Komisioni i Ekonomisë rrëzon taksën e makinave dhe atë të celularëve

15 Korrik 2014, 13:36Politika TEMA

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi me votat e mazhorancës parlamentare, pa praninë e opozitës, p/ligjin për vendosjen e taksës prej 1000 lekë për makinat, si dhe propozimin për vendosjen e një takse prej 50 lekë për celularët. Propozimi për vendosjen e këtyre taksave ishte bërë nga Ministria e Financave.  Sipas deputetëve, qytetarët paguajnë sigurime shëndetësore dhe vendosja e taksave shtesë është e paargumentuar. 

Sipas draftit të paraqitur nga Ministria e Financave, në ligjin për taksat kombëtare bëhen dy ndryshime. Së pari, do të vendoset një tarife e re për shërbimin e urgjencës mjekësore, e cila paguhet në masën 50 lekë në vit për çdo kartë telefonike SIM të përdorur. 

“Operatorët e licensuar të komunikimeve elektronike për telefoninë celulare, duhet të vjelin tarifën nga çdo person, i cili ka një numër të regjistruar në emrin e tij, në momentin e kryerjes së pagesës së shërbimit telefonik nga ana e abonentit. Për numrat në përdorim me parapagesë, kjo tarifë parapaguhet nga ana e operatorit telefonik që mbulon shërbimin”, theksohet ne projektligj. 

Taksa e dytë do të paguhet nga të gjithë ata qe kane një automjet. Ajo është në masën 1 mijë lekë në vit për çdo autoveturë, si dhe 1500 lekë në vit për automjetet e tjera me gjatësi aksi, numër vendesh dhe tonazh më të madh. Edhe të ardhurat nga kjo taksë, do të shkojnë për urgjencën mjekësore. 

“Kjo pagesë është e detyrueshme të bëhet së bashku me pagesën e taksës së qarkullimit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj tarife brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit”, theksohet ne projektligjin e Ministrisë së Financave. 

7 komente në “Komisioni i Ekonomisë rrëzon taksën e makinave dhe atë të celularëve”

  1. rrnoft Pi Di,ja says:

    Po taksa te tjera ka? hajde ti paguajme dhe keto e te rrime rehat.Ore se harruam po takse per te shkuar ne HALE,kur do ta paguajm?

  2. 006 says:

    Me kete nivel te ardhurash qe ka populli skiptar eshte turp te pretendosh taksa !
    Do na fusin ne dhe.
    Turp.

  3. Azbiu says:

    Kjo partie e re qe quhet riqirje I ben kto hesapet ne baze te rrogave te deputeteve dhe gjin gjonave
    Qekur kan fituar u esht bere fiksim populli
    Aq shume I duan sa po ja ngul perdite nga pak
    Ata jorgot e vasilat e greqise erdhen falas ne 26 qershor por po I pret dogana me laps ne dore cdo ushqim dhe placka shpie do paguajn dogane
    Je I madh rama

  4. Gimi says:

    Dy komente ketu per kete takse:

    1. Si mundet qe FMN tallet me kete vend dhe me keto palo ministra, qe s’kane haber nga ekonomia dhe s’dine te negocojne me FMN, te japin shpjegimet te duhura. Keto jane eksperimente qe FMN i ben ne Afrike dhe i sjell dhe ketu te ne. Ministrat qe jane lolo nga mania per t’i fshehur (per te mos rritur kontributin/taksen e sig shendetesor) pranojne kete poshtrim dhe tallen me keta njerez te varfer. Shikoni ku e katandisi FMN Greqine nese doni shembull te gjalle.

    2. Kam pershtypjen te prirur nga ideologjia per te lene gjurme, rilindasit duan te kene emertime qe mendojne se jane te bujshme dhe mund te bejne marketing politik. Taksa dhjetemije leke enkas per shendetesine, etj ngjan me taksen Majko qe shqiptaret e kujtojne se ku u katandis, per turp te zotit. Do ishte me mire te ia kishin vene emrin taksa Beqaj, ose taksa Cani, ose taksa Tahiri, ose taksa Rama.

    Ketu ne kete vend te ashtuquajturit “shoqeri civile”, opinioniste, analiste, komentatore, eksperte (qe fatkeqesisht jane aq shume sa t’a shpfin TV-ne) nuk guxojne te flasin edhe nese kundershtojne se paguhen nga qeveria ose mediat afer qeverise. Dhe keshtu kane bere gjithmone, vegjetojne deri ne vdekje, pastaj femijte e tyre vazhdojne e me radhe, e me radhe, dhe ky popull ushqehet me brockulla.
    Mjere ky vend ku askush nuk e din ku e nga po shkon.

  5. Gazi says:

    oh te bofsha mutin mu ne Edi Rama qe gjasme do ulte taksat ky vetem po na shpiken taksa: http://pollsdb.com/taksa-te-reja tashi rrezik do pagujme taksa edhe portofolin

  6. veterani says:

    E more minister financash qe kerkon te vendosesh taksa mbi taksa qe nuk po bene detyrat kryesore si zhdukja e informalitetit rregullimin e taksave te shkallezuara sic i ke vendosur vete sipas xhiros por i ke futur ne nje thes te gjithe dhe poi i falimenton te gjithe.POR ajo qe na ngushellon ne eshte shum e madhe ne jemi ndergjegjsuar tashme dhe e ndajme shapin nga sheqeri.Saliserbi nga populli e kishte te hubur pushtetin qe ne 2009 pamvarsisht Likes qe e kemi shum per zemer.Kurse ju z.minister e keni te humbur pa e mbush mandatin ta kesh te qarte ti dhe ai kallami gjate.

  7. malo says:

    Mendoj se Edi Rama duhet te gjeje nje person me te mendshem se ky idjoti qe e ka vene minister shendetesie. Ky qe ju hoq deputetlleku per shkelje te ligjit, kerkon te beje ligje sipas menyres se ti vetem per perfitime. Punonjesit paguajne nje takes per sigurime shendetesore, pse duhet te paguajne nje te dyte per shendetesin e hekurave te makines. Ne raste se Edi Rama ka vendosur qe te ngrere taksat, ose te vendosi taksa te reja le te dale hapur e te mos nxjerre idjote si puna e keti ministri qe nuk e di fare se çeshte shendetesia dhe nuk e kupton askush se pse duhte te jete minister i shendetesis ky ish basketbollist medioker

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje