Zgjedhjet e PD në Shkodër/ Fiton Ramiz Çobaj, kandidati i mbështetur nga Topalli

14 Korrik 2014, 17:13Politika TEMA

Ramiz Çobaj ka fituar zgjedhjet për postin e kryetarit të degës së PD-së së Shkodrës përballë kandidatit tjetër Bardh Spahia. Në përfundim të procesit të numërimit të votave, Çobaj rezultoi fitues me rreth 20 vota.

Çoba është një nga mbështetësit e ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, ndërsa ish-zv.ministri Bardh Spahia kishte mbështetjen e kreut demokrat, Lulzim Basha.

Zgjedhjet në Shkodër u paraprinë nga debate dhe akuza të forta mes palëve, të cilat shkuan deri në largimin e të deleguarit të kreut demokrat në këtë qytet.

Situata e krijuar detyroi kryetarin e PD-së të paralajmërojë për tolerancë zero ndaj kujdo që do të çonte në ndarjen e forcës më të madhe opozitare.

PD e Shkodrës është një nga degët ku ish-kryetarja e Kuvendit ka ndikime të forta, në një kohë që raportet mes saj dhe kreut demokrat Lulzim Basha pothuajse nuk ekzistojnë.

Në jo pak raste Topalli ka sulmuar edhe publikisht Bashën përsa i takon mënyrës sesi drejton dhe organizon partinë, ndërsa ajo rikuperoi pothuajse plotësisht raportet me ish-kryeministrin Sali Berisha, raporte që pas zgjedhjeve të 23 qershorit arritën pikën më të ulët.

13 komente në “Zgjedhjet e PD në Shkodër/ Fiton Ramiz Çobaj, kandidati i mbështetur nga Topalli”

  1. velo partizani says:

    Xhozi nuk e ka kuptuar akoma se shanset e saj per karriere ne PD-ne e 2014-es jane te barabarta me shanset e shoqes Lenka ne PD-ne e 1990-es…

  2. lindita says:

    po cili kandidat i xhozit!Gjithe shkodra e di se ajo mbeshteti hapur Bardh Spahine,A harruat se ia kishte borxh Nausikes per te vellane

  3. ilir says:

    Bardh Spahija ka qene kandidati i topalles, eshte diversion ky qe beni ju gazeta tema

  4. alfredi says:

    Nje humbje e p.d. ne Shkoder , ne mos zgjedhjen e intelektualit te formuar Bardh Spahise , rast qe do ti kushtoje ne konsolidimin e forcimin e p.d.

  5. bobi says:

    zhozi ti gzojn njata lek qe ka vjedh se ne politik aja sban ma hajr,ti lepihet sa tdojn sals se kur te ik pushteti nuk vjen ma .e pate rastin maj joz me hy ne histori po je kopja e sals

  6. lini says:

    Ky do zoti nuk ndegjon bilbilin e Lulit e te Xhozit …….

  7. mendimi im says:

    Tani ndaje mendjen o Mero se le nam! Ne nje shkrim ne mengjes te gazetes tuaj thoshe ndryshe: Qe Bardh Spahija mbeshtetej nga Topalli, ndersa Ramiz Coba mbeshtetej fuqishem nga qendra!

    Tani na doli ndryshe, qe ky mbeshtetej nga Topalli!!!!!!!!!

    Je ne terezi?? A mban kush pergjegjesi per shkrimet qe hidhen ketu, se na coroditet!!!

  8. Spice Boy says:

    hahahaha Jozi mbeshteste bardhin, krejt e dine…….

  9. Asmon says:

    Ha ha ,akoma ne krye te PD eshte Saliu dhe Sigurimi i Shtetit!!

    Ky nuk eshte perkrahes i askujt pervecse i doktorit. Eshte nje injorant anadollak, bicim financieri kooperativash i shartuar me gomar qe deshtoi ne zanat te vet dhe kreu nje kurs te sigurimit per punetor operativ te pasurise socialsite.

    Ne 1997 doktori e emron drejtor te policise kriminale dhe e dergon me helikopter ne jug per te shtypur protestat popullore, nga ku iken me bisht nder shale…mezi shpeton lekuren..

    Se bashku me Astrit Bushatin gjate 8 viteve te PD ne shkoder ia nxine faqen e jeten ketij qytetit (ky eshte katundar) me falni per shprehjen….

    Zgjedhja e tij tregon se PD eshte e pergatitur qe do te qendroje gjate ne opozite.

    1. Endri says:

      Ne menyren se si ke shkrujt po me dukesh si shkodrane prej puket. ? Duket qe ke komplekse nga katunaria, por s’ka problem se ta po te kalon. Ma gezosh edhe Zhelefinen qe nuk mund ti kapin ma demokratet shkodrane per zhelesh sic ka ba deri tani.

  10. Ladi says:

    E shoh shume te zymte te ardhmen e PD se..!!

  11. sulo prifti says:

    I mire duket…ngjan pak me Mziun nga buzet e qeshura,mbase kane mbaruar te dy liceun per daulle,qenka goxha ballnapolons….

  12. HILLBILLY says:

    Zoti Baze!
    Te eshte bere ferra Brahim. Kujton se di gjithçka per PD dhe gjerat mund te qendrojne statike, si atehere kur Salih Ram Gerdeci te mbante afer ty dhe fort te perndershmin Fahri Balliu. ?
    Situata ne Shkoder eshte krejtesisht ndryshe. Zoti Spahia ishte kandidat i djalit Stupid te Salih Ram Gerdecit, por deshtoi me turp. Zonja Topali ishte me aq sa mundi per zotin Spahia. ?
    Gjerat do te shkojne si mos me keq per PD, ne se Salih Ram Gerdeci me banditet e tjere te Gerdecit nuk do te largohen nga PD. Kjo nuk do te thote se po punojme per te forcuar nje duzine me BANDITË qe zoti Rama ka emeruar ne parlament. Ka plot rruge te tjera recensive…! ?
    Kaq per sot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje