INVESTIGIMI/ Sipërmarrja shqiptare e Fazlliç dhe Lazareviç për gazin argjilor

15 Korrik 2014, 15:51Politika TEMA
INVESTIGIMI/ Sipërmarrja shqiptare e Fazlliç dhe Lazareviç

Një rrjet kompanish të fshehta, të regjistruara nëpër parajsa fiskale, lidhin oligarkun e energjisë Vojin Lazareviç dhe biznesmenin Damir Fazlliç me një përpjekje të guximshme për ta kthyer Shqipërinë në një qendër shpërndarjeje për gazin arglijor amerikan, zbulon BIRN.

Nga Lindita Çela dhe Lawrence Marzouk, BIRN

 

Një hetim për pastrim parash mbi biznesmenin boshnjak Damir Fazlliç u braktis kur prokurorët shqiptarë nuk arritën të gjejnë personat që fshiheshin pas një rrjeti kompanish me bazë nëpër parajsa fiskale që i kishin vënë në dispozicion fonde.

Por Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN) tashmë ia ka dalë të gjurmojë 2.5 milionë eurot që iu dhanë Fazlliçit për të blerë tokë në Shqipëri, si dhe të zbulojë perandorinë e vendosur nëpër parajsa fiskale të oligargut të energjisë Vojin Lazareviç.

Ne kemi arritur të zbulojmë se dyshja në fjalë ka investuar 30 milionë euro të tjera në Porto Romano, pranë Durrësit, dhe tashmë po kërkon për investitorë për ndërtimin e një terminali të stërmadh nafte dhe një qendre shpërndarjeje për gazin argjilor amerikan.

Fazlliç i tha BIRN se mes mbështetësve potencialë është edhe amerikani Wesley Clark, ish komandanti suprem i NATO-s, i cili është angazhuar në një numër kompanish energjetike kanadeze dhe amerikane.

Lidhja me Lazareviç

Prokurorët shqiptarë hapën një hetim në vitin 2008 mbi Fazlliç duke dyshuar se ishte përfshirë në pastrim parash prej miliona eurosh përmes një serie transaksionesh të dyshimta të ndërmjetësuara nga vajza e Sali Berishës, kryeministrit të Shqipërisë në atë kohë.

Përdorimi i kompanive në parajsa fiskale, anashkalimi i sistemit bankar përmes blerjeve me kesh dhe shitja e rishitja e tokës për shuma më të mëdha nga fshatarët vendas te ndërmjetësit, dhe më pas te Fazlliçi, patën ngritur alarm për pastrim parash në sytë e prokurorëve në Shqipëri.

Por çështja u rrëzua më 2009, para se prokurorët të zbulonin origjinën e parave dhe të mund të vendosnin nëse çështja kërkonte hetime të mëtejshme, për shkak se kërkesat për informacion nga Qipro dhe Bosnja nuk morën përgjigje. Fazlliç, një aleat i ngushtë i ish-kryeministrit Berisha, thotë se ai është i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Në botën e errët të parajsave fiskale, pronarët e vërtetë shumë rrallë shfaqen në dokumentet zyrtare falë ushtrive të kompanive guackë, avokatëve dhe ndërmjetësve të tyre.

E njëjta gjë është e vërtetë dhe për Fazlliç dhe Lazareviç, të cilët përdorin shumë metoda ligjore për të fshehur pronësinë dhe pasurinë e kompanive.

Pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme, asnjëri nga të dy nuk ka pranuar më herët se po punojnë bashkë, madje Fazlliç, gjatë një interviste të dhënë në vitin 2008, shkoi deri aty sa mohoi çdo lidhje me kompaninë hollding të Lazareviç, Rudnap.

Duke përdorur dokumente zyrtare të kompanive nga Moska në Qipro, si dhe një dosje me mbi 1 mijë faqe çështjesh gjyqësore, investigimi ynë tregon se si paratë janë lëvizur përmes parajsave fiskale, përfshirë St Vincent dhe Grenadines, përmes Zvicrës deri në Shqipëri, për të blerë tokë për dy projektet gjigande energjetike.

Kjo pronë e patundshme, e mbajtur nga dy kompani “guackë” të regjistruara në Tiranë, u transferua më pas në parajsën fiskale të Qipros përmes një serie transaksionesh të cilat fshehën pronësinë e saj të vërtetë.

Në mënyrë të pazakontë, Fazlliç dhe Lazareviç shfaqen si bashkëpronarë të një kompanie me bazë në Qipro – Poligraf Intests Ltd.

Kjo kompani qe krijuar për të patur aksione në kompaninë Petrol Slovenia Tirana Wholesale, 55% e së cilës është nën pronësinë e Petrol dd, kompanisë më të madhe energjetike të Sllovenisë, ndërsa pjesa tjetër është nën pronësinë e Poligraf Invests Ltd, kompani e kontrolluar nga Fazlliç-Lazareviç.

Dokumentet zyrtare të Petrol Slovenia Tirana Wholesale tregojnë se kompania planifikonte të blinte apo të ndërtonte impjante për gaz dhe naftë, si dhe synonte  të investonte në pronat e Fazlliç në Porto Romano, para se ajo të likujdohej në vitin 2011.

Fazlliç e shpalli gjithashtu veten pronar të dy kompanive guackë në Shqipëri, Crown Acquisitions dhe Alpha Shpk, një vendim për të cilin tashmë thotë se është bërë pishman.

Në një intervistë ekskluzive, ai i tha BIRN se dëshironte të kishte fshehur më mirë përzjerjen e tij duke përdorur avokatë ndërmjetës për të blerë tokën.

“Mendoni se, pasi më keni njohur, pasi keni parë se çfarë kam bërë në jetë, unë nuk do mund të kisha fshehur veten time dhjetë herë, në mënyrë që askush as të mund të ëndërronte përfshirjen time?” pyeti ai.

“Unë mund ta kisha bërë atë në mënyrë që ju djem as të mos e dinit ku fillonte apo ku mbaronte. Unë mund ta kisha bërë në atë mënyrë që ju djem as të mos e dinit fare se nga erdhën paratë.”

Marrëveshje të parregullta

Prokurorët hapën hetim mbi pastrimin e mundshëm të parave në Tetor 2008 pasi u zbuluan detajet për shitjen e kompanisë Crown Acquisitions të Fazlliç te një kompani e regjistruar në Qipro, Altaria Research Limited, e regjistruar përmes një numri ndërmjetësish të cilët janë të lidhur ngushtë me Lazareviç.

Altaria Research Limited pagoi 1.75 milionë euro, pavarësisht se kompania shqiptare ishte ende e paregjistruar te autoritetet fiskale dhe dukej se ishte joaktive.

Hetuesit më vonë zbuluan se ai pa zhurmë kishte blerë nëntë hektarë tokë me vlerë 1.35 milionë euro, të blera përmes një serie transaksionesh kesh, duke përdorur para që qenë depozituar në llogarinë personale bankare të Fazlliç në një parajsë fiskale.

BIRN zbuloi se 1.5 milionë euro qenë dërguar te llogaria private bankare e Fazlliç nga Pluto International, një kompani e regjistruar në parajsën fiskale të Karaibeve, St Vincent dhe Grenadines. Paratë u tërhoqën kesh për të blerë nëntë hektarë tokë.

Pluto International është nën pronësinë e Vojin Lazareviç, biznesmeni i tetë më i pasur i Serbisë, i cili ka asete dhe para të thata prej mbi 170 milionë eurosh, sipas të dhënave zyrtare nga Banka Qendrore e Rusisë. Informacioni është publikuar më herët për shkak se Pluto International është pjesërisht pronar i bankës ruse Euroaxis.

Pluto International pati një rol kyç në blerjen e vitit 2004 të Bankës Kombëtare të Kursimeve të Serbisë, blerje që sot është nën hetim për korrupsion. Hetimi po vijon dhe prokurorët së fundmi kanë marrë në pyetje ish-ministrin e financave dhe kreun e Bankës Qendrore të Serbisë, Mlladjan Dinkiç. Lazareviç nuk është përmendur nga prokurorët.

Rreth 950 mijë euro të tjera u depozituan në llogarinë personale të Fazlliç më vonë më 2007 nga Irongold Services Limited, e cila është nën pronësinë e Lazareviç përmes një serie entesh të regjistruara nëpër parajsa fiskale, përfshirë Pluto International.

Paratë e depozituara nga Irongold Services u tërhoqën kesh nga avokatja e Fazlliç, Flutura Kola, në mënyrë që të bliheshin pesë hektarë të tjera toke në Porto Romano për kompaninë e tij Alpha Shpk.

BIRN nuk ka gjetur prova që të sugjerojnë se investimi i Lazareviç ishte i paligjshëm, për shkak se oligarku serb i energjisë nuk është marrë kurrë në pyetje mbi origjinën e fondeve apo pse ai zgjodhi të kanalizojë paratë te Fazlliç, duke qenë se prokurorët shqiptarë hoqën dorë nga hetimi.

Shitje e dyshimtë                                                                                                                       

Fazlliç shiti Crown Acquisitions, e cila kishte nën pronësi tokë me vlerë 1.3 milionë euro, te Altaria Research Limited për 1.75 milionë euro.

Në intervistën e tij të vetme televizive pas shpërthimit të skandalit, Fazlliç i tha në tetor 2008 televizionit Klan, i cili qe bindshëm pro-Berishës, se ai kishte nën pronësi kompaninë qipriote dhe bëri shitjen vetëm me synimin për të riorganizuar asetet e tij. Çmimi, tha ai, reflektonte saktë “bilancin e kompanisë”, pra ai nuk realizoi fitime.

Por kur u pyet nga prokurorët më 2009, ai e ndryshoi pozicionin, duke refuzuar të zbulonte pronësinë e Altaria Research, sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga BIRN.

“Me Altarian, ne kemi projekte të përbashkëta, veçanërisht në sektorin e pronave të patudshme”, pretendoi ai duke shtuar: “Unë nuk mund të them se cilët janë pronarët e kësaj kompanie për shkak se unë kam plane biznesi me ta dhe kam frikë nga konkurrenca”.

Altaria Research është pronari i vetëm i Rudnap Group, kompania hollding e Lazareviç që bashkon një numër të madh biznesesh  me xhiro vjetore prej 600 milionë eurosh në vit. Krahu i saj më fitimprurës është industria kontroverse energjetike në Ballkan, një sektor i mbushur me aludime për korrupsion.

Megjithëse pronësia e Altaria Research është fshehur përmes një serie kompanish nëpër parajsa fiskale, kontrolli i Lazareviç mbi Rudnap Group dhe Altaria Research është përtej çdo dyshimi.

Pas shitjes së Crown Acquisitions, Fazlliç, Lazareviç dhe Sandra Berberovic, drejtoresha ekzekutive e Rudnap Group, u bashkuan në bordin mbikëqyrës të kompanisë.

Pavarësisht të gjithë kësaj, në të njëjtën invervistë në televizionin Klan, Fazlliç mohoi të kishte lidhje me Rudnap. Ai këmbënguli se “ka absolurisht zero kontakte apo interes financiar te Rudnap”.

Fazlliç qe më i sinqertë mbi lidhjet e tij me Lazareviç kur foli me BIRN këtë qershor – intervista e tij e parë në shtatë vjet.

Fazlliç mohoi lidhjen me Lazareviç ‘nën presion’

Kur u përball me informacionet e detajuara të kompanisë të marra nga Qipro, ai pranoi se qe bërë pronar “50% me 50%” te Crown Acquisition dhe Alpha me Lazareviç, pas shitjes së tyre te Altaria Research Limited.

Ai tha se fillimisht, më 2008,  e kishte përshkruar Altaria Research si “kompaninë e tij” për shkak se qe “nën presion”. Intervista e tij televizive kishte ndodhur pasi ai qe sjellë në Tiranë me kërkesë të Berishës për t’iu përgjigjur kritikëve të tij.

Pasi arriti në Shqipëri, u zbulua se hetimi për pastrim parash sakaq qe hapur dhe Fazllic kërkohej për t’u marrë në pyejte.

Fazlliç shtoi se ndërsa ai ishte bashkëpronar i Crown Acquisitions dhe Alpha Shpk me Lazareviç ai nuk ka lidhje me kompanitë e tjera të Lazareviç, përfshirë sektorin fitimprurës në tregtisë së energjisë elektrike.

Rudnap pati siguruar dhjetëra milionë euro nga tenderët e financuar me paratë e taksapaguesve për të shitur energji elektrike në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. BIRN mundi të zbulojë se si pjesë të hetimit për pastrimin e parave prokurorët siguruan edhe dokumente të lidhura me këto marrëveshje.

Fazlliç është i lidhur dhe me një kompani tjetër, Rudnap Construction Albania e cila, sipas faturave të siguruara nga BIRN, ka komisionuar punë në tokën e tij në Porto Romano.

Por Fazlliç këmbëngul se ai kurrë nuk ka lobuar apo punuar për Rudnap, pavarësisht lidhjeve të ngushta me kompaninë dhe pronarët serbë të saj.

“Unë nuk kisha asgjë të bëja me të [tregtinë e energjisë elektrike], asgjë”, tha Fazlliç për BIRN. “A e njoh unë atë [Lazareviç]? Po. A është ai miku im? Po. Por [ne kemi] një sipërmarrje të përbashkët dhe kjo është Crown dhe Alpha.”

Jeta luksoze e Damir Fazlliç

Dokumenta zyrtar fluturimi të siguruara nga BIRN tregojnë se biznesmeni Damir Fazlliç, udhëtoi 50 herë me avion privat drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, midis viteve 2005 dhe 2008, për një kosto që vlersohet në 500.000 euro.

Nuk dihet se me cilën kompani ajrore nga Ballkani Fazlliç ka fluturuar, por Boshnjaku ishte në bordin e nje avioni të kompanisë Prince Aviation, me qëndër në Beograd, kur u përfshi në një aksident në vitin 2010.

Aeroplani ishte nisur nga Tirana dhe po fluturonte drejte ishullit Brac, në Koraci, në mënyrë që pasagjerët, sipas raportimeve lokale, të imbarkoheshin në jahtin e Vojin Lazareviç, një nga më të mëdhenjtë në Ballkan.

Avioni Cessna u përplas kur doli nga pista por askush nga pasagjerët në bord nuk u lëndua.

Sipas detajve të publikuara në bilancet e pesë vitevë të fundit, Grupi Rudnap, kompania hollding e Lazareviçit në Serbi, i ka dhënë një kredi prej 150,00 euro kompanisë Prince Aviation.

Gazi argjilor dhe Clark

Fazlliç dhe Lazareviç tashmë po kërkojnë një partner të ri biznesi me 30 milionë euro për të investuar në një “fermë tankerash” në Porto Romano pasi investitorët e tyre fillestarë u tërhoqën.

Mckenzie, një nga kompanitë e konsulencës më të mëdha në botë, është sjellë për të ndihmuar për të gjetur një investitor.

BIRN ka mundur të zbulojë se Fazlliç ka patur bisedime me gjeneralin e mirënjohur të SHBA-ve, Wesley Clark, mbi investimin në një qendër për gazin argjilor në Shqipëri.

Fazliç tha: “Ka jashtëzakonisht shumë nevojë për të [një fermë tankerash]. Ajo do të stabilizojë furnizimin [me energji] në Shqipëri për shkak se projekti im është kaq i madh, dhe ai do të jetë në gjendje, krejt vetëm, të furnizojë 50% ose gjysmën e tregut.”

Ai shtoi se për të çuar përpara këtë projekt, ai po shikonte mundësinë që të shfrytëzonte kontaktet e tij të ngushta në Uashington DC.

“Gjëja tjetër që unë dua të bëj është ta bëj Shqipërinë një qendër për LNG (Gazin Natyror të Lëngëzuar] argjilor nga SHBA-të”, i tha Fazliç BIRN.

“Dhe unë po flas me disa partnerë potencialë nga SHBA për shkak se tashmë në SHBA, dhe kudo gjetkë në botë, e gjitha kjo është e udhëhequr politikisht.”

“Politikisht ata duan të kenë një gjurmë në atë treg kështu që, dukshëm, Rusia të mos jetë kaq me ndikim.”

Fazliç tha se ka folur me Wesley Clark – i parë si një figurë me ndikim në Tiranë dhe Prishtinë për shkak të rolit të tij si komandanti suprem i Aleatëve të NATO-s me detyrën për të mbrojtur shqiptarët etnikë gjatë konfliktit të Kosovës.

“Wesley është dikush me të cilin unë kam bashkëpunuar dhe vijoj të bashkëpunoj,” tha Fazlliç. “Unë nuk kam  një partner, por unë jam duke folur me njerëz dhe, po, unë fola me Wesley për shkak se ai është në bordin e një kompanie që mund ta bëjë këtë.”

Me kontaktet mbresëlënëse të Fazlliç dhe me pasurinë e Lazareviç, shumë pak vetë mund të përjashtojnë mundësinë e realizimit të një plani kaq të guximshëm biznesi.

34 komente në “INVESTIGIMI/ Sipërmarrja shqiptare e Fazlliç dhe Lazareviç për gazin argjilor”

  1. . says:

    E pastaj ? …. cfare ?

    Pse nuk ngreni Drejtesin dhe Prokurorin te vertete qe te arrestohet Ky kriminel verior i semure mendor ?

    Ku jane pasurite tona, pra te shtetit tone ?

    1. Pirlo Lala says:

      Edhe sikur te jete Clark apo vete Clintoni, ata duhet te bejne biznese te pastra, jo nepermjet maskarenjve si Fazllici.
      Ministria e Licensave, Financave duhet te hetoje ne kete gje.
      Nuk eshte veshtire te gjesh shkeljet dhe te anulosh Kontrata qe nuk jane zbatuar.
      Nqse nuk do e beje Qeveria, shume shpejt tentakulat e Argita Berishes do gllaberojne nje nga nje Ministrat e sotem.

      1. Argita_B says:

        Ka mbi 10 vjet te pakten qe thuajse te gjithe tenderat e importit te energjise elektrike fitohen nga EFK ne Shqiperi. Prapa EFK se gjendet Lazareviç dhe keto fakte njihen nga Banka Boterore, nga Berzh dhe FMN, nga sherbimet sekrete dhe nuk ka asnje te denuar!!! Blerja ka filluar nga Qeveria Berisha, me pas Nano, Majko, Meta, Nano perseri e me pas perseri Berisha…
        Te gjithe e njohin skemen dhe perseri vazhdon. Kemi te bejme me korrupsion masiv, me organizate mafioze dhe askush nuk vepron.

        1. oROBO says:

          OROBO JA KE FUT KOT FARE…..AJO KOMPANI ESHTE E KUNDERSHATARIT NUMER NJI TE LAZAREVIC….Lazarevic ka falimentuar tashme nepermjet Rudnap Grupit kshu qe mos hidhni shurren kot perpjet…Nji gje eshte e thjeshte…Shqiptaret gjithe jeten smirezinj ngelen…kane inat kedo qe ben lek por harrojne qe ata qe bejne lek e cojne vendin perpara se ndryshe do ishin te gjithe si ju qe beni…bla bla…pra gam gam si puna qenit…Hajt Tung

    2. lorij says:

      Nga fotot e porto romanos rezulton qe qelbesira Fazllic paska 1/20 pjese. Po qelbesirat e tjera kush do jene valle? me siguri Serb te tjere do jene, qe i kane fshehur parate si puna e tij. Ti zhdukim te gjithe qelbesirat se na qelben me eren e tyre. Ti zhdukim Cibanet e huaj nga nga ky vend.

  2. Drita says:

    Bashkpunon prap ky me meten apo jo

  3. Viktor says:

    Ne gjithe kete artikull nje gje nuk e kuptoj. Cfare ligji eshte shkelur nga kush. Shitblerja e tokes eshte dicka e lighshme. Po ashtu edhe investimi ne fushen e gazit. Ku eshte thelbi i gjese ???

    1. tik says:

      Thelbi i gjësë është nga vijnë paret? Pse këto gjëra bëhen fshehtas dhe pa dijeninë e shtetit dhe publikut? Po Saliu sa ka përfituar nga të gjitha këto, sepse ai ka ditur shumë nga këto? Do thelbe të tjera?
      Po pushtetarët e rinj çfarë lidhjesh kanë me këta?

      1. Pirlo Lala says:

        Ky artikull eshte nje perle per Qeverine e re.
        Tregon qarte ku duhet kontrolluar per transaksione fallco, ku fshihen taksat, dhe si mund ti anullohen te gjitha kontratat Fazllicit.
        Bravo Gazeta Tema!!!

    2. oROBO says:

      Ja ai qe ka mend di se cflet….te gjithe te tjeret kane vetem mllef e inat kundrejt te gjitheve qe bejne biznes e lek…Te lumte pushka Viki

  4. sherifi says:

    Shume eshte folur e sterfolur per kte emer,dihen lidhjet e tij me berishen,dihet edhe mundesia e prokurorise qe ishte e kufizuar per te hetuar,por tani qe gjerat kane ndryshuar,sidomos edhe me reformen ne drejtesi sic eshte pretenduar, a do i hyet me themel kesaj historie?

  5. Mal Tropoja says:

    A e kujtoni se Berisha ne Parlament u mburr se e kishte mik biles me buzeqeshje cinike tha :A doni tua sjell ne Parlament?.Kerkojini ta sjelle tani.Vete e ka thene eshte e regjistruar.

  6. sit ..back.. and_ relaks says:

    Pyetja eshte kush fshihet pas fazllicit dhe lazarevicit? vertet jane super te pasur por dhe ata diku japin llogari. nqs ata qe jane pas tyre i kane selite ne uashington, moske apo bruksel duket ca i komplikuar muhabeti.

  7. AlfaDE says:

    Jane fakte rrenqese qe tronditin nje popull fukara ,ku 600 e ca mije pensioniste , 1 /5 – popullsise merr
    nje pension mezatar mujor prej 130 dollaresh USA , ndersa nje e zbritur nga shpellat e Vicidolit merr mi-
    lione vetem nga nje ”transaksion” dhe nje firme ! Kjo bande mafioze duhet varur te sheshi ”Skenderbej”!
    qe kurre me qeveritaret ne te ardhmen te mos abuzojne kaq mizorisht me nje popull kaq fatkeq …… !

    1. Genti says:

      Vetem Enver Hoxha i rregullonte keta oktapode

  8. rrnoft Pi Di,ja says:

    O Viktor,po kaq koqe qenke more mavri?cfare ligji eshte shkelur? E para ajo toke ska pasur kurre pronar dhe ka qene toke shteterore,por mendje ndrituri sali,qe si gjithmone mendja i ka punuar vetem per poshtersira ndaj ketij vendi.Nuk eshte problemi pse u bene gjithe ato investime,por kopil lleku eshte se u ble ajo toke nga fasllici dhe argita me 2 leke,dhe na e bene me miliona,kur shume mire ato leke te futeshin ne arken e shtetit dhe jo ne xhepat e fasllicit apo te argites,e plot e plot te tjera.

  9. Çufo says:

    Mos e shani shume këtë Fazllon, se dihet nga te gjithe qe ja ka gjet “fijet” Rames

    1. Pirlo Lala says:

      Sa per dijeni, te garantoj une qe Edi kerkon ta shikoje te pjekur kete felliqesire!
      Te gjitha parate e Argites jane vendosur ne Banken e Beogradit.
      Edi Rama mund te japi cdo gje te zbuloje kete thesar te Argites te fshehur ne Serbi.

  10. shoku " Shpai " says:

    Shume artikull i bukur bijte e mi ! Bravo , ata qe kane mend e kutojne qe Fazllo nuk paska qene i keq ! Ai se bashku me wesley Clark po mendojne per Shqiperine prandaj mos i shani te majtet kur ta sjellin Fazllon ne parlament si hero !

  11. en says:

    Nga miku in Berishes na u transformu ne vllain e Rames……………….

  12. shpetimi says:

    Cili eshte morali i hidhur i fabules ?

    Votoni si te doni o shqiptare, majtas apo djathtas,por nje gje mbetet njelloj. Fazllicet do vijojne te pastrojne parate e pista ne Shqiperi, sepse mbeshtetja e tyre eshte e fuqishme.

    Mos u cudisni kur te shikoni ndonje dite ne ekranin e televizorit – live – mbledhjen e Qeverise Rama,ku te jete i pranishem edhe personazhi i famshem FAZLLIC.

    Jam kureshtar te dij, nqse nje gje e tille ndodh vertet, cfar fjalimesh brilante do degjojme nga Bracet,Ballat dhe nga oratoret e tjere te se majtes tone te ndritur, qe na premtuan aq shume !

    Ndoshta mund te arrijme diten, te shohim qe Basha-Rama-Fazllic do jene te ftuar ne darken e iftarit ne nuajin e ramazanit te ardhshem nga vete shkelqesia e tij Zoti Berisha. Dhe per kete BE do levdoje klasen tone politike, se ka arritur konsensusin.

    Dhe pas kesaj lind pyetja; perse na duhet ne te rinovojme sistemin e drejtesise se kalbur? Per asgje.

    Shqiptaret do perpiqen te ngushellojne vehten me fjalet, mjere ne, mjere Shqiperia.

    1. Pirlo Lala says:

      Shpetim,
      Kete politike te ndyre, “te gjithe jane njesoj”, e bente mamaja jote, Salihisha Ramisha Berisha Miloshevica.
      Mos harroni cfare thoshim deri dje per Lazaratin, ku eshte ? Ne Hale.
      Cfare thoshim per Kosoven? Edi vajti beri Mbledhjen e Qeverise me Qeverine e Thacit ne Prizren.
      Cfare thoshim per Ligjin e Luftes me Greqine? Bushati e nisi mbrapsht ate bullafiqin te shkonte ne Parlament te hiqte Ligjin e Luftes.
      Si e shiti Detin Greqise Berisha me zagare? Edi e ktheu ligjin dhe i tha Greqise qe do i fus ne Burg ata qe firmosen Tradhetine.
      Bashici me nje leje 300 metra Katrore ndertoi nje Pallat ne Ujin e Ftohte 3,000 metra Katrore? Ku eshte Pallati? Ne Hale.
      Po pastrohet Bregu i Jugut per ta ruajtur te paster, qe te kemi Turizem, jo Anarshizem.

    2. Genti says:

      I ke rene ne koke vella.Historia e ka vertetuar qysh nga lashtesia,koha e Skenderbeut , Ahmet Zogut e deri me sot se nga cilet batakcinje tradhetare jemi udhehequr apo kemi pasur midis nesh

  13. Sal Kapone says:

    P artia I dealeve Dh jetoristave dmth P.I.Dh kjo eshtepd = 69 :p

  14. ARBER RADOMI says:

    Ne burg fazllon dhe beron!

  15. NJE MATERIAL I PERKTHYER SI MOS ME KEQ

    1. GAS ARGJILOR,FERME,TANKERASH !!!!! GAFA QE TE BEJNE TE GAJASESH

    2. oROBO says:

      Fix Fare…edhe me perkthy nuk bejne dot te sakte pale me investigu e shkrujt artikujt e tyre….ahhhhhh mjere populli bageti e bujqesi thuj…nejse Andej nga ju ckemi…

  16. shpetimi says:

    Pirlo Lala
    ose
    Pirdho Lala, Ky emer te shkon me mire.

    Kjo per arsye se dukesh qe je nje trap i vertete, i pagdhendur dhe nje injorant militant qe beson qorrazi.Pervec te tjerash te mungon aftesia per te kuptuar komentet, dhe mbi te gjitha etika e komunikimit.
    Frymore si ti(sepse dukesh qe je shume larg te qenit njeri), vetem e perdhosin te majten, ku ti pretendon se ben pjese.E majta nuk ka nevoje per tipa si ti-qe ke mesuar te thuash per cdo gje-AMEN, edhe kur e ndjen se je i poshteruar.
    Ne komentin tend te felliqur, ke permendur edhe dike qe ka qene e shenjte ne jeten time.Ne se ndonjehere do me jepet mundesia te te takoj,do te peshtyj ne surrat, sepse vertet e meriton.

    Pirdho, kesaj here po e mbyll me kaq, dhe mos guxo here tjeter te me drejtohesh.

  17. beni says:

    Fazllici duke gjetur ketu shtetin e koruptuar te Berishes dhe te Metes
    tall by.., me te gjithe shqiptaret !!! Pa le na paska dhe Klarkun “mik” dhe eshte i shqetsuar nje serb me mbeshtetje te nje oligarku serbo-rus per gazin Amerikane?????!!!!Hajde mashtrim hajde kush i ha keto vetem nje shtet drite shkurter qe mendon per para xhepi dhe shet interesat e vendit te keta armiq shekullor qe ate qe skane arritur ta bejne me arme tani e bejne duke fituar dhe pare nga ne duke u bere nje mbeshtetje e Interesave Ruso-Serbe mu ne mese te Shqiperise.
    Prandaj z.Rama ne e quan veten burre shteti dhe njeri qe mendon per interesat e shqiptarve vepro votbesimin e ke mjafushem per te bere shtetrore naften rafinerine ne ballsh ta modernizosh nepermjet Norvegjezve jo shellit qe ka katandis Nigerin si mos me keqe. terhiq mineralet nen administrimin e shteti , gjithashtu dhe enerdjine. Atehere do ta shikojme te gjithe se sa mire do te rritet mirqenja per te gjitdhe qytetaret shqiptare.

  18. Gazi says:

    eh ua qr legenaave te mutit se na vjedhen gjithe pasurine tone qe kemi, me Crom, me gaz argjilor, tashi greku me naften…http://pollsdb.com/Serbet-pushtojne-pasurite-e-Shqiperise

    1. oROBO says:

      O Gaz [email protected]…Po pse i len te vjedhin pasurine ty oreee amaniii….po ngrehuni e bjeruni e shporrini…WAIT..!! kujt ti bjem e ke te shporrim se me duket ne jemi muti vet koke e keme e eshte bo mullarrrr o loqeeee….Nejse…nga shpia mire i keni…????

  19. petrit zela says:

    Maxhoranca duhet te beje nje pastrim rradikal,nga plehrat e te huajve
    qe po pushtojn pronat shqiptare.Se ish kryeministri Berisha favorizoi bisnesmene te huaj,ku personalitetet e tyre jane te dyshimte, sic jane
    Lazarovicet,apo Fazllicet.. Shqiptaret kane nevoje per investitor serioz,se per mafioz jane vete politikanet shqiptar..Perfaqesuesit e popullit,qe bejne pjese ne tempullin ligjvenes,duhet me urgjence te
    bejn nje pastrim rradikal ne drejtesi,ne te kunderten dyshimi ne moralin e tyre eshte I padiskutushem/! Eshte e domosdoshme,te neutralizoni Maliqet,qe bejne lojen e ligjeve se ne te kunderten,vendin
    tone do e drejtoj Kleri Fetar..

  20. Gattamelata says:

    Ah sa bukur! Sikur ne si dinim keto…

    Pyetja eshte…do futet njeri ne burg?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje