Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur të refuzojë kërkesën e Prokurorisë së Fierit për zgjatjen e afatit të masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Arben Isufaj (i njohur si Ben Qimja), ndaj të cilit po shqyrtohet kërkesa e autoriteteve italiane për ekstradim, i akuzuar për “trafik të lëndëve narkotike”.
I përkthyer me fjalë të thjeshta, vendimi i gjykatës së Fierit nxjerr në liri të dënuarin për trafik droge në Itali.
Ky vendim është cilësuar nga ana e prokurorisë së Fierit si i paprecedent dhe në seancën ku po shqyrtohej kërkesa për shuarjen e masës së sigurisë për shtetasin Isufaj, prokuroria ka kërkuar përjashtimin e kryesueses së seancës, me arsyetimin se gjatë ushtrimit të funksioneve të saj gjyqtarja është shprehur në lidhje me faktin objekt gjykimi.
Çfarë ka ndodhur më parë me çështjen
Pasi Gjykata e Lartë, me kërkesë të palës mbrojtëse, shpalli moskompetente gjykatat e Tiranës për shqyrtimin e kërkesës për ekstradim të shtetasit Arben Isufaj (Ben Qimja), në dt. 09.07.2014, Gjykata e Apelit Tiranë (ku po shqyrtohej në themel kërkesa për ekstradim) shpalli moskompetencën dhe shqyrtimi i çështjes së masës së sigurisë dhe themelit i kaloi për shqyrtim gjykatës së rrethit gjyqësor Fier.
Në dt. 10.07.2014, gjykata e rrethit gjyqësor Fier e vlerësoi të drejtë masën e arrestit me burg (të vendosur fillimisht nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë dhe më pas nga Apeli Tiranë).
Në momentin që gjykata e Fierit vlerësoi të ligjshme masën e sigurisë “arrest me burg”, afatet e paraburgimit (90 ditë) po shkonin drejt limiteve (kishin mbetur edhe 11 ditë) për shkak të “pingpongut” ndërmjet gjykata të Tiranës, Gjykatës së Lartë dhe më pas në atë të Fierit,
Gjithësesi, në bazë të Kodit të Procedurës Penale, organi i Prokurorisë ka në dispozicion edhe një zgjatje të afatit të paraburgimit me 1 muaj në përfundim të afatit 90 ditor. Ligjvënësi e ka parashikuar këtë mundësi për organin e prokurorisë, nisur nga fakti se procedurat e ekstradimit mund të kenë vonesa të justifikuara, sidomos përsa i përket mbërritjes së dokumentave procedurialë nga shteti që kërkon ekstradimin.
Në asnjë rast, gjykata nuk ka refuzuar zgjatjen e këtij afati, për shkak edhe të parimeve që ka parashikuar ligjvënësi.
Por, në gjykatën e Fierit ky refuzim po aplikohet për herë të parë.
Fillimisht, gjykata e Fierit, në dt. 10.04.2014 vlerësoi masën e arrestit me burg. Pas këtij vendimi, pala mbrojtëse paraqiti kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit, me pretendimin se “është treguar e njëanshme”. Para se të shqyrtohej kjo kërkesë nga kryetari i gjykatës, gjyqtarja që shqyrtoi këtë çështje në Fier dha dorëheqjen. Për vijimin e shqyrtimit të kësaj çështje, u caktua një gjyqtar tjetër, i cili u tërhoq për shkak të gjendjes shëndetësore.
Ndërkohë që u caktua një gjyqtar i tretë, prokuroria e Fierit, në dt. 15.07.2014 paraqiti kërkesën për “zgjatjen e afatit të masës së sigurisë me 30 ditë”, sipas ligjit. Në seancën përkatëse, gjyqtarja, në një situatë të paprecedentë, refuzoi kërkesën për zgjatjen e afatit të masës së sigurisë me 30 ditë.
Në dt. 16.07.2014, me kërkesë të palës mbrojtëse, gjykata e rrethit gjyqësor Fier mori në shqyrtim kërkesën e palës mbrojtëse për “shuarjen e masës së sigurisë” (nisur nga vendimi i një dite më parë për refuzimin e zgjatjes së masës së sigurisë me 30 ditë).
Nga ana e saj, Prokuroria e Fierit, në seancën e datës 16.07.2014 kërkoi përjashtimin e gjyqtares, për “njëanshmëri të dukshme në shqyrtimin e kësaj çështjeje”.
Ndërkohë, vijon shqyrtimi në themel i kërkesës për ekstradim nga autoritetet italiane për shtetasit Arben Isufaj, akuzuar si i përfshirë në “trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike”./lajmifundit
keto jane gjykatat tona , o kld te qifsha motren , gjykatat jane pergjegjset kryesore te korrupsionit dhe krimit ne shqiperine mamuthe.
Aaaa ju lutemi, jo me emra te perveçëm. Ka kalamaqër vërdallë
Kete e liroi Fatmira Hajdari 7 vjet me pare. Ky ka vrare disa njerez, kriminel.
Po na i verteto ti mo Prec qe me duket se je nje llapaqene.
Shikoni kush jane gjykatesit ne keto ceshtje; jane shoket e Spartak Brahos, ky i ben pazaret per keto kategori personash.
Bravo Rilindja!
DOLI NGA BURGU LLUMI I FIERIT…QE NGA FYTYRA DUKET QE KY NJERI I SJELL VETEM FATKEQESI NJERZIMIT.
mut qe te hash shoku
po Paro Laçi pse su lirua di te ma thot njeri apo ca te semes e ca te njerkes
kjo nuk eshte e drejte mbi ben qenin rendojne me mijra pislluqe
Parua i dekoruar nga Presidenti Berisha Pishtari i Demokracise ne Burg
Ben Qimja ne lirim kjo nuk haet fare .
Ky Ben Qimja, burre i mire shume. Njerez si ky e nderojne kete vend. Eshte biznesmen i demokracise. Nga fytyra qe ka duket te kete mbaruar master ne Harward. Nga ata qe i quan shpellari i Vicidolit biznesmene, por qe vriten si pulat rrugeve me njeri-tjetrin. Tani qe do dale, prite kur te haje ndonje koqe plumbi. Sa do pendohet per leket qe ka paguar per te dale nga burgu kur te jete duke dhene shpirt. Me mire ne burg dhe gjalle do thote se i vdekur ne liri. C’te duhet o qorr. Ik me mire ne Itali dhe bej ca vite burg se nuk ta falin as andej po nuk lyeve rroten. O bjond, race e paster ariane.
…aghagyagahgaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahghgaaaaaaa
bravo aghaghaghaghaghgaaaaa
Turp. Gjyqtare plehra
Ben Qimja eshte ushtari i deputeteve te PS Armando Subashit dhe Ilirjan Celibashit ne Fier. Te dy keta kane qene gjykates dhe kryetar gjykate ne fier dhe kane liruar shume kriminele qe sot i mbeshtesin politikisht.
O Toni mos eshte e anasjellta plako, qe keta te dy jane ushtaret e Qimes…. ne Fier me shume do te besonin kete te dyten…. :p
KETO JANE ARRITJET E SISTEMIT TE DREJTESISE ,,,,ME NE KRYE TE PAVARROSURIN BUJAR KERMA
Shum e thjeshte .:beni ka paguar aq shum pare sa ishte e pa mundur te mos lirohej nga gjykata dhe nuk eshte cudi e madhe ne shqiperi qe del beni.parlamenti eshte mbushur plot me bena dhe shum her me keq se beni dhe prape dalin dhe derdellisin .keshtu qe morali eshte :beni ka pare dhe del nga burgu .respekt per babain e benit ka qen burr i mir
urgjent parlamenti,ne quaranten gjyqsorin…urgjent.ska me vend per fjale…tjetri i denuar 40 vjet jasht,keta tanet jane me te mencem
Shqiptare eshte ky ne foto…
Ta riarrestoje policia si arrestoi Eulex djalin e Rugoves.
RAMA:-Nuk jemi shtet islamik,nuk jemi muslimane,jemi ”evropiane” me gjyqsor arab………….
Ky Ben Qimja eshte ai qe vidhte votat per PD ne Fier.Ne vitin 2010 ky plehre u be mik i Ilir Metes,bile mik shtepie,votat e grupit te tij vajten per LSI.Djali i xhaxhait te tij nje injorant me diplome “Kristali” ,i quajtur Marjus Isufi u be nga Rilindja drejtor i nje ndermarje elektrike qe ka Albpetroli si perfaqesues i LSI.Ketij drejtori para disa vitesh i vrane vellane ne qender te Fierit ,ku u plagos edhe nje kalimtar i rastit,para disa muajsh i vrane edhe baxhanakun,Marjusi dhe Ben Qimja para se gjithash jane miq te Robert Bitrit,por edhe miq te Endrit te Kocos .Me leket e vjedhura ne ndermarrje dhe leket qe merr nga shitja e vendeve te punes kane bere disa milionaPo te kishte shtet dhe drejtesi keta plehra do e kishin vendin ne burg,tani gradohen dhe lirohen.Edi Rama duhet te hape syte kjo nuk eshte rilindje
hajde pazare qe po ben rilindja me kld dhe gjin gjonin po del luli,do dali dokle,doli dhe ben qimja sot.dmth gjithe ky presion ndaj kld dhe gjin gjonit nuk eshte gje tjeter vetem show qe te dalin kriminelet e ps qe futi sala dhe tani te fusin kriminelet e sales brenda hahahaha
tallje leshi me popullin
RRofte Arben Ndoka dhe isha Lul Berisha ne parlament ne vitin 2017 dhe kryeminister Ben Qimja ne 2021 .
te dhjefsha gjyqesorin tone: http://goo.gl/Os7lYW
Bravo Rilindja per dy dit liruat 2 kriminela kete dhe lul berishen
po benua eshte kapo seshte ushtare i asjerit prandaj mose u merzisni qe do dali sa per ate lum feri qe e ka se gjykata e prokuroria i bie ne qafe ati kot ….. ai eshet babuci jon kudo qe te vej do e nxierim o plera qe komentoni per ate keq
Ben Qimja po lirohet nga gjykata sepse gjykata italiane i ka rrezuar akuzat. Ja nje nga shkrimet e gazetes italiane shqiptarja.com per kete rast:http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/gjykata-italiane-rrezon-akuzat-ndaj-arben-isufajt–ben-qimes–220428.html
Tani do themi qe edhe gjykata italiane eshte e korruptuar?
Gjykata ka namin, por prokuroria po ben kerrdine. Ne ceshtjet civile eshte gjykata qe therr njerezit, ne ato penale prokuroret vene gjoba te frikshme, si rasti ne fjale. 3 muaj paraburgim thote ligji. Mjaftueshem kohe per te mbyllur letrat. Por prokuroret e paafte kane mendjen te vene gjoba!
@fieraku4u, ti je me llum se ai sepse dikur e ke pasur shok, apo tu prishen pazaret…?!
HE MOR SHQIPTAR E MORET VESH PSE JEMI KATANDISUR NE KETE GJENDJE,JU TE PD TE SHOHIM CAR DO THONI SOT,
Bravo kapter Bujar Nishani dhe KLD qe mbroje keta gjykates te korrupruar deri ne palce.
Ben bosi