Nga Skënder Minxhozi, JAVA
Zoti ministër,së fundi ju përdorët tone të ashpra ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Cili është opinioni juaj në lidhje me situatën e krijuar në këtë institucion?
Gjendja e krijuar në KLD në mbledhjet e fundit të saj, nuk është e rastësishme. U bënë disa mbledhje radhazi, në të cilat Këshilli i Lartë i Drejtësisë mban të njëjtin qëndrim. Mund të them hapur se qëndrimi i KLD është antiligjor, jo bashkëpunues. Besoj se këta përfaqësues të këtij institucioni janë tashmë të kënaqur në ishullin ku janë mbyllur. Vetë fakti që shumica e mbledhjeve janë bërë me dyer të mbyllura, jashtë çdo transparence, i kanë shërbyer maxhorancës që kanë krijuar brenda KLD-së. Në vijim të pyetjes tuaj, mund të them se nga muaji shtator, kam kërkuar që si ministër i drejtësisë, të bashkëpunoj ngushtësisht me KLD, si dy institucione që janë të detyruar të kooperojnë intensivisht me njëri-tjetrin, për shkak të zbatimittë ligjit, por edhe të prioriteteve të integrimit në Bashkimin Europian. Në vijim të këtij vullneti, kam konstatuar për shembull, që nga 30 gjykata, 21 prej tyre ishin pa kryetar, ose këta të fundit ishin të komanduar ose të deleguar. Duhet të dini që një vendim i KLD mund t’i mundësojë një gjyqtari vetëm tre muaj si kryetar i komanduar, këta kanë qëndruar nga pesë dhe gjashtë vjet. Mjafton kjo, për të kuptuar sesi ka funksionuar këto vite KLD. Këta kryetarë janë lënë në këtë gjendje, për të qenë të ekspozuar ndaj presioneve.
Një fakt tjetër tronditës ka të bëjë me studentët e magjistraturës. Të gjithë ata studentë që kishin mbaruar shkollë vitin e kaluar, nuk futeshin në listë nga KLD, por rrinin në shtëpi, duke u paguar pa punuar, megjithëse në gjykata kishte vende bosh. Kjo pasi në vend të tyre, silleshin studentë nga rrethet e tjera, plotësonin vendet vakante në Tiranë, kurse studentët e Tiranës dërgoheshin nëpër rrethe të tjera. U krijua një listë me 16 magjistratë, që nuk futeshin në rendin e ditës në KLD. Kërkova që ata të hynin në rendin e ditës, por ju e dini tashmë që kërkesa ime u hodh poshtë. U sollën gjyqtarë nga rrethet dhe siç duket, kjo ishte qoka e rradhës.
Ka dhe shumë raste të tjera, për të përshkruar mënyrën me të cilën operon sot KLD. Për katër vende vakante në gjykatën e apelit në Durrës, konkuruan 61 kandidatë dhe fituan katër prej tyre, të cilët morën nga 12 apo 13 vota, ndërsa të tjerët nuk morën asnjë votë, edhe pse ishin gjyqtarë të shkëlqyer, të trajnuar e të shkolluar. Kjo më la përshtypjen se mbledhja e vërtetë ishte bërë diku tjetër dhe se aty po konsumohej thjesht një formalitet. Mund t’ju tregoj një rast tjetër, në një tjetër gjykatë, në Gjirokastër, ku në dy kandidatë për kreun e gjykatës, njëri merr 13 vota, ndërsa tjetri asnjë votë. Pas dy javëve, gjyqtari që s’mori asnjë votë, u caktua gjyqtar apeli në të njëjtin qytet me 13 vota. Këto janë raste dhe fakte tronditëse për mënyrën sesi funksionon KLD.
Një tjetër episod është ai i mbledhjes së javës së kaluar, ku u emëruan gjyqtarë në Tiranë, persona të cilët ishin marrë me aktivitet politik. Ish-drejtoresha e kabinetit e ministrit të brendshëm, konkuron dhe futet në sistemin e drejtësisë jashtë ligjit dhe kritereve. Unë besoj se kjo listë shkeljesh e rastesh flagrante, mund të zgjatet pafund. Mund të shtoj gjithashtu se KLD dhe Inspektoriati kanë të drejtë të bëjnë vlerësimin e gjyqtarëve. Ato e kanë bërë këtë, por për vitin 2005-2006, duke e përdorur vlerësimin e atij viti, për ngritjet në detyrë në vitin 2014.
Pra KLD punon “për llogari të vitit 2005”, siç thuhej dikur…?
Po. Kjo mund të thuhet edhe kështu, pasi kjo është gjendja reale në të cilën ndodhet sot KLD. Më lejoni t’ju kujtoj se sipas ligjit, për t’u bërë kryetar gjykate, ose për të vajtur nga shkalla e parë në apel, duhet të jesh vlerësuar dy herët e fundit me përcaktimin “shumë mirë”. Në asnjë rast, të gjitha emërimet e fundit që janë bërë, asnjë nga kryetarët e gjykatave që janë promovuar, nuk janë vlerësuar me këtë nivel. Ka pasur raste kur janë vlerësuar një herë me “shumë mirë” dhe KLD ka neglizhuar, duke i emëruar në shkelje të ligjit.
Po përflitet për një riformatim të mundshëm të ligjit të KLD. Sa qëndron ky version?
Në fazën aktuale nuk mund të flitet për riformatim këtij ligji. Është hartuar një draft për të bërë disa ndryshime emergjente, me qëllim që KLD të hyjë në shinat e ligjit, që të mos keqinterpretojë vendimet që merr vetë, por të miratojmë disa amendime për të larguar edhe konfliktin e interesit që e ka kapur Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Mund t’ju them për shembull që një nga anëtarët e KLD, në konflikt të hapur interesi, është emëruar drejtor i shkollës së magjistraturës. Një anëtar tjetër tentoi të kalonte në gjykatën e apelit dhe kjo u bllokua falë ndërhyrjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët bënë që presidenti të mos e dekretonte rastin në fjalë, por ta linte atë në heshtje, ndërkohë që anëtarët e tjerë e kishin votuar tashmë. Kjo është një tendencë e hapur e gjithë anëtarëve të KLD, për ta përdorur atë si trampolinë, për të bërë karrierë për veten e tyre.
Si një njeri i ligjit dhe ministër i drejtësisë, si e komentoni faktin që këto shkelje masive ndodhin në institucionin më të lartë të drejtësisë në Shqipëri?
Unë mendoj se anëtarët e KLD nuk njohin dhe nuk respektojnë drejt, raportet mes pavarësisë dhe përgjegjshmërisë. Midis këtyre dy elementëve duhet të ketë një raport balancues. Unë besoj se ata janë të kënaqur në realitetin e tyre të mbyllur, atyre nuk u intereson as perspektiva e integrimit europian të vendit, e hedhin poshtë edhe perceptimin e fuqishëm të opinionit publik dhe ndërkombëtarëve për drejtësinë, si një sistem i korruptuar. Mund t’u përmend raportin e Transparency International, i cili në fushën e drejtësinë na rendit në një nivel me Laosin dhe Kamboxhian. Është interesant të shihet sesi asnjë nga anëtarët e KLD, nuk e pranon se në sistemin gjyqësor ka korrupsion. Ata mendojnë se janë më të ndershmit, më të mirët, sikur të ishim duke folur për Norvegjinë, e jo për realitetin shqiptar.
Një pyetje që natyrshëm: në krye të asaj tryeze ulet gjithmonë kreu i shtetit. si e shihni rolin e Presidentit në këtë histori kaq të errët?
Kryetari i shtetit duhet të jetë mbi palët, për shkak të integritetit të tij personal, të detyrës së rëndësishme që ka. Pikërisht për këto motive, ai është vënë aty, që të ruajë disa balanca mes palëve. Në konferencën kombëtare gjyqësore, Presidenti i Republikës ka deklaruar se një pjesë e gjyqtarëve nuk e fillojnë punën në mëngjes, pa pritur zarfin e rradhës nga qytetarët.
Unë besoj se një deklaratë si kjo është thënë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, por mendoj se nuk duhet të mbetet vetëm si e tillë, pra si deklaratë verbale. Presidenti duhet të tregojë konkretisht, edhe me votë, se i qëndron kësaj deklarate. Ai duhet të mbështesë iniciativat e ministrit të drejtësisë dhe maxhorancës, në nismën për të reformuar KLD, por edhe për të nxjerrë jashtë sistemit gjyqtarë me shkelje të ligjit apo fshehje të pasurisë.
I përmenda këto fenomene, pasi rastet e fundit kanë qenë skandaloze. Gjyqtarë me miliona euro të pajustifikuara, të cilët mbrohen vetëm politikisht. Me fjalë të tjera, nuk përgjigjeshin për akuzat tona, mbi dhjetra e dhjetra pasuri të pajustifikuara, në konflikt të hapur me interesin dhe me detyrën që ushtronin. Sigurisht që nuk u mbajt një qëndrim i drejtë, për të dhënë një mesazh të qartë për të gjithë gjyqësorin, për partnerët ndërkombëtarë, për opinionin publik, që Këshilli i Lartë i Drejtësisë distancohet nga rastet në fjalë. Dhe jo pa qëllim në daljen time publike, deklarova që sistemi i drejtësisë nuk ka fytyrën e qeverisë, por ka fytyrën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Që do të thotë se qeveria, kryeministri, ministri i drejtësisë, të gjithë distancohemi nga shkeljet e ligjit apo krimet korruptive që gjejnë vend në sistemin gjyqësor dhe që i takon qeverisjes së gjyqësorit, pra KLD, që të mrbojë gjyqtarët që janë për t’u mbrojtur, t’i promovojë ata në detyrë, por të largojë edhe pjesën e gangrenizuar apo të korruptuar, nga sistemi.
Ambasadori amerikan Arvizu ka thënë dikur se disa nga gjyqtarët shqiptarë, duhej të ishin pas hekurave tashmë. A pajtoheni me këtë shprehje të tij?
Duhet të nënvizoj faktin se kur ambasadori Arvizu e ka bërë këtë deklaratë, vërtetë nuk kishte gjyqtarë pas hekurave. Kurse tani kemi dy raste të hapura për korrupsion, dy gjyqtarë janë në burg. Sigurisht që maxhoranca ka qenë e vendosur për të zbatuar ligjin, që në ditët e para të punës së saj. KLD na ka mbështetur në dy raste, pasi ka qenë fjala për raste flagrante dhe ishte e vështirë të mbroheshin përballë opinionit publik.
Në rastet e tjera, më vjen keq të them se KLD nuk e ka mbështetur ministrin e drejtësisë. Kam vënë re se ka një farë kompaktësie mes anëtarëve të KLD, për të mbrojtur në mënyrë strikte vetëm e vetëm interesat e tyre personale. Nga muaji shtator e deri më sot, janë mbi 20 procedime gjyqtarësh dhe në 12 prej tyre, është propozuar shkarkimi nga detyra. Një shifër e barabartë kjo, me të gjitha propozimet e tetë vjetëve të shkuara, të marra së bashku. Por këto nisma nuk kanë gjetur mbështetje nga KLD. Ka patur zvarritje të theksuara në futjen e rasteve në rendin e ditës dhe në shqyrtimin e tyre.
Nuk jam nga ata që pretendojnë se çdo propozim i paraqitur në KLD duhet të merret parasysh automatikisht. Por sa kohë që pjesa më e madhe këtyre rasteve kanë ardhur nga vetë KLD dhe unë i kam kthyer me të njëjtin material në KLD për vendimmarrje, është absurde, për shembull, që vetë nënkryetari i KLD që ka sjellë materialin, nuk voton asnjëherë ato që na ka përcjellë vetë. Besoj se kaq mjafton për ta kuptuar sesi funksionon ky mekanizëm i shtrembër, që fillon çeshtjet dhe më pas, për të njëjtat objeksione të vetat, del e thotë “ministri s’ka prova”.
Ti je nje palaco qe se ke shokun o komunist i pershtire ! Ankohesh se KLD nuk ben mbledhje te hapur, po a nuk bente Berisha mbledhjet e qeverise hapur dhe sa erdhet ju e mbyllet dhe nuk beni transparence edhe pse mbledhjet e qeverise duhet te ishin absplutisht te hapura sepse ka ndikim te drejtperdrejte tek populli? Po ankohesh per gjyqtaret qe jane te kohes se atij palacos tjeter Topit dhe ishit vete ne pushtet ate kohe. Po per gjygjin e Metes a nuk ishin po te njejte gjykates? Na flet edhe per pavarsi te gjygjesorit por me veprimet e deklaratat qe jep po kerkon te komandosh nga karriga e politikanit. Pale na ankohesh se nuk 9o bashkepunon Presidenti, po ato sulmet qe i beni dite per dite bashkepunim quhet? Pika qe ste bie o palaco qe nuk po e kupton se ne asnje vend te BEse nuk sillet politika dhe as me pak ministri i drejtesise keshtu diktatorialce me gjygjesorin. BE te thote reforma behet nga brenda dhe se politika duhet ti qendroje larg gjygjesorit, ti ben te kunderten dhe na e shet per normale. Ptui rrace e ndyre !
Zoti Kevin-jon.
Qe gjyqsori nuk duhet te vihet ne sherbim te politikaneve ke drejte.
Gjyqsori shqiptar asht kanceri Shqiprise sepse ti e din mire (duket se je brenda tije)qe pa paguar nuk del kurre jashte ke apo s’ke te drejte.
Kur lirimi nga akuza blihet quhet pazar dhe jo drejtesi.
Politika e Saliut tand (qe per disa vjet ka qene edhe i imi)e ka kthyer shtetin shqiptar 100 vjet mbrapa ku paguhet spitali,arsimi,sherbimet publike,policia,drejtesia e tj.Shkurt shtet = mafia.
Saliu perveçse asht diktator si mesuesi tij Enveri asht ba edhe hajdut qe me familjen dhe klanet e tije i ka grabite shqiptaret.
Edi Rama nuk mund te bajne asnji reforme ne drejtesi pa zhduke nga kolltuku ate kukull te Saliut qe quhet Jari.Pas heqjes tije – po qe burre- do te i bajne shqiptaret me kuptu se koha e te paprekshemve ka mbaru dhe te gjithe jane te babrabarte para ligjit.
me vjen keq zotshoku kevinjon por po marr guxin qe tju njoftoj se shkrimi yt per vleresimin e ministrit Naco tregon se jeni nje trap universal me nja shtate vrima te zeza lart dhe nje vrime te zeze posht. Oj, flet tjetri si batakci pa tru!
Na flit pak per lejet Minerare kur ishe Minister pa 150 mije euro as qe behej llaf, ke dhe nje vidio ti katunar duke marre shumen e me siperme e duke e tehequr me dore drejt sirtarit te tavolines.Plehre ti je i pari per burg.
Kevinjon.
Ky grumbull germash te pista them se mund te vijne nga thellesia ,ose nga anet qe veten dine dru me pre.
Shporru gjyvende e peshtire.
Disutoni se kush e pruri drejtesine ketu dhe pse?
Diskutoni permasat urgjente qe duhet te marrin te gjitha institucionet per te bere drejtesine te besushme mor qerrata shqiptar,lere ploitiken mor te dhjefsha mu ne te por beni çfar do populli dhe me rruge demokratike mor gomar.
Keto qe thote Ministri drejtesise jane prova te plota,por qe bijen ne vesh te shurdhet qe nuk duan ti degjojne ata qe drejtojne kld.Me te drejte cdo njeri qe jeton ne kete vend do te shtroje pyetjen keshtu do te vazhdohet pambarimisht duke akuzuar ministria drejtesise KLD dhe anasjelltas kjo ministrine ,a do te kete zgjidhje ky problem qe e ka futur sistemin e drejtesise ne kete rruga pa krye.Eshte thene se ka nje mundesi dhe jepen rruget qe mundet te zgjidhet problemi se pari te japin dorheqjen ato antare te KLD qe i ka votuar parlamenti, po neqofte se ata nuk e japin dorheqjen eshte thene se eshte mundesija tjeter qe parlamenti te ndryshoje ligjin per te pasur nje mundesi te tille.Por deri tani nuk ka asnje veprim megjithse flitet shume per kete nga nderkomtaret , populli , qeverija etj.Kjo ceshtje kerkon impenjim te madh dhe veprim per te kryer reformat ne drejtesi duke u perfshire te gjitha institucionet qe lidhen me sistemin e drejtesise.
O Kevinjon. Mos i rruunbullakos gjerat eshte tjeter transparenca si metode e tjeter transparenca si detyrim ligjoe , Kushtetuta “detyron” mbledhje publike vetem per organet e zgjedhura nga popullii .Eshte tjeter kur eshte rasti i rendit te dites qe te behen te mbyllura e jo ato te emeruarat si puna e KLD. Ketu nuk hane buke llafollogjite e medias per transparence e te tjera. Viktor Hoti
Ajo cfare nuk kuptoj eshte se pse duan vetem te gjejne skandalet e tjereve edhe nuk shohin skandalet e veta: http://bit.do/nasip-naco-ju-tregoj-skandalet-e-kld
Mendoj se pas arsimit ,reforma ne drejtesi eshte urgjente,PRESIDENTI ;KRYEMINISTRI NE BASHKEPUNIM ME FAKTORIN NDERKOMBETAR TE PASTROJNE NGA RRENJET SISTEMIN E KORRUPTUAR GJYQSOR.
Eshte vertet apsurde qe shpesh ngelet puna e ministrit vetem ne kuadrin e konstatimeve.Nese ka shkelje te ligjit,ka dhe persona pergjegjes te cilet patjeter duhet te penalizohen(per shkelje te ligjit).Une e kuptoj qe ka ndarje te pushteteve dhe menyren e kompozimit te gjykatave e prokurorise.Maxhoranca e sotme duhet patjeter te gjeje mekanizmat ligjore per te nderhyre ne vendisjen e gjyqesorit ne parametrat e nje vendi normal.Nese nuk behet kjo pas kater vite ne pushtet nuk do kete argument se pse su denuan te koruptuarit dhe ata qe kane abuzuar me pushtetin.Edhe nese do jete e nevojshme shkarkimi i presidentit kjo duhet te behet ne te mire te permiresimit te situates.Votebesimi i qytetareve ne maxhiorance duhet duhet te kiet parasysh.
Kevinjon,eshte e vertet qe c’do fillim mbledhje te qeverise dilte Saliu e tregonte qyfyre,si rasti i cimbilit te lopes qe ja shpegoi Majlindes. Kete quan trasparence e mbledhje te hapura ti? Pate degjuar ndonje diskutim ministri,pervec SALIUT ,I CILI NGUL E SHKUL shante vetem RAMEN,ndersa ministrat luanin apo lexonin shtypin e dites ne kompjutra. Te mbrosh kete drejtesi,kete KLD,apo kete president koti,po fare koti,do te thot se je brenda kesaj kupole. Sa per ate qe e quan Presidentin Topi nje paloco,po ke te” drejte”,pasi ky ishte palacua me i mire nga palacot e PD. Te krahasosh NISHANIN me Topin ,do te thot se shan analfabeti ate qe ka te pakten ka 5 klase shkolle e di te shkruaj e te lexoi .
Eshte poshteruese qe hetuesit e diktatures sot,drejtojne Legjislativin,Eksekutivin dhe Gjyqesorin.
Pse doni te beni nje riparim ligji dhe Jo nje ligj te plote per ta vene drejtesine ne standartet europiane.?Votat e popullit I keni pse heitoni?Mos valle do hiqen ca te korruptuar per te mbajtur gjalle korrupsionin?
KLD(keshilli i larte i fashizmit te sali berishes,Bujar nishanit,lulezim bashes) te digjen te gjalle ne muzeumin e zogut.Te pastrohet kombi shqipetar nga plehrat.