se sa katër herë çmimin e tregut – 18 euro për metër katror.

Shpejt pasi transaksionet u mbyllën, Berisha bëri një vendim kryeministror për të lëvizur kufitin e parkut energjetik për të përfshirë aty pronat e reja të Fazlliçit, duke e transformuar menjëherë një kënetë të pavlerë në një pronë me vlerë të lartë dhe duke rritur çmimin e saj me së paku tetë herë.

Vajza e Berishës, ortakja e saj në kompaninë ligjore dhe ndërmjetësi i punësuar prej tyre mund të kenë fituar gati 1.2 milionë euro nga shitja e tokës te Fazlliçi me çmim katër herë më të lartë se sa tregu.

Dokumente të papublikuara më parë të marra nga BIRN tregojnë 430 mijë euro fitime. Rreth 740 mijë euro të tjera u fituan në kesh dhe, si të tilla, nuk mund të gjurmohen.

Biznesmeni bosnjak Fazlliç e pa vlerën e tokës së tij, të mbajtura në emër të dy kompanive shqiptare, të rritej nga 1.7 në 4.2 milionë euro pas vendimit të Berishës. Nëse planet e tij për të zhvilluar zonën në një terminal nafte me vlerë 70 milionë euro do të vijonin, ai do të fitonte dhjetëramilionë euro.

Në vitin 2008, transaksionet tërhoqën vëmendjen e hetuesve shqiptarë kundër pastrimit të parave, të alarmuar nga përdorimi i “kompanive guackë” nga Fazlliç në Shqipëri, nga numri i shitjeve të kryera me kesh, nga çmimet e inflacionuara dhe nga përzjerja e kompanive me regjistrim në parajsat fiskale në Qipro dhe në Karaibe.

Çështja ndaj Fazlliç u rrëzua më 2009 pasi zyrtarët nuk siguruan dokumentet kyçe nga Bosnja dhe Qipro apo nuk gjurmuan origjinën e fondeve. Fazlliç nuk u akuzua kurrë formalisht për asnjë shkelje dhe hodhi poshtë të gjitha aludimet.

Por një dosje dokumentesh të siguruara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN) tashmë ngrenë pyetje të reja mbi rolin qëndror që Malltezi dhe kompania e saj Malltezi & Kola luajti në blerjen dhe shitjen e tokës, vlera e të cilës u rrit në mënyrë dramatike si rezultat i vendimeve zyrtare të babait të saj për ta përfshirë tokën te parku energjetik.

Dhe gjurmimi nga BIRN i dokumenteve të kompanisë nga St Vincent dhe Grenadines në Karaibe deri në Moskë zbuloi gjithashtu se moguli serb i energjisë Vojin Lazareviç qe në zemër të marrëveshjes, duke financuar 2.5 milionë euro në llogarinë private bankare të Fazlliç në Shqipëri përmes një rrjeti kompanish të regjistruara nëpër parajsa fiskale.

Biznesmeni i dyshimtë shpreson të zhvillojë zonën në një kompleks madhor energjetik.

As BIRN dhe as prokurorët nuk zbuluan asnjë provë që të sugjeronte se Lazareviç financoi Fazlliç në mënyrë të papërshtatshme, por moguli i energjisë nuk ka folur kurrë për përdorimin e parajsave fiskale apo për pyetjen se pse transaksionet u kryen gjerësisht jashtë sistemit bankar.

Fazlliç, një mik i ngushtë dhe këshilltar i Sali Berishës me miq të fuqishëm në Uashington, Londër dhe nëpër të gjithë Ballkanin, kanë mohuar të kenë kryer ndonjë shkelje.

Sali Berisha, Argita dhe Jamarbër Malltezi dhe Flutura e Florenc Kola refuzuan të intervistohen nga BIRN apo t’i përgjigjen pyetjeve tona të detajuara.

Bum pronash të patundëshme

Nga barraka e një moli në Porto Romano, Abdyl Mukaj e nxjerr jetesën duke shitur peshk të freskët për turistët gjatë muajve të verës.

Jeta e tij ka qenë në përpjekje për të nxjerrë bukën e përditshme kështu që, kur një banor i zonës, Kujtim Shahini, i kërkoi atij të shesë një hektar tokë moçalishtë në vitin 2007 me një çmim dy herë më të lartë se tregu, ai e kapi shancin.

Toka i qe dhënë Mukajt nga shteti kur ai, si shumë fqinjë të tij, mori parcela toke në Porto Romano si kompensim pasi shteti i shpërnguli ata nga toka e paraardhësve të vet në veri të Shqipërisë për të krijuar hapësirë për një hidrocentral të ri.

Pasi u oftuan një shumë të madhe parash për tokën me pak vlerë financiare apo emocionale, fshatarët nuk pyetën se kush po e blinte tokën apo pse.

Malltezi, partnerja e saj në zyrën ligjore Flutura Kola dhe bashkëshortët e tyre – Jamarbër Malltezi dhe Florenc Kola – kërkuan tokë pranë nënstacionit elektrik në Porto Romano për klientin e tyre Fazlliç dhe kompanitë e tij, Crown Acquisitions dhe Alpha Shpk.

Bashkëshortët kërkuan për parcela të përshtatshme dhe punësuan një ndërmjetës vendës – Shahinin – për të kryer blerjet vetëm me para kesh personalisht nga nëntori 2006 deri në shtator 2007.

Shahini dhe Kola fillimisht ndihmuan për të siguruar nëntë hektarë tokë nga fshatarët për Crown Acquisitions, pothuajse e gjitha u ble, sipas kontratës, për 18 euro për metër katrorë. Dokumenti është mes më shumë se 1 mijë faqeve materjalesh zyrtare të siguruara nga BIRN.

Por fshatarët i thanë BIRN se ata qenë paguar vetëm 1,200 lekë [9.8 euro]. Nuk është e qartë se kush përfitoi nga 700 mijë eurot diferencë mes kontratës dhe çmimit real. Shahini pranoi se ka marrë një pjesë ndërsa Fazlliçi, në një intervistë ekskluzive me BIRN tha se negociatorëve të tij u takonte pjesa e vet.

Dy nga nëntë parcelat që iu shitën Crown Acquisitions, në fakt, qenë blerë sakaq nga Shahini dhe Kola për t’iu shitur Fazllicit për fitim.

“Unë mora vetëm 1200 lekë për m2 – ky qe pazari,” tha fshatari Mukaj.

“Kujtimi [Shahini] solli paratë në shtëpinë time me një fuoristradë të zezë.

“1200 lekë për metër katror është çmimi për të cilin të gjithë fshatarët e shitën tokën – mund t’i pyesësh që të gjithë.”

Në fazën e dytë, Malltezët dhe Kolat blenë pesë hektarë tokë nga fshatarët për më pak se 10 euro për metër katror, të cilën ia rishitën menjëherë kompanisë Alpha Shpk të Fazlliçit për 18 euro, duke fituar 430 mijë euro. Rreth 150 mijë euro të tjera iu paguan blerjeve të tokës të lidhura me Florenc Kolën, megjithëse nuk është e qartë nga dokumentet se për çfarë marrëveshjeje bëhet fjalë.

Në mënyrë acaruese, gjatë transaksioneve, Flutura Kola qe duke vepruar në disa raste njëkohësisht si shitëse e pronës, për shkak se ajo e kishte tokën nën pronësi me bashkëshortin e saj dhe si blerëse, si përfaqësuesja ligjore e Damir Fazlliç. Pasi tërhoqi fonde nga llogaria personale e Fazlliçit, ajo në fakt po paguante veten dhe parneren e biznesit, Argita Malltezi për tokën.

Crown Acquisitions në fund u shit në qershor 2007 për 1.7 milionë euro te Altaria Research Limited, një kompani e regjistruar në Qipro dhe e kontrolluar nga Lazareviç.

Alpha Shpk iu shit kompanisë me bazë në Qipro Orongold Ltd, gjithashtu e kontrolluar nga Lazareviç, për 1.25 milionë euro. Fazlliçi doti me 300 mijë euro fitime.

Fazlliç fillimisht pretendoi se Altaria Research Limited qe “kompania e tij hollding në Qipro” në intervistën e vetme televizive që kur problemi shpërtheu në tetor 2008. Si rezultat, tha ai, ai nuk pati bërë fitime për shkak se po i shiste Crown Acquisitions – dhe tokat nën pronësinë e saj – vetvetes. Kur ai u mor në pyetje vitin që pasoi nga prokurorët, ai refuzoi të jepte emrin e pronarit për shkak se, tha ai, kjo mund të dëmtonte biznesin e tij.

Por kur u këmbëngul nga BIRN në intervistën e tij të parë në shtatë vjet në qershor, ai tha se kishte bashkëpronësi 50 me 50 te Crown Acquisitions dhe Alpha Shpk me Lazareviç përmes Altaria Research Limited.

Kjo nuk është pasqyruar në dokumentet zyrtare në Qipro dhe Fazlliçi nuk qe në gjendje të shpjegonte nëse ai nxorri ndonjë fitim nga shitja e pjesshme e tokës te Lazareviç.

Berisha mbrojti Fazlliçin

Kur u njoftua hapja e hetimit për pastrim parash në tetor 2008, Berisha bëri të pamendueshmen për të mbrojtur Fazlliçin nga ndonjë akuzë e mudnshme, përshirë largimin e tij nga vendi me avion privat.

Sipas një memoje të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë të rrjedhur dhe publikuar, inspektorët e ministrisë së drejtësisë u dërguan për të rrëmbyer dosjen me dokumente nga prokuroria, prokurorët ranë pre e fushatave të njollosjes publike nga Berisha madje u përballën edhe me korcënime për veprime ligjore nga Ministria e Brendshme.

Në qershor 2009, vetëm një muaj pasi prokurorët shqiptarë hoqën dorë nga hetimi për pastrim parash, Berisha miratoi planet që përfshinte parcelat e tokës së Fazlliçit në parkun energjetik të Porto Romanos.

Ndërsa toka nuk qe veçanërisht e çmuar kur u ble më 2007, Fazliçi aplikoi me sukses për të ndërtuar një terminal të stërmadh nafte, duke e rritur vlerën e saj me tetë herë në krahasim me çmimin fillestar të tregut.

Kur iu kërkua të jepte llogari për rolin e vet në skandal, Berisha mbajti një konferencë për shtyp në mbrojtje të Fazlliçit, duke pretenduar se hetimi qe orkestruar “nga mafia” dhe këmbënguli se as Fazliçi dhe as familja e tij nuk kanë përfituar po posti i tij.

Ai argumentoi me kujdes se nuk e kishte shpallur Porto Romanon park energjetik, për shkak se zona e vogël qe shpallur e tillë më 2001. Por ai, gjithsesi nuk shtoi se e kishte zgjeruar zonën e parkut për të përfshirë në të tokën e mikut të tij.

Argita Malltezi nuk u intervistua kurrë dhe roli i saj në blerjen dhe shitjen e tokës ka mbetur sekret deri tani. Duke folur në kushtet e anonimatit, burime pranë skuadrës së prokurorëve i thanë BIRN se ata thjeshtë qenë tepër të frikësuar në atë kohë për të thirrur vajzën e kryeministrit për ta marrë në pyetje.

Argita, bashkëshorti i saj Jamarbër dhe vëllai Shkëlzen, qenë lidhur me disa skandale korrupsioni gjatë qeverisjes së Berishës por nuk u përfshinë kurrë formalisht në asnjë hetim. Ata kanë mohuar gjithmonë të kenë bërë veprime të kundërligjshme.

Në marrjet në pyetje me prokurorët të para nga BIRN, avokatja Flutura Kola dhe Jamarbër Malltezi zbulojnë se ata qenë të ndërgjegjshëm për potencialin e Porto Romanos në kohën kur filluan të blejnë tokën.

Jamarbër Malltezi tha: “Unë kisha informacion në lidhje me zhvillimin e asaj zone kështu që mendova se qe një biznes i mirë.”

Pasi shau prokurorët për “hetimin e tyre të motivuar politikisht”, ai shpjegoi se Fazlliçi thjeshtë ndodhi që qe personi i parë që u ofrua për të blerë tokën e tij.

Kola, në anën tjetër, shpjegoi se si ajo, bashkëshorti i saj dhe Malltezët patën punuar sëbashku për të kapur tokë për Fazlliçin në mënyrë që të nxirrnin një fitim. Ajo pranoi se kishte “informacion që kjo zonë qe miratuar… nga qeveria si një zonë për ndërtimin e depozitave të naftës dhe hidrokarbureve”.

Fazlliç i tha BIRN se ai nuk kishte informacion paraprak nga Berisha por qe “100 për qind i sigurtë” se zona do të përfshihej në parkun e ri energjetik.

“A isha unë 100 për qind i sigurtë? Po, për shkak se qe shumë shumë logjike,” tha ai. “Por që Sali Berisha të më ketë telefonuar mua për të më thënë: ‘ah, ti duhet të bësh këtë dhe atë, kjo është thjeshtë një skenar filmash.”

Ai pranoi gjithashtu se tokës iu rrit çmimi si rezultat i vendimit të qeverisë, por këmbënguli se zgjerimi i parkut energjetik qe i pashmangshëm.

Fshatarët, nga ana tjetër, i thanë BIRN se ata “nuk dinin asgjë për planin”.

Me ndryshimin e qeverisë më 2013 dhe largimin e Berishës, disa besuan se plani i Fazlliçit do të dështojë në duart e kritikëve të tij, tashmë Partia Socialiste në pushtet.

Por boshnjaku thotë se po bën biznes si zakonisht dhe madje edhe është takuar me kryeministrin e ri Edi Rama dhe disa nga ministrat e tij.

“Berisha qe miku im personal dhe është ende miku im personal, por unë nuk kam marrë kurrë asgjë nga qeveria e tij dhe nuk bëra kurrë asnjë marrëveshje, publike apo private, me qeverinë e tij.”

Ai i tha BIRN se “nuk kishte probleme për të bashkëpunuar me” Ramën dhe skuadrën e tij, pavarësisht fyerjeve që ka marrë prej tyre.

“Unë shpresoj që artikulli juaj të mos ngacmojë kujtimet e tyre,” tha ai me shaka.

A do të kthehet fantazma e Porto Romanos për të përndjekur atë dhe familjen e Berishës? Për momentin as partia në pushtet dhe as prokurorët nuk duken të interesuar për të rihapur hetimet mbi marrëveshjet.

18 komente në “INVESTIGIMI/ Familja e Berishës dhe Damir Fazlliç fituan miliona euro nga pazaret me pronat”

  1. besi says:

    Gjemat e tyre nuk kane fund ,i kishin te gjithe ne dore,
    Prandaj jane bere miliardera te fuqishem , + tregetine e droges .

    1. selmani says:

      Nese Fazllici e ben parkun energjitik, besoj e kuptoni qarte qe jemi popull i zhytur ne mut…
      Ne cdo vend te botes ku ka video qe Berisha thote se e kam Mik dhe e fut dhe ne mbledhje keshilli sigurie, por edhe FAzllici thote se e kam mik Berishen, me tu bere zgjerimi apo shitja tek Fazllici, Berisha e han derrin per favorizim, konflikt, nxjerrje sekreti, etj etj qe asnje popull sado gomar, nuk e han kete rastesine me milione Euro fitime.

    2. Marjana says:

      futeni ne dhomen e shurres kerrmen islamike halene Berisha c fare prisni o Qeveria e Edi Rames ????????ß

  2. tomsojeri says:

    Po nuk me thoni per cfar procesesh esht e interesuar te hap partia ne pushtet qe kan e bejn me emrin Sali Berisha,familjes e rrethit te tij ??????????? Ah po harova Lazaratin qe e krujti by……vet se shpresoj tu a fuste edhe kte ksaj partie ne pushtet me gjith se isht vet mburoja dhe perfitusi !Po erdhi ajo dit e hapjes proceseve kushedi cdo lexojn syt tan se veshet boll kan ndegjuar !!! Fazllici paska takuar Ramen!!!!! Stafet 4×400 apo ne gjuhen politike 4 x 4 vjet i thon ksaj!!!!!!!!

  3. Pelasgian says:

    si gjithmon i lidhur ngushte me serbine !

  4. Fshati Sos says:

    Mund te beni investigim edhe per Fshatin Sos. Jane 12 mije hektare toke qe kane pronar dhe Sali Berishihajna ja ka dhene nuk dihet se kujt 1 dollare ne vit per 50 vjet. Mos i gezofshin kush e perdor ate toke e cila eshte blere ne kohen e Zogut dhe Pronari nuk ka shijuar as edhe nje gje asnjeher. Zoti vonon por nuk harron. Kush ka futur dore ne ate toke, ju shfarroste fara e fisi. Mos ngelte asnje ne ate fis.

  5. Guardium says:

    Kjo eshte vetem nje aspekt i lakrorit korruptiv te Qeverise se shkerdhesave dhe kryeshkerdhates Sali Mullah Berisha, te qeverise me duart e pista te kryepisit dhe kryecubit Mullah Sali Ram Sheqere Berisha.
    Nqs do te shikojme petet e byrekut korrupitv ka ku e ku me shume.
    Le te merremi pak me problemin e naftes, qe ju shit nje mashtruesi dhe matrapazi, nje bythlepiresi politik me emrin Rezart Taçi!!!!!
    Miliona euro dhurate te dhena nga shteti shqiptar ketij mashtruesi, kodoshi dhe rrufjani ekonomik, I cili bleu kompanine e naftes shqiptare per 80 milion euro, euro te cilat dhe ato si dha te gjitha, por shiste naften e shtetit shqiptar, te popullit shqiptar dhe paguante blerjen.
    Mullahu dhe familja e tij bekuan dhe ja dhuruan Tacit naften shqiptare
    duke perfittuar kesh dhe duke pasur “duart e pastra”.
    Thaçi u be sponsorizuesi I familjes se malokoislamikut Berisha dhe banka e tij private.
    Tentakulat e familjes Berisha kane marre miliona euro kesh nga Thaçi.
    Po sa ka si Fazlliç, Taçi apo biznesi I Gerdecit!!!!!

    1. Korabi says:

      Me te vertet eshte I poshter [por burre dhe I mire ishte shoku Enver qe ju qiu ropt te gjith popullit shqipetar jeni legenat e europers lani wc dhe pjatat e botes ire ua ka bere

  6. sh q i p says:

    ja pra miq, u ngriten kembet e i bien kokes. ky eshte produkti ” liri demokraci”, sali berisha , sali berisha. dhe perpara me dy gishtat lart si cfurqet e kryengritesve ne mesjete. e verteta e trishte e nje populli te humbur. e provoi me 92in. nuk zuri mend. u dogj e u pervelua ne 97en , prap nuk vuri mend. sot qe faktet kane dale sheshit, perseri ka njerez qe rrine si guake e me goje hapur kur vene e degjojne ate debilin bashen neper konferencat e pedereve. po me te humbur milet e me shpellare te pa gdhendur si ben nena. larg o zot nese vijne prape ne pushtet. zot ndihmona nga kjo fare barbare.

  7. Asmon says:

    Ky eshte korrupsioni!! Nuk e quaj korrupsion pesemijelekeshin e policit apo 1000 euroshin e doktorit ne operacion…

    Por ne nuk kemi prokuror se??!!…..

  8. mushkonja dhe ngjala says:

    harroj mero te shkruaj se ne interviste fazliq ne birn eshte takuar me ramen.shikoni bota sot.

  9. Berisha genjen kur thote se Porto Romano ishte caktuar qysh ne 2001 si vend ndertim per park energjetik.
    Ne fund te vitit 2001 ose fillim te vitit 2002 Ministri i energjise se asaj kohe ,nje skrapalli dhe kapadai me porosi te Ilir Metes thirri ne Ministri nje grup ekspertesh lidhur me nje studim qe duhesh kryer lidhur me percaktimin e vendeve me perparesi te perpunimit te tankerave te karburanteve pasi deri ne ate kohe ishte nje situate anormale ,thuajse ne çdo port behej zbrazje tankerash ,qe nga Saranda e deri ne Shengjin.Pas disa muajsh grupi eshte mbledhur tek komiteti i Energjise ,ne ate kohe e drejtonte Gj,Simaku per te diskutuar lidhur me percaktimin e porteve me perparesi.Ne ate kohe as qe behej fjale per privatizime dhe blerje sepse vendi sapo kishte dale nga viti 97 dhe ende ishte shpejt qe qeveria te mundesonte privatizime te medha .Shume prej antareve te grupit te eksperteve u befasuan kur ne tavolinen e punes u hodh nje planimetri e nje terminali te ideuar ne Porto Romano ,nderkohe qe Terminali i Vlores ishte ne funksion te rregult dhe me infrastrukture te plote dhe efektive e cila vijonte te kryente perveç funksionit per ARMO edhe sherbime per te trete dhe me mundesi te pa diskutueshme zgjerimi dhe perfeksionimi.Me gjithe kundershtimet e nje pjese te grupit te eksperteve ,nuk u muar ne konsiderate asgje dhe vendimet i moren ata qe mundesonin levizjet e medha dhe grupi i punes gati doli jashte loje Koha tregoi se ç’pagoi Shqiperia dhe ç’fitoi populli e ç’fituan mafiozet Armo me gjithe inrastukturen e saj te ngritur me lekun e popullit dha shpirt qe kur u privatizua Depozitat e saj dhe gjithçka u keq perdoren dhe kane mbetur stok per t’u tjetersuar ne troje qe do te shiten e blihen nga _Mallteze e Fazlliçe te vjeter e te rinj,pasuria e vene me djersen e popullit mbetet loder ne duar mafjozesh Ashtu si petrolifera TECi edhe Porto Romano ishin pre e grabitqareve qe shqyenin nga trupi i dobet i Shqiperise qe u keqperdor nga politikane te piste

  10. Ndoc Sukaj says:

    Po te shikohen mire dokumentat nuk do te kete nevoje per hetime te ,,specializuara,, per te zbuluar bashkpunimin ,,Kryeminister(ish),dhender ,vajze,shoqe,vajze shok djali… ic e ic deri tek Damir Fazllic.Por fati i keq i joni qe kemi keta politikane qe qellimisht ia thyen ,,kembet,, shtetit per vite me ralle vetem e vetem per te rregulluar hesapet e tyre dhe te femijeve apo shokeve te vet.Nese zoti Rama bashke me ate qe,, mbane bllokun ne dore,,nuk do te munden te vendosin shtetin e se drejtes dhe te cojne perpara drejtesise se vertete te gjithe hajdutet eshte e kote te shpresojme per nje zgjillje afatshkurter.

  11. Pëllumb zaimi says:

    Nuk ka e nuk mund te ketë “Rilindje” me tokat shqiptare të zaptuara nga hajdutët? Eshtë marrëzi të kërkosh të rilindësh dicka mbi një tokë e territor të mbuluar nga krimi dhe mafia e pronave. Thjesht marrëzi ? Duhet damalug çhajdutizimi siç thonë fshatarët? Po kush do ta bëjë? Aha? Socialoportunizmi nuk e ka në program? Ka vetëm “rilindje në tokën e hajdutëve” !?

  12. gjon says:

    Fitimet ne kurriz te fukarenjeve kurre mos i Gezofshin.

  13. Vk says:

    Investigim por pa provuar vepra penale… Keta te berishes i paskan dhene ca para te pakten, po ketyre hajduteve te rinj qe s’japin asgje e vetem grabisin si i behet?!

  14. taras says:

    Eshte e qarte si drita e diellit qe qeveria e larguar me grusht te forte votash,ishte dhe eshte sinjali me i mire per qeverine e re se ç’duhet te beje. Rama me te drejte thote: Iku koha e “yjeve”tani eshte koha e punes ne ekip. E drejte, por varet dhe nga organizatori i ekipit jo per gjatesine trupore(me kete jemi lodhur) por me gjatesine e valeve qe kap deri ne skajin me ekstrem te varferise. Vota popullore nuk eshte shprese se pas kesaj do regullohen gjerat dhe do zhduket varferia por mbi te gjitha kjo vote ishte per te vene drejtesi me te padrejtet,me “zoterinjte kriminele”. Populli do te jete i qete ne hallet e tij dhe nese te jep voten, ta jep per te qeverisur te pambrojturit,qytetaret e thjeshte,fshataret,tregtaret e vegjel,etj si dhe tere te larguarit nga puna me pa te drejte.Koha nuk pret, 300 dite qeverisje nuk jane shume por dhe pak nuk jane,nese nuk vihet drejtesi mbi emrat konkrete atehere krimi qendron mbi te gjitha krahet.Mos qofte keshtu!

  15. ..Berisha nuk ka asgje te perbashket me muslimanet,por me krimin..kjo eshte feja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje