Shpërthen një makinë në lëvizje në Tiranë/ Eksploziv vëllait të drejtorit të burgut

14 Korrik 2014, 20:10Politika TEMA

Sulejman Allushi

Një makinë shpërtheu në lëvizje në Tiranë, në zonën e njohur si “Rruga Ura”.

Dyshimet janë se automjetit i është vendosur tritol, ndërkohë që nga shpërthimi kanë mbetur dy të plagosur.

Një prej tyre është Sulejman Allushi, pronar i makinës.

Makina që shpërtheu është një Volkswagen Polo me targë AA868EE.

Mësohet se fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia po heton në dy pista, pasi i plagosuri Sulejman Allushi është dhe vëllai i drejtorit të burgut të sigurisë së lartë, 313.

Gjithashtu Suljeman Allushi nuk është një emër i panjohur për policinë. Në prill të 2011 ai ka pasur një konflikt pronësie me fisin Zallini nga fshati Brar.

Sipas policisë konflikti mes fisit Allushi dhe Zallini ka nisur prej disa vitesh për një sipërfaqe toke që pretendojnë të dyja palët.

Përleshja ka ndodhur mes  vëllezërish e djem xhaxhallarësh për të dy palët.

Të dëmtuarit e asaj kohë ishin dy vëllezër dhe djali i xhaxhait të tyre, të fisit Zallini dhe po kështu dy vëllezër dhe kushëriri i tyre të fisit Allushi sipas policisë janë autorë për këtë ngjarje.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 14.07.2014, rreth orës 19.20, shërbimet e Policisë së Tiranës, morën njoftim dhe filluan menjëherë procedimin penal, pasi në rrugën “Myslym Keta” ka shpërthyer në lëvizje automjeti tip “Volkswagen Polo”, me targa AA868EE, me drejtues shtetasin Sulejman Mahmud Allushi, 44 vjeç, banues në Qesarakë, Komuna Dajt, i dënuar më parë për vrasje e mbetur ne tentative.

Në vendngjarje shkoi menjëherë grupi hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalistë, ekspertë xhenierë si dhe drejtues të policisë, të cilët kryen veprimet e para hetimore dhe procedurale duke mbledhur dhe administruar provat.

Si pasojë e shpërthimit të mjetit, shtetasi Suljeman Allushi është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës Tiranë.

Nga hetimet paraprake të kryera deri më tani, dyshohet se automjetit i është vendosur një sasi lëndë eksplozive, në pjesën e përparme të saj.

Gjithashtu si pasojë e këtij shpërthimi është dëmtuar lehtë edhe një kalimtar, shtetasi Andi.K, 28 vjec, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punojnë intensivisht në drejtim të zbardhjes dhe dokumentimit ligjor të kësaj ngjarje, hetim i cili do të finalizohet me kapjen e autorëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”, parashikuar nga nenet 78-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Shpërthen një makinë në lëvizje në Tiranë/ Eksploziv vëllait të drejtorit të burgut”

  1. Vorpsi says:

    Opa edhe nje dokument, tani do dali Vorpsi e do thote, qeveria aktuale keshtu e ashtu… diku e ka ly gishtin & bishtin edhe kjo bukuroshja, zedhenesja e Sal Ram Sheqere Birishi…ndoshta…Xenja…hehe..apo ka zocken 15 vjet me te re ne dore…heheeeeeee

    1. Tironsi2 says:

      Don te na zhduke mafia socialiste e tritolit me qellim friksimi te turistve te huaj.S’ka siguri,sjemi te afte per shtet,por per shtet po komunist te tipit jugore.Askund ne Europe nuk ngjane keshtu.
      Tritoli ka origjinen nga Tepelena dhe Vlora e Julian Sinanajt.

  2. velo partizani says:

    Do te jete ndonje lajm i rreme, sepse Edi Rama dhe Saimir Tahiri sapo e deklaruar sukses luften kunder krimit te organizuar…

    1. er says:

      velo partizani katunar,lufta me krimin nuk mbaroi ketu,nariiiii…

      1. MERITONI says:

        er

        u pata shqetsu,qe dy jave nuk ka pase ahperthime!
        si eshte e mundun qe tirana te jete ma e qete se GAZA,duhej patjeter diqka te ndodhe,qe prap tirana te kryesoj listen.

    2. E verteta says:

      Keto jane gropat qe la Salih Rrampalla.

  3. AlfaDE says:

    S’ka piken e dyshimit se horrat e Sali Terroristit filluan perseri me tritolin …… !

    1. Veterrani i LUFTES! says:

      Shoke: vigjilence dhe unitet!

  4. lani says:

    Ore Velo , ore koqe ,pse edhe keto debila do ti ruaje Rama dhe Saimiri. Ose inshalla u shofshin . Keto lloj tipash per nje cope toke vrasin njeri tjetrin , v vellai vellain . O velo partizani ti ke shprese se akoma te vjen Sale kriminili ? …..hahahahahaha. Ajo pune mbaroi Sala dhe plehrat e tij shkuan per lesh ..dhe mos ja pafshim me bojen .

    1. mushkonja dhe ngjala says:

      lani.qfare qelbsire je ti.rama te vret e ti i lepine bythen.po te ishe ti aty afer APO jote moter nene APO vella si do flisje-aaa e kuptova ti bythe e tru i jep per kryeqelbesiren rama.ashtu si ju bente enveri.

  5. ilir says:

    Kape Mero kape!!! Merru me qeverine e jo me ata qe iken, sepse iu ben me shume nder. Ndryshe Saimir histerikur do ti vije fundi (elektoral) shume shpejt. E sheh o Mero plaku se cfare rrethi ka ky oficeri i larte i policise??

  6. tourkofagos says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkkk…………

  7. Limi says:

    O Velo ! … mos e ndy ate emer – pse Saimiri ja dha tritolin atij … ….

  8. Bravo Cuna! says:

    Do ngarkojme Ndoken te merret me kete pune,kemi dhe Olten qe ja merr ne goje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje