Basha takon ambasadorët: Të vendosur të mbrojmë vlerat e demokracisë

14 Korrik 2014, 15:38Politika TEMA

Dyshja Rama-Meta duan të shndërrojnë Shqipërinë në një treg të pakicës mafioze dhe oligarkie. Kështu u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononcim për mediat pas takimit të zhvilluar me Ambasadorë të vendeve të BE të akredituar në Tiranë. Basha theksoi se gjatë takimit kishte informuar diplomatët për vendimin dhe vendosshëmërinë e PD-së, për të qëndruar krahë për krahë me qytetarët e lirë në mbrojtje të vlerave dhe demokracisë”.

“Vumë në dijeni Ambasadorët për vendimin dhe vendosshëmërinë tonë, të PD-së, të opozitës, për të qëndruar krahë për krahë me qytetarët e lirë në mbrojtje të vlerave dhe demokracisë, në mbrojtje të fjalës, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe transparencës së plotë të lidhjeve të errëta dhe kriminale të cilat kanë marrë dhe po marrin peng jo thjeshtë axhendën e një shumice, por kërkojnë të marrin peng dhe të shndërrojnë Shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë në një treg të pakicës mafioze dhe oligarkike”, theksoi Basha.

Në vijim ai u shpreh se opozita po përdor të gjitha opsionet demokratike, duke ri-konfirmuar dorëzimin në organin e Prokurorisë të kallëzimeve penale.

“Duke shpresuar se kjo provë e rëndësishme për funksionimin e institucioneve do të kalojë me sukses, por nuk do të bëjmë asnjë gabim, duhet të kuptojmë se në këto 10 muaj, ato që për vëzhguesit e pakujdesshëm mund të duken si ngjarje të veçanta, lidhen të gjitha në një kornizë veprimi e cila ka për qellim, një kornizë veprimi që është hartuar dhe dirigjohet nga dyshja Rama-Meta dhe ka për qëllim të shndërrojë demokracinë në oligarki. Shrehjen e vullnetit të lirë për programe të ndryshme zhvillimi nga forca politike me shitblerjen e votës, zëvendësimin e strukturave të pavarura, apo ligjore të shtetit me klientelën politike. Zëvëndësimin e demokracisë me oligarkinë e mafias. PD është në krye të kësaj beteje dhe do t’i prijë kësaj beteje jo me sens llogarish politike por me sens misionar të demokracisë dhe lirisë, me të cilin është krijuar dhe do vazhdojë për Shqipërinë europiane”, tha Basha.

3 komente në “Basha takon ambasadorët: Të vendosur të mbrojmë vlerat e demokracisë”

  1. . says:

    ========================================================

    Demokraci ?

    O malok Peshkopie, Ti dhe bab krimineli semure mendor Ali Bisha

    e keni perdhunuar, kercenuar dhe degjeneruar “Demokracine” per gati cerek shekulli qysh prej 1992-shit.

    Cfare llomotit sot …. te gjithe qeshin me mufkat qe leshon perdite nga goja jote e mbushur me “vjedhje, korrupsion, vrasje, mashrtime”.

    Populli pret arrestimin me burg Ti dhe Ali Bishen.

    =======================================================

  2. Treviso says:

    Zoti Basha, a nuk pate ndonje pyetje nga ambasadoret per krimet e tua? A nuk te pyeti njeri nese ke dhene llogari per rrugen e Kombit, apo per vrasjet e 21 Janarit te 2011?

  3. everesti says:

    21 janari sa do zgjase…
    ai esht shqyrtuar e rishqyrtuar.
    i thone nje fjale grij uji ne havane.
    cdo behet me hec perpara?????
    Jan vra 400 veta ne ukrahine demokratike qe po e ndihmon gjith europa e
    nuk po thote kush nje fjale.
    Gjak kane dhe ata njerz pa fajshem Ukrahinas.
    Per shqiptaret bien komboret e europes qofte dhe nje zoge shtegtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje