Kreu i Prezencës së OSBE në Tiranë Florian Rauning ka apeluar për një bashkëpunim mes të gjitha institucioneve të pavarura në luftën ndaj korrupsionit. Ambasadori Rauning e konsideroi bashkëpunimin institucional si kycin e suksesit për parandalimin dh luftën ndaj korrupsionit.
Deklaratat Rauning i bëri gjatë prezantimit të Projektit të Planit të Veprimit Kundër Korrupsionit për periudhën 2014-2017, organizuar sot në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore/Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledar Çuçi.
Raunig theksoi se përfshirja dhe angazhimi i tyre profesional nga ILDKPKI, Prokuroria e Përgjithshme. KLSH dhe KLD, është vendimtar për suksesin e veprimeve kundër korrupsionit, në mënyrë të veçantë për hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë.
Duke vlerësuar punë e qeverisë, dhe veçanërisht të ministrit Çuçi për vullnetin e fortë dhe angazhimin për të luftuar korrupsionin në vend, Kreu i Prezencës së OSBE vuri në dukje se “korrupsioni gërryen besimin e qytetarëve tek institucionet publike dhe dëmton veçanërisht personat në nevojë, të cilëve u duhen më shumë shërbimet publike”.
Sipas tij, pasuritë publike devijohen në xhepat e individëve të korruptuar në vend që të përdoren për investime në transport, energji, mjedis, shëndetësi, arsim e të tjera.
Në këtë kuadër ai theksoi se “është me rëndësi që të harmonizojmë përpjekjet dhe të ndërmarrim veprime konkrete për të minimizuar këtë dukuri, të dënojmë zyrtarët e korruptuar dhe të kthejmë besimin e publikut”.
Për zbatimin e këtij Plani Veprimi, Raunig theksoi se edhe vullneti politik është thelbësor për arritjen e rezultateve të prekshme nga ky plan veprimi.
“Një dokument i vetëm nuk mund ta çrrënjosë korrupsionin, por mund të nxisë angazhimin e qëndrueshëm në të gjitha nivelet për të filluar luftën efektive kundër korrupsionit në Shqipëri. Nëse nuk veprojmë tani, çmimi ekonomik, shoqëror dhe moral që do të duhet të paguajnë qytetarët dhe brezat e ardhshëm do të jetë më i lartë”, u shpreh Ambasadori i OSBE-së.
Nga ana e tij, ministri Bledi Çuçi tha se ky plan sjell masa konkrete për luftën ndaj korrupsionit dhe i bëri thirrje shoqërisë civile të bëjë detyrën e saj dhe të nxjerrë në pah problemet.
Zagaret e Rilindjes nuk kane force te bejne asgje .
@Besi,
zagaret e Saliut bashke me Saliun nuk kane bere asgje te mire per vendin, vec e kane shkaterruar.
Une jam i sigurte se qeveria Rama shume shpejt do te veproje me korrupsionin, por me kete drejtesi qe kemi s’mund te beje asgje sepse kush arrestohet per korrupsionin lihet i lire.
DUAM REFORMA NE DREJTESI